Kerko Mesazhet ketu

Saturday 13 December 2014

Ata që e dhanë të drejtën e tyre tek bisha, kurrë nuk do të dalin para Meje

E Shtunë, 29 Nëntor 2014, në 14:25

Bija Ime fort e dashur, është përmes të dobëtit, të pambrojturit, të vetmuarit dhe të përulurit që Unë e shfaq Hyjninë Time. Fuqia Ime i përfshin shpirtra të tillë në Vullnetin Tim Hyjnor dhe, është përmes tyre, që Unë mund të përmbush Planin Tim për shpëtimin e njerëzimit.

Kur ata që janë thirrur nga Unë, për të shpallur Fjalën Time të Shenjtë, kanë devijuar nga punët e Shenjta për shkak të mëkatit të krenarisë, ata mundohen ta shprehin Fjalën Time me një respekt të egzagjeruar për vetë intelektin e tyre njerëzor. Ata harrojnë se, të më ndjekin Mua, tashmë është caktuar dhe se është Fjala Ime e Shenjtë që duhet të dëgjohet, dhe jo zërat e tyre. Është përmes mëkatit të joshjes që ata do ta shpërfillin Fjalën Time, në përpjekjet e tyre ambicjoze për të ma kaluar Mua dhe për të kërkuar lavdi. Është përmes mëkatit të përtacisë, sepse janë dembela, që ata do të jenë fajtor për tradhëtinë finale, kur do të dështojnë të qëndrojnë besnik ndaj Meje për shkak të mungesës së besimit dhe kurajos.

Dhe prandaj do të jetë në fazën finale të Ardhjes Sime të Dytë që ata të cilët besojnë se janë më të denjë, më të kualifikuar por me plot krenari, do të pësojnë një qortim të hidhur dhe poshtë ata do të rrëzohen. Të dobëtit, të përvuajturit dhe të thjeshtët që janë konsideruar nga ndjekësit në Kishën Time të jenë me pak rëndësi, por që do të qëndrojnë pas të Vërtetës, ata që do të mbështillen nga Unë në Ditën e Madhe. Unë do t’i thërras ata dhe do t’i drejtoj nga Unë ndërsa Unë i mbledh ata në Mbretërinë Time. Ata do të derdhin lotë gëzimi.

Pastaj Unë do të mbledh ata që nuk më njohin Mua, por që do të zgjohen nga Drita Ime – shpirtrat e mirë, me zemër të artë – dhe Unë do të them ‘ejani këtu në Strehën Time’. Dhe pastaj, mëkatarët që kanë kryer vrasje të tmerrshme, por që më kërkuan Mëshirën Time, do të thirren dhe Unë do të them ‘eja, Unë të fal ty sepse ti kërkove falje’.

Dhe pastaj, ata tradhëtarët e Mi, që dikur më njihnin Mua, por që më kthyen Mua shpinën, do të vijnë por nuk do të jenë në gjëndje të më shikojnë Mua në Sy. As edhe nuk do ta kërkojnë Mëshirën Time dhe Unë do t’ju them atyre ‘largohuni nga Unë, ju nuk jeni të denjë të hyni në Mbrëtërinë Time’.

Më në fund ata që e dhanë të drejtën e tyre tek bisha, kurrë nuk do të dalin para Meje sepse do të flaken në furrën e nxehtë së bashku me ata që më humbën Mua shpirtrat e atyre në Kishën Time në tokë, të cilët i ndoqën ata verbërisht në errësirën e natës.

Atëherë gjithçka do të marri fund, për një sekondë, një fillim i ri – një botë e re në tokë ashtu si duhej të kishte qënë. Një botë pa fund.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/29/those-who-gave-away-their-birthright-to-the-beast-will-never-come-before-me-2/