Kerko Mesazhet ketu

Saturday 20 December 2014

Nëse ju mbështesni praktikat e epokës së re ju më mohoni Mua

E Shtunë, 6 Dhjetor 2014, në 14:20

Bija Ime fort e dashur, si ata që nuk e pranojnë Ekzistencën Time, apo Hyjninë e Atit Tim të Përjetshëm, janë kaq të vullnetshëm të mbështesin zotat e rremë të gjithë prej krijimit t
ë vetë atyre. 

Kur Prania Ime të ndjehet nga shpirtrat që e refuzojnë Ekzistencën Time, ata e ndjejnë të nevojshme të kundërpërgjigjen pa u penduar. Ata do ta përqeshin, do ta tallin dhe do ta vënë në lojë Praninë Time, nëse kjo është në Kishën Time, në libra; tek Fjala apo kur Unë Jam i Pranishëm në shpirtra të tjerë. Prania e Hyjit është e Gjithpushtetshme dhe ajo ndjehet në mënyra nga më të dhimbshmet prej atyre shpirtrave që janë në errësirë. Prandaj dhe ata reagojnë me kaq vrer sa herë që Unë përmëndem. Këta njerëz kanë një urrejte të ngulitur thellë për Mua dhe ata nuk arrijnë të shikojnë se si dikush mund ta urrej Dikë, që në sytë e tyre, nuk ekzison.

Unë i paralajmëroj ata që mbështesin spiritualizmin e rremë dhe që adhurojnë apo fiksohen pas gjithçkaje që nuk vjen prej Meje. Nëse ju i hapni shpirtrat tuaj ndaj çdo bote shpirtërore, jo prej Krijes
ës Sime, ju do t’i hapni dyert djajve, që me dinakëri do t’ju joshin drejt botës së tyre të errët. 

Çfarëdo lloj paqe që ju besoni se do të merrni nga praktikat e epokës së re do të jenë jetë-shkurtër. Dhe ndërsa ju kërkoni më shumë, më pas do të futeni në një gjëndje ku ndërgjegja juaj do të kontrollohet nga ata armiq të Hyjit, deri kur ju jeni të paaftë ta çlironi veten nga kontrolli i tyre. Ju kurrë nuk do të gjeni paqe kur adhuroni zotat e rremë.

Bota është e infiltruar me doktrina, zota dhe fe të rreme. Ka vetëm një Hyj të Vërtetë dhe ju mund të vini tek Ai vetëm duke e pranuar Sakrificën e Madhe që Ai bëri kur Ai më dërgoi Mua, Birin e Tij të vetëm të Dashur, për t’ju sjellë shpëtimin nga kurthet e të ligut.

Ata që më njohin Mua, por që përfshihen në doktrina të tjera, ta dinë këtë. Nëse ju mbështesni praktika të epokës së re, ju më mohoni Mua. Nëse Kisha Ime i pranon besimet e tjera, që nuk janë prej Meje, atëherë ata më tradhëtojnë Mua.

Koha kur të festohet lindja Ime, duke treguar besnikëri ndaj feve të tjera, që nuk janë prej Meje, do të jetë një nga tradhëtitë më të mëdha ndaj të Vërtetës.

Jezusi juaj