Kerko Mesazhet ketu

Monday 29 December 2014

Nëna e Shpëtimit: Vullneti i Hyjit është një mister për shumë nga ju

E Shtunë, 27 Dhjetor 2014, në 12:55

Bijtë e mi të dashur, ju gjithmonë duhet të besoni në Vullnetin Hyjnor të Birit tim sepse Ai do t
ë lejoj vetëm aq shumë ligësi ta përfshij botën sepse Mëshira e Tij është e kaq e madhe.

Kur Biri im ndërhyn në ndonjë akt, që shkakton shkatërrim të ndonjë lloji, Ai e bën këtë për ta ruajtur besimin. Fjala e Birit tim është e shenjtë dhe Vullneti i Tij është i Veti të bëj çfarë Ai dëshiron. Vullneti juaj është i juaji por, nëse i jepet Hyjit me dëshirë atëherë vetëm Vullneti i Tij mund të bëhet.

Besoni, besoni, besoni në Birin tim sepse të gjitha gjërat janë në përputhje me Vullnetin e Tij. Nëse Ai e lejon të ligun të përparoj, dhe ndjekësit e Tij të mashtrohen nga armiqtë e Tij, atëherë kjo është brënda Vullnetit të Tij dhe është bërë për të vënë në test besimin e besimtarëve. Vullneti i Hyjit është një mister për shumë nga ju dhe Ai mund të vendosi se çfarë është e nevojshme për të mirën e njerëzimit, në çdo kohë.

Ju duhet t’i lejoni zemrat tuaja ta pranojnë dashurinë dhe besimin për Birin tim, Jezu Krishtin. Ai është shumë i pranishëm mes jush dhe ju duhet të jeni mirënjohës për këtë sepse pa Praninë e Tij të Shenjtë, errësira do ta mbulonte tokën.

Nëna juaj e dashur 
Nëna e Shpëtimi