Kerko Mesazhet ketu

Saturday 7 March 2015

Shërbëtorët e Mi të shenjtë besnikë, të cilët qëndrojnë të vërtetë ndaj Fjalës Sime, do të ngrihen dhe do t’ju drejtojnë

E Mërkurë, 4 Mars 2015, në 22:12

Bija Ime fort e dashur, Zëri Im është mbytur nga shpirti i errësirës në një kohë kur njerëzimi ka më tepër nevojë për Mua.

Beteja shpirtërore është e ashpër dhe është duke u kryer nga Mbretëria Ime kundër forcave të liga. 

Por, shumë njerëz janë të pavetëdijshëm ndaj këtij fakti sepse shpirti i lig është duke hedhur një doktrinë të re të rreme e cila, në sipërfaqe, do të duket të jetë e mirënjohur, e admiruar, e mirëpritur dhe e pranuar nga ata që pohojnë se flasim Fjalën Time, por që nuk është nga Unë.

I ligu është i kujdesshëm, dinak dhe mashtrues dhe prandaj, kur agjentët e tij paraqesin një metodë të re të Mësimeve të Mia, të jeni të sigurtë se ajo do të jet
ë e zbukuruar në një mënyrë admiruese që do të duket të jetë e drejtë. Fuqia e armiqve të Mi po e mbyt Besimin e njerëzve të Mi dhe ata nuk e shikojnë se çfarë është duke u vendosur para tyre.

Çoroditja nuk vjen nga Unë. Fjala Ime është e qartë, Mësimet e Mia pakufi. Njerëzimi e ka përqafuar humanizmin dhe ateizmin si një zëvendësues për Mua. Unë jam shpërfillur dhe Fjala Ime pranohet vetëm në disa pjesë, ndërsa pjesët e tjera janë shtrembëruar për t’ju përshtatur nevojave të mëkatarëve të cilët duan t’i justifikojnë paudhësitë e tyre. Ata mund ta pranojnë herezinë mes tyre, por Unë e shoh gjithçka dhe Unë do t’i gjykoj të Krishterët sipas mënyrës që ata e refuzojnë Fjalën Time dhe sipas veprave që ata mbështesin, të cilat janë kundër Meje.

T
ë Krishterët janë duke u izoluar shpejt në botë dhe ata do të pësojnë mundim të madh për shkak të urrejtjes që ekziston në botë kundër Meje. Unë Jam përbuzur nga ata që dikur më njihnin Mua, por që më kanë refuzuar Mua tani. Unë mezi tolerohem nga ata që e dinë se Kush Jam Unë, të cilët i shpërfillin disa nga Mësimet e Mia sepse e Vërteta i vë në siklet.

Unë u refuzova nga shumë gjatë Kohës Sime në tokë dhe në veçanti nga ata shpirtra krenarë të cilët udh
ëhiqnin Grigjën Time në tempujt. Ata predikonin Fjalën e Hyjit por nuk pëlqenin ta dëgjonin të Vërtetën nga Buzët e Mia, Mesia i Vërtetë.

Sot ka shërbëtorë 
të Mi të pabesë të cilët nuk arrijnë t’i përmbahen të Vërtetës. Shumë prej tyre nuk e pranojnë më Fjalën Time të Shenjtë, e cila ashtu si ujrat e pranverës mbetet e pastër kristal. Ata e kanë trazuar ujin, që buron nga Shpirti I Shenjtë dhe shpirtrat e pafajshëm do ta pinë atë. E Vërteta do të shtrembërohet dhe shumë do të detyrohen ta gëlltisin doktrinën e errësirës, e cila do të ndriçoj shkëlqyeshëm, si një yll vezullues. Kjo doktrinë e re fallco nuk do të ketë aspak të bëj me Mua dhe vetëm ata që besojnë në Ungjillin e Shenjtë, dhe që refuzojnë të devijojnë prej saj, do të gjejnë Jetën e Përjetshme.

Unë erdha për t’ju sjellë të Vërtetën për t’ju shpëtuar dhe ju më kryqëzuat Mua që bëra këtë. Prapë, përmes Vdekjes Sime në Kryq, Unë e mposhta vdekjen. Gjithçka që Unë e bëra ishte për ju dhe gjithçka që vjen nga Fitorja Ime mbi vdekjen është e juaja. Jeta e trupit bëhet e juaja kur ju besoni tek Unë dhe shpirti juaj do të jetoj përherë. Më refuzoni Mua para Ardhjes Sime të Dytë dhe ju nuk do të jeni gati për të më pranuar Mua. Nëse mbështesni gënjeshtra, edhe pse tashmë e dini të Vërtetën e Fjalës Sime, ju do të bini në dëshpërim. Dhe tani, Unë do të kryqëzohem edhe një herë dhe këtë herë do të ketë fare pak vajtim për Trupin Tim – Kishën Time – sepse ju do të më keni braktisur Mua në kohën që Unë vij në Ditën e Madhe. Unë do të jem harruar, por mashtruesi do të jetë admiruar; adhuruar dhe përshëndetur si një perandor, ndërsa Unë do të hidhem në hendek dhe shkelem me këmbë.

Vetëm prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë ndjekësit e Mi të vërtetë do të jenë në gjëndje t’i bëjnë ballë kësaj beteje për shpirtrat dhe Unë Jam duke ju dhënë çdo Hir për t’ju hapur sytë ndaj të Vërtetës dhe për t’ju ndaluar të pushtoheni nga mashtruesi.

Shërbëtorët e Mi të shenjtë besnikë, të cilët qëndrojnë të vërtetë ndaj Fjalës Sime, do të ngrihen dhe do t’ju drejtojnë në Udhën e të Vërtetës. Këta shërbëtorë të Mi të shenjtë trima do të marrin Hire të jashtëzakonshme për t’i mund
ësuar të Krishterët të shikojnë qartë, ndryshimin midis të drejtës dhe të gabuarës. Merrni zemër, të gjithë ju, dhe dijeni se këto Hire janë duke u hedhur tani mbi këta shërbëtorë të Mi, sepse pa udhëheqjen e tyre ju do ta keni të vështirë të shpallni të Vërtetën.

Unë ju dua të gjithëve ju. Unë kurrë nuk do t’ju braktis. Unë ju sjell pranë Meje dhe ju bëj thirrje të recitoni Lutjet e Mia t
ë Kryqëzatës për të marrë Bekimet që janë të nevojshme për këtë udhëtim përpara jush. Shpirti I Shenjtë qëndron mbi ju dhe do të mbusheni me çdo Dhuratë të mundur për ta ruajtur përkushtimin tuaj ndaj Meje.

Më thërrisni Mua gjithmonë për t’ju ndihmuar, për t’ju dhënë kurajo, forcë dhe aftësinë për t’i trajtuar armiqtë tuaj me dashuri dhe dhembshurinë që nevojitet nëse do të bëheni një dishepull i vërtetë i Imi. Megjithatë, duke i dashur armiqtë e Mi, nuk do të thotë se ju e pranoni herezinë. Unë gjithashtu kërkoj që ju të refuzoni të angazhoheni në ndonjë lloj urrejtje në Emrin Tim të Shenjtë.

Shpalleni Fjalën Time. Nuk ka nevojë ta mbroni atë.

Jezu Krishti juaj i dashur
Shpëtimtari dhe Shëlbyesi i gjithë Njerëzimit