Kerko Mesazhet ketu

Monday 3 August 2015

Kurrë mos i gjykoni fetë e tjera, besimet apo preferencat seksuale

E Mërkurë, 6 Prill 2011, në 00:05

Bija Ime e dashur, mundimi që ti po duron është për shkak se mashtruesi vazhdimisht po përpiqet të tundojë ty që të heqësh dorë nga kjo Punë më e Shenjtë. Ai po të shkatërron. Pranoje këtë. Kurrë mos e dysho Fjalën Time Hyjnore, pavarësisht se sa e vështirë kjo mund të jetë për ty. Ti do të shpërblehesh me shpirtin e paqes kur ti me të vërtetë dorëzohesh tek Unë. 

Vazhdo të ma thuash këtë çdo ditë. Gjatë gjithë ditës dhe më kërko Mua hiret për të të mbushur me gëzim sa herë që mashtruesi të sulmon. Qëndro e fortë, bija Ime. Kurrë mos u dorëzo. Çliroje mendjen nga gjërat e kota dhe përqendrohu tek Mesazhet e Mia për botën. Ato janë Mesazhet më të rëndësishme për njerëzimin sot. Ato po jepen për ta udhëzuar njerëzimin që të gjejë edhe një herë udhën e drejtë drejt Meje.

Njerëzit janë të paqartë me Mësimet e Mia

Shumë njerëz janë të humbur tani. Ata janë të paqartë me Mësimet e Mia dhe prej mënyrave të shumta me të cilat ato janë interpretuar. Të shpëlara. Të ndryshuara. Me pjesë të shtuara. Me pjesë të hequra. Fëmijët e Mi kanë nevojë për drejtim tani, me qëllim që ata të arrijnë të kërkojnë hiret që iu duhen atyre për t’u bërë përsëri të fortë dhe të lehtë në shpirt. Kjo mund të ndodhë vetëm prej lutjes dhe duke iu përmbajtur Mësimeve të Mia.

Unë nuk përjashtoj as edhe një shpirt të vetëm në botë

Fëmijët e Mi që janë kthyer n
ë besim e dinë këtë dhe afrohen më pranë Zemrës Sime përmes Sakramenteve. Megjithatë, për ata fëmijë të humbur, që enden, ata duhet të fillojnë që nga fillimi dhe ta kujtojnë veten për 10 Urdhërimet e dhëna botës përmes Moisiut. Shumë, shumë fëmijë sot janë të pavetëdijshëm për këto. Unë nuk përjashtoj as edhe një shpirt të vetëm në botë, pavarësisht se cilën fe ata praktikojnë.

Paralajmërim për besimtarët që i përçmojnë besimet e tjera

Nëse besimtarët e Mi e diferencojnë veten dhe e vendosin apo e lartësojnë veten, në kurriz të atyre që janë të pavetëdijshëm për Mësimet e Mia, atëherë ata po sillen ashtu si bënë Farizenjtë. Turp për ata që e konsiderojnë veten mbi ata shpirtra që kanë nevojë për ndriçim. Turp për ata, që, edhe pse janë të vetëdijshëm për të Vërtetën, përbuzin ata me fe të ndryshme; për ata që besojnë se – duke qenë pranë së Vërtetës, dhe duke përfituar nga Sakramentet Më të Shenjta, ata janë më të rëndësishëm në Sytë e Mi. Po, Unë marr kënaqësi dhe gëzim të madh në Zemrën Time nga ata ndjekës të përkushtuar. Por kur ata i dënojnë apo i gjykojnë të tjerët për shkak të besimit të tyre, ata më fyejnë Mua shumë.

Ndjekësit e Mi, hapini sytë ndaj të Vërtetës së Mësimeve të Mia, në nivelin më të thjeshtë. 

Mos i gjykoni të tjerët. Mos i përçmoni ata që ju besoni të jenë mëkatarë dhe që i refuzojnë Mësimet e Mia, sepse ata janë të barabartë me ju në Sytë e Mi, edhe pse juve ju është dhënë Dhurata e së Vërtetës. Më sjell Mua dëshpërim të madh kur ata ndjekës, edhe pse kanë qëllim të mirë, i urdhërojnë ato shpirtra të gjorë, të humbur se si t’i jetojnë jetët e tyre. Ata e bëjnë këtë në mënyrë të gabuar.

Të shtyni Mësimet e Mia në një mënyrë ku ju i thoni atyre që nuk janë ndjekës se ata do të dënohen apo do të lëndohen duke i quajtur udhët e tyre si ‘të liga’ thjesht do t’i bëjë ata më të dobët se më parë. Ata thjesht do t’jua kthejnë shpinën. Atëherë ju do të keni dështuar. Në vend që të bëni leksion, tregoni dhembshuri. Mësojini ata përmes shembullit. Kurrë mos thoni apo të përpiqeni t’iu thoni këtyre njerëzve se ata janë të dënuar në Sytë e Mi, sepse ata nuk janë.

Unë e dua çdo njërin shpirt, të të gjitha feve, të të gjitha bindjeve, të të gjitha besimeve, të të gjitha preferencave seksuale. Secili është një fëmijë i shtrenjtë, asnjëri më i mirë se tjetri. Ndërsa mëkati gjithmonë do të jetë atje – ju jeni të gjithë mëkatarë mbajeni mend këtë – do të varet nga secili prej jush për t’i ndjekur Mësimet e Mia dhe për ta përhapur Fjalën Time. Përqafojeni njëri tjetrin. Tregoni dhembshuri ndaj njëri tjetrit. 

Mos e përjashtoni asnjërin, pavarësisht nëse janë Katolikë, të grupeve të tjera të Krishtera, Islamikë, Hindu, Hebrenj, Budistë – madje edhe ato kulte të reja, që kanë dalë të cilat nuk besojnë në Hyjin Atin e Përjetshëm. Lutuni për ta. Mësojuni atyre rëndësinë e hapjes së zemrës së tyre ndaj të Vërtetës. Mësojini përmes shembullit. Përhapni kthimin në besim. Por kurrë, mos hidhni gjykime mbi të tjerët, apo të përpiqeni ta diferenconi veten nga ata që nuk e kuptojnë të Vërtetën.

Kurrë mos besoni, se juve ju janë dhënë hiret nga Qielli, prej besnikërisë suaj ndaj Meje, se ju jeni më të mirë se vëllezërit apo motrat tuaja. Po, ju i sillni gëzim Zemrës Sime të Shenjtë, por ju duhet të silleni me të tjerët në një mënyrë të dashur dhe jo diktatoriale.

Asnjë nga ju nuk është i denjë të gjykojë të tjerët

Mbajeni mend këtë mësim. Asnjë nga ju nuk është i denjë të gjykojë apo të vler
ësojë të tjerët. Asnjë nuk e ka fuqinë apo Dijen Hyjnore të bëjë ndonjë vlerësim moral për të tjerët. Mbani një mendje të hapur gjithmonë dhe kujtojeni, dita që ju të besoni se jeni më të rëndësishëm në Sytë e Mi nga ata që ju i konsideroni të jenë mëkatarë, është dita që ju bëheni të humbur për Mua.

Unë nuk do të përjashtoj asnjë besim nga këto Mesazhe

Fjala Ime tani po i jepet si një Dhuratë njerëzimit, secilit dhe çdonjërit prej jush. Përmes këtyre komunikimeve, Unë nuk do të përqendrohem vetëm në një grup të ndjekësve të devotshëm. Për ata prej jush që e kuptojnë të Vërtetën më lejoni Mua t’jua kujtoj. Të gjithë fëmijët e Mi në mbarë botën, sidomos mëkatarët më të ngurtë dhe ata që nuk besojnë në Ekzistencën e Atit Tim të Përjetshëm, Hyjit Krijuesit dhe Bërësit të të gjitha gjërave, janë tani një prioritet.

Do të varet nga ju ndjekësit e Mi për t’u lutur shumë fort dhe për të treguar dashuri ndaj atyre që janë të verbër. Por bëjeni këtë në mënyrën që Unë Jam duke jua udhëzuar. Kujtojeni përfundimisht, Unë ju dua të gjithëve.