Kerko Mesazhet ketu

Saturday 8 August 2015

Si të siguroni që familja dhe miqtë tuaj të mund të hyjnë në Parajsë

E Premte, 15 Prill 2011, në 15:30

Bija Ime e dashur, Unë gëzoj sepse kaq shumë ndjekës të Mi të mirë dhe të devotshëm mblidhen së bashku gjatë Javës së Shenjtë, si një trup i vetëm, për të nderuar Sakrificën që Unë bëra për të gjithë. Një Sakrificë që Unë përsëri do ta ofroja me dëshirë nëse do ta shpëtonte çdonjërin prej jush. 

Dashuria Ime është e thellë për çdo person në botë, ku secili u krijua prej Vullnetit të Shenjtë të Hyjit Atit të Përjetshëm, Krijuesit të njerëzimit. Të gjithë ju mbani një vend shumë të veçantë në Zemrën Time, madje edhe ata prej jush që nuk më njihni Mua.

Nëse do ju premtohej një jetë mbi këtë Tokë që t’ju ofronte pasuri dhe lumturi, shumë nga ju do të kërcenit tek kjo mundësi. Kaq të dëshpëruar jeni ju për të kënaqur aspiratat tuaja të trupit. Nëse njerëzve do t’iu ofrohej Parajsa në Qiell, ata do ta kishin të vështirë për ta imagjinuar. 

Unë e kuptoj këtë. 

Për shpirtin e vakët, atij do t’i duhet një imagjinatë e gjallë për ta marrë me mend këtë vend të lavdishëm. Ai gjithmonë do të përpiqet për ta imagjinuar këtë vend të lavdishëm. Të vetmit shpirtra që munden janë ata me një besim të fortë në Ekzistencën e Hyjit. E vetmja mënyrë për ta kuptuar me të vërtetë xhevahirin që e pret secilin prej jush është që të forconi besimin tuaj. 

E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është që të luteni fort për të parë të Vërtetën, Dritën, të ardhmen e shndritshme që i pret të gjithë ata që e nderojnë Hyjin Atin e Gjithëpushtetshëm. Besimtarë, ju duhet të luteni për miqtë, bashkëshortët, të afërmit, prindërit, vëllezërit, motrat dhe fëmijët tuaj që kanë pak besim. 

Lutja Ime e Mëshirës Hyjnore, kur recitohet nga ju në emër të tyre do t’i shpëtojë shpirtrat e tyre. 

Ky është premtimi Im për ju tani.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti