Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 4 August 2015

Miliona Shpirtra do të shpëtojnë përmes këtyre mesazheve

E Enjte, 7 Prill 2011, në 22:00

Bija Ime e dashur, Dhurata e Shpirtit të Shenjtë u dërgua mbi ty sot, së bashku me hire të veçanta Hyjnore. Ti, bija Ime, pasi e ke dorëzuar vullnetin tënd të lirë, tani do të vazhdosh të kryesh Vullnetin Tim Më të Shenjtë. Ti tani do ta kuptosh rëndësinë e bindjes së plotë ndaj Meje, në mendimet, fjalët, veprimet, sjelljen dhe qëndrimin tënd. Ti tani do të ndjekësh udhëzimin Tim dhe do ta kërkosh atë para se ti të kryesh ndonjë veprim në emrin Tim.

Më në fund, ti je gati për të ndjekur udhëzimin Tim. Ty tani të duhet të më përkushtosh Mua të paktën 2 orë në lutje çdo dy ditë. Përveç kësaj, ti duhet të ndjekësh udhëzime nga drejtuesi shpirtëror më i shenjtë i dërguar tek ti nga Qielli. Ai do të flasë ty ashtu si Unë e udhëzoj atë. Bëj pikërisht çfarë ai thotë. Ti duhet të sigurosh që të komunikosh me Mua çdo ditë sepse Unë kam shumë për të të thënë.

Bija Ime, dëgjo vetëm Zërin Tim tani e tutje. Shkruaj vetëm çfarë merr nga Unë. Kurrë mos merr shpjegime rreth këtyre Mesazheve Më të Shenjta nga të tjerët. Ka vetëm një gojë me të cilën Unë komunikoj me ty dhe ajo është e Imja. 

Më beso Mua, bija Ime. Beso tek Unë plotësisht. Kurrë mos i vër në pyetje këto Mesazhe, sepse Jam Unë që po flas me ty. Gjithmonë ta kujtosh këtë. Tani që ti beson tek Unë, ti do të jesh shumë më e fortë. Më lejo të të siguroj se ti do të jesh tani në gjendje t’i përballosh më me sukses sulmet nga mashtruesi.

Ndjehu e qetë. Dashuria për ty, bija Ime, po vërshon përmes Zemrës Sime, ndërsa përkushtimi dhe dashuria jote për Mua të mbush ty dhe të bën të dobët. Kjo Dashuri e fuqishme është e pastër në gjithë tërësinë e saj dhe nuk mund të krahasohet me ndonjë gjë që ti e ke përjetuar ndonjëherë më parë në këtë botë.

Qielli gëzon me dorëzimin tënd final. Por tani ti duhet ta përgatitësh veten për të ndihmuar miliona shpirtra. Bija Ime, detyra që Unë të kërkoj ty është madhështore në terma njerëzorë. Ti, bija Ime, do të jesh lajmëtarja e volumit më të madh të Fjalës Sime të Shenjtë në botë, me qëllim që bota të përgatitet për Ardhjen Time të Dytë.

Ata, fëmijët e Mi të shtrenjtë të cilët Unë i dua me pasion të thellë përtej dijes tënde, duhet të kthehen tek Zemra Ime Më e Shenjtë përpara se të jetë tepër vonë. Prej teje, bija Ime, pritet që ta përhapësh Fjalën Time tek njerëzimi. Kjo nuk është detyrë e lehtë. Ti do të vuash për këtë, por ti duhet ta kuptosh se kjo tani është detyra jote ndaj Meje. Ti je e thirrur për të siguruar, që përmes Fjalës nga Buzët e Mia Hyjnore, miliona shpirtra të mund të shpëtohen nga flakët e Ferrit.

Komuniko me Mua tani ashtu si duhet. Unë do të të drejtoj gjatë gjithë kohës. Paqja qoftë me ty, bija Ime. Shpirti Im Më i Shenjtë tani po e vërshon shpirtin tënd. Ti tani je plot me dashuri dhe gëzim dhe je gati për fazën tjetër të këtij Misioni Hyjnor.