Kerko Mesazhet ketu

Sunday 28 June 2015

Kurrë më parë, që nga Kryqëzimi Im, Krishtërimi nuk ka duruar një persekutim të tillë

E Mërkurë, 6 Maj 2015, në 22.31

Bija Ime fort e dashur, Lotët e Mi derdhen rrëke ne këtë kohë ndërsa Fjala e Shenjtë e Hyjit po bëhet copë copë. Dashuria për Mua, Jezu Krishtin, ka humbur dhe shpirti i Kishës Sime është duke u shteruar sa, së shpejti, ajo do të bëhet veçse një shkretëtirë.

Asaj do t’i mungoj jeta dhe vetëm besimtarët e vërtetë mes Kishës Sime do ta mbajnë Zemrën e Dashurisë Sime të rrahi vazhdimisht, kur gjithçka tjetër, që e rrethon, do të thahet me çdo grimcë të jetës të rrëmbyer prej saj.

Kurrë më parë, që nga Kryqëzimi Im, Krishtërimi nuk ka duruar një persekutim të tillë për shkak të përbuzjes ndaj Fjalës së Hyjit. Gjithçka që është mbajtur e shenjtë në Mbretërinë Qiellore të Atit Tim është duke u shkatërruar nga njeriu, zemra e të cilit nuk ndjen më dashuri për Krijuesin e tij Hyjin Më të Lartin. Ata që qëndrojnë besnik ndaj Tij, dhe që e duan dhe e nderojnë Atë, do ta ndjejnë Dhimbjen e Tij brënda zemrave të tyre si një shpatë, e cila i shpon dhe shkakton vuajtje të tmerrshme por që nuk do t’i vrasi.

Për ata me dashuri të vërtetë për Hyjin do të jetë e pamundur të ndahen prej Tij sepse ata janë të lidhur me Atë që në lindje, e cila nuk mund të prishet. Hyji, p
ërmes Mëshirës së Tij, do t’i shkatërroj armiqtë e Tij të cilët përpiqen të vjedhin shpirtat e atyre emrat e të cilëve përmbahen në Librin e Jetës.

Koha Ime është pothuajse afër. Kurrë mos e humbisni shpresën apo të dëshpëroheni, kur të dëshmoni punën e kundërshtarit Tim dhe shpejtësinë me të cilën mënyrat e tij mashtruese pranohen nga shpirtrat e padyshueshëm.

Unë jam së pari një Zot I Durimit të Madh dhe Mëshira Ime do të derdhet mbi racën njerëzore me shumicë mes flakëve të Dashurisë Sime. Këto flakë do të rrënjosin një ripërtëritje të besimit tek Unë tek ata që janë larguar nga Unë, ashtu si ata do ta shkatërrojnë Satanin dhe çdo djall dhe ëngjëll të rënë që i mban peng ata shpirtra që më përkasin Mua, por që janë ndarë nga Unë.

Koha Ime do të vij, por jo para se bota të shikoj shenjat e parathëna në Librin e Zbulesës dhe në Librin e të Vërtetës.

Mos kini frikë nga Unë. Pregatituni për Mua.

Refuzoni premtimet e rreme të bëra nga armiqtë e Mi.

Qëndroni gjithmonë besnik ndaj Fjalës Sime. Armiqtë e Mi nuk do të kenë asnjë pjesë në Mbretërinë Time. Besimtarët e Mi të dashur, përfshi ata që më thërrasin Mua, gjatë Paralajmërimit, kurrë nuk do të vdesin. Sepse e tyrë është Mbretëria e Re – Mbretëria Ime – E Cila m’u premtua Mua, Mesias, Mbreti i gjithë kohëve – një bote pa fund.

Kjo mund të jetë një kohë e konfuzionit, përçarjes, trishtimit dhe një dëshirë e madhe për ata që më përfaqësojnë Mua mbi këtë tokë për të deklaruar të Vërtetën. Por dijeni këtë. Unë Jam e Vërteta. E Vërteta kurrë nuk vdes. Mbretëria Ime është e përjetshme dhe ju, fëmijët e Mi të dashur, më përkisni Mua. Ejani. Qëndroni pranë Meje. Unë do t’ju udhëheq drejt trashëgimisë suaj që ju përket.

Besoni tek Unë. Më dëgjoni Mua përmes këtyre Mesazheve – Librit të së Vërtetës.

Ajo është Dhurata e Hyjit për ju me qëllim që ju kurrë nuk do ta harroni Premtimin Tim për të ardhur përsëri për të gjykuar të gjallë – ata që jetojnë mbi këtë tokë si dhe ata që kanë vdekur në Favorin Tim.

Unë do të tregoj shenja të çdo lloji në mbarë botën tani. Ata që janë të bekuar me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë do ta dinë se ato janë dërguar tek ju sipas Urdhërit të Atit Tim të dashur. Shkoni në Paqe. 

Më dëgjoni Mua përmes këtyre mesazheve në këtë kohë.

Unë ju dua shumë të gjithëve dhe Unë ju kam deklaruar si të Mitë. Mos lejoni asnjë njeri të përpiqet të vjedhi as edhe një shpirt të vetëm nga Unë, sepse ai do të vuaj mundimin e përjetshëm për veprimet e tij.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2015/05/06/never-before-since-my-crucifixion-has-christianity-endured-such-persecution/