Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 2 December 2014

Nëna e Shpëtimit: Unë kam një mesazh për Klerikët Katolik të Rromës

E Premte, 21 Nëntor 2014, në 16:15

Unë jam Virgjëra Mari e Papërlyme, Nëna e Hyjit – Nëna e Shpëtimit. Sot, unë kam një mesazh për Klerikët Katolik të Romës dhe vij tek ju në emër të Birit tim të dashur, Jezu Krishtit.

Unë ju bëj thirrje të gjithë shërbëtorëve të shenjtë të Birit tim, të cilët i shërbejnë Atij në këto kohë të trazirave të mëdha në Kishë. Ju jeni pararoja e Sakramenteve të Tij Më Të Shenjta dhe jeni thirrur nga Biri im për t’i shërbyer Atij në shpëtimin e të gjithë shpirtrave dhe, për këtë arsye, ju keni një përgjegjësi të madhe ndaj Tij. Detyra juaj gjithmonë duhet të jetë për t’i shërbyer Birit tim dhe Trupit të Tij – Kishës së Tij – dhe për të bërë të sigurtë që Fjala e Tij Më e Shenjtë ndiqet gjatë gjithë kohës. 

Do të vijnë periudha të dhimbjes së madhe dhe persekutimit përpara dhe ju duhet të pregatitemi për këtë tani. Në të ardhmen, besimi juaj do të vihet në provë përtej kufirit dhe ju do të detyroheni të pranoni të bëni një betim të ri, ku do t’ju kërkohet të tregoni besnikëri ndaj një doktrine të re, e cila nuk do të jetë e Birit tim.

Ata mes jush, që do ta dallojnë doktrinën e rreme, kur t’ju paraqitet, nuk duhet të dorëzoheni. Kur të udhëzoheni për t’i përpunuar dhe ndryshuar Sakramentet Më Të Shenjta, ju duhet t’ja mbathni. Kisha e Birit tim do të vihet në sprovë përtej durimit të saj. 

Ata prej jush që mund ta shpërfillin të Vërtetën në favor të doktrinës së re të ndryshuar – të cilën ata do të thonë se është e nevojshme për t’ju përshtatur nevojave të njeriut – dijeni se kjo do të jetë një tradhëti e madhe ndaj Fjalës së Hyjit.

Për arsye të betimit të Shenjtë që ju bëtë për t’i shërbyer Birit tim, ju keni një detyrë ndaj fëmijve të Hyjit për t’i ushqyer ata me Trupin dhe Gjakun e Birit tim, Jezu Krishtit. Megjithatë do të vij një kohë, kur ju do të detyroheni të ndryshoni Sakrificën e Shenjtë të Meshës. Do të jenë ata mes jush që do ta dinë, në çast, se një gabim i madh është duke u kryer dhe prandaj ju duhet t’i ktheni shpinën.

Ju duhet të vazhdoni t’i ushqeni shpirtrat e atyre, që mbështeten tek ju për t’i ushqyer me Eukaristinë Më Të Shenjtë. Nëse ju qëndroni besnikë ndaj Birit tim dhe vazhdoni t’i shërbeni fëmijve të Hyjit, pasi është detyra juaj, ju do t’i shërbeni Atij me dinjitet të madh.

Unë kërkoj që ju të lusni Ruzaren Time Më Të Shenjtë për ditë për t’ju dhënë forcën që ju duhet dhe për mbrojtjen nga Satani, sepse ato kohë që poshtuajse kanë ardhur, do të bëhen të padurueshme. 

Duke e mbajtur Vulën e Hyjit të Gjallë pranë vetes gjatë gjithë kohës, ju do të merrni Mbrotje shtesë nga i ligu.

Do të ketë shumë priftërinj mes jush që nuk do ta gjejnë kurajon ta mbajnë Fjalën e Hyjit, por ju kurrë nuk duhet të keni frikë të tregoni besnikëri ndaj Birit tim. Nëse e tradhëtoni Birin tim ju do të sillni me vete shpirtra të pafajshëm, të cilët, padashur do ta gjejnë veten të gabuar dhe në një errësirë të tmerrshme. 

Satani ka hyrë në Kishën e Birit tim për ca kohë por sa herë që kaosi dhe rrëmuja që ai shkaktonte bëhej e padurueshme, kjo dobësohej për arsye të besimit të shërbëtorëve të shenjtë të dashur të Birit tim. Tani që besimi i shumë priftërinjve është dobësuar dhe, në shumë raste, plotësisht i shkatërruar, portat e ferrit janë hapur dhe rrezik i madh ndodhet përpara.

Ju kurrë nuk duhet të tundoheni të hiqni dorë nga gjithçka që Biri im ju mësoi. Biri im kurrë nuk ka ndryshuar. Fjala e Tij mbetet e gdhëndur në Shkëmbin mbi të cilin Kisha e Tij u ndërtua. Sakramentet e Tij ju sjellin shpirtrave Dritën që kanë nevojë për ta ruajtur jetën. Nëse ju e tradhëtoni Birin tim, ju shkatërroni vetë jetën sepse pa Praninë e Birit tim bota nuk do të egzistonte sot.

Të bekuar janë ata që me të vërtetë e duan Birin tim, sepse do të jenë ata që do të udhëheqin sipas shëmbullit të tyre.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/21/mother-of-salvation-i-have-a-message-for-the-roman-catholic-clergy/