Kerko Mesazhet ketu

Monday 13 July 2015

Paralajmërimi – Afrimi i Ardhjes së Dytë – Mundësi për të Shpëtuar shpirtrat tuaj

E Mërkurë, 12 Janar 2011, në 15:00

Bija Ime, Mesazhi Im i djeshëm ishte i ashpër. Shumë, duke e lexuar atë do të thonë, “kjo nuk është mënyra se si flet Zoti”. Por nga e dinë ata? Është për shkak të vuajtjes që po durohet nga fëmijët e Mi të dashur, nga duart e të tjerëve, që Unë duhet të flas. Unë flas prej Mëshirës Sime Hyjnore, për të ndihmuar që t’ju shpëtoj, fëmijët e Mi, me qëllim që ne të mund të bashkohemi në një Familje të Shenjtë në Parajsën e Re. Unë nuk dëshiroj të humbas as edhe një shpirt të vetëm tek mashtruesi. Është e rëndësishme që Zëri Im të dëgjohet.

Jo-besimtarët e kanë aq të vështirë

Unë e kuptoj se shumë nga fëmijët e Mi, sidomos ata jo-besimtarë, e kanë shumë të vështirë të besojnë në jetën tjetër. Ata janë kaq të kushtëzuar, nga çështjet e kësaj bote, sa në përpjekjet e tyre për të mbijetuar, ata e kanë shpërfillur botën e tyre shpirtërore deri në atë pikë sa nuk besojnë fare se ka një jetë tjetër. Atyre tani iu duhet që të reflektojnë. Ata besojnë se gjithçka merr fund pas vdekjes dhe se e vetmja botë për të cilën ata duhet të merakosen është ajo që ata po jetojnë pikërisht tani. Sa i dëshpëruar Jam Unë për këta shpirtra të gënjyer. 

Po të përjetonin vetëm një copëz të asaj që Parajsa siguron, ata do t’i kalonin ditët e tyre në lutje dhe adhurim ndaj Meje, dhe Atit Tim të Përjetshëm, në lavdërime e falënderime.

Kjo Botë e Re që Unë ju kam premtuar atyre është një realitet. Lum besimtarët që kurrë nuk e kanë harruar këtë fakt dhe që akoma luten tek Unë çdo ditë. Sa i dua ndjekësit e Mi; por sa Unë vuaj për ta gjithashtu. Këta ndjekës të përkushtuar bëjnë gjithçka që munden për t’i bindur të tjerët për Ekzistencën Time. Pastaj ata janë të tallur dhe të përbuzur në emrin Tim. Sa e thyen kjo Zemrën Time.

Sa shqetësohen të vdekurit për të gjithë ata që kanë mbetur pa besim

Sa shqetësohen të dashurit tuaj në anën tjetër për të gjithë ju, jo-besimtarët! Për ata prej jush, të dashurit e të cilëve janë duke u prehur në paqe në Mbretërinë e Atit Tim, ata vazhdimisht luten për të ndërhyrë në emrin tuaj. Çfarë ju nuk e kuptoni është kjo. Nëse ju merrni kohë për të folur me Mua privatisht – me fjalët tuaja – dhe më kërkoni Mua udhëzim, edhe nëse besimi juaj është i vakët, atëherë Unë do të përgjigjem. Dhe ju do ta kuptoni se Unë jam përgjigjur. Kthehuni tek Unë tani fëmijë. Me fjalët tuaja dhe më kërkoni Mua t’jua rikthej besimin.

Merrini në konsideratë Mësimet e Mia përmes këtyre Mesazheve dhe përmes Biblës dhe kujtojeni veten se në çfarë mënyre ju duhet ta jetoni jetën. Unë, përmes Mëshirës Sime, do t’jua zbuloj shkeljet tuaja kundrejt Mësimeve të Mia, dhe çdo mëkat dhe ofendim që ju keni kryer përgjatë jetës suaj, shumë shpejt.

Jo Dita e Gjykimit, por një shijim se si ajo do të jetë

Kjo është një Vepër e Mëshirës nga ana Ime. Ju do t’i shikoni mëkatet tuaja dhe do ta kuptoni menjëherë se si ato shfaqen tek Unë. Menjëherë, ju do ta kuptoni qartë sa fyese janë ato dhe sa të gabuara. Kjo është mundësia juaj, fëmijë, që të pendoheni. Kjo nuk është Dita e Gjykimit, por një shijim se si ajo do të jetë.

Prej Mëshirës po ju jepet Dhurata më e madhe nga të gjitha përpara Ditës së Gjykimit – mundësia për t’u penduar dhe për ta ndryshuar jetën tuaj para ditës finale – koha kur Unë të kthehem në këtë Tokë. 

Unë do të vij atëherë, ashtu siç ju e dini, jo si një Shpëtimtar, por si një Gjykatës i Drejtë. Ajo kohë tani është afër, fëmijët e Mi. Mos kini frikë. Unë ju dua të gjithëve. Ju jeni në Zemrën Time. Më lejoni Mua të hyj në zemrat tuaja tani, dhe më lejoni Mua t’ju udhëheq drejt Mbretërisë së Atit Tim. Kurrë mos kini frikë nga vdekja. Vdekja do të jetë thjesht një kalim drejt një jete të re të bukur të përjetësisë së mrekullueshme, plot me dashuri, paqe dhe lumturi.

Jeta në Tokë – vetëm një kalim në kohë

Jeta juaj mbi Tokë është thjeshtë një kalim në kohë. Ajo mund të jetë e mbushur me dashuri, gëzim, dhimbje, refuzim, frikë, zemërim, dëshpërim, shqetësim dhe trishtim. Por është vetëm kur ju ktheheni tek Unë, që dhimbja juaj do të lehtësohet. Të bekuar janë ata që vuajnë dhe sidomos në Emrin Tim, sepse ju do të lartësoheni në Mbretërinë e Atit Tim. Të bekuar gjithashtu janë ata që kthehen tek Unë, sepse do të ketë gëzim të madh në Qiell.

Ju do të jeni të mirëpritur në Parajsën Time të Re. Lutuni për shpirtrat tuaj dhe për ato të familjeve tuaja, tani. Paralajmërimi do të ndodhë së shpejti. Atëherë ju do ta njihni të Vërtetën. Atëherë ju do të keni mundësinë për ta shpenguar veten në Sytë e Mi.

Unë ju dua të gjithëve. Unë gëzoj sepse Unë e di se sa shumë nga fëmijët e Mi do të kthehen tani tek Unë dhe Hyji Ati i Përjetshëm, ndërsa koha për kohërat e fundit po afrohet shumë tani. Qëndroni të përgatitur.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti