Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 29 September 2015

Premtoni besnikërinë tuaj Mëshirës Sime Hyjnore

E Shtunë, 23 Prill 2011, në 16:40

Bija Ime fort e dashur, është me gëzim që fëmijët e Mi tani gëzojnë në përkujtimin e Ringjalljes Sime. Ky vit është i rëndësishëm sepse shënon fillimin e një Epoke të Re të Ndriçimit që ka për të filluar në botë së shpejti.  

Dhurata Ime e madhe e Mëshirës do të sjellë lehtësim të madh tek besimtarët dhe do të krijojë një ndjenjë të gjerë euforie midis atyre jo-besimtarëve që do të kthehen. Kur ata të zbulojnë të Vërtetën, ata do të ndjehen me zemër të lehtë dhe do të mbushen me dashuri për Hyjin Atin e Përjetshëm dhe për Mua, Shpëtimtarin tuaj Hyjnor. Madje edhe jo të Krishterët do ta kuptojnë të Vërtetën e Ekzistencës Sime. Përfundimisht kjo do të krijojë një ndjenjë të madhe gëzimi dhe dashurie në botë.

Paralajmërimi duhet të ndiqet më pas me lutje
Megjithatë, është e rëndësishme ta kujtoni një mësim të rëndësishëm në lidhje me Paralajmërimin. Kjo Ngjarje e Madhe, kur të gjithë ju do të shikoni jo vetëm mëkatet tuaja, ashtu si i shoh Unë, por edhe do ta kuptoni të Vërtetën rreth jetës tjetër, duhet të ndiqet më pas me lutje.

Për fat të keq, shumë do të bien më pas përsëri në mëkat. Tani është koha që të përgatiteni për ta shmangur këtë situatë duke lutur Kurorëzën e Mëshirës SimeHyjnore çdo ditë të jetës suaj. Duke e bërë zakon lutjen e kësaj lutjeje të fuqishme ju do të ruani nivelin e konvertimit dhe besimit, që do të përfshijë më pas botën.

Gëzohuni, lutuni dhe më falënderoni Mua, Shpëtimtarin tuaj Hyjnor, për këtë Mëshirë të madhe. Uluni në gjunjë dhe lavdëroni Hyjin Atë, për Dhuratën e Sakrificës Sime. Lutja do të ndihmojë në dobësimin e efektit të persekutimit nga Aleanca Globale e Re Botërore, që do të vijë më pas. Nëse mjaft nga ju qëndrojnë besnikë ndaj Meje, Mësimeve të Mia dhe vazhdojnë të luten si dhe të marrin Sakramentet, ju mund të ndryshoni rrjedhën e ngjarjeve, që do të vinin më pas.

Sa e fuqishme është Mëshira Ime Hyjnore. Kaq shumë nga ju akoma nuk e kuptojnë rëndësinë e saj. Shumë, për fat të keq, nuk kanë dëgjuar kurrë për të më parë.

Për ata prej jush që janë besnikë ndaj Meje tani, Unë duhet t’ju bëj një kërkesë shumë të veçantë. Unë nuk dua ta shikoj asnjërin nga fëmijët e Mi të shkatërruar. Prandaj edhe Paralajmërimi po ju jepet. Kjo do t’i tregojë secilit prej jush, përfshirë skeptikëve midis jush, se çfarë do të ndodhë në të vërtetë gjatë Gjykimit Final. Prandaj për të më ndihmuar Mua të shpëtoj secilin shpirt, Unë dëshiroj që ju të më premtoni dhuratën tuaj për të më ndihmuar Mua t’i fitoj shpirtrat.

Krijoni Grupe Lutjeje të Mëshirës Hyjnore në mbarë botën dhe përdoreni këtë Lutje për çdo person të njohur nga ju që mund të jetë duke vdekur, sepse Unë do ta garantoj shpëtimin e tyre nëse ju e bëni këtë. Mblidhuni tani, populli Im. Ndiqeni Shpëtimtarin tuaj. Lutuni siç nuk jeni lutur kurrë më parë dhe atëherë më shumë shpirtra do të shpëtohen.

Pastaj ju të gjithë do të bëheni pjesë e Botës së Re që Unë ju premtova kur Qielli dhe Toka të bashkohen në një. Kjo e ardhme e lavdishme është për të gjithë ju. Në vend që t’i trembeni këtij ndryshimi të madh, hapini mendjet, zemrat dhe shpirtrat tuaj ndaj gëzimit të madh që do të vijë. Duke u bashkuar si një grup i madh, i fuqishëm në mbarë botën, në çdo vend, në çdo familje, në çdo kishë dhe në çdo komunitet, ju do të bëni një ndryshim të madh.

Lutjet tuaja do të ndihmojnë për të parandaluar shumë nga persekutimi, që do të ndodhë ashtu siç është parathënë. Prandaj prej admirimit për Mua, Shpëtimtarit tuaj Përherë-të Dashur, më ndiqni Mua tani.

Unë jetoj në secilin, secilin prej jush. Unë e di se çfarë përmbahet në zemrat dhe shpirtrat tuaj. Duke më dhënë Mua premtimin tuaj të mëshirës për vëllezërit dhe motrat tuaja ju do të merrni hire të veçanta.

Mbreti juaj Hyjnor i Mëshirës dhe Gjykatësi i Drejtë
Jezu Krishti

Mbrojeni të drejtën e fëmijëve tuaj për një Edukim të Krishterë

E Shtunë, 23 Prill 2011, në 00:05

Bija Ime e dashur, sot është koha për të gjithë ata të cilët besojnë në Mundimin e Kryqit, që të ndihmojnë për ta mbajtur atë me qëllim që Fjala Ime të mund të dëgjohet përsëri në botë. I kujtoni ata për mënyrën se si Unë vdiqa dhe përse kjo përfaqëson shpëtimin. Tani është detyra juaj për t’i informuar ata që e kanë humbur udhën e tyre, që t’i hapin zemrat e tyre përsëri ndaj të Vërtetës së Mësimeve të Mia.

Ngrihuni tani dhe mbrojini të drejtat tuaja për të qenë të Krishterë. Ndërsa Unë pres tolerancë nga ana juaj – ku ju duhet t’i respektoni pikëpamjet e besimeve të tjera – kurrë mos më fyeni Mua duke e hedhur mënjanë besimin tuaj të Krishterë në vend të dytë.

Është një doktrinë e rrezikshme kur ju e ngatërroni tolerancën si një zëvendësues për të Vërtetën. Të jeni pa paragjykime ndaj besimeve të tjera dhe t’i trajtoni vëllezërit dhe motrat tuaja me barazi. Megjithatë, kurrë mos u vini në presion për të lënë mënjanë besimet tuaja apo për t’ua mohuar fëmijëve tuaj të drejtën për një edukim të Krishterë. Shumë shkolla të drejtuara nga organizata të Krishtera po i përkulen presioneve për ta braktisur besnikërinë e tyre ndaj Meje. Shumë qeveri po përpiqen ta ndalojnë Krishtërimin, me përhapjen e ligjeve të reja. Por do ta shikoni se fetë e tjera jo të Krishtera do të trajtohen me më pak ashpërsi. Përkundrazi, çdo fe tjetër do të tolerohet me më tepër simpati se Krishtërimi.

Luftoni për besimin tuaj tani. Lutuni për kthimin në besim. Lutuni që ato regjime që e shtypin të drejtën tuaj për të qenë një i Krishterë të tregojnë më shumë tolerancë. Mos-përballimi i këtyre presioneve do të çojë në një botë të shterpë kur më pak të Krishterë do ta praktikojnë besimin e tyre.

Merreni Kryqin, që sot, dhe tregoni shembull për të tjerët. Kurrë mos t’ju vijë turp për Kryqin.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti, Mbreti i Njerëzimit

Monday 28 September 2015

Ngrihuni kundër sulmeve të Satanit

E Mërkurë, 20 Prill 2011, në 17:45

Bija Ime, besimi yt po testohet vazhdimisht çdo orë të ditës kur ti detyrohesh nga të tjerët që t’i lësh këto Mesazhe. Kjo gjithmonë do të ndodhë. Është koha që të mësohesh me këtë mundim. Ti mund të jesh e sigurt tani, më shumë se kurrë, se këto Mesazhe janë të vërteta dhe vijnë nga Unë, Shpëtimtari Hyjnor i Njerëzimit, Jezu Krishti.

Unë trishtohem kur shikoj besimtarët, në veçanti, kaq të influencuar nga mashtruesi për ta shpërfillur Fjalën Time Më të Shenjtë kur po jepet për t’u dëshmuar nga bota.

Bija Ime, ti je më shumë se në gjendje t’i shpërfillësh tani të gjithë zërat që pohojnë të flasin me autoritetin, e dhënë atyre nga burime Hyjnore. Shumë profetë të rremë janë të pranishëm në botë sot dhe nuk janë ata që deklarojnë të jenë. Dëgjo vetëm Zërin Tim, ashtu si të kam thënë më parë. Ti nuk ke nevojë për aprovimin e të tjerëve për të vazhduar me këtë Punë të Shenjtë. 

Këto volume të Mesazheve të Shenjta do të shihen, për çfarë ato janë me kalimin e kohës. Ti kurrë nuk duhet të tundohesh, nga shpirtrat e gënjyer, se ata janë me frymëzim Hyjnor, sepse nuk është kështu. Bllokoji gënjeshtrat që do t’i sulmojnë veshët nga mashtruesi, Satani; ai, bija Ime, kërkon ta ndalojë këtë Punë dhe do të bëjë gjithçka për të penguar ty që ta përmbushësh këtë Mision.

Ngrihu tani dhe fol me autoritetin e Shpirtit të Shenjtë, që të është dhuruar ty, bija Ime e shtrenjtë. Ti je një lajmëtare e zgjedhur për të shpërndarë, ashtu si kam thënë, Mesazhet më të rëndësishme për njerëzimin në këto kohë. Ti më bën Mua kaq të lumtur me forcën dhe kurajon që ke treguar, përballë sulmeve që të është dashur të durosh në duart e Satanit. Megjithatë ta kujtosh se ti duhet ta pranosh këtë Punë me përulësinë që pritet nga ti.

Më merr Mua në shpirtin tënd tani, për çdo ditë, për hire të mëtejshme. Unë të dua ty, bija Ime. Qielli gëzon me shpejtësinë e përgjigjes tënde ndaj Vullnetit Tim Më të Shenjtë.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

Sunday 27 September 2015

Imoraliteti seksual do t’ju çojë në Ferr

E Martë, 19 Prill 2011, në 23:50

Bija Ime, ndërsa bota përçahet në grupe të ndryshme – ata që jetojnë jetë të thjeshta dhe të rregullta, disa në pasuri dhe paqe, ata që janë prekur nga varfëria dhe sëmundja apo ata që janë viktima të luftës, dhe ata në pushtet – të gjithë do të dëshmojnë të çuditur të njëjtat ngjarje që do të vijojnë.

Shumë do t’i shikojnë katastrofat ekologjike si Dora e Hyjit. Të tjerët do të thonë se ato janë një shenjë e kohëve të fundit; ndërsa të tjerët do të thonë se e gjitha ka të bëjë me ngrohjen globale. Por ajo çka është më e rëndësishme tani në këtë kohë, është që të kuptohet kjo. Mëkati, nëse rritet në nivele të papara, do të sjellë shkatërrim në jetët tuaja të zakonshme në një mënyrë apo në një tjetër. Por kur ai intensifikohet në nivelet e përjetuara tani dhe të dëshmuara nga të gjithë ju në botë sot, atëherë të jeni të sigurt se katastrofa të tilla do të jenë Dora e Hyjit në veprim.

Hyji Ati i Përjetshëm është përgjigjur tashmë dhe ka vepruar në këtë mënyrë. Tani, ndërsa koha po afron për ta shkatërruar Satanin dhe ndjekësit e tij, trazira të mëtejshme ekologjike do të dërgohen nga Hyji, në Mëshirën e Tij. Ai do ta bëjë këtë për ta penguar Satanin dhe të gjitha kukullat e tij njerëzore të korruptuara, të cilët jargëzojnë ndaj mund
ësive të pasurisë dhe lavdisë që ai iu premton atyre përmes fuqive të tij psikologjike.

Satani rrënjos mendime dhe veprime të liga në shpirtra që janë mjaft të dobët për ta ekspozuar veten ndaj fuqive të tij zotëruese. Njerëz të tillë ndajnë karaktere të përbashkëta. Ata janë egoistë, të fiksuar pas ambicieve dhe pasurive të botës dhe janë të dhënë pas devijimeve seksuale dhe pushtetit. Të gjithë do të përfundojnë në Ferr, nëse vazhdojnë të ndjekin adhurimin e antikrishtit, i cili është gati për t’u shfaqur në botë.

Shumë njerëz të pafajshëm nuk besojnë në Satanin, antikrishtin, apo në të vërtetë, në Hyjin Atin e Gjithëpushtetshëm. Kështu ata e bëjnë një sy qorr. Megjithatë ata pyesin veten se përse vetë shoqëria ku ata jetojnë është rrënuar. Ata nuk e kuptojnë shpejtësinë e frikshme të rrënimit të unitetit të familjes tradicionale. Ata ia vënë fajin të metave të shoqërisë moderne. Çfarë ata nuk dinë është se Satani vë në shënjestër familjen si një prioritet. Kjo është për arsyen se ai e di se nëse familja rrënohet atëherë edhe shoqëria rrënohet. Shumë e dinë këtë sepse kjo po bëhet gjithnjë e më e dukshme në botën sot.

Pastaj shikoni imoralitetin seksual. Ju habiteni se sa tmerrshëm është infektuar shoqëria me këtë imoralitet. Por prapë, ajo që ju nuk e kuptoni është se Satani është përgjegjës për çdo vepër imoraliteti të paturp në botë. Ndërsa ata prej jush, të dhënë pas një bote të shthurjes, devijimit seksual dhe abuzimit ndaj të tjerëve, do të argumentoni se këto vepra janë një burim argëtimi dhe në disa raste një formë fitimi – ju duhet ta dini se ato do të jenë pasaporta juaj për në flakët e përjetshme të Ferrit.

Për çdo vepër seksuale imorale që ju merrni pjesë, po ashtu edhe trupi juaj, edhe pse ju do të jeni në shpirt, do të digjet sikur të ishte në mish, përjetësisht. Çdo pjesë e trupit njerëzor me të cilën ju abuzoni përmes mëkatit mortor, do të pësojë dhimbjen më të madhe në flakët e Ferrit. Përse do ta donit këtë? Shumë nga ju shpirtra të gjorë, të gënjyer nuk e kuptoni se juve nuk ju është thënë kurrë e Vërteta, e Vërteta se ekziston Parajsa, Purgatori dhe Ferri.

Shumë nga shërbëtorët e Mi të shenjtë mirëdashës të Kishave nuk i kanë theksuar këto Mësime për një kohë shumë të gjatë. Turp për ta. Unë lotoj për ankthin e tyre sepse shumë prej tyre në të vërtetë nuk besojnë në Ferr për vete. Kështu si munden ata të predikojnë për tmerrin që është Ferri? Ata nuk munden, sepse shumë kanë zgjedhur përgjigjen e lehtë. “Hyji është përherë i Mëshirshëm. Ai kurrë nuk do t’ju dërgonte në Ferr. A do ta bënte Ai?”

Përgjigja është jo – Ai nuk do e bënte. Kjo është e vërtetë sepse Ai kurrë nuk do t’ia kthente shpinën e Tij fëmijëve të Tij. Por realiteti është se shumë, shumë shpirtra të bllokuar nga mëkati mortor që ata janë tunduar të kryejnë, jepen pas mëkateve të tyre herë pas here dhe vazhdimisht. Ata janë në kaq shumë errësirë – të rehatuar brenda imoralitetit të tyre – sa vazhdojnë ta zgjedhin këtë errësirë madje edhe pas vdekjes. Atëherë ata nuk mund të shpëtohen. Ata e kanë zgjedhur këtë udhë sipas vullnetit të tyre të lirë – një Dhuratë nga Hyji, me të cilën Ai nuk mund të ndërhyjë. Por Satani mundet. Dhe ai e bën.

Zgjidhni cilën jetë ju doni, udhën e jetës drejt Hyjit Atit të Përjetshëm në Parajsë, apo Satanin, mashtruesin, në flakët e Ferrit të përjetshëm. Nuk ka mënyrë më të qartë për t’jua shpjeguar përfundimin, fëmijët e Mi. Është prej Dashurisë dhe Dhembshurisë Sime, që Unë duhet t’jua mësoj të Vërtetën.

Ky Mesazh ka për qëllim t’ju frikësojë disi, sepse nëse Unë nuk ju tregoj se çfarë ju pret, Unë nuk do të isha duke jua zbuluar Dashurinë Time të Vërtetë për të gjithë ju.

Ka ardhur koha për t’u përballur me të ardhmen, jo vetëm për veten tuaj, por për ata miq, familje dhe të dashur të cilët ju i influenconi përmes vetë sjelljes suaj. Sjellja ushqen sjelljen. Në rastin e të pafajshmëve, ju pa e kuptuar mund të jeni duke i udhëzuar dhe udhëhequr ata, gjithashtu, në udhën drejt errësirës së përjetshme përmes injorancës.

Kujdesuni për shpirtin tuaj. Ai është një Dhuratë nga Hyji. Është gjithçka që ju do të merrni me vete në botën tjetër.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

Zemërimi i Hyjit ka për të zbritur mbi Rendin e Ri Botëror

E Diel, 17 Prill 2011, në 19:00

Bija Ime fort e dashur, është me dëshpërim të madh që Mua më duhet të të them se katastrofat ekologjike që do të vijojnë do të çojnë në një humbje të madhe të jetës në Azi, Evropë, Rusi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Zemërimi i Hyjit, Atit Tim të Përjetshëm do të bjerë rrufeshëm mbi këtë Aleancë Globale që është duke komplotuar organizata të nëndheshme për të shkaktuar vdekje mbi pjesën tjetër të botës, për përfitimet e tyre. Ata janë përgjegjës për krijimin e fermave të pasurisë dhe teknologjive të reja, të cilat do t’ju mahnitnin, po të mos ishin kaq dashakeqëse në qëllimet e tyre. 

Këta njerëz, nga çdo shtet i botës së parë, janë të pasur, të pushtetshëm, të talentuar; dhe kontrollojnë banka, ushtri, organizata humanitare botërore, forca policore, qeveri, furnizuesit e energjisë dhe median. Asnjëri nga ju s’mund t’i shpëtojë kthetrave të tyre nëse Unë nuk ju tregoj se si.

Lutja, sidomos recitimi i Mëshirës Hyjnore, do të përhapë kthimin në besim, dhe duke thënë Rruzaren e Shenjtë kjo do ta dobësojë punën e atyre parazitëve të ligj idhulli i të cilëve është Satani. Gjëja interesante është kjo. Shumë nga këta fanatikë të kapur në këtë rrjetë mashtrimi, besojnë se ata janë thjesht ambiciozë me një dëshirë të natyrshme për pasuri, dhe nuk mbajnë ndonjë besim fetar. Ajo çfarë ata nuk e dinë është se janë duke u mashtruar nga Satani dhe janë të influencuar nga ai çdo ditë, në mendimet, aspiratat, fjalët dhe veprat e tyre. Sa të verbër janë ata.

Ngado që janë të mbledhur, po aty edhe Zemërimi i Hyjit do të zbresë me forcë të frikshme. Kjo tashmë është në udhë e sipër. Ata do të ndalohen, por kjo do të marrë pak kohë. Nuk do t’i ndalojë ata plotësisht, por do ta dobësojë efektin e tmerrshëm që përndryshe do të kishin pasur veprat e tyre. Trinia e Bekuar tani është aktive duke komunikuar me shpirtrat e zgjedhur në mbarë botën. Besimtarët do ta kenë vënë re këtë tashmë. Ata që nuk besojnë në Hyjin Atë, mendojnë se këta njerëz janë thjeshtë maniakë të fundit të botës. Edhe pse shumë njerëz në botë sot me të vërtetë mund të bëjnë deklarata të rreme, ju lutem të mos i shpërfillni ata pa i dëgjuar në fillim se çfarë kanë për të thënë.

Gjithmonë lutuni për udhëzim gjatë këtyre kohëve të vështira dhe ngatërruese. Mbajeni vëmendjen tuaj të përqendruar tek Unë, Shpëtimtari juaj Hyjnor, në çdo kohë. Unë do t’ju mbaj për dore dhe do t’ju mbështes përgjatë këtyre sprovave.

Shumë njerëz, kur ata të dëshmojnë këto profeci të dalin në dritë, do t’i zërë paniku dhe do të tmerrohen në shumë raste. Por nuk ka nevojë për të pasur frikë sepse kjo periudhë do të jetë jetë-shkurtër. Dhe pastaj do të vijë Qielli dhe Toka e Re ku ju të gjithë do të bëni jetë të qeta, të gjata dhe të mrekullueshme në bashkim me Mua.

Sa më shumë njerëz të kthehen dhe të kërkojnë Hyjit Atë për udhëzim, aq më i pakët do të jetë efekti i sundimit djall
ëzor të planifikuar nga Rendi i Ri Botëror. Shkoni tani në paqe. Lutuni për ta forcuar besimin tuaj tek Unë.

Shpëtimtari juaj i Mëshirshëm dhe Gjykatësi i Drejtë
Jezu Krishti

Saturday 26 September 2015

Plani i Rendit të Ri Botëror për të kontrolluar paratë dhe ushqimin tuaj

E Diel, 17 Prill 2011, në 09:00

Bija Ime e dashur, tregoi botës se ata kanë për të dëshmuar një numër katastrofash ekologjike tani. Ato do të ndodhin në vendet më të pazakonta dhe të papritura dhe do të jenë me intensitet të ashpër.

Sjellja mëkatare e njeriut e ka shkaktuar këtë. Pendohuni, të gjithë ju, dhe dijeni se këto katastrofa klimatike do t’ju zgjojnë nga dremitja e verbër dhe mungesa e besimit.

Ato po ndodhin gjithashtu për të dobësuar influencën e grupit djallëzor të aleancave globale dhe veprimtaritë e tyre të liga, pa mend. Këto grupe, të cilat Unë do t’i nën-quaja si një “qeveri e re botërore” në pritje, janë duke planifikuar që të dalin tani nën udhëheqjen e antikrishtit. Po të njëjtat grupe kanë shkaktuar rënien e sistemit bankar dhe tani do të shkatërrojnë monedhat ngado. Kjo është me qëllim që të mund t’ju kontrollojnë ju.

Bija Ime, kur Unë e tregova në fillim këtë Mesazh disa muaj më parë ti mendove se Mesazhet dukeshin të çuditshme, por prapë ti e shkrove atë që Unë të tregova. Plani i lig dhe i keq, i këtyre gjarpërinjve, ndjekësve të Satanit, është kurdisur për kaq kohë tani. Disa nga intrigat e tyre dinake tashmë po dalin në pah por shumë njerëz besojnë se bota thjesht po kalon p
ërmes një tjetër krize financiare.

Zgjohuni të gjithë ju – tani. Vështroni rreth jush dhe shikoni vetë. Mos u mundoni të sugjeroni se bota thjeshtë po kalon dhimbjet e një depresioni, të shkaktuar nga rënia ekonomike, sepse kjo nuk është e vërtetë. Këta njerëz tani do të kontrollojnë secilin prej jush përmes një monedhe globale dhe përmes rënies në borxh të vendit tuaj.

Asnjë vend nuk do t’i shpëtojë kthetrave të tyre. Ju lutem t’i kushtoni vëmendje Fjalës Sime. Paraja juaj do të bëhet e pavlefshme. E drejta
 juaj ndaj ushqimit dhe nevojave të tjera do të bëhet i mundur vetëm përmes “shenjës”, identifikimit për të cilin Unë fola. Ju lutem, ju lutem të mos e pranoni këtë shenjë sepse do të jeni të humbur për Mua.

Kjo shenjë do t’ju vrasë, jo thjeshtë fizikisht, por shpirtërisht. Qëndroni jashtë këtij juridiksioni. Filloni të planifikoni rezervat e ushqimit tuaj, batanijet, qirinjtë dhe ujin tuaj tani nëse doni që t’i shmangeni marrjes së shenjës, shenjës së bishës.

Ai, antikrishti, i cili do ta udhëheqë këtë Qeveri të Re Botërore, beson se do t’i vjedhë shpirtrat e racës njerëzore. Por ai nuk do t’ia arrijë. Ashtu si shumë do të bien nën influencën e tij, po ashtu edhe ndjekësit e Mi do të qëndrojnë besnikë të patundur ndaj Meje Shpëtimtarit të tyre Hyjnor.

Për të gjithë ju që do të hidhni përçmime mbi këto profeci, dëgjoni tani. Bini nën influencën e kësaj fuqie globale dhe ju do të jeni të humbur. Do t’ju duhet besim i fortë për të mbijetuar. Lutjet që ju kërkoni do të marrin përgjigje. Unë do t’ju mbroj gjatë kësaj periudhe të frikshme mbi Tokë. Përgatituni tani për t’u mbledhur në grupe, ku do të jeni në gjendje për t’u lutur në paqe dhe në fshehtësi. Ata, Rendi i Ri Botëror, do të jenë gjithashtu në lutje në kishat e tyre të ndyra. Këto kisha ekzistojnë ngado edhe pse ato janë ngritur në fshehtësi. Ato ofrojnë sakrifica dhe i bëjnë homazhe idhullit të tyre, Satanit. Këto kulte janë tani jashtë kontrollit dhe të gjitha ndajnë një qëllim të lig – që të kontrollojnë njerëzimin. Ato do ta bëjnë këtë duke u përpjekur të kontrollojnë paratë tuaja, furnizimin e ushqimit dhe të energjisë. I luftoni ata në mënyrën më të mirë që të mundeni, përmes lutjes dhe përhapjes së kthimit n
ë besim.

Lutuni gjithashtu për këta njerëz të gënjyer, të cilëve iu janë bërë premtime për pasuri të mëdha, teknologji, jetë më të gjatë dhe mrekulli. Sa gabim e kanë ata. Ata me të vërtetë janë mashtruar. Kur ta marrin vesh të vërtetën, ata do të jenë zhytur në thellësitë e Ferrit dhe do të jetë tepër vonë.

Lusni, lusni të gjithë ju, Mëshirën Time Hyjnore dhe Rruzaren Më të Shenjtë, çdo ditë, sa më shpesh që të mundeni për ta dobësuar efektin e këtij plani mashtrues dhe djallëzor. Lutuni gjithashtu për ata shpirtra që do të humbasin në katastrofat globale ekologjike që do të vijnë, të shkaktuara nga Dora e Hyjit Atë. Ata kanë nevojë për lutjet tuaja. Ju lutem t’i kushtoni vëmendje thirrjes Sime për lutje sepse ato do të marrin përgjigje.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti