Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 24 December 2014

Ndërgjegja e njeriut është si një pasqyrë ndaj shpirtit të tij

E Shtunë, 13 Dhjetor 2014, në 00:15

Bija Ime fort e dashur, ndërgjegja e njeriut është si një pasqyrë ndaj shpirtit të tij. Çfarë ndërgjegja ndjen, në çfarë përgjigjet dhe beson, pasqyrohet në shpirtin e tij. Kjo do të thotë se nëse ndërgjegja juaj ju alarmon për diçka që ju e dini, në zemrën tuaj, se është e gabuar në Sytë e Hyjit atëherë ju duhet ta dëgjoni atë.

Nëse ndërgjegja juaj ju çon ta mbroni Fjalën e Hyjit, kur e liga t’ju tregohet, ju duhet t’i përgjigjeni asaj, ashtu si ju e dini se duhet. Nëse ju e pranoni të ligun, kur ndërgjegja ju udhëzon ndryshe, atëherë ju jeni t
ë pabesë ndaj Fjalës së Hyjit. Nëse ju e quani veten i Krishterë, ju duhet ta lejoni ndërgjegjen tuaj t’ju udhëzoj. Në shpirtin e Krishterë që është i bekuar me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, ndërgjegja do të jetë plotësisht e vëmëndshme ndaj mashtrimit të djallit në të gjitha format e saj.

Nëse ju e mohoni ndërgjegjen tuaj atëherë ju mohoni Hyjin. Kur ju e mohoni Hyjin ju mohoni trashëgiminë tuaj. Kurrë mos bëni justifikime për të pranuar ndonjë gjë, që ju e dini se nuk vjen nga Unë, sepse nëse ndërgjegja ju udhëzon nga njëra anë dhe ju merrni drejtimin e kundërt atëherë ju keni dështuar të merrni Kupën Time. 

Çfarë dua Unë të them me Kupën Time? Kur ju jeni i Krishterë ju gjithmonë do të ndesheni me armiqtë e Mi. Të Krishterët janë përbuzur prej atyre që nuk vijnë nga Unë. Mund të ketë periudha kur ju nuk do të pësoni ndonjë paragjykim por gjithmonë do të vij një kohë kur ju do të konfrontoheni në Emrin Tim. Kur ajo ditë të vij, a do të më braktisni Mua duke e mohuar Fjalën Time të Shenjtë? 

Sa i fortë është besimi juaj apo dashuria juaj për Mua?

Është vetëm kur ju përballeni me kundërshtim të madh që do ta dini se deri ku do të jeni të pregatitur të shkoni për të refuzuar ta pranoni një gabim për çfarë është e drejtë. Ata mjaft të fortë që refuzojnë të pranojnë ndonjë gjë që e mohon dogmën, e dhënë në Biblën e Shenjtë, do ta marrin Kupën Time. 

Kupa përfaqëson Gjakun Tim dhe Gotën, që e mban atë. Kupa përfaqëson vuajtjen që, në mënyrë të pashmangshme, ndodh kur ju marshoni me konfidencë të madhe për të mbështetur Fjalën e Hyjit.


Nëse Hyji i deklaron Ligjet e Tij si fakte, përmes Fjalës së Tij të përmbajtur në Biblën e Shenjtë atëherë ju kurrë nuk mund të pranoni ndonjë gjë, që shkon kundër tyre. Ta kundërshtoni dogmën në Emrin Tim është të më kundërshtoni Mua. Dita do të vij kur Kisha Ime në tokë do ta mohoj dogmën, e cila është e gdhëndur në gur, në shkëmbim për doktrinën e errësirës. 

Nëse ju e pranoni mashtrimin, edhe pse ndërgjegja ju tregon ndryshe, atëherë ju jeni fajtor për herezi. Kur ju e bëni këtë ju nuk mund ta quani veten i Krishterë apo dishepull i Imi, sepse Unë do t’ju mohoj nëse ju e bëni këtë. 

Jezusi juaj