Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 21 July 2015

Konvertimi Global ka për të ndodhur

E Diel, 6 Shkurt 2011, në 13:40

Bijë fort e dashur, ky është një nga Mesazhet e fundit për t’u futur në pjesën Time të parë të Shkrimit të Shenjtë të përmbajtur në Volumin “Paralajmërimi”.

Fëmijët e Mi të dashur, së shpejti do ju tregohet Ekzistenca Ime përmes ndëshkimit. Shumë shpejt tani, besimtarëve të Hyjit të Gjithëpushtetshëm, si dhe ateistëve do t’iu jepet Dhurata përfundimtare përpara ditës së lavdishme kur Unë të kthehem për të Gjykuar.

Kjo Ngjarje Madhështore do t’jua hapë zemrat dhe ju do të mahniteni me Dashurinë e mrekullueshme që Unë do t’ju tregoj në këtë Vepër të Mëshirës. Shumë prej jush nuk e kuptojnë se Unë, apo Ati Im i Përjetshëm, Ekzistojmë. Për kaq shumë nga ju shpirtrat e pafajshëm, ju duhet ta kuptoni se Mëshira Ime do të përhapet tek ju gjatë Paralajmërimit.

Pa marrë parasysh se çfarë Emri do të doni të më jepni Mua, do të jetë atëherë që një kuptim i ri do ta mbështjellë shpirtin tuaj. Të jeni mirënjohës kur kjo të ndodhë sepse ky ndëshkim do të jetë shpëtimi juaj.

Kur kjo ngjarje të mbarojë, të gjithë ata besimtarë, së bashku me ata që do të kthehen sepse më në fund do ta kuptojnë të Vërtetën, do të formojnë ushtrinë Time të re në Tokë. Secili prej jush, që do të ketë kërkuar falje kur mëkatet tuaja do t’ju jenë treguar, do të kërkojë ta përhapë të Vërtetën tek ata në errësirë.

Kjo Dhuratë, fëmijët e Mi, do t’ju sjellë lëndim kur të talleni në Emrin Tim. Të jeni mirënjohës kur kjo të ndodhë sepse atëherë do ta dini, edhe pse këto përvoja do të jenë të dhimbshme, se ju jeni një dishepull i vërtetë i Imi. 

Ju do të bashkoheni me Mua në Parajsë kur të vij koha. Kurrë mos kini frikë nga Besimi juaj, të dashurit e Mi. Sepse po t’i hidhnit një sy, vetëm për një moment, mrekullisë së plotë që Ati Im ka krijuar për ju në Parajsë, sytë tuaj njerëzorë nuk mund ta përballonin Dritën dhe Lavdinë. Me ta parë, lidhja juaj me këtë Tokë, edhe pse është e bukur, sepse edhe ajo u krijua gjithashtu nga Hyji, ju do të luteni për kohën kur të mund të bashkoheni me Mua në Parajsë.

Mesazh Dashurie për ateistët

Mbajeni mend një mësim të fundit nga Unë. Ateistët ngado dëgjojeni këtë Mesazh tani, edhe nëse e keni të vështirë për ta bërë. Çdonjëri nga fëmijët e Mi në këtë Tokë ndjen dashuri në një farë periudhe në jetën e tyre. Kur ju ndjeni dashuri në zemrat tuaja, ju nuk mund ta shikoni atë, ta prekni atë dhe mund ta keni të vështirë ta përshkruani. Nuk ka asnjë metodë shkencore të vlefshme që mund ta vlerësojë atë. Dashuria ju bën të përulët. Dashuria ju bën bujarë në shpirt. Dashuria mund t’ju ndihmojë që të bëni sakrifica të mëdha. Dashuria është çorientuese, por pasionante. Dashuria nuk është e krijuar nga njeriu. Ajo është një Dhuratë nga Hyji. Dashuria vjen vetëm nga një Burim. Dashuria është Hyji. Hyji është Dashuri. Është kaq e thjeshtë. Hapini zemrat tuaja ndaj Dashurisë së Pastër që Unë, dhe Ati Im i Përjetshëm, mbajmë për secilin prej jush. Më shikoni Mua ashtu si një fëmijë do ta shikonte prindin e tij. Më thërrisni Mua dhe Unë do t’i mbush zemrat tuaja. Kur kjo të ndodhë ju kurrë nuk do të ktheheni pas.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti