Kerko Mesazhet ketu

Friday 30 January 2015

Me urtësinë vjen edhe aftësia për të parë të Vërtetën

E Mërkurë, 21 Janar 2015, në 20:24

Bija Ime e dashur, urtësia është një Dhuratë e dhënë njeriut prej fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Për gjithë pasuritë, fuqinë dhe gurët e çmuar e mbledhur mbi tokë, që njeriu mund të fitoj, ai nuk ka asgjë nëse nuk zotëron Dhuratën e urtësisë.

Me urtësinë vjen edhe aftësia për të parë të Vërtetën, e cila ju dha 
nga Hyji racës njerëzore përmes profetëve. Urtësia, për fat të keq, është një gjë e rrallë në botë sot. Duke u dhënë pas të gjitha gjërave të krijuara nga njeriu për njeriun, ju nuk do të arrini të shikoni gjithçka që është e fshehur poshtë shtresave të aromave zbutëse joshëse që e mbulojnë botën për shkak të ndjekjeve të njeriut ndaj çdo kënaqësie, çdo vepre, çdo fjale dhe frymëzimi shpirtëror që nuk vjen nga Hyji.

Njeriu lind në botë i zhveshur, i pambrojtur dhe i varur nga të tjerët për ta ushqyer dhe veshur atë. Ai lind me një trup dhe shpirt dhe ai do të largohet nga bota pa asgjë, përfshi rrobat që e veshin atë. Njeriu mëson nga njeriu por ai duhet të mësoj gjithashtu nga Fjala e Hyjit. Çdo njohuri shtesë mund të jetë një bonus i madh por, nëse përdoret me marr
ëzi, mund të shkaktoj dhimbje të tmerrshme ndaj të tjerëve. Nëse njohuria përdoret me mënçuri ajo mund të përmbushi Planin e Hyjit për të ndihmuar dhe ushqyer fëmijët e Tij.

Raca njerëzore është duke u mashtruar rreth të Vërtetës. Ky mashtrim i madh e shkreton njohurinë dhe shpirtin human. Mëkati nuk pranohet më por konsiderohet një virtyt. Virtyti përbuzet dhe së shpejti përmëndja e Emrit Tim në publik do të konsiderohet të jetë një krim.

Influenca e djallit e përdredh mëndjen njerëzore dhe e kthen gjithçka përmbys. Djalli është e kundërta e Hyjit dhe prandaj, nëse Hyji thotë se diçka është e drejtë atëherë ai, i ligu, do t’ju bindi se ajo është gabim. E drejta do të konsiderohet të jetë e gabuar dhe një veprim apo fjalë e keqe do të konsiderohet të jetë e drejtë. Gjithë mëkati, i papranueshëm në Sytë e Hyjit do të justifikohet dhe kjo do të përfshij çdo formë ligësie.

Mëkati kurrë nuk do të përmëndet në kishën e re mbarë botërore që do të vij dhe veprimet e kryera nga ata që dëshirojnë ta mbështesin Fjalën e Hyjit do të bëhen të paligjshme. Dhe prandaj urtësia, një Dhuratë nga Hyji, do të mungoj në shoqërinë tuaj kur raca njerëzore të mbështesi veprat që janë të papranueshme nga Hyji.

Nëse bota ju thotë se Fjala e Hyjit duhet shpërfilluar dhe insiston që ju të merrni pjesë në vepra që çojnë në mëkat mortor, atëherë Unë nuk mund t’ju shpëtoj. Njeriu është duke u nxitur të mbështesi çdo ligj dinak që e mohon Fjalën e Hyjit dhe armiqë e Mi janë tepër aktivë për të ndryshuar radhën e historisë.

Të gjitha gjërat e mira, që dalin nga Besimi i Krishter
ë, së shpejti do të zhduken, deri kur dita të vij kur ju do të persekutoheni për marrjen e Sakramenteve të Shenjta. Por për çdo vepër të ligë të kryer nga ata që më përbuzin Mua, Hyji do të hedhi Shpirtin e Tij mbi të Vetët për ta kundërvepruar këtë ligësi. Po të mos e bënte Ai këtë, do të kishte fare pak shpresë në shpëtimin e fëmijve të Tij nga mbërthimi i errësirës. Satani e ka shfaqur influencën e tij në çdo skaj të botës. Ata që ai josh janë agjentët e tij të vullnetshëm dhe kënaqet kur ata kapërcejnë gjithë kundërshtimin nga njerëzit e Hyjit, me qëllim që ta uli botën në gjunjë. Por Hyji, prej Dashurisë së Tij për ju, do të siguroj që Urtësia, e dhuruar njeriut përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, të bëhet mburoja të cilën shërbëtorët e Tij besnikë do ta përdorin për të larguar njerëzit nga tymi i Satanit.

Drita e Hyjit do të ndriçoj mes njerëzve të Tij dhe nën Mbrojtjen e Tij ata do ta mbajnë Fjalën e Tij dhe t’i çojnë të tjerët drejt Shpirtit të urtësisë. Shpirtrat që me të vërtetë më njohin Mua do të tërhiqen drejt Dhuratës së urtësisë së Hyjit sepse ajo do të ndriçoj si dielli dhe do të sjelli ngushëllim tek të gjithë njerëzit e Hyjit, të cilët do të përbuzen kur të shprehin hapur dashurinë e tyre për Hyjin. 

I ligu nuk mund dhe nuk do ta mposhti Dhuratën e urtësisë, të cilën Hyji shpejt do ta hedhi tek të gjithë ata që e duan Atë. Pastaj asgjë nuk do të qëndroj në Udhën e Hyjit ndërsa Ai ecën përpara për të mbledhur çdo komb në Dashurinë e Tij dhe Krahët e Tij të Sigurtë.

Të gjitha feve, të gjithë shpirtrave, të gjitha kombeve do t’ju jepet Dhurata e urtësisë. Por, ajo mund të merret vetëm nga ata që me të vërtetë e duan Hyjin, sepse vetëm përmes dashurisë së tyre për Atë, do të jenë në gjëndje të luten për ata, që nuk duan të kenë fare të bëjnë me Atë.

Jezusi juaj

Tuesday 27 January 2015

Paralajmërimi do ta ndihmoj botën të luftoj braktisjen më të madhe të të gjitha kohëve

E Martë, 20 Janar 2015, në 20:40

Bija Ime fort e dashur, kur të ndodhi Paralajmërimi kjo do të jetë faza e parë e pregatitjes për Ardhjen Time të Dytë. Atyre që nuk do të më pranojnë Mua do t’ju jepet një mundësi e jashtëzakonshme të kalojnë pak kohë duke menduar mbi të Vërtetën, e tillë ëshë madhështia e Mëshirës Sime të Madhe.

Ju lutem të prisni për këtë Ditë me gëzim të madh, sepse do të jetë atëherë kur jobesimtarët do ta kuptojnë më në fund se Kush Unë Jam. Ata do të shkunden nga plogështia e tyre dhe do të mbushen me mbrekulli.

Paralajmërimi do ta ndihmoj botën të luftoj braktisjen më të madhe të të gjitha kohëve. Duke u kthyer tek Unë gjatë këtyre 15 minutave në vetmi të plotë dhe duke më kërkuar Mua t’ju fal, ju do të mbusheni me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Më pas ju duhet të pregatiteni për t'u munduar të ndihmoni të tjerët të përmbushin të ardhmen e tyre të lavdishme.

Ndërkohë që Paralajmërimi do të ndezi besimin e besimtarëve dhe do të kthej shumë n
ë besim, do të ketë një numër të madh njerëzish, përfshi priftërinj dhe klerikë të larë, të cilët do ta mohojnë se ajo ndodhi. Ata do të largojnë shumë nga Unë dhe për këtë ata do të gjykohen ashpër. Ndriçimi i Ndërgjegjes do të sjelli me vete një vërshim të madh të dashurisë për ata emrat e të cilëve përmbahen në Librin e Jetës. Këta janë njerëzit – dhe ata përfshijnë shumë jobesimtarë – të cilët do të kthehen dhe që do të luftojnë për të shpëtuar vëllezrit dhe motrat e tyre.

Koha Ime do të përdoret për të sjellë drejt Meje, ata që nuk më njohin aspak Mua, por që prapë do të vijnë tek Unë, kur të dëshmojnë këtë Ngjarje të Madhe. Ata do të më njohin Mua në çast dhe do të përgjigjen në mënyrën që ata dinë më mirë.

Të gjitha këto ngjarje do të vijojnë së shpejti dhe, kur profecitë e dhëna njeriut që nga fillimi të shpalosen, ato do të kenë më tepër kuptim. 

Shumë nga profecitë e dhëna në Librin e Zbulesës u shkruajtën në një mënyrë që njerëzit do t’i kuptonin ato përmes përdorimit të simboleve. Realiteti është ndryshe, por dijeni këtë.
 

Ndërhyrja nga Unë do ta ndryshoj botën përgjithmonë. Pas kësaj ata që janë për Mua dhe që më duan Mua, do të më ndihmojnë Mua të sjell Jetën e Përjetshme tek miliarda.

Jezusi juaj

Monday 26 January 2015

Nëna e Shpëtimit: njerëzit e zgjedhin fatin e tyre

E Martë, 20 Janar 2015, në 15:30

Bijtë e mi të dashur së shpejti do të vij një mashtrim i madh, që do të bjer mbi botën si një perde. Ky mashtrim pothuajse do ta zhduki të Vërtetën, por ata që janë të bekuar me Dritën e Mëshirës së Birit tim do t’i shikojnë fallcitetet, që e maskojnë Fjalën e Hyjit.

Që kur 
njeriu u krijua, a nuk do t’i lejonte Hyji armiqtë e tij të jepeshin pas një mashtrimi të tillë – një mashtrim që ka një qëllim të vetëm. Ai është që të fshijë të gjitha gjurmët e Hyjit në shoqërinë tonë me qëllim që të gjithë ata që nuk vijnë prej Atij të lartësohen në pozita të mëdha të pushtetit. Hyji e lejon këtë si testin më të madh të racës njerëzore, për të vendosur se kush është për Atë dhe kush është kundër Tij.

Bota ka kryer fyerje të rënda kundër Atit tim të Përjetshëm dhe vazhdon të zhytet më thellë në mëkat mortor. Shërbëtorët e shenjtë, përfshi priftërinj, peshkopë dhe kardinalë kanë dështuar, për më tepër se 40 vjet, t’ju mësojnë të Vërtetën fëmijve të Hyjit. Shumë prej tyre nuk do ta pranojnë ekzistencën e mëkatit, as edhe nuk do t’i paralajmërojnë njerëzit për rreziqet e rënda që mëkati mortor i sjell shpirtrave. Shërbëtorët e Hyjit kanë një detyrë dhe ajo është që t’i udhëzojnë besimtarët në të gjitha gjërat që janë të moralshme dhe t’ju tregojnë shpirtrave rreziqet e mos ndjekjes së një jete të mirë. Mëkati nuk referohet më si armiku më i madh, që e bën njeriun të ndahet nga Hyji.

Fëmijë, Hyji nuk dëshiron të shkaktoj frikë por ju kurrë nuk duhet të tundoheni të besoni se Ferri nuk ekziston, sepse ai ekziston. Njerëzit e zgjedhin fatin e tyre dhe ata shpirtra, që nuk i kërkojnë Hyjit t’i fali mëkatet e tyre do ta kenë shumë të vështirë të hyjnë në Portat e Mbretërisë së Birit tim.

Ju duhet të kapeni pas të Vërtetës gjithmonë. Hyji e ka zbuluar të Vërtetën përmes Profetëve të Tij. Mos i ktheni shpinën të Vërtetës sepse nëse e bëni, ju do të mbështesni doktrinën e rreme dhe, gabimisht, do të besoni se ajo do t’ju hapi portat e trashëgimisë suaj.

Sa shumë njerëz janë gënjyer dhe besojnë se kur ju kujdeseni për mirëqënien materiale të fëmijve të Hyjit, atëherë kjo është gjithçka që ka rëndësi. Kujdesuni për shpirtrat tuaj, fëmijë të dashur, sepse ju e keni një dhe ai do të zgjasi përjetësisht, nëse ju banoni me Birin tim në Mbretërinë e Tij apo do të jeni të hedhur tutje prej Tij. Kurrë mos i neglizhoni shpirtrat tuaj sepse do ta keni të vështirë të bashkoheni me Birin tim.

E Vërteta do të jetoj përherë, pasi ajo është Fjala e Hyjit. Ajo kurrë nuk mund të ndryshoj.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Sunday 25 January 2015

Vetëm Unë e di ditën apo orën kur ju do të merrni frymën e fundit

E Dielë, 18 Janar 2015, në 12:45

Bija Ime e dashur, kur një njeri largohet nga Unë, për çfarë do lloj arsye, ai kurrë nuk do të gjej paqe të vërtetë. Kur një njeri zbulon se Kush Unë Jam zemra e tij do të bymehet nga dashuria për Mua. Një njeri që e vë gjithë besimin e tij tek Unë do duroj çdo lloj vuajtje, sepse Unë do ta çliroj atë.

Fjala e Hyjit shkakton mosmarrveshje të madhe mes atyre besimi i të cilëve është i dobët. Ata që besojnë tek Unë do të ndjejnë dhimbje të madhe në zemrat e tyre kur të dëshmojnë kundërshtim kundër Fjalës së Hyjit. Kjo dhimbje është e Imja. 

Nëse ju besoni tek Unë do të ndjeni dashurinë që Unë e kam për ju, brënda shpirtit tuaj. Gjithmonë hapini zemrat tuaja tek Unë. Më mirëprisni Mua, jo me frikë, por me shpresë. Më pranoni Mua për Kush Unë Jam dhe Fjalën e dhënë juve; dhe pastaj e jetoni jetën pikërisht ashtu si është dhënë në Biblën e Shenjtë, dhe Unë do të jem duke ju pritur.

I refuzoni Mësimet e Mia dhe mbështesni mëkatin, dhe kjo do të jetë rënia juaj. Vetëm Unë e di ditën apo orën kur ju do të merrni frymën e fundit. Ju duhet të jeni të pregatitur gjatë gjithë kohës. 

Ju duhet të më kërkoni Mua t’ju fal mëkatet sa shpesh të mundeni. Unë fal edhe mëkatarët më të rëndë dhe prandaj ju kurrë nuk duhet të keni frikë nga Mëshira Ime. 

Trëmbjuni vetëm orës kur do t’ju duhet të qëndroni para Meje dhe të përgjigjeni për çdo padrejtësi të kryer kundër Hyjit. Nëse nuk e keni shpenguar veten në Sytë e Hyjit atëherë, nuk do të ketë më mundësi të dytë për ta bërë këtë.

Jezusi juaj

Unë kam nevojë për ju ashtu si edhe ju keni nevojë për Mua

E Shtunë, 17 Janar 2015, në 18:18

Bija Ime fort e dashur, jam Unë, Jezusi juaj, Shpëtimtari juaj që flas.

Sa shumë njerëz që i lexojnë këto mesazhe janë të frikësuar. Frika sjell me vete një formë urrejtje sepse shumë nuk duan të më njohin Mua. Frika është e kuptueshme por nuk duhet lejuar ta mjergulloj besimin tuaj. Unë ju thërras vetëm që të vini tek Unë. Unë nuk kam asnjë dëshirë t’ju shkaktoj dhimbje. Koha juaj në tokë është jetë-shkurtër por koha që ju do të kaloni me Mua është e përjetshme.

Nëse Unë ju dua përse nuk do t’ju paralajmëroja për pasojat e refuzimit të Mëshirës Sime? Gjithçka që Unë dua dhe dëshiroj është t’ju sjell të gjithëve ju në Mbretërinë Time. Unë nuk ju tregoj gjëra që nuk përmbahen në Librin Tim të Shenjtë. Jo. Përkundrazi, Unë thjesht ju kujtoj për të Vërtetën dhe për të gjitha gjërat që do të vijnë, me qëllim që ju të vini tek Unë.

Ejani, të vegjëlit e Mi, mos kini frikë nga Dashuria Ime. Mos kini frikë nga Mbretëria Ime sepse ajo është e drejta juaj e natyrshme që në lindje. Ishte për këtë që Unë e dhashë Jetën Time në tokë. Unë kam nevojë për ju ashtu si edhe ju keni nevojë për Mua. Unë Jam i përulur në Dëshirën Time dhe thjesht dëshiroj t’ju përfshij ju në një jetë të lavdisë së madhe ku ju do të shijoni Jetën e Përjetshme. Përse atëherë e keni frikë Thirrjen Time? Unë ju dua. Unë kurrë nuk do t’ju lëndoja. I vetmi dëm që ju hasni është nga vetë ju. Unë Jam këtu gjithmonë, duke pritur me dëshirë të madhe dashurinë tuaj.

Bota Ime pa fund e tejkalon gjithçka që ju mund të dëshironit ndonjëherë mbi këtë tokë. Jeta juaj mbi tokë është e zbehtë në krahasim me bukurinë e Mbretërisë Sime. Ishte për të bërë të sigurtë që ju të keni Jetën e Përjetshme – trashëgiminë që ju takon – që Unë dhashë jetën për mëkatet tuaja. Mos e braktisni këtë Sakrificë të madhe sepse ishte me Lavdi të madhe që Unë u kryqëzova në emrin tuaj.

Mos më refuzoni Mua, herën e dytë.

Jezusi juaj i dashur

Friday 23 January 2015

Ata e justifikojnë mëkatin se kështu nuk do t’ju duhet të ndryshojnë jetën e tyre

E Premte, 16 Janar 2015, në 11:10

Bija Ime fort e dashur, Vullneti Im kurrë nuk mund të mposhtet sepse është i përjetshëm.

Njeriu është rebeluar kundër Hyjit në sa shumë mënyra por kur vullneti i njeriut ndërthuret me Vullnetin e Hyjit, të gjithë ata që e luftojnë Vullnetin e Hyjit do të humbasin gjithçka. Ata me zemër të butë dhe që më pranojnë Mua pas Paralajmërimit do të fitojnë botën.

Bota që vjen është pa fund dhe gjithë mëkati do të zhduket. Lum të gjithë ata që do ta fitojnë trashëgiminë e tyre që ju takon, sepse kjo ka qënë pjesë e Planit të Atit Tim që nga fillimi – plani Hyjnor për të cilin njeriu nuk është plotësisht në dijeni.

Është e rëndësishme që secili prej jush ta luftoj tundimin e mëkatit, edhe pse kjo kurrë nuk do të jetë e lehtë. Thjesht vazhdoni të më thërrisni Mua kur besoni se keni gabuar ndaj Meje. Unë Jam gjithmonë atje dhe do t’ju fal çdo mëkat, me përjashtim të mëkatit të përjetshëm të blasfemisë kundër Shpirtit të Shenjtë. Ajo që ju mund të bëni është të afroheni tek Unë. 

Kjo botë e Imja ëshë e mbushur me ligësi, mashtrim dhe shpirtin djallëzor por dashuria ekziston gjithashtu brënda saj. Është dashuria që njeriu ka për vëllain e tij ajo që më mban Mua të pranishëm mes jush dhe lutja, që e mban larg të ligun. 

Unë nuk kërkoj që ju ta kaloni jetën tuaj në lutje gjithë ditën, çdo ditë, sepse nuk është çfarë Unë kërkoj nga ju. E gjitha që ju kërkoj është të më thërrisni Mua për ndihmë dhe që t’i jepni lavdi Hyjit. 

Për të përmbushur Premtimin Tim për botën, dhe për të bërë të sigurtë se të gjithë ju do të keni jetën e përjetshme, gjithçka që ju duhet të bëni është t’i përmbaheni Ligjeve të Hyjit ashtu si janë përcaktuar qartë në 10 Urdhërimet.


Më ndiqni Mua, Jezusin tuaj, dhe kujtoni gjithçka që Unë ju mësova. Nuk është mirë të deklaroni se më doni Mua nëse e refuzoni Fjalën e Hyjit. Ju duhet ta doni njëri tjetrin si fillim dhe të bëni ndaj të tjerëve vetëm atë që ju do t’i kishit bërë vetes tuaj. Jetojeni Fjalën Time përmes mendimeve, punëve dhe veprimeve tuaja dhe pastaj ju do të jeni me të vërtetë të Mitë. Urrejtja nuk luan asnjë rol në Punën Time edhe pse gjithçka që Unë thashë kur erdha në tokë tërhoqi kritikë të madhe sepse njerëzit nuk donin të ndryshonin jetën e tyre.

Sot Fjala Ime refuzohet sepse njerëzit nuk duan t’i përmbahen të Vërtetës. Përkundrazi, ata e justifikojnë mëkatin se kështu nuk do t’ju duhet të ndryshojnë jetën e tyre. Kështu, asgjë në të vërtetë nuk ka ndryshuar.

Skllavëria ndaj mëkatit, ku njeriu e lidh veten ndaj influencës së Satanit, është më e fortë tani se më parë. Largohuni tani dhe me kërkoni Mua. Mbajeni mënd se mund t’ju falen maketet sa jeni gjallë – jo pas largimit tuaj nga kjo tokë.

Kur njeriu do ta pranoj Fjalën e Hyjit dhe ta dij se gjithçka që Ai tha ishte e vërtetë? Gjithçka që Ai tha se do ta bënte, është e vërtetë, dhe gjithçka që Unë ju tregoj tani është e vërtetë. Për fat të keq, shumë nga ju kurrë nuk do të dëgjojnë dhe në kohën kur ta kuptojnë të Vërtetën do të jetë tepër vonë. Ju duhet ta mbroni të ardhmen tuaj tani duke e jetuar Fjalën e Hyjit.

Jezusi juaj

Thursday 22 January 2015

Besimi është çelësi ndaj dashurisë së vërtetë

E Mërkurë, 14 Janar 2015, në 15:40

Bija Ime fort e dashur, kur një fëmij i prindërve të dashur ndjen dashuri, ai apo ajo do të ushqehet me një ndjenjë të madhe ngushëllimi dhe afrimiteti.

Dashuria mes një fëmije – me fat të ketë prindër të dashur – dhe familjes, rrjedh nga një ndjenjë e thellë e besimit. Ky besim është absolut. E njëjta gjë qëndron për çdo shpirt të gjallë që më do Mua pa kushte. Dashuria Ime për ata është e palëkundur. Besimi është çelësi ndaj dashurisë së vërtetë. Çdo fëmij i Imi është i dashur, edhe pse dashuria e tyre për Mua nuk është gjithmonë atje.

Më doni Mua dhe ju do të ndjeni paqe. Më doni Mua dhe ju do t’i doni të gjithë ata që janë bijtë e Hyjit. Kjo dashuri është një gjë e natyrshme. Pa atë ju nuk mund të jeni të plotë.

Kur Unë Jam në ju, ju do ta shikoni botën ashtu si Unë e shoh në gjithë lavdinë e saj si dhe në të metat e saj. Ju do t’i dalloni pengesat, që has njerëzimi dhe do të ndjeni një dëshpërim kur të dëshmoni urrejtje në çdo formë sepse urrejtja është e kundërta e dashurisë.

Lutuni, lutuni, lutuni që dashuria për Hyjin të qëndroj e gjallë në botë, sepse pa atë ju do të ndjeheni të braktisur dhe të izoluar.

Më doni Mua ashtu si Unë i dua të gjithë fëmijët e Hyjit dhe Unë do të hedh Hire të mëdha mbi ju dhe ju do ta mposhtni të ligun në gjithë format e tij.

Jezusi juaj i dashur

Hyji Më i Larti: Fuqia Ime e tejkalon gjithçka që është e kësaj bote dhe përtej saj

E Shtunë, 10 Janar 2015, në 15:36

Bija Ime më e dashur, njerëzimi është kthyer kundër Meje dhe gjithçka që Unë e krijova në Imazhin Tim dhe për këtë Dëshpërimi Im është i madh.

Fëmijët e Mi do të shpëtojnë prej Ndërhyrjes së Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit, dhe kjo do të ndodhi shumë shpejt. Përpara kësaj dite Unë ju kërkoj të gjithë atyre që më duan Mua ta pranojnë të Vërtetën; Birin Tim dhe Dashurinë e Tij; të luten për Mëshirën e Tij.

Ju, që e doni Birin Tim, duhet ta kujtoni Premtimin e Tij për ta shpenguar botën dhe për të zhdukur mëkatin para se Mbretëria e Tij e Lavdishme 
të zbresë. Jeta e trupit dhe e shpirtit do të jetë e përjetshme dhe ata që e pranojnë Mëshirën e Birit Tim do ta fitojnë këtë Dhuratë të madhe. Ata që nuk e pranojnë, nuk do ta fitojnë.

Ejani, bijtë e Mi, dhe pranojeni Fjalën Time, sepse ajo është e përjetshme dhe asgjë nuk do ta shkatërroj atë. Kundërshtari Im turfullon nga inati në këtë kohë, sepse ai e di se bota do ta zhduki influencën e tij dhe ai do të hedhi vështirësi të tmerrshme mbi ata shpirtra që ai dëshiron t'ju mohoj Dhuratën e Jetës së Përjetshme.

Ju do të testoheni përtej durimit në besimin tuaj në Trininë e Bekuar Më Të Shenjtë, dhe shumë prej jush do të rrëzohen. Besimi i vërtetë kërkon besueshmëri të vërtetë dhe nëse nuk besoni në premtimet e bëra nga Biri Im, ju do të ndaheni prej Tij.

Çdo fëmije i vetëm i Imi do t’i jepet prova e Ekzistencës Sime së shpejti. Kur kjo shenjë të jepet, mos e dyshoni atë, sepse është për t’ju sjellë në Strehën Time të cilën Unë ja u dhuroj juve.

Shumë shenja i janë dhënë botës për Ekzistencën Time dhe tani Unë ju sjell më shumë. Mos kini frikë, sepse Unë do të ndjek çdo shpirt dhe nuk ka asnjë me jush që Unë nuk e dua me Zemër të butë. Unë i dua armiqtë e Mi, përfshi ata që më torturojnë Mua me ligësinë e tyre. Por, së shpejti, Dhurata që Unë do t’ju sjell atyre do të zgjoj një dashuri të përgjumur për Krijuesin e tyre brënda zemrave të tyre. Dashuria e tyre dhe Dashuria Ime Hyjnore, të kombinuara, do ta mposhtin të ligun. Unë do ta fshij gjithë frikën dhe lotët e tyre.

Juve, bijtë e Mi të dashur, do t’ju jepet kjo Dhuratë kur ju pak e prisni. Sepse ajo kohë po afron dhe fytyra e botës do të ndryshoj përgjithmonë dhe për të mirën e të gjithëve.

Fuqia Ime e tejkalon gjithçka që është e kësaj bote dhe përtej saj. Mbretëria Ime është e përjetshme.

Ati juaj i dashur
Hyji Më i Larti

Wednesday 21 January 2015

Kur dashuria mungon Unë nuk jam i pranishëm në shpirt

E Premte, 9 Janar 2015, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, është koha për t
ë Krishterët në gjithë botën të bashkohen kundër përbuzjes të treguar nga miliarda kundër të Vërtetës – Fjalës së Shenjtë të Hyjit.

Çdo mëkat kundër Hyjit po konsiderohet tani të jetë i pranueshëm në Sytë e Mi. Mëkatet që janë të neveritshme për Mua shpejt do t’ju paraqiten të jenë të shenja në Sytë e Mi por kjo kurrë nuk mund të ndodhi. Kur ju e paraqisni diçka, që nuk vjen nga Unë dhe e vendosni atë para Meje në Kishat e Mia, atëherë ju më shkaktoni Mua dhimbje të madhe.

Kurrë nuk ka qënë kaq e vështirë për t
ë Krishterët të ndjekin Udhën Time me Gjëmba sa ajo është sot. Gënjshtra, gënjeshtra, gënjeshtra po ju jepen në Emrin Tim dhe ju kurrë nuk duhet të harroni Mësimet e Mia ose ju do të mashtroheni prej atyre që komplomentojnë kundër Fjalës së Hyjit. Të jesh i Krishterë kërkon shumë me tepër se të deklarosh se je i tillë. Nëse je një i Krishterë i vërtetë atëherë do të bësh gjithçka që Unë të mësova dhe do të ndjekësh Doktrinën e Shenjtë e përmbajtur në Biblën e Shenjtë.

Ta pranoni Fjalën Time është një gjë, por të zbatoni çfarë Unë mësova është një tjetër.

Ta doni njëri tjetrin nuk është kurrë e lehtë për shkak të ekzistencës së mëkatit. T’i doni armiqtë tuaj vë një barrë të madhe mbi ju, por nëse luteni për hiret për ta bërë këtë, atëherë do ta shikoni se dashuria juaj për Mua rritet. Nëse ju më doni Mua me të vërtetë ju do të jeni të lirë prej urrejtjes, dhe atëherë do të gjeni paqen e vërtetë të mëndjes dhe shpirtit. 

Nëse e lejoni Satanin t’ju tundoj të urreni të tjerët ju do të bini në një errësirë të tmerrshme. Urrejtja është si një farë e keqe që rritet dhe përhapet shpejt. Kur urrejtja acarohet në shpirt, gradualisht ajo do ta pushtoj atë plotësisht. Ajo do të sjelli me vete një pakënaqësi shqetësuese dhe ata që janë të mbushur me atë kurrë nuk do të gjejnë paqe. Urrejtja mbjell urrejtje dhe përhapet shpejt nga një shpirt në tjetrin. Menjëherë kur Satani e vendos veten tek këta shpirtra ai kurrë nuk do të largohet prej tyre deri kur ata të pendohen dhe të tregojnë keqardhje të vërtetë.

Dashuria shuan çdo lloj urrejtje por, nëse nuk e largoni veten tuaj nga ata që e nxisin urrejtjen, ju do të zhyteni në dëshpërim. Unë nuk mund ta shpëtoj një shpirt që nuk do të pendohet për ligësinë e tyre. 

Unë pres rrëfimin tuaj dhe kur ju vini tek Unë dhe më kërkoni Mua t’ju lehtësoj nga mallkimi i urrejtjes, Unë do të arrij dhe do t’ju kap dorën për t’ju sjellë në Strehën Time të Paqes.

Paqja dhe dashuria mund të vijnë vetëm nga Hyji. Gjithmonë më kërkoni Mua sepse Unë Jam Dashuria. Kur dashuria mungon Unë nuk jam i pranishëm në shpirt.

Jezusi juaj

Tuesday 20 January 2015

Nëna e Shpëtimit: Ju ose e pranoni Fjalën e Hyjit, e caktuar prej Tij, ose nuk e pranoni

E Mërkurë, 7 Janar 2015, në 16:30

Bijtë e mi të dashur, ju duhet të pregatiteni për Planet e Birit tim për t’ju shpenguar të gjithëve ju në Sytë e Tij. Koha e Tij për Ndërhyrje, për ta zgjuar shpirtin brënda jush, është duke u afruar.

Lutuni, lutuni, lutuni për të gjithë fëmijët e humbur në botë të cilët i kanë shkëputur të gjitha lidhjet me Birin tim, edhe pse ata janë larguar nga e Vërteta. Së shpejti, ata nuk do të kenë më dyshime ndaj Ekzistencës së Tij dhe ju duhet të luteni që krenaria njerëzore të mos ndërhyj mes tyre dhe Mëshirës së Hyjit. Ju duhet të luteni, në veçanti, për ata shpirtra që e kanë tradhëtuar Birin tim, në shumë mënyra, që t’ju jepet guximi ta përulin veten e tyre para Tij dhe të lypin Mëshirë.

E Vërteta, bij të dashur, e dhënë njerëzimit prej Manifestimit të Atit tim të Përjetshëm, përmes Birit të Tij të vetëm, Jezu Krishtit, po copëtohet. Mos pranoni asnjë formë doktrine, që nuk e përmban të Vërtetën e plotë. Ju kurrë nuk duhet të thoni se një pjesë e të Vërtetës është e rëndësishme dhe pastaj të mohoni pjesën tjetër. Ju ose e pranoni Fjalën e Hyjit, e caktuar prej Tij, ose nuk e pranoni. Koha nuk ka aspak rëndësi. Çfarë ju dha njeriut mijra vjet më parë, përmes Fjalës së Hyjit, nuk ka ndryshuar, dhe as nuk mund të ndryshoj. Gjithçka, që vjen nga Hyji duhet të qëndroj e pandryshuar, pavarësisht se sa e vështirë është kjo. Të qëndroni besnikë ndaj Mësimeve të Hyjit kërkon forcë të madhe, qëndrueshmëri dhe një vendosmëri të vullnetshme.

Dashuria është udha në të cilën ju mund të qëndroni besnikë ndaj Birit tim por kjo dashuri duhet të jetë e pakushtëzuar. Ajo kurrë nuk duhet të njolloset nga dashuria për vetveten sepse kjo nuk i jep lavdi Hyjit. Nëse ju me të vërtetë e doni Hyjin, ju do të qëndroni besnik ndaj Fjalës. Nëse thoni se jeni një dishepull i Birit tim, Jezu Krishtit, atëherë ju duhet të ndiqni Mësimet e Tij, pa kushte. Ju duhet ta doni njëri tjetrin ashtu si Ai ju do juve – pa kushte. Ju nuk mund të thoni se e doni Hyjin nëse nuk e doni njëri tjetrin. Ju nuk mund të ecni në Gjurmët e Tij nëse nuk i falni ata që intrigojnë kundër jush.

Është vetëm kur ju i përmbaheni Ligjeve të Hyjit që ju do të hyni në Mbretërinë e Tij të Lavdishme.

Nënë juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Thursday 15 January 2015

Pa Mua, vdekja e trupit dhe e shpirtit do të merrte tërë racën njerëzore

E Martë, 6 Janar 2015, në 19:30

Bija Ime fort e dashur, kur një njeri e kthen shpinën ndaj Meje, Unë lotoj me dëshpërim të madh, por Unë Jam i Duruar dhe Fal
ës. Nëse ai e refuzon Fjalën Time dhe nuk tregon më dashuri ndaj të tjerëve, gjë që ai do ta bënte po të ecte në Gjurmët e Mia, kjo më shkakton Mua dhimbje të madhe. Prapë, Unë Jam i Duruar me shpresën se ai do të kthehet tek Unë. Është kur një njeri i vjedh shpirtrat nga Unë dhe i çon ata në errësirë të përjetshme, që e gjithë hakmarrja është e Imja dhe Unë do të shkaktoj mbi të një ndëshkim të madh. Ky ndëshkim mund të jetë në formën e vuajtjes e cila, nëse ai është me fat ta pranoj me përulësi, do ta shpëtoj atë.

Mëshira Ime është e pafund, por kur Unë posht
ërohem, përmes akteve të mizorisë së madhe, të kryera kundër fëmijve të Hyjit, Zemërimi Im është për t’u patur frikë. Dijeni se Unë do t’i ndëshkoj armiqtë e Mi, por kjo është për të mirën e tyre dhe për shpëtimin e të gjithë atyre me të cilët ata bien në kontakt. A ka ndonjë fund në të ciliata që më përbuzin Mua, Fjalën Time dhe Planin Tim të Shpëtimit; që krenari, arroganti dhe i padituri nuk do të bien? Përgjigja është se ligësia e tyre është e pafund.

Kurrë më parë dashuria mes njerëzve nuk ka munguar kaq shumë, sa është tani. As edhe një shpirt i vetëm i gjallë në botë nuk është i papreksh
ëm nga influenca e Satanit. Ata që gabimisht besojnë se janë në Favorin Tim, por që i trajtojnë të tjerët rëndë, do ta ndjejnë goditjen e Dorës Sime. Durimi Im po pakësohet; Zemra Ime është rënduar dhe Dëshira Ime për të shpëtuar ata që përpiqen t’i shkatërrojnë të tjerët, e dobësuar.

Dinakëria e të ligut është përtej njohurive tuaja. Ai do të bindi madje edhe ata me besimin më të fortë për të më fyer Mua, përmes mëkateve të rënda, dhe ata me besim të pakët do të dorëzohen, me tej, në thellësitë e dëshpërimit. Askush nuk është i sigurtë nga Satani dhe nëse nuk luteni për Mëshirën Time, të ofroni sakrificat tuaja personale 
tek Unë, atëherë shkatërrimi i shpirtrave do të rritet.

Miliona janë duke u humbur për Mua në këtë kohë dhe prapë jo shumë t
ë Krishterë e kuptojnë domosdoshmërinë e lutjes. Vetëm lutja do ta shkatërroj influencën e djallit dhe Unë kërkoj që ju ta shtoni kohën që kaloni në lutje për të dobësuar mbërthimin që ai ka mbi racën njerëzore.

Pa Ndërhyrjen Time me miliona më shumë shpirtra do të kishin humbur. Pa Mëshirën Time shumë prej atyre të destinuar për errësirën e përjetshme kurrë nuk kishin për ta parë Fytyrën Time. Pa Praninë Time në Eukaristinë e Shenjtë, nuk do të kishte jetë – jetë e trupit dhe e shpirtit. Pa Mua, vdekja e trupit dhe e shpirtit do të merrte tërë racën njerëzore por, për shkakun Tim, vdekja nuk do të jetë më e pranishme në botën e re që vjen. Për arsyen se Unë e munda vdekjen përmes Ringjalljes Sime, edhe ju gjithashtu do ta mundi atë. Vdekja nuk do të ekzistoj në Mbretërinë Time të Re në tokë. Trupi dhe shpirti do të jetojnë në unitet – një Dhuratë, e cila nuk duhet të refuzohet.

Ju kurrë nuk duhet ta harroni Premtimin Tim – të gjithë ata që janë me Mua dhe në Mua do të kenë jetën e përjetshme.

Jezusi juaj

Wednesday 14 January 2015

Ata që e lartësojnë veten para Meje por që flasin keq për të tjerët do të hiqen nga Unë

E Dielë, 4 Janar 2015, në 16:00

Bija Ime fort e dashur, nëse një njeri që nuk beson tek Unë apo tek Fjala Ime, dhe që i është dhënë dhurata e dijes, vjen tek Unë dhe kërkon Ndihmën Time dhe Mëshirën Time, Unë do ta fal dhe do t’i jap atij shpëtimin. Nëse një njeri që më njeh Mua por më tradhëton Mua, pastaj vjen tek Unë dhe mundohet t’i mbroj veprimet e veta, Unë do ta flak tutje sepse ai ka kryer mëkatin me të keq.

Armiqtë e Mi të më mëdhenj janë ata që ishin të bekuar me të Vërtetën por krenaria e tyre i bën ata të besojnë se janë të privilegjuar të veprojnë në Emrin Tim. Unë u tradhëtova prej një nga të Mitë kur Unë eca në tokë jo nga ata që nuk më njihnin Mua. E njëjta do të jetë gjithmonë kështu deri në kohën e Ditës së Madhe.

Ata që e lartësojnë veten para Meje por që flasin keq për të tjerët do të hiqen nga Unë. Ata që janë hequr nga Unë se më refuzuan Mua, por që më në fund kthehen tek Unë, do të shpëtohen të parët. Bëni kujdes kur deklaroni se jeni nga Unë, sepse njeriu i mënçur do të më doj Mua pavarësisht nga hiret që ai merr. Ai kurrë nuk do të mburret për shenjtërinë e tij, jetën e tij të devotshme apo dijen e tij mbi Fjalën Time. 

Krenaria është rrënimi i atyre që besojnë se njohuria e tyre për Mua është më e madhe se e të tjerëve. Janë ata që vijnë tek Unë si të vegjël të cilët Unë i sjell më pranë Zemrës Sime të Shenjtë. Këta janë shpirtrat të cilët më duan Mua pa kushte dhe që nuk e ndjejnë të nevojshme ta shpalosin dashurinë e tyre për Mua, me qëllim që të tjerët t’i admirojnë dhe t’i respektojnë ata. Është njeriu që e lë gjithçka në Duart e Mia, kur flet të Vërtetën, i cili sjell tek Unë shpirtrat që Unë dëshiroj, jo njeriu që e ndjen se meriton tituj për këtë.

I ligu hyn tek shpirtrat e atyre opinini i të cilëve për madhështinë e tyre, në sytë e Mi, e tejkalon çdo dashuri, që ata mund të kenë për Mua. Pastaj ai i përdor këta shpirtra, që me anë të dinakërisë së tyre, ata do të përhapin fallcitete në Emrin Tim. Mëkati i krenarisë është shkaku kryesor për çdo mëkat të imagjinueshëm kundër Meje. Ju duhet që gjithmonë ta luftoni tundimin për të më tradhëtuar Mua kur besoni se njohuria juaj mbi Fjalën Time të Shenjtë ju jep autoritetin ta shprehni mendimin tuaj se si 
Hyji punon, në Planin e Tij të Shpëtimit. Vetëm Ai, I Cili është mbi gjithçka, e ka të drejtën ta bëj këtë. Të gjithë shpirtrat duhet të përulen në gjunjë para Tij dhe jo të vazhdojnë të bëjnë çfarë ata besojnë të jetë Vullneti I Tij I Shenjtë, nëse kjo do të thotë të fyejnë çdo shpirt të gjallë në Emrin e Tij të Shenjtë. 

Dëgjojeni me kujdes çfarë Unë ju them tani. Nëse ju e keni tradhëtuar Fjalën Time, apo të Vërtetën, ju duhet të më kërkoni Mua t’ju pastroj mëkatet tuaja sepse nuk do t’ju jepet koha që ju mendoni se e keni për të kërkuar ngushëllim në Mëshirën Time Hyjnore.

Jezusi juaj

Friday 9 January 2015

Bubullima dhe vetëtima do të bien mbi Tempullin e Hyjit

E Shtunë, 3 Janar 2015, në 20:20

Bija Ime fort e dashur, kur Hyji i dha botës të Vërtetën, përmes profetëve, kjo ishte një Vepër e Mëshirës nga ana e Tij. Sa shumë kishin harruar për Hyjin, adhuronin zota të rremë – të cilët vinin nga hierarkia e Satanit – sa ata filluan të besonin në pathyeshmërinë e tyre. Po të mos ishte për Ndërhyrjen e Hyjit shumë njerëz do të kishin pësuar një ndëshkim të tmerrshëm.

Çfarë Hyji ju tregoi profetëve, që nga fillimi, ka ndodhur. Paralajmërimet që Ai i dha njerëzimit çoi në shpëtimin e atyre që i dëgjuan ato, ndërsa ata që i shpërfillën ato u flakën tutje. Gjithçka që është parathënë do të ndodhi, dhe ata që e kundërshtojnë Hyjin në përpjekjet e Tij për t’i sjellë paqen dhe shpëtimin fëmijve të Tij do të japin llogari për mosbindjen e tyre. Për arsyen se e Vërteta është shtrëmbëruar dhe Fjala e Hyjit është shpërfillur, njerëzit do të vazhdojnë t’i kthejnë shpinën Fjalës së Shenjtë të Hyjit. Rënia e tyre në errësirë do të çoj në një ndëshkim nga Hyji, Më I Larti.

Është e dhimbshme për Atin Tim Të Përjetshëm tek shikon thellësinë në të cilën njeriu ka rënë në ndjekje të gjithçkaje që i sjell atij kënaqësi. Por, dita kur Sakrifica e Shenjtë të marri fund, dhe ora që mashtruesit ta shkatërrojnë Altarin Tim, do të jenë gjëmbi i fundit me të cilin ata do ta shpojnë Trupin Tim. Në kohën e caktuar, bubullima dhe vetëtima do të bien mbi Tempullin e Hyjit dhe do të bjer me forcë. Mjerë njeriu që merr pjesë në këtë blasfemi sepse atij do t’i hiqet çdo falje dhe do të bjer në humnerë si një gur. Asnjë nuk do ta mbroj njeriun që atëherë e shkatërron Altarin Tim, sepse kur Dora e Hyjit të bjer si një sëpatë e rëndë, ata do ta kuptojn
ë të Vërtetën.

Shumë mund të jenë larguar nga Hyji, por pjesën më të madhe, shumë do ta thërrasin Atë duke kërkuar ngushëllim në Krahët e Tij. Por, do të ekzistoj një bërthamë – një bandë bishash – pamja e jashtme e të cilëve maskon ligësinë, që shtrihet brënda, e cila do t’i thërrasi, joshi dhe tërheqi drejt tyre shpirtrat zemrat e ngurta e të cilëve i kanë bërë ata bashkëpunëtorët e përkryer në komplotin për të shkatërruar Trupin Tim. Ky është grupi, i parath
ënë kohë më parë, që do të përpiqet ta shkatërroj njerëzimin. Megjithatë, fuqia e tyre do të jetë e kufizuar, edhe pse mund të duket e madhe. Ati Im do të lejoj vetëm aq shumë kundërshtim kundër Meje, Birit të Tij të vetëm, për një farë kohe.

Ata me zemër të mirë do të mblidhen dhe do të vijnë tek Unë. Është përmes mëkatit të krenarisë dhe arrogancës që përçarja më e madhe do të krijohet mes njerëzve dhe, nëse ata nuk i largojnë dobësitë e tyre, do ta kenë të pamundur ta pranojnë Mëshirën Time.

E Vërteta duhet të mb
ështetet sepse nëse ju pranoni gjithçka tjetër përveç të Vërtetës – Fjalës së Hyjit – ju do të përfundoni me asgjë.

Jezusi juaj

Nëna e Shpëtimit: Shumë zëvendësime do të ndodhin deri kur feja e re përfundimisht të formohet

E Shtunë, 3 Janar 2015, në 17:05

Bijtë e mi të dashur, fytyra e Kishës së Birit tim në tokë do të ndryshoj përtej njohjes dhe do të zëvendësohet nga një, e cila nuk është e Birit tim. Zëvendësim pas zëvendësimi do të kryhet ndërsa Mësimet e Birit tim do të kthehen përmbys dhe do të zëvendësohen me doktrina të rreme jofetare.

Nuk ka vënd për asgjë tjetër përveç se Fjalës së Hyjit në çdo Kishë, që e deklaron veten të eci në gjurmët e Jezu Krishtit. 

Por, do të vij një kohë kur Kisha e Birit Tim do të bëhet pjesë e një lëvizje politike në një shkallë të madhe, dhe më pas ajo do të çoj në gjithçka që ka lidhje me botën, përveç se nuk do të qëndroj besnike ndaj Fjalës ashtu si u vendos nga Hyji. Të gjitha këto gjëra do të ndodhin, ashtu si janë parathënë, pasi Ati im I Përjetshëm i lejon armiqtë e Tij ta shkatërrojnë Trupin e Birit të Tij të vetëm – por vetëm për një kohë të kufizuar. Ai i lejon këto sprova për të testuar forcën e atyre që e njohin të Vërtetën dhe ata që qëndrojnë besnikë ndaj Kishës së Tij; si dhe ata që do ta shpërfillin atë në favor të doktrinës së errësirës.

Do të marri kohë para se të gjitha këto ndryshime të ndodhin por farat jan
ë mbjellë. Të gjitha fetë do të bashkohen në një dhe më pas do të bashkohen me qeveritë si pjesë e një njësie të re globale dhe ata do të udhëheqin deri kur njeriu i mëkatit të futet për të zënë vëndin e tij. Shumë zëvendësime do të ndodhin deri kur feja e re përfundimisht të formohet dhe ajo do të deklaroj gjithçka që duket, në sipërfaqe, të jetë për të mirën e të gjithëve. 

Lutuni, lutuni, lutuni fëmij të dashur për forcën për të duruar dhimbjen, që do të vijoj më pas. Biri im, Jezu Krishit, derdh lotë dëshpërimi të madh për mënyrën në të cilën Ai do të tradhëtohet dhe për shpirtrat që do të jenë të humbur për Atë në udhë e sipër. Do të varet nga shërbëtorët e Tij besnik për të drejtuar anijen, e cila do ta ruaj Kishën e Tij të Vërtetë në udhë të drejtë ndërsa lundron në ujëra të trazuara dhe të stuhishme. Por ju lutem të jeni të sigurtë se çdo hir i mirë do t’i dhurohet atyre që qëndrojnë besnikë ndaj Shpëtimtarit dhe Shëlbyesit të botës gjatë këtyre kohëve të vështira dhe të trazuara.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Thursday 8 January 2015

I vetmi rrezik ndaj njerëzimit është vetë njeriu

E Enjte, 1 Janar 2015, në 23:50

Bija Ime fort e dashur, personi që ngulmon në lutje do të b
ëhet më i afërt me Mua

Me sa shumë trazira në botë dhe mes Kishës Time në tokë, sfida për njerëzimin është për të qënë të aft
ë të diferencojnë mes të drejtës dhe të gabuarës në Sytë e Hyjit. Por, për shumë të Krishterë, ata do të largohen nga Unë prej një forme të re të ungjillizimit, e cila do të përqëndrohet kryesisht në politikë. 

Në vënd që të inkurajoheni të qëndroni besnikë ndaj Meje dhe të besoni në gjithçka që Unë Jam, ju do të largoheni nga Unë. Ju kurrë nuk duhet ta ngatërroni Fjalën Time me frymëzimet e botës jofetare. Unë gjithmonë e kam bërë të qartë për njerëzimin, përmes Librit të Atit Tim, për rreziqet nëse e bëjnë këtë. Një botë jofetare i shërben vetëm nevojave të veta dhe njerëzit në pushtet, ambicja dhe qëllimet egoiste krijojnë rregullat, të cilat e qeverisin atë.

Sa shumë keqinformim është përhapur në lidhje me mjedisin, kur vetëm Hyji mund të urdh
ëroj se si toka vepron. Njeriu mund t’i bëj keq dhe ta dëmtoj tokën por ai kurrë nuk mund ta shkatërroj atë, sepse të gjitha këto gjëra janë në Duart e Hyjit. Mungesa e besimit tek Hyji do të thotë se njeriu beson se ai ka kontroll mbi universin. Njeriu i pamënd mendon se veprimet e tij mund t'i ndryshojnë Ligjet e Hyjit. Njeriu i mënçur e di se Hyji është I Gjithë Pushtetshëm dhe për sa kohë Ai nderohet, dhe Ligjet e Tij të mbështeten, atëherë mbijetesa e njeriut do të jetë e sigurtë. Mbijetesa e tokës nuk ka aspak të bëj me njeriun mortor. Vetëm Hyji e ka fuqinë ta kontrolloj ajrin që ju thithni; ujin që ju pini dhe aftësinë për ta ruajtur jetën. I vetmi rrezik ndaj njerëzimit është vetë njeriu. 

Njeriu do t’i gënjej të tjerët në interes të vetë-përfitimit. Ai do të gënjej nëse është në interes të tij dhe kur i përshtatet atij. Besimi thyhet me lehtësi dhe tani ju po jetoni në një epokë ku duhet ta dini se toka do të qëndroj ashtu si ishte më parë dhe se çdo përmbytje klimaterike është nga Dora e Hyjit. Ndërhyrja e njeriut në një krijim të tillë hyjnor do të lejohet vetëm nëse është sipas Vullnetit të Hyjit.

Kisha Ime është Trupi Im. Të gjithë ata që besojnë tek Unë janë pjesë e Trupit Tim. Ata që janë pjesë e Imja do të ndjekin Mësimet e Mia. Ata që thonë se i udhëheqin ndjekësit e Mi duhet t’i përmbahen Fjalës së Hyjit. Roli i tyre është të mbrojnë të Vërtetën – jo të devijojnë prej saj.

Nëse ju largoheni nga Unë, dhe nëse Fjala Ime refuzohet nga bota, atëherë detyra e shërbëtorëve të Mi të shenjtë është ta kujtojnë botën për çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Kur ata e largojnë veten nga çështje, që kanë të bëjnë me shpirtin në shkëmbim për çështjet, që çojnë në socializëm, atëherë dijeni se ky është një mashtrim dredharak dhe dinak. Ai gjithashtu e tradhëton gjithë besimin tek Unë.

Jezusi juaj

Sunday 4 January 2015

Ardhja Ime e Dytë do të krijoj lumturi të madhe

E Martë, 30 Dhjetor 2014, në 19:45

Bija Ime fort e dashur, bota i përket Atit Tim dhe Mbretëria Ime do të ngrihet,
pa marrë parasysh çfarë. 

Bota, pasi është Vullneti i Atit Tim, do të ngrihet përsëri dhe në Lavdinë Time Unë do të sjell paqe, dashuri dhe gëzim tek të gjithë. Njolla e mëkatit nuk do të jetë më dhe të gjithë fëmijët e Hyjit, që më pranojnë Mua, Birin e Tij të dashur, do të kenë jetën e përjetshme.

Ardhja Ime e Dytë do të krijoj lumturi të madhe dhe në atë ditë çdo lot do të fshihet. Dora Ime e Mëshirës do të arrij tek të gjithë ju dhe fare pak do ta refuzojnë Mbretërinë Time. Ata që do ta refuzojnë, nuk do të futen në atë por, megjithatë, do të pendohen shumë për vendimin e tyre përjetë.

Mos kini frikë nga trazirat e mëdha sepse koha për të pastruar kalbësirën ka filluar dhe kur jeta e re të çeli nga dheu, bota e re, e cila do të jetë pa fund do të kënaqi çdo shpirt që qëndron pas Meje. Unë Jam Dashuria dhe Dashuria do të më ndjeki Mua dhe çdo shpirt që është i përshkruar me Shpirtin e Shenjtë. Qëndroni të fortë ndjekësit e Mi të dashur, Ndërhyrja Ime është e nevojshme në këtë kohë, dhe së shpejti Jeruzalemi i Ri do të zbresi nga Qielli, dhe bota ashtu si duhej të ishte do të ngrihet nga hiri.

Ju nuk duhet ta lejoni frikën ta mbërthej zemrën tuaj se nuk keni pse të keni frikë sepse Unë Jam duke ardhur dhe Unë ju dua të gjithëve ju. 

Më lejoni Mua të arrij tek ju në këtë kohë dhe t’i ngushëlloj zemrat tuaja të gjora. Prania Ime është mes jush dhe Premtimi Im për njerëzimin do të përmbushet sipas vetë kohës Sime. Të jeni të duruar, me shpresë dhe konfidentë në Dashurinë Time. Por, mbi të gjitha, besoni tek Unë sepse Unë e dhashë Jetën Time për ju dhe prandaj nuk ka asgjë që Unë nuk mund të bëj për t’ju sjellë në Mbretërinë Time të Lavdishme.

Lëreni gjithçka në Duart e Mia të Shenjta. Shkoni në paqe. Kurrë mos e dyshoni Dhembshurinë Time të Madhe.

Jezusi juaj

Nëna e Shpëtimit: Vullneti i Hyjit është i pakapërcyeshëm

E Hënë, 29 Dhjetor 2014, në 17:30

Fëmij
ët e mi të dashur mos kini frikë nga Premtimet e Krishtit sepse ato do të jenë faktori juaj shëlbyes. Biri im, Jezu Krishti, është i pranishëm mes jush dhe Ai kurrë nuk do t’ju braktisi apo të largohet nga ju. Premtimi i Tij për ta shpëtuar botën do të kryhet, pasi ai është Vullneti i Atit tim të Përjetshëm.

Ju duhet ta dini se Vullneti i Hyjit është i pakapërcyeshëm, dhe pavarësisht se sa të mëdha janë pengesat, që janë vënë para jush, Hyji, përmes Hyjnisë së Tij, do t’i shtypi gjithë armiqtë e Tij. Ju kurrë nuk duhet të mendoni se i ligu do të triumfoj sepse kjo është e pamundur. Përmes Dashurisë së madhe të Hyjit, ju do të udhëhiqeni drejt Shpëtimit të Përjetshëm dhe asgjë nuk do të arrij ta bllokoj udhën tuaj. 

Kur armiqtë e Birit tim provojnë t’ju detyrojnë të pranoni ligjet, të cilat nuk janë nga Hyji, atëherë ju duhet t’i rezistoni këtyre. Mund të jetë e vështirë për ju por do t’ju jepet forca të vazhdoni në udhën tuaj dhe, çdo lloj ndihme nga Qielli do t’ju jepet.

Mësoni ta dalloni punën e të ligut nga luftrat që ju shihni të dalin ngado; ligjet e ndyra të futura në pothuajse çdo shtet, të cilat e mohojnë Fjalën e Hyjit; dhe tradhëtinë ndaj Jezu Krishtit nga ata që thonë se e përfaqësojnë Atë, kur ata rrinë duarkryq dhe nuk bëjnë asjgë për ta shpallur Fjalën e Tij të Shenjtë. Mësoni gjithashtu ta dalloni urrejtjen e treguar ndaj shpirtrave të zgjedhur të Hyjit sepse atëherë ju do ta njihni misionin e vështirë, që ju është dhënë atyre, dhe kështu ata mund ta kujtojnë botën se Dashuria e Hyjit është akoma e gjallë.

Ju gjithashtu duhet t’i jepni falenderime Hyjit Më Të Lartë për Jetën që Ai i dha njerëzimit përmes Birit të Tij të vetëm, Jezu Krishtit. Po të mos ishte për lindjen e Birit tim, dhe Kryqëzimin e Tij nuk do të kishte patur asnjë Besëlidhje të Re për t’ju dhënë jetën e lavdishme, e cila ju pret nëse zgjidhni ta pranoni atë.

Këto janë kohët për t’u pregatitur për botën e re, Qiellin e ri dhe tokën e re. Mos e harxhoni kohën kot duke u përpjekur të argumentoni se çfarë është duke ju thënë Biri im tani. Përkundrazi, mësoni ta pranoni të Vërtetën me hirin e mirë. Unë, Nëna juaj e dashur, do t’ju udhëzoj drejt Birit tim dhe lutjet tuaja do t’ju forcojnë, në çdo mënyrë, që të bëheni të denjë për Premtimet e Krishtit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit