Kerko Mesazhet ketu

Sunday 27 September 2015

Zemërimi i Hyjit ka për të zbritur mbi Rendin e Ri Botëror

E Diel, 17 Prill 2011, në 19:00

Bija Ime fort e dashur, është me dëshpërim të madh që Mua më duhet të të them se katastrofat ekologjike që do të vijojnë do të çojnë në një humbje të madhe të jetës në Azi, Evropë, Rusi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Zemërimi i Hyjit, Atit Tim të Përjetshëm do të bjerë rrufeshëm mbi këtë Aleancë Globale që është duke komplotuar organizata të nëndheshme për të shkaktuar vdekje mbi pjesën tjetër të botës, për përfitimet e tyre. Ata janë përgjegjës për krijimin e fermave të pasurisë dhe teknologjive të reja, të cilat do t’ju mahnitnin, po të mos ishin kaq dashakeqëse në qëllimet e tyre. 

Këta njerëz, nga çdo shtet i botës së parë, janë të pasur, të pushtetshëm, të talentuar; dhe kontrollojnë banka, ushtri, organizata humanitare botërore, forca policore, qeveri, furnizuesit e energjisë dhe median. Asnjëri nga ju s’mund t’i shpëtojë kthetrave të tyre nëse Unë nuk ju tregoj se si.

Lutja, sidomos recitimi i Mëshirës Hyjnore, do të përhapë kthimin në besim, dhe duke thënë Rruzaren e Shenjtë kjo do ta dobësojë punën e atyre parazitëve të ligj idhulli i të cilëve është Satani. Gjëja interesante është kjo. Shumë nga këta fanatikë të kapur në këtë rrjetë mashtrimi, besojnë se ata janë thjesht ambiciozë me një dëshirë të natyrshme për pasuri, dhe nuk mbajnë ndonjë besim fetar. Ajo çfarë ata nuk e dinë është se janë duke u mashtruar nga Satani dhe janë të influencuar nga ai çdo ditë, në mendimet, aspiratat, fjalët dhe veprat e tyre. Sa të verbër janë ata.

Ngado që janë të mbledhur, po aty edhe Zemërimi i Hyjit do të zbresë me forcë të frikshme. Kjo tashmë është në udhë e sipër. Ata do të ndalohen, por kjo do të marrë pak kohë. Nuk do t’i ndalojë ata plotësisht, por do ta dobësojë efektin e tmerrshëm që përndryshe do të kishin pasur veprat e tyre. Trinia e Bekuar tani është aktive duke komunikuar me shpirtrat e zgjedhur në mbarë botën. Besimtarët do ta kenë vënë re këtë tashmë. Ata që nuk besojnë në Hyjin Atë, mendojnë se këta njerëz janë thjeshtë maniakë të fundit të botës. Edhe pse shumë njerëz në botë sot me të vërtetë mund të bëjnë deklarata të rreme, ju lutem të mos i shpërfillni ata pa i dëgjuar në fillim se çfarë kanë për të thënë.

Gjithmonë lutuni për udhëzim gjatë këtyre kohëve të vështira dhe ngatërruese. Mbajeni vëmendjen tuaj të përqendruar tek Unë, Shpëtimtari juaj Hyjnor, në çdo kohë. Unë do t’ju mbaj për dore dhe do t’ju mbështes përgjatë këtyre sprovave.

Shumë njerëz, kur ata të dëshmojnë këto profeci të dalin në dritë, do t’i zërë paniku dhe do të tmerrohen në shumë raste. Por nuk ka nevojë për të pasur frikë sepse kjo periudhë do të jetë jetë-shkurtër. Dhe pastaj do të vijë Qielli dhe Toka e Re ku ju të gjithë do të bëni jetë të qeta, të gjata dhe të mrekullueshme në bashkim me Mua.

Sa më shumë njerëz të kthehen dhe të kërkojnë Hyjit Atë për udhëzim, aq më i pakët do të jetë efekti i sundimit djall
ëzor të planifikuar nga Rendi i Ri Botëror. Shkoni tani në paqe. Lutuni për ta forcuar besimin tuaj tek Unë.

Shpëtimtari juaj i Mëshirshëm dhe Gjykatësi i Drejtë
Jezu Krishti