Kerko Mesazhet ketu

Friday 24 July 2015

Mesazhi i fundit për Volumin “Paralajmërimi”

E Shtunë, 19 Shkurt 2011, në 15:00

Bija Ime fort e dashur, ti po përpiqesh shumë për t’ju bindur udhëzimeve të Mia për ta shenjtëruar shpirtin tënd dhe kjo më kënaq Mua shumë. Të lutem më jep Mua një orë të plotë të ditës tënde në qetësi me Mua dhe më lejo Mua të të sjell më pranë Zemrës Sime të Shenjtë. Ti do të ndjehesh shumë më e fortë kur ta bësh këtë. Fillo që sot që ta kalosh këtë kohë në Shoqërinë Time me qëllim që Unë të mund ta ndriçoj zemrën tënde dhe ta lehtësoj barrën.

Sot Unë dëshiroj ta zbuloj ty, dëshirën Time për njerëzimin që të fillojnë t’i analizojnë jetët e tyre në përgatitje për Paralajmërimin. Bija Ime ata prej jush që nuk arrijnë të përgatiten, kanë nevojë për lutje dhe shumë prej saj.

Paralajmërimi, Dhurata Madhështore, do t’i paraqitet tani botës. Të gjithëve do t’iu jepet mundësia që ta shijojnë gëzimin kur ata përfundimisht do ta kuptojnë të Vërtetën, të Vërtetën e Ekzistencës Sime. Lutu për çdo njeri, bija Ime, që ata të marrin guximin për të kërkuar Faljen Time.  

Më në fund, bija Ime, fëmijët e Mi ngado po fillojnë t’i hapin sytë e tyre. Ata tani po e kuptojnë se bota po ndryshon. Bota ashtu si ata e njihnin dikur ka kaluar në një fazë të re. Kjo fazë e re do të çojë në një numër stadesh përpara se ata, fëmijët e Mi, do të jenë përfundimisht gati për Parajsën e Re.

Për fat të keq, parazitët e mashtruesit do të luftojnë me kokëfortësi deri në fundin e hidhur. Lutuni për ata shpirtra, të gjorë të mashtruar tani, që një shkëndijë drite t’i vërshojë zemrat e tyre kur ata të vijnë në kontakt me ndjekësit e Mi të devotshëm. Juve, ndjekësve të Mi, po ju jepen hiret për të ndihmuar në kthimin e të gjithë atyre shpirtrave, të humbur në shkretëtirë dhe në një gjendje të ngatërruar, të shkaktuar në shpirtrat e tyre nga Satani.

Profecitë – La Salete, Fatima dhe Garabandal, tani zbulohen

Të gjitha profecitë e dhëna vizionareve të bekuara në La Salete, Fatima dhe Garabandal, tani do të zbulohen për t’u parë nga të gjithë. Për të gjithë ata mijëra besimtarë që i dinë dhe i pranojnë këto profeci, dijeni se tani, Unë Shpëtimtari juaj, ju bëj thirrje të gjithë juve që të luteni për shpirtrat e gjithë njerëzimit. Hapini zemrat tuaja edhe një herë ndaj këtyre Mesazheve të reja – profecitë e fundit të llojit të tyre për t’iu dhënë të gjithë fëmijëve të Mi, përpara se Unë të vij për të Gjykuar. 

Thirrje ndaj të gjithë Shërbyesve të Kishave

Unë iu bëj thirrje shërbëtorëve të Mi të shenjtë prej të gjitha emërtimeve që nderojnë Atin Tim të Përjetshëm, që të dëgjojnë tani. Mos e lejoni mashtruesin, përmes profetit të tij të rremë, t’ju mashtrojë të besoni gënjeshtrën që do të kryhet në emër të tij, së shpejti. Kjo do të jetë një kohë shumë e vështirë për ata prej jush që më duan Mua, sepse ju do të jeni shumë të çorientuar.

Profeti i rremë dhe antikrishti

Vetëm shikojeni me sy të qartë, profetin e rremë, i cili do të përpiqet ta udhëheqë Kishën Time, sepse ai nuk vjen nga Shtëpia e Atit Tim të Përjetshëm. Ai do të duket sikur vjen. Por kjo do të jetë e rreme. Shikoni gjithashtu, miqësinë që ai do të shfaqë me antikrishtin, sepse ata do të jenë dy nga ndjekësit më mashtrues të Satanit – të veshur në lëkurën e deles. Ata do të kenë fuqi, që do të duket si mrekullitë e vjetra, por këto fuqi do të jenë satanike. 

Ju duhet të qëndroni në hirin e Zotit gjatë gjithë kohës me qëllim që të mbroni Besimin tuaj. Lutuni për shërbëtorët e Mi të shenjtë, të cilët, të vakët në besimin e tyre, do të bien në krahët e mashtruesit. Ai do t’i joshë ata sepse ai do të ofrojë argëtim, pasion dhe të ashtu-quajturën dashuri, që do të jetë e nxitur nga egoizmi, dhe paraqitja e tij joshëse do të jetë e vështirë për t’i rezistuar. Shkoni drejt kësaj udhe, shërbëtorët e Mi të shenjtë, dhe ju do të jeni të humbur për Mua përgjithmonë.

Ju mund të pyesni: Përse këto ngjarje duhet të paraqesin vështirësi të tilla? Pastaj ju do të pyesni veten se përse Unë i lejoj këto gjëra të ndodhin. Sigurisht Jezusi, në Mëshirën e Tij, nuk do të paraqiste pengesa të tilla?  Mirë atëherë, Mua më duhet t’i lejoj ato, sepse do të jetë përmes këtyre sfidave që beteja finale midis Atit Tim të Përjetshëm dhe të ligut mund të kryhet. Pa një konfrontim final, ai, Satani, nuk mund të hidhet, përfundimisht, në humnerën e Ferrit të Përjetshëm.

Të jeni vigjilentë ndaj këtij mashtrimi. Mos i lejoni shpirtrat tuaj të humbasin në këtë mënyrë. Lutuni, lutuni, lutuni, për hiret e dijes me qëllim që të mund ta shihni këtë profet të rremë për çfarë ai me të vërtetë është. 

Një demon i dërguar nga thellësitë e Ferrit, për t’ju çorientuar. Të jeni mirënjohës që ju jeni shënjestrat e tij. Për arsye të aleancës suaj me Mua, ju do të viheni në provën vendimtare, provën e besimit tuaj. Kurrë më nuk do t’ju duhet ta përballoni një provë të tillë.

Prandaj të jeni të përgatitur. Kthehuni tek Unë të gjithë ju, shërbëtorët e Mi të shenjtë, tani, përpara se të jetë tepër vonë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti