Kerko Mesazhet ketu

Friday 31 July 2015

Dora e Atit Tim të Përjetshëm tani do të bjerë mbi këtë botë të verbër mosmirënjohëse

E Hënë, 4 Prill 2011, në 19:00

Bija Ime fort e dashur, koha nuk është në anën tonë tani. Shtyji. Shtyji këto Mesazhe sa më larg të mundesh. Koha për Paralajmërimin është shumë afër. Tregoju ndjekësve të Mi, prej besimit të tyre për Mua, që të ndihmojnë në kthimin e jobesimtarëve për t’i përgatitur për Paralajmërimin.

Bija Ime, ndërsa ti akoma mund të jesh duke i vënë në pyetje këto Mesazhe, ti po humbet kohë të vlefshme. Koha nuk është e mjaftueshme për shpirtrat e Mi të dashur që kanë etje për shpengim. Mëkati, bija Ime, është jashtë kontrolli dhe po përhapet si një virus në çdo skaj të botës. Satani po shkakton dëm tek njerëzimi. Ai është kudo. Ai po torturon shpirtra të mirë si dhe ata që janë të humbur për Mua. Ai duhet ndaluar. 

Lutja dhe përhapja e Fjalës Sime do të ndihmojnë. Tregoju ndjekësve të Mi se si Satani po e infekton njerëzimin. Jo vetëm që ai është i pranishëm përmes trazirave globale, ai po infekton ata që besojnë se po veprojnë prej ndjenjës për drejtësi. Ai madje është i pranishëm në shoqërinë e të rinjve të shkujdesur, në kulturën e tyre të muzikës dhe famës.

Shpëtoni shpirtra tani duke lutur Mëshirën Time Hyjnore. Shpërndajeni këtë lutje si një çështje urgjence. Ndjenja e panikut, tmerrit, trazirave dhe urrejtja e hidhur që tani po përjetohet në botë po ndjehet thellë nga Unë, Shpëtimtari Hyjnor i njeriut, i Cili derdh lot pa mbarim për këta shpirtra të humbur.

Sigurisht që njerëzimi nuk mund të mbesë pa e parë vetë këtë urrejtje në çdo cep? A nuk e dinë ata se ky është Satani, mashtruesi, në veprim? Ndërsa urrejtja e ligë dhe vrasjet e neveritshme përhapen si flaka e zjarrit, po ashtu edhe Dora e Atit Tim të Përjetshëm tani do të bjerë mbi këtë botë të verbër, mosmirënjohëse. Ndërsa vrasjet njerëzore vazhdojnë, ku njeriu shkakton terror dhe vdekje mbi njëri tjetrin, po ashtu edhe katastrofat ekologjike do të shtohen si ndëshkim, për mëkatin e njeriut kundër njeriut. Ky ndëshkim tani do të bjerë mbi botën.

Beteja për të shpëtuar shpirtrat ka filluar. Lutuni fort për veten tuaj dhe për familjet tuaja. Sepse shumë shpirtra të pafajshëm do të kapen në këtë fatkeqësi. Mos kini frikë sepse ata që janë besnikë ndaj Meje dhe Atit Tim të Përjetshëm do të shpëtohen. Nëse Ati Im i Përjetshëm nuk ndërhyn tani atëherë njeriu do të shkaktojë gjenocid në një shkallë të tillë sa popullsia e botës do të pakësohet në përmasa të mëdha.

Mëshira Hyjnore

Mbahuni pas besimit tuaj, të gjithë ju, sepse pa besimin tuaj vuajtja juaj do të jetë e vështirë për t’u duruar. Jepini lavdi Atit Tim që më dhuroi Mua Dhuratën e Mëshirës Hyjnore. Mëshira Ime nuk njeh kufi dhe kjo tani do të vërtetohet tek të gjithë ju. Ky oqean i Dashurisë së pastër, të patrazuar do të derdhet mbi të gjithë fëmijët e Mi për t’ju ndihmuar të shpëtoni nga urrejtja dhe ligësia, që po përhapet nga i ligu. Lajini shpirtrat tuaj tani, në Dashurinë Time, përmes lutjes, sepse koha është afër.

Mbajeni mend, Unë ju dua të gjithëve. Dhurata Ime e Mëshirës është për të gjithë, madje edhe për ata mëkatarë në mëkat mortor. Atyre do t’iu jepet një mundësi që të pendohen, ta mundin Satanin, të bashkohen në Mbretërinë Time Përherë të Mëshirshme që do të vijë.

Shikoni drejt Qiellit. Më lini Mua t’ju mbaj të gjithëve dhe t’ju përqafoj.

Shpëtimtari juaj i dashur
Gjykatësi Përherë i Mëshirshëm
Jezu Krishti

Thursday 30 July 2015

Rëndësia dhe Fuqia e Lutjes

E Enjte, 24 Mars 2011, në 23:00

Bija Ime fort e dashur, është me kënaqësi të madhe që Unë ribashkohem me ty këtë mbrëmje. Ti tani je e mbushur me hirin e dijes dhe je shumë e qartë për udhën e drejtë që ti duhet të ndjekësh.

Më në fund, duke qenë e dorëzuar në bashkim me Mua, ti tani je e lirë. E lirë nga dyshimet, me ndërgjegje të pastër, më e fortë se më parë dhe e gatshme për t’ia zbuluar botës Premtimin Tim. Fjala Ime do të përcjellë urgjencën e nevojshme për të qenë të përgatitur që t’i hapni zemrat tuaja në momentin kur të gjithëve do t’iu tregohen mëkatet e tyre.

Duke qenë të përgatitur dhe të paralajmëruar, shumë, shumë më shumë shpirtra mund të shpëtohen. Sa më i lartë të jetë konvertimi aq më i dobët do të jetë persekutimi, që do të pasojë. Bija Ime, kurrë të mos jesh e vetëkënaqur, as të jesh e frikësuar për ngjarjet e ardhshme. Gjithçka do të kalojë dhe në vend të saj, një botë më e lumtur me dashuri kudo më të madhe.

Mesazhet thjesht për t’i kujtuar të gjithë për Ekzistencën e Hyjit

Tregoji popullit Tim kudo se këto Mesazhe janë thjesht për t’i kujtuar të gjithë fëmijët e Hyjit se Ai Ekziston. Ata duhet ta kuptojnë gjithashtu se shpirtrat e tyre janë pjesa më e rëndësishme e formimit të tyre njerëzor. Të kujdesen për shpirtin e tyre është jetike nëse do të marrin pjesë në të ardhmen e mrekullueshme që i pret të gjithë. 

Njerëzit thjesht duhet t’ia kujtojnë vetes 10 Urdhërimet dhe t’i nderojnë ato. Pastaj gjithçka që ata duhet të bëjnë është të ndjekin Mësimet e Mia dhe ta jetojnë jetën ashtu si Unë ua kam treguar atyre.

Arsyeja se pse Unë jap profeci është për t’iu provuar ndjekësve të Mi të dashur se Ndërhyrja Hyjnore po ndodh. Duke e bërë këtë Unë shpresoj që ata do t’i hapin zemrat e tyre për ta lejuar të Vërtetën që të hyjë.

Dashuria Hyjnore sjell Paqe

Shumë njerëz i shërbejnë Mësimeve të Mia sa për sy e faqe. Të tjerët, i shohin si të mërzitshme dhe monotone. Duke më imituar Mua, ata kanë frikë se mund ta humbasin kënaqësinë që ata besojnë se gjërat materiale do t’iu sjellin në jetët e tyre. Çfarë ata nuk arrijnë të kuptojnë është se e vetmja kënaqësi e vërtetë që ata mund të përjetojnë është Dashuria Hyjnore. Kjo Dashuri mund të hyjë në jetën tuaj vetëm duke u afruar, përmes lutjes së thjeshtë, tek Unë dhe tek Ati Im i Përjetshëm. Sapo ju ta përjetoni këtë paqe, ju do ta gjeni veten të çliruar nga shqetësimet dhe streset.

Asnjë numër stimuluesish të rremë nuk mund të krahasohet me euforinë që krijohet kur ju vini më pranë Zemrës Sime. Jo vetëm që kjo dashuri ju përshkon gjithë trupin, mendjen dhe shpirtin, ajo ju mundëson të jetoni një jetë më të lirë. Ju do të ndjeni një kënaqësi të thellë të panjohur nga ju më parë. Pastaj ju do të habiteni se sa pak do t’ju tërheqë bota e luksit material. Ju do ta humbisni interesin në këto gjëra dhe kjo do t’ju çudisë.

O fëmijë, sikur vetëm të përpiqeshit për t’u afruar tek Unë, ju më në fund do të bëheni të lirë. Nuk do të ndjeni më një dëshpërim të zbrazët në shpirtin tuaj. Përkundrazi, ju do të jeni më të qetë, me më pak nxitim, do të keni më shumë kohë për të treguar interes për të tjerët dhe do të ndjeheni në paqe. Kjo do të rrezatojë prej jush. Të tjerët do të tërhiqen natyrshëm drejt jush. Ju do të pyesni veten përse. Mos kini frikë, sepse ky është hiri i Hyjit në veprim. Kur ju jeni të mbushur me hir, është infektuese dhe pastaj ajo përhapet tek të tjerët përmes dashurisë. Pastaj cikli vazhdon.

Ju lutem ta kujtoni prandaj, fëmijë, rëndësinë e lutjes. Fuqinë që ajo jep dhe shpejtësinë me të cilën ajo udhëton për t’i mbështjellë të gjithë ata shpirtra fatlumë që janë të përfshirë në këtë pështjellim të dashurisë.

Rrjeti i mashtrimit të Satanit shkakton frikë

Ashtu si lutja dhe dashuria për njëri tjetrin marrin vrull, po ashtu është edhe urrejtja që pështyhet nga Satani. Mashtruesi, duke punuar përmes këtyre njerëzve që nuk kanë aspak besim, apo që merren me lojëra të errëta shpirtërore, përhap mashtrimin e tij. Rrjeta e tij e urrejtjes kap madje edhe ata në perimetrin më të largët, që mund të ndjejnë se po jetojnë një jetë disi të mirë. Kjo rrjetë e përpunuar me kujdes mund të zërë këdo që nuk është i kujdesshëm.

Një tregues i përbashkët për të gjithë ata që janë zënë në grackë është shqetësimi, ankthi, dëshpërimi dhe frika. Kjo frikë kthehet në urrejtje shumë shpejt.

Vraponi tek Unë, të gjithë ju. Mos prisni deri kur jeta juaj të kthehet përmbys nga dëshpërimi i panevojshëm. Sepse Unë Jam gjithmonë atje, duke parë, duke pritur, duke shpresuar që secili prej jush do ta hedhë poshtë krenarinë tuaj, me qëllim që Unë të afrohem dhe t’ju pushtoj. Shkoni në kishën tuaj dhe lutuni tek Unë. Më flisni Mua në shtëpi, gjatë udhës për në punë. Kudo që të jeni, vetëm më thërrisni Mua. Ju do ta dini shumë shpejt se si Unë përgjigjem.

Zgjohuni – Hapini zemrat tuaja të mbyllura

Zgjohuni, fëmijë. A nuk e kuptoni tani se ju keni nevojë për Mua? Kur do t’i hapni përfundimisht zemrat tuaja të mbyllura dhe të më lejoni Mua të hyj? Mos e çoni kot kohën e vlefshme, për të mirën tuaj dhe të familjeve tuaja. Unë Jam Dashuri. 

Ju keni nevojë për Dashurinë Time për të shuar shpirtrat tuaj të etur dhe të keq-ushqyer. Dashuria Ime, sapo ta ndjeni atë, do ta ngrejë shpirtin tuaj dhe do t’ju bëjë të ndjeni dashuri të vërtetë përsëri. Kjo dashuri do t’jua hapë pastaj mendjen ndaj të Vërtetës – premtimeve që Unë bëra për secilin prej jush kur Unë vdiqa për mëkatet tuaja në Kryq. 

Unë ju dua, fëmijë. Ju lutem të më tregoni Mua dashurinë që Unë e kërkoj nga ju. Mos qëndroni të humbur për Mua. Ka pak kohë, fëmijë, për t’u kthyer tek Unë. Mos vononi.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Wednesday 29 July 2015

Lutuni për ata që ju shkaktojnë dhimbje

E Hënë, 21 Mars 2011, në 23:00

Sonte, bija Ime e dashur, ti ndjen një paqe, që nuk e ke ndjerë për një kohë kaq të gjatë. Ti, bija Ime, ke qenë torturuar nga mashtruesi dhe tani, përmes hireve që Unë të kam hedhur ti nuk i ndjen më efektet e të tilla sulmeve.

Unë të kam dërguar një shpirt të pastër, të mbushur me dashuri, për të udhëzuar ty. Ai do ta mbajë dorën tënde dhe do të të sjellë drejt Meje dhe të Vërtetës. Ti, bija Ime e dashur, tani e kupton se si është të vuash në Emrin Tim. 
Ti e di se si është të jesh e tallur publikisht, të përbuzesh pas shpine, të akuzohesh për keqbërje, për të cilën ti nuk je fajtore, dhe gjithçka, në Emrin Tim. 

Gëzohu, bija Ime, sepse kjo do të thotë se ti tani je bërë më e afërt në bashkim me Mua. Lutja, ashtu si tani e kupton plotësisht, do të mbajë ty në një gjendje hiri dhe paqeje.

Bija Ime, mos i gjyko ata që të shkaktojnë ty dhimbje. Lutu për ta. Fali ata. Por ti tashmë e ke bërë këtë, apo jo? Tani ti e kupton të Vërtetën e Mësimeve të Mia. Unë do të bëj ty më të fortë, e më të fortë, bija Ime. Kurrë mos ki frikë. Ashtu siç të kam thënë më parë, mashtruesi nuk do ta vjedhë kurrë shpirtin tënd. Unë të mbaj ty fort në Krahët e Mi dhe të premtoj se nëse ti devijon Unë gjithmonë do të të kthej tek Unë.

Ti tani duhet të mbledhësh forcën dhe guximin për të komunikuar Mesazhet e Mia Hyjnore tek njerëzimi. Ato janë urgjente. Ti e di se çfarë të bësh. Më thirr Mua në zemrën tënde në çdo minutë të ditës. 

Unë të dua ty, bija Ime trime dhe e çmuar. Unë Jam krenar me ty me mënyrën se si ti me qetësi e mbrojte të Vërtetën dhe nuk i mohove këto Mesazhe të Shenjta, sepse ti tani e njeh të Vërtetën.

Tuesday 28 July 2015

Tërmet në Evropë dhe Luftë Botërore

E Premte, 18 Mars 2011, në 00:00

Bija Ime fort e dashur, është me Dashuri të madhe që Unë vij të komunikoj me ty këtë mbrëmje. Sepse Unë e njoh torturën që ti po e vuan. Vuajtja, të cilën ti e ke ofruar tani për shpirtrat, do të thotë se ata do ta ishin përballur me mallkimin nëse ti nuk do ta kishe bërë këtë me gëzim.

Bija Ime, këto Mesazhe janë të vërteta, por ti duhet vetëm të komunikosh me Mua gjatë lutjes ose pas lutjes. Kjo është e rëndësishme sepse mashtruesi mundet nganjëherë të provojë të ndërhyjë nëse ti nuk je në lutje të qetë me Mua.

Luftë Botërore

Bija Ime, profecitë rreth të cilave Unë fola kanë për të ndodhur. Zëdhënësit Tim të dashur nuk i ka mbetur shumë kohë në Vatikan, duke u bazuar në ngjarjet që ndodhën në Mars. Ngjarje të tjera që do të dëshmohen tani nga njerëzimi përfshijnë një tërmet në Evropë, i cili do të tronditë shumë. Por ky pastrim do t’i ndihmojë njerëzit të bashkohen, që do të jetë për të mirën e secilit. Ngjarje të tjera globale përfshirë shpërthimin vullkanik do të ndodhin tani, (*hollësirat e vendit dhe muajit janë me vizionaren) ndërsa lufta në Lindjen e Mesme do të përfshijë kombe të tjera. Kombet e tjera nga Perëndimi do të provokojnë një reagim nga Rusia dhe Kina. Gjithçka do të përfundojë në një Luftë Botërore.

Lutja do ta dobësojë shkallën e rëndesës së këtyre ngjarjeve

Lutja do të krijojë konvertim. Konvertimi do ta zbusë, përmes lutjes, shkallën dhe brutalitetin e këtyre ngjarjeve.

Vuajtja do të sjellë Përulësi – Përulësia do të shpëtojë shpirtra

Bija Ime, ndërsa bota vazhdon t’i përjetojë këto ngjarje tronditëse, ata që vuajnë do të bëhen të përulur. Përmes përulësisë ata mund të shpëtojnë. E gjithë kjo është e nevojshme për ta përgatitur botën për Ardhjen Time të Dytë. Kjo kohë nuk është larg. Do të jetë, bija Ime, një ditë e lavdisë së madhe për besimtarët. Mbajeni këtë ditë në qendër të mendjes suaj sepse çdo vuajtje të mëparshme që ju do të keni duruar në Emrin Tim do të jetë harruar atëherë.

Të gjitha profecitë e parathëna në Librin e Zbulesës tani po i shfaqen botës. Për ata që e kuptojnë domethënien e këtyre ngjarjeve ju lutem, ju lutem shpjegojani rëndësinë të tjerëve që kanë nevojë t’i kërkojnë Hyjit faljen e nevojshme për t’i pastruar shpirtrat e tyre.

Dyshimi i Mesazheve të Mia

Bija Ime, gjithmonë, gjithmonë dëgjoji Mesazhet e Mia me zemrën tënde. Ti e di se ato vijnë nga Unë, Shpëtimtari yt Hyjnor, edhe pse të tjerët nganjëherë do të kenë bindur ty se ato nuk vijnë. Kjo më lëndon Mua aq shumë. Unë e kuptoj se shumë nga dyshimet e tua burojnë nga preokupimi se ti do të urreje t’i gënjeje njerëzit. Ti tani përfundimisht duhet t’i largosh të gjitha këto lloj mendimesh.

Dorëzoje vullnetin tënd tek Unë

Ti, bija Ime, do të ishe më e fortë po të të ishte dhënë mbështetja shpirtërore që të duhej nga një prift. Për fat të keq, asnjëri prej tyre nuk do ta marrë Kupën Time siç duhet – një fakt, që Unë e shoh thellësisht fyese. Prandaj ti duhet të besosh tani plotësisht tek Unë. Dorëzoje vullnetin tënd përfundimisht tek Unë dhe gjithçka do të duket shumë më e qartë. Bëj lutjen e Mëshirës Sime Hyjnore, ashtu si të kam kërkuar më parë, çdo ditë, si dhe Rruzaren e Shenjtë. Gjithashtu ndiq adhurimin të paktën një herë në javë në një Kishë. Të gjitha këto dhurata të vogla për Mua do të të sjellin më pranë Meje. Sa më e afërt bëhesh, aq më të lehta dhe të thjeshta do të jenë detyrat e tua.

Mbrojini këto Mesazhe

Respektojeni këtë Shkrim Më të Shenjtë. Mbrojeni atë. Pranojeni se ai do të sulmohet dhe copëtohet, sidomos nga ata që deklarojnë të jenë ekspertë të cilët do të kërkojnë fragmente, të cilat ata thonë se bien në kundërshtim me Mësimet e Mia. E vetmja kontradiktë do të jetë interpretimi i tyre i gabuar i Mësimeve të Mia. Këtu është aty ku ata e kanë shtrembëruar dhe keqinterpretuar Fjalën Time të Shenjtë, sepse iu përshtatet atyre ta bëjnë këtë.

Rëndësia e qëndrimit në gjendjen e hirit të Zotit

Bija Ime, më ke munguar ti dhe komunikimet e tua të afërta me Mua nga zemra. Më kërko Mua hiret për të të mbajtur të fortë dhe ty do të të jepen ato. Unë kam plane për ty, bija Ime. Ato janë shumë të rëndësishme. Prandaj dhe është thelbësore që shpirti yt të jetë i pastruar dhe që ti të mbetesh në gjendjen e hirit në çdo kohë. Ndërsa transformimi yt përfundimtar po shkon drejt përsosmërisë shpirtërore, ti bija Ime, do të vuash. Por Unë do të të përgatis për këtë. Opinioni i të tjerëve nuk duhet të të merakosë. Ata, që nuk janë në Dritë, të cilët të shqetësojnë – shpërfilli. Por lutu për ata. Megjithatë, bëj kujdes se ata mund të të largojnë kaq larg nga Unë, pa e kuptuar ti, saqë në kohën kur ti ta kuptosh, do ta kesh mbyllur zemrën tënde ndaj Meje.

Shën Agustini dhe Shën Benedikti të dy janë duke punuar me ty. Kërkoje ndihmën e tyre dhe do ta kesh gjithçka shumë më të lehtë. Të bësh Punën Time, të kryesh ato detyra që Unë t’i kërkoj është e vështirë. Në çdo hap të udhës do të bëhen përpjekje për të të bërë që të rrëzohesh. Zemërim, shqetësim dhe argumente do të dalin rreth teje dhe do të intensifikohen. Të gjitha janë krijuar për ta dobësuar vullnetin tënd nëse ti i lejon.

Ti duhet ta bekosh shtëpinë tënde dhe të mbash Rruazat e Rruzares, një Kryq Benedikti si dhe Ujë të Bekuar gjatë gjithë kohës tani. Ji e guximshme tani. Beso plotësisht tek Unë. Më në fund lëri gjërat të kalojnë. Ma ofro Mua vullnetin tënd të lirë tani dhe Unë do të hedh mbi ty të gjitha hiret që të duhen për ta kryer Punën Time me përsosmëri.

Unë të dua ty, bija Ime e zgjedhur. Unë do të vazhdoj të të bëj më të fortë nga sa je. Unë do të të udhëzoj. Që kjo të ketë me të vërtetë efekt, ti duhet të më dorëzohesh Mua në trup, mendje dhe shpirt. Por oferta duhet të vijë prej teje dhe të Më jepet Mua si një dhuratë e çmuar. Unë thjeshtë nuk mund ta marr atë sepse vullneti yt i lirë është një Dhuratë e veçantë nga Hyji, Ati Im i Përjetshëm.

Shko tani, bija Ime, në paqe. M’i dorëzo Mua shqetësimet dhe preokupimet e tua. Çliroje mendjen, trupin dhe shpirtin tënd. Pastaj kur ti ta dorëzosh vullnetin tënd të lirë, ti do të bashkohesh përfundimisht me Mua. Kjo dhuratë për Mua do të sigurojë që Fjala Ime të dëgjohet më me sukses nëpër botë.

Shpëtimtari yt i dashur i Njerëzimit
Jezu Krishti, Gjykatësi i Drejtë

Monday 27 July 2015

Njeriu po ndëshkohet në këtë Vit të Purifikimit

E Premte, 11 Mars 2011, në 15:30

Bija Ime e dashur, Purifikimi, i cili do të provohet nga njerëzimi përmes luftërave, tërmeteve, shpërthimeve të vullkaneve, tsunameve, goditjeve të nxehtësisë dhe rrëshqitjeve të tokës, po vazhdon për shkak të mëkateve të njerëzimit.

Vetëm ata që kthehen tek Unë, Shpëtimtari i tyre Hyjnor dhe tek Krijuesi i tyre, Ati Im, Ati i tyre, mund të shpëtohen. Kurrë mos e shikoni Atin Tim me frikë sepse Ai i do të gjithë fëmijët e Tij. Por Ai do të kryejë ndëshkim tek ata që refuzojnë ta pranojnë Ekzistencën e Tij. Durimi i Tij tani, ndërsa ligësia, mungesa e besimit dhe dashuria e padrejtë e njeriut për vetveten vazhdon, po shkon drejt fundit.

Ati Im i Përjetshëm, Hyji Bërësi dhe Krijuesi i të gjithëve, i do të gjithë fëmijët e Tij me një butësi që prindërit e ndjejnë për fëmijët e tyre. Por ashtu si prindërit, siç veprojnë prindërit e përgjegjshëm, fëmijët e tyre ndëshkohen, nëse ata kryejnë veprime që janë agresive, ose të papranueshme. Po ashtu tani Zemërimi i Atit Tim do të lëshohet në botë në këtë kohë. Ky, bija Ime, është ashtu siç të kam thënë Viti i Purifikimit.

Njerëzit kudo do ta kuptojnë se këto ngjarje nuk janë të natyrshme. Ato janë të shkaktuara nga ndërhyrja Hyjnore për ta bërë njeriun që ta kuptojë, më në fund, të Vërtetën e Shkrimit të Shenjtë.

Lutuni, lutuni për kthimin në besim.

Jezu Krishti juaj i dashur

Fjalë Qetësuese për ata që i vënë në pyetje këto mesazhe

E Diel, 6 Mars 2011, në 15:00

Bija Ime, qëndro e fortë. Ti nuk duhet ta torturosh veten duke lexuar komentet në Internet, të cilat vërtetojnë urrejtjen që shumë, shumë nga fëmijët e Mi ndjejnë kundrejt Meje. Refuzimi Im nuk filloi dhe nuk mbaroi me Kryqëzimin Tim. Ai vazhdon sot si rezultat i drejtpërdrejtë i urrejtjes së përhapur nga Satani përmes fëmijëve të Mi. 

Ti do të vuash në Emrin Tim, po ashtu edhe ndjekësit e Mi të dashur që guxojnë të më mbrojnë Mua. Kjo, bija Ime e dashur, nuk është e re. Thjeshtë është tronditëse për ty për ta parë.

Madje edhe ata prej ndjekësve të Mi që pohojnë se besojnë tek Unë do ta kenë të vështirë t’i përtypin këto Mesazhe. Me kalimin e kohës, kur prova të jetë zbuluar, të gjithë ata që deklarojnë se më urrejnë Mua do t’i ri-vlerësojnë pikëpamjet e tyre. Disa do të qajnë kur ëmbëlsia e së Vërtetës t’ju tregohet atyre. Të tjerë akoma do të pyesin dhe do të pyesin, sepse ata bëjnë gabimin se përpiqen të arrijnë në vendimin e tyre përmes arsyetimit njerëzor.

Shkoni tani, lutuni për të gjithë ata që i vënë në pyetje këto Mesazhe. Është e drejtë që ata ta bëjnë. Sepse ata që vijnë në Emrin Tim, duhet ta pranojnë se ata do të sfidohen, dhe me të drejtë. Prandaj, të gjitha mesazhet duhet të shikohen me kujdes.

Shko tani në paqe dhe me dashuri. Dhe dije se Unë i dua të gjithë fëmijët e Mi, përfshirë ata që pohojnë se më urrejnë Mua.

Shpëtimtari juaj i dashur, Jezu Krishti.
Gjykatës i gjithë njerëzimit

Sunday 26 July 2015

Të gjithë të Krishterët të Pendohen Tani, Katolikët të Luten për Papa Benediktin

E Shtunë, 5 Mars 2011, në 10:00

Bija Ime e dashur ne jemi të bashkuar përsëri. Ti ke qenë e zënë këto pak ditët e fundit. A e ke vënë re forcën që Unë Jam duke të dhënë ty në besim dhe në trup? Kjo është për arsyen se puna jote është kaq e kënaqshme për Mua. Ndërsa ti vazhdon t’i publikosh këto Mesazhe të lutem inkurajo sa më shumë njerëz që njeh për t’u rrëfyer, me shpejtësi tani, për mëkatet e tyre. Nuk ka rëndësi se cilit besim të Krishterë i përkasin. Ata duhet të tregojnë përulësinë dhe besnikërinë e tyre ndaj Meje përmes aktit të kërkimit të Shpengimit.

Ky akt i thjeshtë do t’i bëjë ata më të fortë gjatë ngjarjes të cilës Unë i referohem si Paralajmërimi. Pendohuni, të gjithë ju, për të shpëtuar shpirtrat tuaj. Përgatituni për Paralajmërimin menjëherë, sepse për ata prej jush që nuk janë në gjendjen e hirit, ju mund të mos i mbijetoni atij.

Bija Ime e dashur, Unë dua që ti të vazhdosh të lëvizësh me shpejtësi për të përhapur Fjalën në lidhje me këto Mesazhe. Unë të kam shpjeguar më parë se ato duhet të jepen tek sa më shumë njerëz të jetë e mundur në kohën më të shkurtër të mundshme. Ndërsa kjo ngjarje vijon, po ashtu do të vijojë një ngjarje e lidhur me Vatikanin e Shenjtë.

Kërkoji çdonjërit që të lutet për Zëdhënësin Tim të Shenjtë të dashur Papa Benediktin, sepse ai është i rrethuar nga armiqtë e Atit Tim të Përjetshëm. Lutuni për priftërinjtë që kurrë nuk janë lëkundur në besimin e tyre ndaj Meje apo Atit Tim të Përjetshëm.

Ngritja e profetit të rremë

Ata duhet të luten fort tani, pasi rezultati i këtij sulmi mbi Zëdhënësin Tim Të Shenjtë do të shihet nga ju të gjithë. Lutuni, lutuni, lutuni që profeti i rremë të identifikohet për atë çfarë ai është. Kini kujdes sjelljen e tij. Programin e tij për të kërkuar vëmendje, mënyrën me të cilën shërbëtorët e Mi të gënjyer do të bien tek këmbët e tij me admirim. Pastaj dëgjoni çfarë ai ka për të thënë, me kujdes. Përulësia e tij do të jetë e rreme, qëllimet e tij për të nxjerrë nga udha dhe dashuria që ai shfaq do të jetë e gjitha rreth tij. Ai do të shihet si të ishte krijues, dinamik – një fllad ajri i freskët. Ndërsa ai është i motivuar dhe energjik, fuqitë e tij nuk do të vijnë prej Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm. Ato vijnë nga Satani, i ligu.

Lutuni, lutuni, lutuni. Sepse ju, fëmijët e Mi, duhet të jeni vigjilentë. Ju keni nevojë për Mua për t’ju drejtuar tani ndërsa këto profeci po i zbulohen njerëzimit. Jini të fortë, besnikë ndaj Mësimeve të Mia. Lutuni në grupe. Bëni lutjen e Rruzares së Shenjtë për të kërkuar mbrojtje nga i ligu.

Mbajeni mend një mësim. Mësimet e Mia kurrë nuk ndryshojnë. Ato janë të njëjtat ashtu siç kanë qenë gjithmonë. Siç e thashë më parë, kur ta shikoni se ato janë manipuluar, ndryshuar, apo siç do të jetë rasti, të shtrembëruara në një mënyrë që duket e çuditshme, ose jo të ngjashme me Mësimet e Mia, largohuni dhe lutuni tek Unë për udhëzim.

Shpëtimtari juaj Hyjnor
Jezu Krishti

Demokracia do Zhduket – Priftërinjtë do të Martirizohen

E Enjte, 3 Mars 2011, në 23:00

O bijë e dashur, Unë e mirëpres me kënaqësi vëmendjen tënde këtë mbrëmje. Mungesa jote më ka shkaktuar Mua dhimbje deri diku, por Unë e dija se ti do të ktheheshe tek Unë së shpejti.

Të lutem dëgjo me kujdes. Ndërsa Unë kuptoj se je e zënë me jetën tënde, ti duhet ta kuptosh urgjencën e plotë të këtij Mesazhi. Fjala Ime po të jepet ty në epokën më historike që nga fillimi. Sepse është në këtë kohë që bota do të përjetojë tani ndryshimet e pa dëshmuara ndonjëherë nga njerëzimi deri më sot.

Bëhuni gati tani, fëmijët e Mi, kudo që të jeni në botë. Sepse shumë shpejt, një nga Dhuratat më të çmuara, prej Mëshirës Sime, do t’i jepet secilit prej jush. Paralajmërimi Im, që po ju jepet, do të përhapë konvertimin kudo. Kur kjo të ndodhë, pas atij momenti në kohë kur Toka do të qëndrojë e palëvizur, Dashuria përmes pranimit të së Vërtetës, do të përhapet.

Ndjekësit e Satanit do ta kenë të vështirë ta mbrojnë sjelljen e tyre djallëzore, përpara dashurisë dhe dritës që do të ndriçojë nëpër ju. Por edhe pse ngjarja e madhe, e cila do t’ju tronditë, do të sjellë shumë konvertim, ju prapë duhet të jeni të përgatitur për të.

Pranojeni se kjo profeci do të ndodhë. Fare pak do ta mohojnë atë gjatë saj dhe më pas. Prapë shumë do të vazhdojnë akoma të largohen nga Unë. Persekutimi i Madh do të vijoj më pas.

Priftërinjtë do të vuajnë

Ushtria Ime e ndjekësve do të ngrihet me trimëri dhe do ta mbrojë Ekzistencën Time. Por edhe ata që ju më pak i prisni, përfshirë drejtuesit e kishës Sime të Krishterë, do të mbajnë anën e të ligut dhe parazitëve të tij. Ata do të joshen për shkak të dobësisë së besimit të tyre. Ju do të shikoni se ata zëdhënës të Mi të shenjtë, shërbëtorët e Mi të shenjtë besnikë, do të duhet ta mbrojnë besimin e tyre. Egërsia, që do të tregohet ndaj tyre, do të jetë e ngjashme me atë që Unë durova nga ekzekutuesit e Mi. Dëgjojeni këtë të gjithë ju që më ndiqni Mua. Mos u tundoni të ndiqni udhën e tradhtarëve, edhe nëse jeni të frikësuar. Kurrë mos i besoni premtimet e tyre të rreme. Të jeni trima. Lutuni për forcë.

Persekutimi nuk do të zgjasë shumë

Qëndroni të fortë, besimtarë, sepse edhe ata më pranë jush do të largohen nga Besimi. Ju mund ta gjeni veten të izoluar, të tallur dhe të përbuzur publikisht. Shpërfillini ngacmimet e tyre. Unë do t’ju drejtoj të gjithëve ju dhe do t’ju mbroj, sepse kjo periudhë nuk do të zgjasë shumë. Vuajtja më e dhimbshme që ju do të përjetoni do të jetë pabesia e tyre ndaj Meje, ndaj të Vërtetës.

Vendet jo të Krishtera do të ushtrojnë kontroll

Lutja mund të ndihmojë në dobësimin e disa nga ngjarjeve katastrofike, që do të shfaqen. Persekutimi, që do të bjerë mbi ata prej jush që besojnë tek Unë dhe Ati Im i Përjetshëm, do të jetë nga kombet që janë të zbrazur nga dashuria. Dashuria për Hyjin. E vetmja dashuri që ata mbajnë në zemrat e tyre është për pushtet mbi kombet me më pak fat. Kontrolli është qëllimi i tyre kryesor. Lavdia, dhe ndjekja për pasuri dhe zotërime mbi ju, vendin tuaj dhe ata prej jush, që refuzojnë të më mohojnë Mua. Dorëzohuni, fëmijët e Mi, dhe ju do ta keni shumë të vështirë të riktheheni dhe t’i ripërshkoni gjurmët tuaja drejt Meje. Kjo do të kërkojë guxim të jashtëzakonshëm përballë kundërshtimit të fuqishëm, por ju do të fitoni. Nëse ju vuani për shkak të pasionit që ju ndjeni në zemrat tuaja për dashurinë ndaj Hyjit, Atit Tim të Përjetshëm, atëherë ju do ta pranoni këtë me gëzim në shpirtrat tuaj.

Ngritja e diktatorëve të rinj

Ndryshime të papritura në situata globale, që deri tani janë dukur si trazira të vogla, tani do të dalin në pah si luftëra gjithëpërfshirëse. Luftërat do të çojnë në mungesën e ushqimit. Demokracia do të zvogëlohet me shpejtësi dhe diktatura të liga do të ngrihen. Megjithatë, këto diktatura do të jenë shumë të kujdesshme për mënyrën se si ato do të perceptohen. Ata do të vijnë si negociatorë të paqshëm dhe si “shpëtimtarë”. Si shpërblim që po i ushqejnë gojët tuaja ata do të kontrollojnë pronësitë tuaja, të cilat më pas do të bëhen të tyret. Juve do t’ju duhet të merrni leje për të ushqyer familjet tuaja. Për të udhëtuar do t’ju duhet një formë e veçantë identifikimi dhe do t’ju kërkohet të pranoni shenjën – shenjën e bishës. Vraponi, fëmijët e Mi. Fshihuni. Sepse kjo nuk është e gjitha. Ata do t’ju diktojnë se si të luteni sepse nuk është tek Hyji që ata kthehen. Këta, fëmijët e Mi, janë ushtritë e Satanit, dhe ata duan të vjedhin shpirtrat tuaj.

Ata prej jush që besojnë tek Unë, përgatituni. Kthehuni tek kishat tuaja menjëherë. Lutuni tek Hyji Ati i Përjetshëm. Mblidhuni në grupe dhe lutuni, lutuni, lutuni. Kërkoni falje tani, që kur të dëshmoni Paralajmërimin ju ta pranoni, me përulësi, gjendjen e shpirtit tuaj. Ju nuk do të keni asgjë për t’u frikësuar.

Lutuni, gjithashtu, për familjet dhe miqtë tuaj, fëmijët dhe fqinjët tuaj. Të gjithë ata duhet të përgatiten. Sa shumë do të kthehen atëherë kur ata të dëshmojnë të Vërtetën e Ekzistencës Sime. Sa shumë nuk do të jenë në gjendje t’i bëjnë ballë tronditjes kur ata ta shikojnë se sa më kanë fyer Mua. Të tjerë thjeshtë nuk do duan t’ia dinë. Orët po trokasin tani.

Më kërkoni Mua t’ju ndihmoj

Shenjat, të cilat të gjitha kanë qenë parathënë, janë përreth jush, fëmijë. Shikojini ato dhe pranojini ato për çfarë janë. Trazira. Tërmete. Përmbytje. Ndryshime klimatike. Ato tani do të përshkallëzohen. Paraja tani po rrallohet po ashtu edhe ushqimi juaj. Mos besoni se gjithçka është e humbur, sepse kur të më kërkoni Mua ndihmë, lutjet tuaja do të marrin përgjigje. Unë do t’ju mbaj të gjithëve për dore dhe do t’ju ndihmoj përgjatë kësaj trazire. Por ju duhet t’i hapni zemrat tuaja. Bllokoni çdo përpjekje për t’ju joshur të futeni në planet e të ligut. Ruajeni pastërtinë e zemrës dhe të mendjes. Të jeni të përulur në sjelljen tuaj. Por kurrë të mos keni frikë të mbroni të drejtën tuaj për të besuar tek Unë.

Koha për të përgatitur shpirtrat tuaj

Koha është gati. Shkoni tani, fëmijët e Mi, dhe përgatiteni shpirtin tuaj. Kërkoni, përmes Sakramenteve, hiret që ju duhen për ta shenjtëruar shpirtin tuaj. Pastaj më kërkoni Mua t’ju marr në Krahët e Mi dhe kërkoni shpëtim. Dashuria dhe Dhembshuria Ime për secilin prej jush është përtej njohurisë suaj. Paralajmërimi, një nga Dhuratat më bujare që Unë mund t’ju jap të gjithë juve përpara se gjykimi final të ndodhë, duhet të mirëpritet nga ju. Të jeni mirënjohës që po ju jepet kjo Dhuratë e mrekullueshme. Sepse kur konvertimi të ndodhë në çdo skaj të botës, ju atëherë do të jeni me të vërtetë gati për Qiellin dhe Tokën e Re, të cilat atëherë do të shkrihen si një – Parajsa Ime dhe trashëgimia e lavdishme që secilit prej jush i takon ta ndajë – nëse vendosni të bëni kështu.

Prisni Paralajmërimin Tim tani, fëmijët e Mi. Sepse koha po afrohet shumë pranë tani.

Shpëtimtari juaj i dashur, Gjykatësi i Drejtë dhe i Mëshirshëm Jezu Krishti

Friday 24 July 2015

Mesazhi i fundit për Volumin “Paralajmërimi”

E Shtunë, 19 Shkurt 2011, në 15:00

Bija Ime fort e dashur, ti po përpiqesh shumë për t’ju bindur udhëzimeve të Mia për ta shenjtëruar shpirtin tënd dhe kjo më kënaq Mua shumë. Të lutem më jep Mua një orë të plotë të ditës tënde në qetësi me Mua dhe më lejo Mua të të sjell më pranë Zemrës Sime të Shenjtë. Ti do të ndjehesh shumë më e fortë kur ta bësh këtë. Fillo që sot që ta kalosh këtë kohë në Shoqërinë Time me qëllim që Unë të mund ta ndriçoj zemrën tënde dhe ta lehtësoj barrën.

Sot Unë dëshiroj ta zbuloj ty, dëshirën Time për njerëzimin që të fillojnë t’i analizojnë jetët e tyre në përgatitje për Paralajmërimin. Bija Ime ata prej jush që nuk arrijnë të përgatiten, kanë nevojë për lutje dhe shumë prej saj.

Paralajmërimi, Dhurata Madhështore, do t’i paraqitet tani botës. Të gjithëve do t’iu jepet mundësia që ta shijojnë gëzimin kur ata përfundimisht do ta kuptojnë të Vërtetën, të Vërtetën e Ekzistencës Sime. Lutu për çdo njeri, bija Ime, që ata të marrin guximin për të kërkuar Faljen Time.  

Më në fund, bija Ime, fëmijët e Mi ngado po fillojnë t’i hapin sytë e tyre. Ata tani po e kuptojnë se bota po ndryshon. Bota ashtu si ata e njihnin dikur ka kaluar në një fazë të re. Kjo fazë e re do të çojë në një numër stadesh përpara se ata, fëmijët e Mi, do të jenë përfundimisht gati për Parajsën e Re.

Për fat të keq, parazitët e mashtruesit do të luftojnë me kokëfortësi deri në fundin e hidhur. Lutuni për ata shpirtra, të gjorë të mashtruar tani, që një shkëndijë drite t’i vërshojë zemrat e tyre kur ata të vijnë në kontakt me ndjekësit e Mi të devotshëm. Juve, ndjekësve të Mi, po ju jepen hiret për të ndihmuar në kthimin e të gjithë atyre shpirtrave, të humbur në shkretëtirë dhe në një gjendje të ngatërruar, të shkaktuar në shpirtrat e tyre nga Satani.

Profecitë – La Salete, Fatima dhe Garabandal, tani zbulohen

Të gjitha profecitë e dhëna vizionareve të bekuara në La Salete, Fatima dhe Garabandal, tani do të zbulohen për t’u parë nga të gjithë. Për të gjithë ata mijëra besimtarë që i dinë dhe i pranojnë këto profeci, dijeni se tani, Unë Shpëtimtari juaj, ju bëj thirrje të gjithë juve që të luteni për shpirtrat e gjithë njerëzimit. Hapini zemrat tuaja edhe një herë ndaj këtyre Mesazheve të reja – profecitë e fundit të llojit të tyre për t’iu dhënë të gjithë fëmijëve të Mi, përpara se Unë të vij për të Gjykuar. 

Thirrje ndaj të gjithë Shërbyesve të Kishave

Unë iu bëj thirrje shërbëtorëve të Mi të shenjtë prej të gjitha emërtimeve që nderojnë Atin Tim të Përjetshëm, që të dëgjojnë tani. Mos e lejoni mashtruesin, përmes profetit të tij të rremë, t’ju mashtrojë të besoni gënjeshtrën që do të kryhet në emër të tij, së shpejti. Kjo do të jetë një kohë shumë e vështirë për ata prej jush që më duan Mua, sepse ju do të jeni shumë të çorientuar.

Profeti i rremë dhe antikrishti

Vetëm shikojeni me sy të qartë, profetin e rremë, i cili do të përpiqet ta udhëheqë Kishën Time, sepse ai nuk vjen nga Shtëpia e Atit Tim të Përjetshëm. Ai do të duket sikur vjen. Por kjo do të jetë e rreme. Shikoni gjithashtu, miqësinë që ai do të shfaqë me antikrishtin, sepse ata do të jenë dy nga ndjekësit më mashtrues të Satanit – të veshur në lëkurën e deles. Ata do të kenë fuqi, që do të duket si mrekullitë e vjetra, por këto fuqi do të jenë satanike. 

Ju duhet të qëndroni në hirin e Zotit gjatë gjithë kohës me qëllim që të mbroni Besimin tuaj. Lutuni për shërbëtorët e Mi të shenjtë, të cilët, të vakët në besimin e tyre, do të bien në krahët e mashtruesit. Ai do t’i joshë ata sepse ai do të ofrojë argëtim, pasion dhe të ashtu-quajturën dashuri, që do të jetë e nxitur nga egoizmi, dhe paraqitja e tij joshëse do të jetë e vështirë për t’i rezistuar. Shkoni drejt kësaj udhe, shërbëtorët e Mi të shenjtë, dhe ju do të jeni të humbur për Mua përgjithmonë.

Ju mund të pyesni: Përse këto ngjarje duhet të paraqesin vështirësi të tilla? Pastaj ju do të pyesni veten se përse Unë i lejoj këto gjëra të ndodhin. Sigurisht Jezusi, në Mëshirën e Tij, nuk do të paraqiste pengesa të tilla?  Mirë atëherë, Mua më duhet t’i lejoj ato, sepse do të jetë përmes këtyre sfidave që beteja finale midis Atit Tim të Përjetshëm dhe të ligut mund të kryhet. Pa një konfrontim final, ai, Satani, nuk mund të hidhet, përfundimisht, në humnerën e Ferrit të Përjetshëm.

Të jeni vigjilentë ndaj këtij mashtrimi. Mos i lejoni shpirtrat tuaj të humbasin në këtë mënyrë. Lutuni, lutuni, lutuni, për hiret e dijes me qëllim që të mund ta shihni këtë profet të rremë për çfarë ai me të vërtetë është. 

Një demon i dërguar nga thellësitë e Ferrit, për t’ju çorientuar. Të jeni mirënjohës që ju jeni shënjestrat e tij. Për arsye të aleancës suaj me Mua, ju do të viheni në provën vendimtare, provën e besimit tuaj. Kurrë më nuk do t’ju duhet ta përballoni një provë të tillë.

Prandaj të jeni të përgatitur. Kthehuni tek Unë të gjithë ju, shërbëtorët e Mi të shenjtë, tani, përpara se të jetë tepër vonë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Wednesday 22 July 2015

Ngritja e Botës Arabe – 3 Udhëheqës të Botës do të vriten

E Enjte, 17 Shkurt 2011, në 23:45

Bija Ime fort e dashur, Unë Jam plot gëzim sot, tani që ky varg i rëndësishëm Mesazhesh po përgatiten për t’iu njoftuar gjithë njerëzimit. Shumë shpejt do ta shohësh se të gjitha vendet do t’i kërkojnë këto Mesazhe. Mos u shqetëso për sigurinë tënde, sepse Unë do të mbroj ty dhe familjen tënde në çdo kohë. Edhe pse Unë Jam i mbushur me dashuri për ty, fëmija Im, Zemra Ime po thyhet nga dëshpërimi i thellë për vuajtjen, që po shkaktohet nga shoqëria dinake që po thur komplote për të marrë nën kontroll shtete.

Ata do ta bëjnë këtë duke hequr me zgjuarsi Udhëheqësit*. Pastaj ata do të ofrojnë ndihmë. Pastaj ata do ta blejnë miqësinë e regjimeve të reja derisa t’i kontrollojnë ata. Ky kontroll i ri do të jetë më i keq se diktatorët e etur për pushtet të cilët u rrëzuan në emër të lirisë.

Shiko tani, bija Ime, shpejtësinë me të cilën bota Arabe do të bashkohet kundër popullit Tim, Hebrenjve. Shiko se si të gjithë aleatët e tyre do të largohen duke i lënë ata të ekspozuar.

Bija Ime, kur të ndodhë Paralajmërimi Fjala Ime do të dëgjohet me më shumë dëshirë, pasi që kthimi në besim të ndodhë. Kjo do të jetë koha për ndjekësit e Mi të shenjtë që të bashkohen të vendosur kundër tiranisë që do të dalë në Botën Perëndimore sidomos në Evropë. Luftoni për të drejtën tuaj për t’u lutur. Nëse nuk e bëni, nuk do të jetë një luftë fetare, por një luftë gjenocidi.

Do të jenë 3 udhëheqës bote që do të vriten së shpejti, njëri pas tjetrit. Mbajeni mend se secili do të vritet përmes komplotit të grupit të lig – organizatat nën kulturore që sundojnë në të gjitha kombet – edhe pse ju nuk mund t’i shikoni ata sepse janë burracakë. Por nuk do të fshihen për një kohë të gjatë. Kur kontrolli të jetë marrë prej tyre, ata do të përpiqen për vëmendjen tuaj dhe do të kërkojnë respekt.

Paralajmërimi do të ndihmojë në shpëtimin e të gjithë fëmijëve të Mi ngado. Kthimi në Besim, një Dhuratë nga Unë, do t’i jepet madje edhe atyre që komplotojnë dhe intrigojnë për të fituar kontrollin mbi Tokën e Hyjit. Nëse ata vetëm do ta kuptonin se ky pushtet nuk do të jetë kurrë i tyre, ata mund të ndalonin. Por ata janë të verbër.

Më shumë prej engjëjve** të Mi, të cilët tani depërtojnë në Tokë si qenie njerëzore, do të ndihmojnë për t’ia treguar këtyre shpirtrave të gjorë të gabuar të Vërtetën. Shumë do të kthehen. Të tjerët jo.

Bija Ime, shko dhe përhape Fjalën me shpejtësi. Ti ke vetëm javë. Përdor çdo mjet të mundshëm. Trego guxim. Bëj absolutisht gjithçka për t’i lejuar të gjithë fëmijët e Mi, të gjitha kombet, që ta kuptojnë kuptimin e Dhuratës Sime të veçantë – kur Dora Ime të zgjatet nga Qielli për t’i shpëtuar shpirtrat e tyre.

Ata që nuk kthehen në fillim, do ta bëjnë këtë përpara persekutimit, kur më shumë e më shumë shpirtra do të kthehen tek Unë. Kjo do të jetë një kohë shumë e vështirë për të gjithë. Por kini durim, do të ketë kohë të mira përpara, kur paqja do të kthehet në Tokë. Fëmijët e Mi, pas kësaj thirrjeje për zgjim, do ta shikojnë Dashurinë që Unë mbaj dhe do të vijnë duke vrapuar drejt Krahëve të Mi. Atëherë kur kjo të ndodhë, ushtria Ime do të formohet, dhe do të mbrojë Mbretërinë Time kundër mashtruesit sundimi i të cilit do të jetë shumë i shkurtër.

Kjo është një pikë kthimi në historinë e njerëzimit, fëmijë. Ju do ta kuptoni këtë shumë shpejt. Në atë kohë, çfarëdo lloj mendimi skeptik që të keni, në kohën e Paralajmërimit, kur ai të ndodhë, ju do t’ia hapni zemrat tuaja të Vërtetës.

Shko tani, bija Ime, në paqe dhe dashuri për gjithë Njerëzimin.

Jezu Krishti
Mbreti i Hebrenjve

ShënimVizionarja dëshiron t’ia bëjë të qartë botës se arsyeja që ajo nuk mund t’i postojë emrat e udhëheqësve, DY PREJ TYRE NGA BOTA ARABE DHE NJË NGA EVROPA KONTINENTALE, ËSHTË PREJ RESPEKTIT PËR FAMILJET E TYRE DHE PËR TË SHMANGUR SHQETËSIM TË PANEVOJSHËM. Megjithatë ajo ia ka dhënë Mesazhet disa klerikëve dhe mediave, të bllokuara, gati për publikim menjëherë sapo vrasjet të ndodhin së shpejti (të gjitha brenda një periudhe shumë të shkurtër nga njëra-tjetra).

** Është kuptuar nga vizionarja se referencat ndaj engjëjve i referohen “lajmëtarëve” që janë zgjedhur në mbarë botën për të komunikuar Mesazhet Hyjnore për të ndihmuar në përhapjen e kthimit në besim. 

Tuesday 21 July 2015

Mesazh nga Shpirti i Shenjtë

E Shtunë, 12 Shkurt 2011, në 15:30

Koha ka ardhur që të ngrihesh tani dhe ta marrësh këtë Kupë – pi prej saj, sepse ajo është Kupa e Shpëtimit. Duke pirë nga kjo Kupë ti tani do të jesh e përgatitur për ta ndarë këtë Kupë me njerëzimin. Ti tani përgatitesh për të zbuluar Fjalët e Krishtit, me qëllim që shpirtrat të mund të shpëtohen gjatë Paralajmërimit.

Mos e harxho kot as edhe një moment të vetëm pasi koha tani po afron për këtë Ngjarje Madhështore. Ti do të kesh vetëm një kohë të shkurtër që bota ta lexojë përmbajtjen në Internet. Por kjo periudhë do të kontribojë në shpëtimin e milionave nga flakët e Ferrit.

Kjo është një përgjegjësi e madhe, por ti tani je gati.

Shko tani në dashuri dhe paqe.

Shpirti i Shenjtë