Kerko Mesazhet ketu

Sunday 19 July 2015

Dashuria është udha drejt Shpëtimit

E Shtunë, 5 Shkurt 2011, në 11:50

Bija Ime fort e dashur, ty të janë dhënë hire të veçanta sot për të më dhënë Mua mundësinë që të sjell ty më pranë. Sepse është vetëm duke qenë pranë Meje që ti do të jesh në gjendje të përjetosh paqe, dashuri dhe gëzim në zemrën tënde. Është vetëm përmes lutjes dhe duke m’i dorëzuar Mua shqetësimet e tua, që ti do të bashkohesh me Mua. 

Kur ti të dorëzohesh, bija Ime, dhe të kesh besim tek Unë, atëherë do ta kuptosh Dashurinë që Unë mbaj për ju në Zemrën Time. Dhe kur ta bësh këtë, dashuria jote për Mua do të forcohet. Është vetëm kur ti i ofron të gjitha shqetësimet e tua dhe i vendos ato në Duart e Mia që ato do të marrin përkujdesje.

Ju mund të tregoni dashuri të vërtetë tek të tjerët vetëm kur ju më doni Mua. Është përmes dashurisë që ju do të bekoheni me dhuratat për t’i parë qeniet e tjera njerëzore përmes Zemrës Sime, e cila është plot me Dashuri dhe Dhembshuri.

Është vetëm kur ju më tregoni Mua dashuri të vërtetë që jeta juaj do të ndryshojë dhe gëzimi do të vërshojë nëpër jetën tuaj të përditshme. Kurrë mos kini frikë nga Dashuria Ime, fëmijë. Ajo është atje me bollëk për ju të gjithë, nëse vetëm po të ktheheshit tek Unë dhe do ta kërkonit atë. Kur ju ta merrni këtë Dashuri, të jeni bujarë me të. 

Përhapeni Dashurinë Time ngado, me qëllim që të gjithë ju, sidomos shpirtrat e vakët, të mund të më ftojnë Mua në shpirtrat e tyre. Kjo është e vetmja udhë drejt shpëtimit.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti