Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 26 November 2014

Nëna e Shpëtimit: Nëse ju nuk kërkoni, atëherë si mundet Biri im t’ju ndihmoj?

E Dielë, 16 Nëntor 2014, në 14:20

Bijtë e mi të dashur, në kohë hidhërimi dhe ankthi ju gjithmonë duhet të më thërrisni mua, Nënën tuaj, për t’ju ndihmuar në lehtësimin e shqetësimeve tuaja, pavarësisht se sa të vështira janë rrethanat tuaja.

Dijeni se kur unë i paraqes Birit tim kërkesën tuaj të veçantë, nëse ajo përfshin një lutje për shpëtimin e shpirtit tuaj apo atë të dikujt tjetër, Ai gjithmonë do t’i përgjigjet thirrjeve të mia. 

Nëse ajo është për të kërkuar për një bekim të veçantë apo shërim, atëherë unë gjithmonë do të ndërhyj në emrin tuaj. Asnjë kërkesë nuk do të shpërfillet dhe nëse është Vullneti i Hyjit, lutjet tuaja do të përgjigjen. Nuk ka asnjë shpirt mbi tokë që nuk mund të kërkoj ndihmën e Birit tim, nëse ata i luten Atij për shpëtimin e tyre.

Biri im do të bëj lëshime të veçanta për çdo shpirt që ju luteni. Mëshira e Tij është e madhe. Dashuria e Tij e thellë. Kurrë mos kini frikë t’i afroheni Atij dhe t’i kërkoni Mëshirën e Tij. Lutja, bijtë e mi, është një mënyrë shumë e fuqishme me të cilën mund të fitoni Mëshirën e Hyjit. Asnjë lutje nuk është shpërfillur ndonjëherë. Por nëse ju nuk kërkoni, atëherë si mundet Biri im t’ju ndihmoj?

Lutuni, lutuni, lutuni në vetë fjalët tuaja, sepse Hyji kurrë nuk do të ndaloj t’ju përgjigjet juve.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/16/mother-of-salvation-if-you-do-not-ask-then-how-can-my-son-help-you/