Kerko Mesazhet ketu

Saturday 13 December 2014

Nëna e Shpëtimit: Ëngjëjve të Hyjit mund t’i kërkohet të luten për ju por kurrë për t’ju dhënë fuqi

E Dielë, 30 Nëntor 2014, në 17:20

Bijtë e mi të dashur, ju kurrë nuk duhet t’i luteni ëngjëjve të Hyjit, sepse ata janë shërbëtorët e Tij dhe përpiqen vetëm për t’i dhënë Lavdi Hyjit dhe për të bërë Vullnetin e Tij më të Shenjtë. Lutja është një akt adhurimi dhe kur ju thërrisni ëngjëjt e Hyjit, brënda Hierarkisë së Tij Qiellore, gjithmonë duhet të jetë me qëllimin për t’ju kërkuar atyre të luten për ju. Nëse përpiqeni të komunikoni me Hierarkinë Qiellore të Ëngjëjve, atëherë duhet të jetë vetëm për të kërkuar ndihmën dhe udhëzimin e tyre që ju të bëni Vullnetin Më Të Shenjtë të Hyjit.

Ata prej jush që besojnë se do të marrin fuqi prej Ëngjëjve t
ë Hyjit atëherë ju e keni gabim. Fuqia e dhënë ëngjëjve mund të vij vetëm nga Hyji dhe ju kurrë nuk duhet t’i përdorni ata si zëvendësues për tu lutur tek Ai. Sa shumë shpirtra përpiqen të komunikojnë me ëngjëjt sot për arsye egoiste dhe për të fituar fuqi që nuk kanë fare të bëjnë me Hyjin. Një fiksim me ëngjëjt mund të çoj në një pakënaqësi të tmerrshme sepse kjo mund të tërheqi shpirtin djallëzor nëse nuk jeni i kujdesshëm.

Kur i thërrisni ëngjëjt e Hyjit për t’ju ndihmuar, ju gjithmonë duhet ta bekoni veten tuaj në fillim me Ujë të Bekuar dhe pastaj të kërkoni ndihmën e tyre, në emër të Jezu Krishtit. Nëse ju nuk e bëni këtë dhe përdorni ndonjë objekt, që nuk ka lidhje me Krishtërimin, kur i thërrisni ëngjëjt për ndihmë, atëherë kjo mund të ftoj shpirtin djall
ëzor në jetën tuaj. Kur kjo të ndodhi ju do ta keni pothuajse të pamundur ta hiqni atë.

Një angazhim me komunikimin me ëngjëjt mund të çoj në fillimet e kultit. Kur kjo të ndodhi, ju do të tërhiqni ata ëngjëj që janë dëbuar prej Qiellit nga Ati Im Qiellor. Tani ata enden në tokë në qindra e mijra, duke kërkuar shtëpi. Shpirtrat që e lënë veten të hapur ndaj influencës së tyre shpejt mund të ngatërrohen në një botë shpirtërore që nuk është prej Hyjit. Me të përqafuar botën e nëndheshme ju nuk do të keni paqe. Këta ëngjëj të rënë do t’ju joshin drejt një rrjet mashtrimi. Para së gjithash, ju do të keni një ndjesi shprese dhe më pas një besim se ju mund të kontrolloni të gjitha aspektet e jetës suaj, me ndihmën e ëngjëjve të tillë. Gradualisht ju gabimisht do të besoni se jeni në kontroll të plotë të vetë fatit tuaj. Çdo ide e rreme e paqes do ta mbushi mëndjen tuaj por, menjëherë pas saj ju do të ndjeni një pakënaqësi të tmerrshme.

Angazhimi me shpirtra të tillë që ju besoni të jenë ëngjëjt e Hyjit, por që nuk i përkasin Mbretërisë së Tij, do t’ju bëj të merreni me kultin, që do t’ju verboj ndaj të Vërtetës dhe do ta shkatërroj shpirtin tuaj. 

Hyji nuk i jep Ëngjëjve të Tij lejën për t’ju dhënë juve dhurata, sepse këto mund të vijnë vetëm prej Tij. Ëngjëjve të Hyjit mund t’i kërkohet të luten për ju por kurrë për t’ju dhënë të mira materiale apo fuqi shpirtërore. 

Kur ju adhuroni ëngjëjt dhe kërkoni këto gjëra ju jeni fajtor për thyerjen e Urdhërimit të Parë të Hyjit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit