Saturday, 31 October 2015

Nëse e keni të vështirë që të luteni

E Martë, 24 Maj 2011, në 18:00
Bija Ime e dashur, Unë Jam i lumtur sot që aq shumë punë është bërë për t’ia përcjellë Fjalën Time Më të Shenjtë botës, përmes Punës tënde. Ti kurrë nuk duhet të ndjehesh se nuk po bën mjaft për shkak të sasisë së njerëzve që i mohojnë këto Mesazhe. Sepse ata fëmijë të Mi që nuk e pranojnë Fjalën Time tani, do ta pranojnë atë me kalimin e kohës. Pastaj ata do të jenë të etur për ta dëgjuar Zërin Tim.
Qëndro e përqendruar tek Unë tani. Mos u gënje nga ata që hedhin përçmime mbi këto Mesazhe. Kurrë mos u dekurajo, sepse ata që po e dëgjojnë Fjalën Time tani, në të vërtetë po e përhapin të Vërtetën tek të tjerët, prej dashurisë së tyre për Mua.
Konvertimi është një sfidë e vështirë në një botë kaq të verbër ndaj të Vërtetës së jetës së përjetshme. Kërkohet këmbëngulje, sepse me ndihmën e Shpirtit të Shenjtë, Fuqia e të Cilit po ndjehet tani, ngado, në mbarë botën, fëmijët e Mi do të kthehen gradualisht tek Unë, por jo të gjithë. Për ata që do të preferonin kënaqësitë artificiale të ofruara atyre përmes mashtruesit, ata do ta kenë shumë të vështirë ta refuzojnë jetën që bëjnë.
Lutuni për të gjithë familjen dhe miqtë tuaj tani, që ju të mund të bashkoheni të gjithë në dashurinë tuaj për Mua gjatë Paralajmërimit. Sepse, nëse ju do ta pranoni këtë ngjarje si rrugën tuaj drejt lirisë, ju do të shpërbleheni me Mëshirën Time të madhe.
Lutja nuk është e lehtë 
Lutja nuk është e lehtë për shumë nga fëmijët e Mi, që e shohin si përsëritëse dhe pak të mërzitshme recitimin e lutjeve të gjata. Nëse ju luteni në këtë mënyrë dhe e keni të vështirë, atëherë thjesht uluni me qetësi dhe komunikoni me Mua në qetësi. Thjesht reflektoni mbi Jetën Time mbi Tokë. Kujtojeni veten tuaj për kohën që Unë kalova atje dhe mësimet e dashurisë që Unë ju dhashë të gjithë juve. Kjo mjafton.
Lëreni veten t’ju qetësohet mendja dhe Unë do të ulem me ju në meditim. Unë eci me secilin prej jush. Unë Jam i pranishëm në çdo minutë të ditës, pavarësisht se çfarë ju jeni duke bërë. Unë nuk Jam kurrë larg. Kujtoni, se Unë Jam mbështetja juaj në jetë. Mbështetuni tek Unë. Kërkoni ndihmën Time, me sinqeritet, dhe Unë do ta dëgjoj thirrjen tuaj. Unë kurrë nuk e refuzoj kërkesën tuaj nëse ajo është sipas Vullnetit Tim të Shenjtë.
Megjithatë, kur ju kërkoni favore, të cilat janë krijuar për t’ju dhënë të mira materiale të tepërta, dijeni se Unë kurrë nuk do t’i jap ato. Sepse Unë kurrë nuk mund t’ju jap dhurata, që Unë e di se janë të dëmshme për shpirtin tuaj. Dhuratat e Mia ju jepen për t’ju sjellë më pranë Zemrës Sime, sepse kur kjo ndodh ju nuk do të dëshironi asgjë më shumë.
Shpëtimtari juaj i dashur dhe i devotshëm
Jezu Krishti

Qiejt do të hapen gjatë Paralajmërimit

E Hënë, 23 Maj 2011, në 14:30
Bija Ime e dashur, ti po vuan torturën që Unë e duroj për mëkatet e njeriut. Ja se si ndjehet. Ti tani po kap vetëm një fraksion të vogël të vuajtjes Sime, që Unë e has në çdo minutë të ditës tënde. Nuk ka asgjë për t’u frikësuar, bija Ime, rreth Paralajmërimit. 
Paralajmërimi do të jetë një ngjarje dramatike  
Ajo do të tronditë shumë njerëz në botë, pasi do të jetë një ngjarje dramatike ku qiejt do të hapen dhe Flakët e Mëshirës do të gjuhen përgjatë botës. Sepse shumë njerëz nuk do ta kuptojnë se çfarë po ndodh. Kaq të tronditur do të jenë, saqë gabimisht do të mendojnë se janë duke dëshmuar fundin e botës. Thuaju atyre që të gëzohen kur ta dëshmojnë Lavdinë Time, sepse ky, nëse jeni të përgatitur siç duhet për të, do të jetë shembulli më spektakular i Mëshirës Sime që nga dita e Kryqëzimit Tim. Ky, bijtë e Mi, do të jetë hiri i shpëtimit tuaj dhe do t’i pengojë ata, që përndryshe do të kishin qenë dënuar për të hyrë në thellësitë e Ferrit.
Të gjithë fëmijët e Mi kudo duhet t’i paralajmërojnë shpirtrat e humbur për çfarë duhet të pritet. Thojuni atyre që të kërkojnë shpengim duke i rrëfyer mëkatet e tyre tani. Është e rëndësishme që sa më shumë njerëz të jetë e mundur të jenë në gjendje hiri më përpara, pasi ata mund të mos e mbijetojnë këtë ngjarje për shkak të tronditjes. Është shumë më mirë që ta dëshmoni këtë ngjarje Hyjnore spektakulare më parë, sesa të jeni të papërgatitur në ditën finale të Gjykimit.
Qëndroni të fortë, të gjithë ju. Gëzohuni nëse jeni një ndjekës i devotshëm, sepse juve do t’ju tregohet një pamje e Pranisë Sime Hyjnore, të cilën para-ardhësit tuaj nuk e panë kurrë gjatë jetës së tyre. Lutuni për pjesën tjetër të fëmijëve të Mi. Tregojani atyre të Vërtetën tani sa e keni mundësinë. Shpërfillini qortimet e tyre, sepse nëse ata veprojnë tani duke u lutur për faljen e mëkateve të tyre, ata do t’ju falënderojnë pasi kjo Mrekulli e Madhe të ketë ndodhur.
Shkoni tani në paqe. Mos kini frikë. Vetëm lutuni për ata shpirtra që nuk kanë besim, me qëllim që të mos vdesin në mëkat mortor.
Shpëtimtari juaj Hyjnor
Jezu Krishti

Thursday, 29 October 2015

Përse Unë komunikoj me botën në këtë mënyrë

E Hënë, 23 Maj 2011, në 09:45
Bija Ime e dashur, tani është koha të reflektosh mbi Mesazhet e Mia të Shenjta dhe të sigurosh që sa më shumë mëkatarë në mbarë botën t’i kushtojnë atyre vëmendje.
Të jeni të sigurt, këto Mesazhe po i jepen botës si një Dhuratë për të ndihmuar që të shpëtoheni të gjithë, të gjithë fëmijët e Mi, dhe duke përfshirë ata që ndjekin udhë të ndryshme për tek Hyji Ati i Përjetshëm.
Njerëzit, sidomos Katolikët, do të jenë të paqartë kur Unë nuk i vendos ata përpara fëmijëve të Mi të tjerë të besimeve të ndryshme. Zgjedhja Ime e Fjalëve është bërë për t’u dëgjuar nga të gjithë dhe jo vetëm nga të zgjedhurit e paktë. Dashuria Ime nuk bën dallime. Për ata që e vënë në pyetje mënyrën me të cilën Unë i flas njerëzimit, përmes kësaj lajmëtareje, më dëgjoni Mua tani. Ndërsa ju, ndjekësit e Mi, e kuptoni se e Vërteta kurrë nuk ka ndryshuar që nga koha e Kryqëzimit Tim, dijeni atëherë se Unë duhet ta shtrij Dashurinë Time tek të gjithë fëmijët e Hyjit. Askush nuk është më i mirë se tjetri.
Bija Ime, ti nuk duhet të përgjigjesh apo të përpiqesh që ta mbrosh Fjalën Time kur të kërkohet të shpjegosh përse Unë do të flisja në këtë mënyrë. Fjala Ime është Hyjnore. Ajo nuk duhet ndryshuar apo përpunuar për t’iu përshtatur atyre që e konsiderojnë veten ekspertë në ligjin teologjik; sepse Fjala Ime do t’i jepet botës në një gjuhë që do të kuptohet qartë nga njerëzimi sot. Shumë do të pyesin përse këto Fjalë nuk përdorin të njëjtën terminologji apo shprehje të përdorura nga profetët e Mi dhe apostujt e vjetër dhe Unë do t’u përgjigjem atyre tani.
Mbajeni mend, Mësimet e Mia kurrë nuk ndryshojnë. Pavarësisht se çfarë gjuhe Unë përdor sot për të komunikuar në një mënyrë moderne, e Vërteta mbetet e njëjtë, e paprekur.
Bëni kujdes nga vizionarët apo vegimtarët që deklarojnë se po marrin mesazhe nga Unë, të cilët përdorin gjuhë të lashtë apo pjesë nga Bibla e Shenjtë; sepse kjo nuk është mënyra me të cilën Unë do t’i komunikoja njerëzimit sot. Përse do ta bëja Unë këtë? A nuk do ta përjashtoja Unë kështu një brez të ri, ata që janë të paditur ndaj gjuhës që përmbahet në Librin e Shenjtë të Atit Tim?
Thjeshtësia është çelësi, bijtë e Mi, kur komunikoni Fjalën Time Më të Shenjtë. Kujtojeni, kur t’iu mësoni të tjerëve të Vërtetën e Ekzistencës Sime, se thjeshtësia në metodën tuaj është kryesore. Nëse ju nuk e bëni këtë, ju nuk do t’i arrini ato shpirtra të humbur, sepse ata do të bëjnë një vesh shurdhër.
Mesazhi Im i Dashurisë  
Mesazhi i Dashurisë Sime është shumë i thjeshtë. Unë Jam Jeta që fëmijët e Mi mbi Tokë e dëshirojnë. Shpjegoni që Unë Jam e Vërteta. Bëjeni këtë të qartë. Pa Mua nuk ka jetë të përjetshme. Përdorini profecitë, që Unë i zbuloj tek kjo lajmëtare, për të tërhequr vëmendjen e jo-besimtarëve. Sepse kjo është pse ato po i jepen botës. Jo për t’i frikësuar ata, por për të vërtetuar se Unë tani Jam duke komunikuar sot në një mënyrë në të cilën Fjala Ime Më e Shenjtë jo vetëm që do të dëgjohet, por do të besohet.  
Shpëtimtari dhe Mësuesi juaj i dashur
Jezu Krishti, Mbreti i Mëshirës

Zbulime të reja për Përmbytje në Francë këtë Verë (2011)

E Diel, 22 Maj 2011, në 14:30
Bija Ime e dashur, zbulesa që t’u dha më 18 Mars 2011 në mesnatë, se shpërthimi vullkanik në Islandë do të ndodhte në Maj ka ndodhur tani. Ti mund të pyesësh veten përse ishe kaq e tronditur kur kjo ndodhi ashtu siç qe parathënë. Prandaj Unë do ta shpjegoj. Megjithëse shumë nga dyshimet e tua janë larguar në lidhje me vërtetësinë e komunikimeve të Mia me ty, gjendej akoma një frikë nga ana jote se ti nuk po i kuptoje këto profeci me saktësi. Ti duhet të ngrihesh tani me mirëbesim dhe të më lejosh Mua të ta largoj frikën. Vazhdo tani dhe publiko, pa hezitim, ngjarje të tjera që Unë t’i kam zbuluar. Duke e bërë këtë, më shumë njerëz do ta kuptojnë se jam Unë, Jezu Krishti, i Cili tani kërkon vëmendjen që kërkohet për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave.
Kur këto profeci të konfirmohen, do të ketë fare pak dyshim në zemrat e ndjekësve të Mi për vërtetësinë e tyre. Por shpirtrat e ngurtë, që refuzojnë të besojnë dhe që gjithmonë do të gjejnë një përgjigje logjike kur ata dëshmojnë të Vërtetën, akoma nuk do të jenë të bindur.
Përmbytje në Francë, valë të Nxehti në Turqi 
Më dëgjoni Mua tani. Përmbytje do të ndodhin në jug të Francës këtë verë. Një valë të nxehti do të ndodhë në Turqi. Ngjarje të tjera ekologjike, që do të shkaktojnë rrëmujë, përfshijnë një tërmet në Angli (por jo menjëherë) disa prej të cilave do të ndikojnë mbi shtete të tjera Evropiane. Priteni një ngritje në nivelet e detit në Mesdhe, që do ta tronditë këdo. Tërmete do të ndjehen gjithashtu në Norvegji dhe në Amerikën e Jugut. Bija Ime, Unë do të zbuloj ty ngjarje të tjera, por vetëm me një arsye në mendje. Ajo është për të kthyer në besim fëmijët e Mi. Kur dhe nëse ata do ta pranojnë së Unë u flas atyre përmes teje, atëherë kjo do të më japë Mua gëzim. Unë nuk kam asnjë dëshirë t’i tremb fëmijët e Mi, por këto ngjarje do të vazhdojnë të përshkallëzohen nëpër botë si pjesë e Ndëshkimit të Madh që do të vijë. Ato janë një pjesë e nevojshme në betejën kundër mashtruesit.
Lutuni tani, fëmijët e Mi, për t’i dobësuar dhe shmangur këto ngjarje, sepse lutja është tepër e fuqishme si një mjet faljeje.
Shkoni tani në paqe. Mos kini frikë t’i publikoni këto profeci, sepse ato do të ndodhin.
Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

Falja udha drejt lirisë

E Shtunë, 21 Maj 2011, në 10:40
Bija Ime, falja është udha drejt lirisë. Kur ju i falni ata që ju ofendojnë apo që ju kanë lënduar, ju çliroheni në shpirt. Kjo është kur gëzimi e mbush shpirtin tuaj. Kjo do të thotë gjithashtu se Unë Jam i pranishëm brenda jush. Kur ju i falni të tjerët, kjo është një shenjë dashurie, jo vetëm për fqinjin, tuaj por dashuri për Mua Shpëtimtarin tuaj Hyjnor. Për ata që nuk besojnë tek Unë, ta dinë se kur edhe ata i falin të tjerët Unë Jam i pranishëm dhe eci me ta. Megjithatë ata nuk e dinë se ndodh kështu.
Falja është dashuri. Dashuria Ime është e pafund. Por Unë ju lutem, fëmijët e Mi, të më lejoni Mua t’ju fal për mëkatet tuaja. Sikur vetëm do të më kërkonit Mua ta bëj këtë, ju jo vetëm që do të jeni të lirë, por dashuria dhe gëzimi që do të përjetoni do t’ju habisë. Kjo vepër e përulësisë do t’ju lejojë të komunikoni me dashuri kundrejt të tjerëve. Drita juaj do të ndriçojë dhe do të ndikojë tek të tjerët në një mënyrë të veçantë, por as ju dhe as ata nuk do të jeni të vetëdijshëm për këtë. Dashuria Ime, pasi të ndodhë vepra e shpengimit, do ta vërshoj shpirtin tuaj. Shpirti juaj i pastër do të jetë si një magnet, ndërsa i tërheq të tjerët drejt jush.
Të falni të tjerët nuk është e lehtë, bijtë e Mi. Krenaria dhe një ndjenjë e vet-vlerësimit e pengojnë këtë vepër të madhe të mëshirës që të ndodhë. Kjo është puna e Satanit; sepse ai e di se mungesa e faljes çon në mëkate të tjera më serioze kundër Hyjit Atë. Kur ju nuk mund t’i falni të tjerët, para së gjithash, ju krijoni një indinjatë, që kur acarohet, çon në urrejtje dhe madje edhe vrasje. Në shumë raste ajo mund të çojë drejt luftës.
Nëse njerëzit kudo do ta falnin njëri tjetrin me mirësjellje, atëherë urrejtja nuk do të ekzistonte. Vrasjet do të ishin më pak të shpeshta, dhe dashuria – dashuria e Hyjit Atit të Përjetshëm, do të përhapej.
Mësoni ta falni njëri tjetrin. Hidheni tutje krenarinë dhe kërkoni Mëshirën Time. Sepse kur ju kërkoni diçka sipas Vullnetit Tim të Shenjtë, juve do t’ju plotësohet kërkesa.
Shpëtimtari juaj i dashur
Mbreti i Mëshirës, Jezu Krishti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/05/21/forgiveness-the-pathway-to-freedom/

Tuesday, 27 October 2015

Paqartësi se çfarë do të thotë Ardhja Ime e Dytë

E Premte, 20 Maj 2011, në 10:00
Bija Ime e dashur, shumë njerëz pyesin veten se çfarë do të thotë në të vërtetë Ardhja e Dytë, prandaj më lejoni Mua t’jua shpjegoj.
Unë erdha në botë herën e parë për ta shpenguar njerëzimin nga errësira e përjetshme, që ai të mund të përfitonte nga jeta e përjetshme. Hyji Ati i Plotfuqishëm, prej Mëshirës së Tij, më dërgoi Mua me qëllim që të gjithë fëmijët e Tij të kishin jetë. Sepse deri atëherë, për shkak të mëkateve të Adamit dhe Evës, kjo nuk do të kishte qenë e mundur. Unë vij përsëri, këtë herë për t’i shpërblyer të gjithë ata që më ndjekin Mua.
Shumë paqartësi ekziston në botë në lidhje me këtë ngjarje. Shumë njerëz besojnë se Ardhja Ime e Dytë tregon se fundi i botës ka ardhur. Kjo nuk është ashtu, sepse përkundrazi, ajo tregon se kohët e fundit kur Satani dhe ndjekësit e tij, që krijojnë varfëri të papërshkrueshme në botë, do të hiqen nga Toka për 1,000 vjet.
Rreth Parajsës së Re mbi Tokë
Kjo Parajsë e Re që Unë kam premtuar do të krijohet kur Qielli dhe Toka të bashkohen në një. Kjo jetë e re që Unë e sjell tek të gjithë ndjekësit e Mi të devotshëm është me dashuri dhe lavdi. Ju, ndjekësit të Mi, do të duhet të duroni shumë vuajtje, ndërsa ky tranzicion ndodh. Për të ndihmuar në përgatitjen e botës për këtë Ngjarje të Madhe, Unë Jam duke sjellë më parë një Dhuratë madhështore të Mëshirës Sime. Paralajmërimi i Madh, që do t’ju japë secilit prej jush mundësinë t’i shikoni mëkatet tuaja dhe se si ato më fyejnë Mua, do t’ju mundësojë që ta shihni të Vërtetën. Kur ta kuptoni njollën e mëkatit që ekziston brenda jush, vetëm atëherë ju do ta kuptoni me të vërtetë pikëllimin që Unë ndjej.
Një shikim i shkurtër i asaj çfarë do ndodhë në Gjykimin Final 
Duke ju lejuar të gjithëve që ta përjetoni këtë Vepër të madhe të Mëshirës Sime juve do t’ju jepet një shikim i shkurtër i vërtetë i asaj që ka për të ndodhur në ditën e Gjykimit Final. Në këtë mënyrë juve po ju jepet një mundësi e drejtë për t’u kthyer tek Unë edhe një herë. Shikoni, Unë ju dua të gjithëve me një pasion kaq të thellë dhe të pafund saqë Unë do të bëj gjithçka të mundur për t’ju shpëtuar nga mbërthimi i mashtruesit.
Megjithatë bëni kujdes, sepse Satani tani do t’i shtojë aktivitetet e tij përmes vëllezërve dhe motrave tuaja për t’ju bindur që të më ktheni Mua shpinën, madje edhe mbasi kjo Ngjarje e Madhe të ndodhë. Tani ju duhet ta hapni mendjen tuaj, t’i lini mënjanë të gjitha arsyetimet njerëzore për të pranuar të vërtetën e ekzistencës suaj mbi Tokë. Çdo gënjeshtër e sajuar në mendimin logjik shkencor të njeriut do të futet për t’ju penguar që ta pranoni të Vërtetën.
Satani nuk do që ju, fëmijët e Mi, të vini tek Unë. Mbërthimi i tij me anë të veseve duhet të thyhet, por kjo mund të bëhet vetëm me ndihmën tuaj. Mos e lejoni atë t’jua errësojë gjykimin me gënjeshtrat e tij. Do të jetë shumë e vështirë për ju t’i injoroni argumentet, ngacmimet dhe talljet e tij, sepse kjo është mënyra se si ai punon. 
Satani do të punojë përmes njerëzve të tjerë për t’ju dekurajuar 
Shumë prej jush nuk do ta dinë se Satani është duke punuar kështu përmes njerëzve të tjerë mendimet e të cilëve ju mund t’i respektoni. Por kjo është pikërisht ashtu si ai punon. Ai do të komunikojë përmes atyre shpirtrave të gjorë të cilët janë të tërhequr nga errësira. Ai do të sigurojë që mendjet e tyre të jenë të bllokuara ndaj të Vërtetës së Lavdisë Sime dhe të jetës së përjetshme që ju takon me të drejtë. Kurrë ndonjëherë mos e lini influencën e tij të ndikojë mbi dashurinë tuaj për Mua. Dhe mbajeni mend, ngaqë ai nuk do ta fitojë këtë betejë, ata shpirtra të gjorë që e ndjekin atë do të hidhen në Ferr bashkë me të. Nëse ju dëshironi jetën e përjetshme, atëherë përdoreni këtë kohë mbi Tokë për ta denoncuar Satanin sa e keni mundësinë.
Unë do ta qeveris Tokën për 1,000 vjet 
Bija Ime, Unë do ta Qeveris Tokën për 1,000 vjet. Mos u gaboni, sepse Unë Jam tani në kontroll të ngjarjeve ndërsa ato tani shpalosen nëpër botë. Unë tani e kam përgatitur udhën për në Mbretërinë Time të Re mbi Tokë dhe ajo kohë është afër, shumë më afër se sa shumë e kuptojnë. Gëzoni, sepse ky lajm do të mirëpritet nga të gjithë. Ai do t’i japë fund të gjithë vuajtjes në botë. Ai do të ndezë një burim dashurie dhe lavdie për t’u ndarë nga të gjithë fëmijët e Mi.
Kjo Parajsë e Re do të jetë përtej të kuptuarit tuaj, por dëgjoni këtë. Kjo jetë e re do t’ju ofrojë ju, të gjithë ndjekësve të Mi të devotshëm, një jetë pa shqetësime. Ju nuk do të keni nevojë për asgjë. Gjithçka do t’ju sigurohet nga Unë. Secili prej jush që e zgjedh këtë Mbretëri të Lavdishme do të mahnitet nga Xhevahiri i Çmuar që ju pret. Lutuni tani, që vëllezërit dhe motrat tuaja t’i hapin sytë ndaj të Vërtetës së premtimeve që Unë kam bërë, që edhe ata të mund të hyjnë në këtë Jetë të Re mbi Tokë.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Përgjegjësia e Prindërve në botë sot

E Enjte, 19 Maj 2011, në 18:15
Bija Ime e dashur, bota tani është zhytur në thellësitë e dëshpërimit të plotë prej mungesës së besimit në Ekzistencën e Hyjit Atit të Përjetshëm. Edhe fëmijët e vegjël tani me kënaqësi e mohojnë Ekzistencën e Tij. Ato shpirtra të zbrazët, të ngurtë fyejnë jo vetëm Atin Tim të Përjetshëm, por më shkaktojnë Mua hidhërim të thellë.
Kaq shumë ju keni rënë, fëmijë, saqë e keni refuzuar plotësisht të gjithë ndjenjën e përshpirtërisë me të cilën ju ishit lindur. Sa larg mendoni se do t’ju çojë dashuria juaj për botën dhe materializmin e saj? Për ata prej jush të rritur në pasuri dhe në ngushëllimin e të gjitha kënaqësive të botës, ju duhet ta dini se ato shumë shpejt do të merren prej jush si pjesë e Purifikimit që do të vazhdojë.
Përgjegjësia e prindërve 
Përse u mësoni fëmijëve tuaj rëndësinë e materializmit të krijuar nga njeriu në dëm të shpirtrave të tyre të vegjël, të gjorë? Qëllimi juaj kryesor është që t’iu mësoni fëmijëve tuaj rëndësinë e krijimit dhe të ndërtimit të pasurisë. Ju rrallë ia mësoni atyre moralet që iu nevojiten për t’u pajisur me përgjegjësitë kur të rriten, në lidhje me si ata duhet të tregojnë respekt për të tjerët, për ta kuptuar rëndësinë e ndershmërisë dhe domosdoshmërinë për të treguar konsideratë ndaj vëllezërve dhe motrave të tyre. Për fat të keq fëmijët e Mi e kanë humbur plotësisht udhën e tyre në drejtimin shpirtëror që kërkohet ta për të arritur në destinacionin përfundimtar. A nuk keni fare turp? Kur do ta mësoni se dashuria juaj obsesive për para dhe gjithçka që ajo ofron do të përfundojë në shkatërrim? Do të jetë vetëm kur ju të zhvisheni lakuriq nga këto kënaqësi që i dëshironi që ju do ta kuptoni se sa të vetmuar jeni.
Më dëgjoni Mua tani ndërsa ju mundeni. Vendosni të parat nevojat e familjes suaj, sepse kjo është mirë. Kryejini ato. Por ju lutem të mos i inkurajoni fëmijët tuaj të bëhen skllevër të pasurisë dhe dëshirës për famë, sepse ju do të jeni duke i shtyrë ata në krahët e Satanit. Fëmijët tuaj u lindën dhe iu dha jeta nga ju fizikisht, por ata janë Krijuar nga Hyji Ati i Përjetshëm, atëherë kur atyre iu qe dhënë shpirti. Patjetër të tregoni përgjegjësi si një prind duke plotësuar nevojat fizike për fëmijët tuaj. Por kujtoni se shpirtrat e tyre kanë nevojë të ushqehen. Mësojuni atyre të Vërtetën e Mësimeve të Mia dhe rëndësinë e të kujdesurit për shpirtrat e tyre. Vetëm atëherë ju do të jeni duke iu dhënë fëmijëve tuaj ushqimin e vërtetë në trup dhe në mendje që atyre iu duhet për të mbijetuar, për të arritur të gëzojnë jetën e përjetshme.
Shpëtimtari juaj i dashur Hyjnor
Jezu Krishti

Nderojeni Atin Tim

E Mërkurë, 18 Maj 2011, në 17:00
Bija Ime e dashur, më mungoi koha që ti ma premtove Mua dje. Unë e kuptoj se ti ke një jetë shumë të ngarkuar, por dije se Unë Jam Jeta të Cilën ti duhet ta kërkosh mbi të gjitha aktivitetet e tua të përditshme.
Koha që njeriu të reflektojë ndershmërisht mbi jetën e tij 
Koha që njerëzimi të reflektojë mbi jetën e tij, në një mënyrë vërtetë të ndershme, ka ardhur. Të gjithë fëmijët e Mi kudo, në çdo skaj të botës, duhet t’i bëjnë vetes këtë pyetje. A besojnë ata se Hyji Atë ekziston, apo jo? Ndërsa kohët e fundit e parathëna afrohen gjithnjë e më afër, një numër zgjedhjesh tani duhet të bëhen. A e pranoni ju, fëmijët e Mi, se Hyji, Ati Im i Përjetshëm ju ka krijuar? Nëse e pranoni, atëherë përgjigjuni pyetjes tjetër. Sa kohë kaloni ju duke e falënderuar Atë për Dhuratat e jetës, familjes dhe miqve tuaj? Shtëpinë ku ju jetoni? Ushqimin që hani? Nëse nuk e bëni, ju nuk jeni një ndjekës i së Vërtetës.
Tregojini Atit Tim respekt 
Për ata prej jush që besojnë në Hyjin Krijuesin e të gjitha gjërave, a nuk e dini se lutja është jetike nëse doni të përfitoni nga jeta tjetër e lavdishme që Ai ka planifikuar për ju? Flisni me Të çdo ditë. Tregojini Atij respektin që Ai meriton, sepse duke mos i kushtuar vëmendje Atij, ju më fyeni Mua. Për të gjithë ato ndjekës të Mi të devotshëm, Unë, Shpëtimtari juaj Hyjnor, Jezu Krishti, ju bëj thirrje tani të kuptoni se sa e rëndësishme është të nderoni Atin Tim. Atij nuk po i kushtohet vëmendja që Ai meriton. Shumë njerëz kanë këtë imazh për Hyjin Atë, sikur Ai është i vrazhdë, i frikshëm dhe i zemëruar. Kaq të frikësuar jeni sa e shtyni Atë mënjanë. Po ta dinit se sa shumë Ai e dëshiron dashurinë tuaj ju do të binit në gjunjë në këtë çast dhe do t’i luteshit Atij t’ju falte. Ju lutem t’i luteni Hyjit Atë. Ai ka nevojë për dashurinë tuaj. Ai dëshiron përkushtimin tuaj. Lutja tek Ati Im siguron Mëshirë shumë të madhe. Kur ju i kërkoni Atit Tim t’ju mbrojë dhe t’ju shpëtojë, në Emrin Tim, Ai rrallë herë e refuzon kërkesën tuaj sipas Vullnetit të Tij Më të Shenjtë. Hyji, Ati Im i Përjetshëm, është shumë i Dashur, i Dhembshur dhe besnikëria ndaj Tij do t’i sjellë botës hire të mëdha dhe shpëtim.
Lutjuni Atit Tim për të shmangur katastrofat globale
Lutjuni Atit Tim për të shmangur katastrofat globale në emër të Birit të Tij të dashur dhe Ai do t’i dëgjojë lutjet tuaja. Sa shumë pak të Krishterë nëpër botë e thërrasin akoma Atë për ndihmë. Ai, i Cili me kaq dashuri e krijoi njeriun sipas Shëmbëllimit të Tij, është lënë në harresë. Tregojini Atij nderimin që tani kërkohet, për të ndihmuar në dobësimin e katastrofave ekologjike që do të ndodhin në Tokë gjatë Mundimit të Madh.
Ati Im e mban botën në Duart e Tij. Megjithatë, fëmijët e Tij, nuk e nderojnë apo e adhurojnë më Atë. Ata janë të pavetëdijshëm për faktin se ndërsa Satani vazhdon të vjedhë shpirtrat ka vetëm një Fuqi që do t’i rezistojë përjetësisë dhe ajo është Fuqia e Hyjit. Në Mëshirën e Tij Ai do t’i dëgjojë thirrjet tuaja për ndihmë. Ju lutem ta thërrisni Atë tani, sidomos në këto kohë të ndryshimit të madh.
Shpëtimtari juaj i dashur
Biri i Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm
Jezu Krishti

Monday, 26 October 2015

Rëndësia e Agjërimit dhe e Vet-Mohimit

E Hënë, 16 Maj 2011, në 11:30
Bija Ime e dashur, ti më në fund po e kupton se pa Mua ju nuk jeni asgjë. Është përmes hireve të Mia që ju merrni jetë në Mbretërinë e Atit Tim. Pa Praninë Time në jetën tuaj ajo do të jetë e shkretë dhe pa asnjë kuptim të vërtetë. Oh sa dëshiroj Unë që të gjithë fëmijët e Mi ta kuptonin jetën që Unë mund t’u sjell atyre, sidomos përmes Sakramentit të Eukaristisë së Shenjtë. Sepse është vetëm kur ju më merrni Mua në shpirtrat tuaj të dobët përmes Bukës dhe Verës Hyjnore që ju me të vërtetë do ta ndjeni Dashurinë Time. Kjo Dashuri do t’ju forcojë, jo vetëm në shpirt, por edhe në mendje. Prania Ime do t’ju ngrejë për t’ju bërë ndjekës të Mi të vërtetë.
Një ndjekës i Imi që nuk më merr Mua rregullisht përmes këtij Sakramenti Më të Shenjtë do të jetë si një enë që është vetëm gjysmë e mbushur. Ju keni nevojë për Trupin dhe Gjakun Tim, i cili qe derdhur për të gjithë ju, për t’ju mbushur me Praninë Time të Vërtetë. Sepse pa të ju nuk do të jeni në gjendje për të gjetur forcën e vërtetë për ta shpallur plotësisht Lavdinë Time.
Fëmijë, ju duhet të kuptoni se besimi në Ekzistencën Time është vetëm pjesë e udhëtimit tuaj shpirtëror. Ka shumë më tepër që ju duhet të kuptoni. Do të jetë vetëm përmes mohimit tuaj të kënaqësive të trupit që ju do të jeni me të vërtetë të mbushur. Për shkak të faktit se Satani e kontrollon njeriun përmes tundimeve të trupit ashtu edhe ju duhet t’ia mohoni atij të aksesin tek këto kënaqësi që ju mund të kërkoni. Agjërimi është një nga mënyrat më të fuqishme për ta liruar shpirtin tuaj nga Satani dhe djajtë e tij. Fare pak njerëz në botë mund ta kryejnë këtë sakrificë, megjithëse është kaq e thjeshtë dhe nuk e dëmton shëndetin tuaj. Një ditë agjërimi në javë do t’ju sjellë hire të veçanta. Duke bërë sakrifica të vogla në nderin Tim, Shpëtimtarit tuaj Hyjnor, ju jo vetëm që do të shpëtoni shpirtra, por do të afroheni më pranë me Mua. Sakrifica të tjera ku ju të mohoni të mirat materiale do t’ju afrojnë gjithashtu më pranë Zemrës Sime të Shenjtë.
Jeta, fëmijët e Mi, nuk duhet të jetë e gjitha për ndjekjen e gjërave materiale, nëse ato janë më të tepër se nevojat tuaja të vërteta. Duke pranuar nevoja të thjeshta dhe duke e përkushtuar kohën tuaj ndaj Meje, ju do të ndjeni kënaqësi të vërtetë. Jo vetëm kjo, por për herë të parë në jetën tuaj ju do ta njihni kuptimin e lirisë së vërtetë. Dijeni, Satani e kontrollon njeriun përmes dëshirave të trupit përfshirë ushqimin, rrobat, seksin, shtëpitë, makinat, pushimet, jetën luksoze, muzikën, alkoolin dhe adhurimin e njerëzve të famshëm. Duke e pranuar se këto janë thjeshtë iluzione, atëherë ju do ta kuptoni se koha juaj në Tokë nuk duhet të shkojë kot me ndjekje të tilla të pavlera.
Koha juaj në Tokë, fëmijë, është vetëm pjesë e udhëtimit tuaj për në përjetësi. Një jetë e një lloji tjetër do të vazhdojë për ju pas vdekjes. Pavarësisht nëse njerëzit besojnë apo jo në Hyjin Atin e Përjetshëm, shpirtrat e tyre do të ekzistojnë akoma pas vdekjes. Kërkojeni tani Dritën me qëllim që shpirti juaj të përjetojë lumturinë e vërtetë në përjetësi dhe një vend të lartësuar në Parajsë. Për ta arritur këtë nivel të shenjtërisë shpirtërore ju lutem të bëni sakrifica të trupit ndërsa jeni akoma gjallë në Tokë. Ofrojini, gjithashtu, të gjitha vuajtjet tuaja në jetën tuaj për shpirtrat e humbur dhe ju do të korrni shpërblimet që ju presin në jetën tjetër.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Friday, 23 October 2015

Refuzojeni punën e Spiritualizmit të Epokës së Re

E Diel, 15 Maj 2011, në 17:00
Bija Ime e dashur, Unë Jam duke i bërë thirrje të gjithë ndjekësve të Mi për ta denoncuar punën e Lëvizjes së Epokës së Re, që e ka mbërthyer botën.
Krishtërimi gjithmonë ka qenë një shënjestër kryesore e Satanit. Për shkak se ai është aq dinak, ai vazhdimisht do të përpiqet t’i joshë ata me shpirtra të zbrazët dhe të humbur. Ai gjithmonë do të përpiqet t’i paraqesë gënjeshtrat e tij të kuptohen sikur të jenë dashuri. Pastaj ai do të përpiqet të kontrollojë mendjet e fëmijëve të Mi duke përdorur taktika të lashta pagane të krijuara për t’ua çliruar mendjet nga të ashtuquajturat strese të jetës moderne. Bëni kujdes ju që jepeni pas praktikave, që deklarojnë të sjellin gjendjen tuaj mendore në një fazë harrese, në emër të meditimit. Sapo ju ta lejoni mendjen të kontrollohet në këtë mënyrë, Satani dhe djajtë e tij do mund të lëvizin në të me kaq qetësi sa ju nuk do ta kuptoni, kaq i pandjeshëm do të jetë kalimi.
Shmangni praktikat e lashta shpirtërore përfshirë përdorimin e kartave tarok             
Shumë, shumë shpirtra në botë kanë etje për drejtim shpirtëror. Në përpjekjet e tyre për të sjellë kuptim në jetën e tyre, ata gabimisht po e lejojnë veten të përfshihen në praktika që çojnë në paganizëm. Çdo dogmë e rreme, që ju nxit të besoni se paqja në zemrën dhe shpirtin tuaj mund të arrihet përmes praktikave të lashta shpirtërore duhet të shmanget në çdo kohë. Mësoni t’i njihni ato se çfarë janë realisht.
Përdorimi i kristaleve, meditimit, reikit, jogës, kartave tarok, besimi në shpirtra udhëzues, metafizika dhe të ashtu-quajturit shërues besimi janë për t’ju nxitur që të besoni në një ekzistencë tjetër superiore jashtë asaj të krijuar nga Hyji Ati i Përjetshëm.
Paralajmërim rreth mësuesve të ngjitur 
Shumë prej jush sot, që janë vazhdimisht në kërkim të ngushëllimit shpirtëror duke praktikuar ndjekjen e engjëjve tuaj duhet gjithashtu të jeni vigjilentë ndaj faktit se menjëherë sa termi mësues të ngjitur të përmendet, të jeni të sigurt se këto engjëj nuk vijnë nga Qielli. Mësuesit e ngjitur, bijtë e Mi, janë engjëj të rënë dhe vijnë nga errësira. Por juve do t’ju thuhet dhe pastaj do t’ju bindin se ata vijnë nga drita. I gjithë ky spiritualizm pagan, nëse ju e lini t’jua kontrollojë jetën, eventualisht do t’ju tërheqë poshtë në gropat e errësirës kur ju më pak e prisni. Satani do të jetë kaq i kujdesshëm për si ai i paraqet këto gënjeshtra të errëta, sepse në çdo kohë do t’ju thuhet, dhe ju do ta besoni, se këto gjëra janë të gjitha të mira.
Shumica e këtyre praktikave janë paraqitur sikur të jenë të mira për vetëbesimin tuaj, konfidencën, kontrollin mbi jetën tuaj, të gjitha këto janë një gënjeshtër. Jo vetëm që këto praktika ju largojnë nga e Vërteta, por ato sjellin një dëshpërim të pa treguar sapo shpirtrat e ligj hyjnë në shpirtin tuaj si rezultat direkt i këtyre praktikave.
Bibla paralajmëron për rreziqet e magjisë     
E Vërteta kurrë nuk mund të shtrembërohet. Mësimet e dhëna njeriut në Biblën e Shenjtë e paralajmërojnë njerëzimin për rreziqet e magjisë, tregimit të fatit dhe adhurimin e hyjnive të rremë. Në botën e sotme, këto praktika paraqiten si jo të dëmshme, por të nevojshme, për mirëqenien tuaj shpirtërore. Për shkak të natyrës së shpirtrave të butë, shumë prej tyre do të tërhiqen natyrshëm drejt praktikave të epokës së re për shkak të fasadës së rreme të dashurisë që ato shfaqin. Asgjë nuk mund të jetë më larg nga e Vërteta.
Paralajmërim për përkushtimin fanatik ndaj engjëjve 
Kujtoni se është Satani dhe engjëjt e tij të rënë që ju kanë tërhequr me kujdes dhe me dinakëri në këto gënjeshtra të pa dyshuara. Për ata prej jush që promovojnë një përkushtim pothuajse fanatik ndaj engjëjve, Unë kam këtë për t’ju thënë. Përse ju nuk shpallni në fillim Fjalën e Hyjit, Atit Tim të Përjetshëm? A nuk është ky fiksim me engjëjt një tjetër formë e idhujtarisë? Po, patjetër, lutuni për ndihmën e engjëjve të shenjtë, sidoqoftë, gjithmonë bëni këtë pyetje. A është përkushtimi juaj ndaj engjëjve në dëm të dashurisë suaj për Jezu Krishtin, Birin e Hyjit apo Hyjin Atin e Përjetshëm? Nëse është kështu atëherë ju më fyeni Mua, Shpëtimtarin tuaj Hyjnor, Jezu Krishtin.
Zgjohuni tani ndaj gënjeshtrave të të ashtu-quajturit spiritualizëm. Engjëjt që ju tërhiqni duke marrë pjesë në praktika të tilla nuk do të vijnë nga Qielli apo nga Drita. Ata do të duken sikur vijnë nga Drita por ky është mashtrimi që Satani dhe djajtë e tij përdorin me zgjuarsi për t’i kamufluar veprimet e tyre.
Mbajeni mend një mësim të fundit. Vishini praktikat tuaja pagane sa të doni, për t’u dukur sikur po i bëni nderime Dritës Hyjnore të Qiellit, por do të jetë gënjeshtër. Gënjeshtra, dhe ata që ju i bindni të ndjekin këtë udhëtim të çuditshëm drejt të ashtu-quajturës mbretëri shpirtërore, jashtë asaj të Atit Tim, do t’ju sjellë kaq pranë Satanit sa përtej njëfarë pike nuk do të ketë më kthim.
E vetmja Mbretëri Hyjnore e Dashurisë që ekziston jashtë kësaj Toke është Qielli. Çdo gjë tjetër që ju është thënë është e pavërtetë. Satani, megjithatë, do që ju të besoni se ka. Realiteti është se ai po i tërheq të gjithë ata shpirtra që nuk dyshojnë dhe supersticiozë brenda errësirës së Ferrit bashkë me të dhe të gjithë engjëjt e rënë, gjithçka në emër të dashurisë së rreme.
Ju lutem ta kujtoni se Dashuria, Dashuria e Vërtetë, mund të vijë vetëm nga Hyji Ati i Përjetshëm.
Shpëtimtari juaj i dashur

Thursday, 22 October 2015

Përse Hyji, Ati i Përjetshëm, po dërgon profetë të rinj në botë

E Premte, 13 Maj 2011, në 22:45
Bija Ime e dashur, atyre që dyshojnë, sidomos shërbëtorëve të Mi të shenjtë, të cilët mund ta shpërfillin Fjalën Time përmes këtyre Mesazheve, kjo është ajo çfarë Unë do të doja t’ju them. Rriteni besimin tuaj tek Unë duke e pranuar se Fjala Ime iu qe dhënë botës jo vetëm gjatë kohës Sime në Tokë, por përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë edhe pas saj.
Që nga fillimi i kohës, Hyji, Ati Im i Përjetshëm, ka komunikuar me njerëzimin përmes profetëve; në këtë mënyrë Mësimet e së Vërtetës iu qenë bërë të njohura njeriut për të siguruar që besimi i tij të qëndronte i fortë. Zbulime të tjera dhe mësime mbi të Vërtetën iu qenë dhënë gjithashtu njerëzimit përmes apostujve, dishepujve të tjerë të devotshëm dhe përmes profetit, Gjon Ungjilltarit. Pas kësaj Fjala Ime, Mësimet e Mia dhe çdo gjë që njeriu kishte nevojë për t’i sjellë atij shpëtimin e nevojshëm ishte në rregull. Tani që bota po ndeshet me ndryshimin më të madh në historinë e vet, Hyji, Ati Im i Përjetshëm, ka dërguar profetë të rinj në botë. Këta profetë, pa dyshim që nuk ju sjellin Mësime të reja, sepse kjo nuk është e nevojshme. Përkundrazi ata po dërgohen për tri arsye.
E para është për ta kujtuar njerëzimin për të Vërtetën e përmbajtur në Librin e Zbulesës. E dyta është për ta bërë njeriun vigjilent ndaj kohërave që ai po jeton me qëllim që ai të mund ta rindezë besimin e tij. E treta është për të ndihmuar në përhapjen e konvertimit me qëllim që ndjekësit e Mi të mund të formojnë ushtrinë më të madhe nga të gjitha për të shpëtuar shpirtra. Unë Jam duke komunikuar përmes kësaj profeteje dhe të tjerëve, që Fjala Ime të dëgjohet në çdo skaj të botës.
Kujtoni Dashurinë dhe Dhembshurinë Time Absolute
Dëgjojini me kujdes të gjitha këto Mesazhe, që jo vetëm e shpallin Fjalën Time ashtu si ju e njihni, por, që edhe zbulojnë tek ju Dashurinë dhe Dhembshurinë Time Absolute për secilin prej jush. Kujtoni gjithashtu, Mëshirën Time të madhe. Të gjithë mëkatarët do të falen menjëherë sapo të kërkojnë shpengim.
Rëndësia e Rruzares së Shenjtë dhe e Mëshirës Hyjnore
Ndërsa shkatërrimet ekologjike do të ndodhin, ju lutem kujtoni se lutja përfshirë recitimi i Rruzares së Shenjtë dhe Mëshirës Hyjnore do të ndihmojnë në shmangien e shumë prej tyre. Mbajeni mend, fëmijët e Mi të shtrenjtë, se ju që besoni tek Unë dhe Ati Im i Përjetshëm dhe që ndiqni udhëzimet e Mia nuk keni asgjë për t’u frikësuar. Gjithashtu më lejoni Mua t’ju kujtoj se për shkak të dy Veprave të mëdha të Mëshirës që po ju jepen – Dhurata e Shpirtit të Shenjtë, që shpërtheu në mbarë botën pak ditë më parë dhe Paralajmërimi i Madh, miliona do të konvertohen tek e Vërteta. Kjo do të jetë një mrekulli e madhe, dhe e tillë që do të sjellë gëzim tek shumë.
Persekutimi nga Dragoi i Kuq dhe nga ata jo të Hyjit
Ndërsa Satani do të ngrihet përmes ndjekësve të tij të gjorë, të gënjyer të cilët ai i tërheq nga Unë – nga shpresa e tyre e vetme e shpëtimit të përjetshëm – kjo do të jetë vetëm për një periudhë të shkurtër. Megjithatë Unë duhet t’ju paralajmëroj se do të jetë një periudhë e frikshme e persekutimit e udhëhequr nga Dragoi i Kuq dhe ato grupe politike, jo nga Hyji. Përmes lutjes dhe Sakramenteve ju do të gjeni forcën për të këmbëngulur gjatë këtyre sprovave. Të gjitha këto ngjarje kanë qenë parathënë dhe duhet të ndodhin, me qëllim që i ligu të çrrënjoset më në fund nga bota. Është e nevojshme, prandaj, që ky pastrim dhe një varg ndëshkimesh të ndodhin; sepse vetëm atëherë bota do të jetë gati për Parajsën e Re në Tokë.
Kurrë mos e shpërfillni thirrjen Time. Është vetëm kur ju ta shikoni se profecitë e zbuluara tek ju nga lajmëtarët e Mi të zgjedhur po fillojnë të materializohen që ju do ta dini me siguri se jam Unë Ai që po flet me ju.
Shpëtimtari juaj Hyjnor
Jezu Krishti

Wednesday, 21 October 2015

Tërmeti në Evropë ndodhi sot ashtu siç parashikohej

E Mërkurë, 11 Maj 2011, në 23:00
Bija Ime e dashur, sot tërmeti për të cilin të fola disa muaj më parë ndodhi në Evropë, në Spanjë sot. Ndodhi të tjera ekologjike, që përfshijnë një vullkan, përmbytje dhe një valë e nxehtë do të pasojnë. Kushtojini vëmendje këtyre ngjarjeve sepse kur ato të ndodhin kjo do të provojë se këto Mesazhe po vijnë nga Unë, Jezu Krishti.
Kjo, bija Ime, është Dora e Atit Tim, i Cili ka për të lëshuar ndëshkim mbi botën për të bërë të mundur zhdukjen e mëkatit. Lutuni dhe vazhdoni të luteni për më shumë konvertim për t’i dobësuar këto shkatërrime.
Nëna Ime e dashur të shpjegoi një numër gjërash të rëndësishme këtë mbrëmje. Nevoja për lutje ditore dhe Adhurim është e rëndësishme – sa më shpesh që të mundesh – sepse kjo do të sjellë rezultate madhështore për ty, bija Ime, në Punën tënde.
Pusho tani. Ti je e lodhur. Unë do të flas me ty nesër. Shko në paqe.
Shpëtimtari yt Hyjnor
Jezu Krishti

Tuesday, 20 October 2015

Mesazh nga Virgjëra Mari në lidhje me mbrojtjen e Shenjtorëve

E Mërkurë, 11 Maj 2011, në 22:30
Fëmija im, ti po afrohesh tani shumë më pranë Zemrës së çmuar të Birit tim. Udhëtimi yt ka qenë i vështirë, por ndodhi në një periudhë kaq të shkurtër kohe. Ishte prej urdhrit të Hyjit Atë që unë u dërgova për të ta komunikuar thirrjen tënde për këtë Punë. Përgjigja jote qe e menjëhershme. Ti kurrë nuk hezitove. Sepse kjo është fuqia e dashurisë që ti ke për mua Nënën tënde të Bekuar. Unë të kam udhëzuar dhe drejtuar drejt kësaj thirrjeje shumë të veçantë. Të lutem që të vazhdosh te kthehesh tek unë, Nëna jote e dashur, çdo ditë për udhëzim të përditshëm. Të gjithë shenjtorët janë duke ecur akoma me ty, por ti nuk e di këtë. Ti duhet t’i drejtohesh Shën Benediktit, Shën Jozefit, Shën Gjon Ungjilltarit, Shën Agustinit dhe Krye-engjëllit Mikael për të të dhënë mbështetjen që do të të duhet. Sa shumë e forcuar je ti tani, bija ime, saqë çuditesh përse. Është për shkak të bindjes tënde ndaj Birit tim të dashur që ti tani po merr hiret e nevojshme për këtë Mision Hyjnor të veçantë, për të cilin ti ke qenë zgjedhur.
Lutja e Rruzares sime Më të Shenjtë çdo ditë është e rëndësishme, sepse do të mbrojë nga i ligu. Shën Benedikti është caktuar tek ti në çdo kohë për të të mbrojtur nga sulmet e mashtruesit. Kjo është pse sulmet më të këqija janë mbajtur larg prej teje. Lutju atij çdo ditë, bija ime, për këtë mbrojtje të vazhdueshme.
Pranoje vuajtjen e kërkuar prej teje nga Biri im i shtrenjtë, Jezu Krishti, sepse kjo do të shpëtojë shpirtra të panumërt. Dhurata jote e veçantë tek Ai e vullnetit tënd të lirë, do të ndalojë miliona shpirtra nga të hyrit në zjarret e Ferrit. Vazhdo të kujtosh se çfarë vuajtja jote po arrin dhe gëzimin që kjo do të sjellë në Zemrën e Shenjtë të Birit tim.
Ti tani po gëzon Dhuratën e veçantë të të qenit në bashkim me Birin tim. Sa më tepër të dorëzohesh plotësisht, të tregosh përulësi dhe të bësh sakrifica të tjera, aq më shumë ti do ta ndihmosh Atë në këtë detyrë, që është kaq e rëndësishme për Të.  
Të jesh mirënjohëse, bija ime, që të është kërkuar ta bësh këtë Punë të shenjtë, sepse pa të miliona shpirtra nuk do të mund të shpëtoheshin.
Afrohu tani më pranë Zemrës sime dhe më lër të të mbaj më pranë Birit tim. Unë do të të mbroj dhe udhëzoj në çdo kohë.
Nëna jote e dashur
Mbretëresha e Paqes

Sunday, 18 October 2015

Shpirti i Shenjtë tani është zbrazur mbi tërë botën

E Martë, 10 Maj 2011, në 16:00
Bija Ime, tregoja botës se një Vepër e rëndësishme e Mëshirës Sime ndodhi sot, ku Shpirti i Shenjtë, një nga Dhuratat më të mëdha për fëmijët e Mi, është zbrazur mbi tërë botën. Kjo Dhuratë është thelbësore për ta ndihmuar njerëzimin që të përgatitet për Paralajmërimin. Të mbushur me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, ndjekësit dhe shërbëtorët e Mi të shenjtë do të forcohen shumë në dashurinë e tyre për Mua dhe Atin Tim të Përjetshëm.
Kjo Dhuratë e jetës do të sjellë nxitje të reja në shpirtrat tuaj të vakët, të lodhur, që po klithin për të pasur dritë. Kjo ka qenë parathënë dhe të gjithë, përfshirë edhe mëkatarët më të rëndë, do të përfitojnë.
Mëshira Ime, ashtu si e kam thënë, nuk njeh kufi. Të mbushur tani me shpirtin e dritës dhe shenjtërisë, ju, të gjithë ndjekësit e Mi ngado, duhet të jeni tani të guximshëm dhe të shpallni Fjalën Time tek të gjithë ata me të cilët ju bini në kontakt. Mos i kushtoni rëndësi përbuzjes që mund të përjetoni, sepse është tepër e rëndësishme tani t’i shpërfillni thirrjet e Mia për kthim në besim.
Dëgjojeni lutjen Time tani për t’ju dhënë inkurajimin që ju nevojitet.
“Më mbush tani, O Zot, me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë për ta çuar Fjalën Tënde Më të Shenjtë ndër mëkatarë që më duhet t’i ndihmoj të shpëtohen në Emrin Tënd. Më ndihmo t’i mbuloj ata, përmes lutjeve të mia, me Gjakun Tënd të Çmuar, që të tërhiqen tek Zemra Jote e Shenjtë. Më jep Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë që këto shpirtra të gjorë të mund të gëzojnë në Parajsën Tënde të Re.”
Thoni këtë lutje çdo ditë, pasi të keni recituar Mëshirën Time Hyjnore, dhe ju, përmes besnikërisë suaj ndaj Meje, do të ndihmoni në shpëtimin e fëmijëve të Mi.
Më shpëtoni Mua nga mundimi që Unë vuaj në Zemrën Time ndërsa shikoj me aq shumë hidhërim mënyrën se si Emri Im i Shenjtë merret nëpër botë sot. Të pakënaqur me mohimin Tim, shumë, shumë shpirtra reagojnë me zemërim nëse ju, ndjekësit e Mi besnikë, guxoni madje të përmendni se për çfarë Unë qëndroj. Ata janë shumë të zemëruar sepse mashtruesi me shumë zgjuarsi ia kthen mendjen për t’u larguar nga e Vërteta. Ndihmojini këta shpirtra, të gjithë ju. Lutuni dhe më kërkoni Mua tani forcën që do t’ju duhet në këtë punë.
Hire të veçanta për ata që përhapin konvertim
Për të gjithë ju që përhapni konvertim, hire të veçanta do t’ju jepen dhe një vend shumë i veçantë do të rezervohet për ju në Mbretërinë e Atit Tim. Shkoni tani dhe e lejojeni Shpirtin e Shenjtë ta vërshojë shpirtin tuaj për të më ndihmuar Mua të shpëtoj njerëzimin.
Unë ju dua të gjithëve. Secili prej jush mban një vend në Zemrën Time të Shenjtë. As edhe njëri prej jush, përfshirë mëkatarët, nuk do të përjashtohet nga beteja Ime për të shpëtuar shpirtra.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti, Mbreti i Mëshirës
Shënim: Komenti i fundit nga Zoti Ynë Jezu Krishti tek vizionarja i dhënë në fund të këtij Mesazhi.
“Bija Ime kjo ngjarje është e rëndësishme. Ajo do të shpëtojë shumë shpirtra përpara se Paralajmërimi të ndodhë dhe do të vazhdojë të jetë e pranishme në botë më pas për të ndihmuar të parandalojë mëkatarët nga të rënit përsëri. Ajo ka qenë parathënë, bija Ime, dhe përfaqëson një lajm të madh. Por ndjekësit e Mi duhet të punojnë fort tani për të më ndihmuar Mua të udhëheq betejën për shpirtrat.”

Thursday, 15 October 2015

Barbarizmat e Kryqëzimit Tim nuk i janë treguar Njeriut ashtu si duhet

E Shtunë, 7 Maj 2011, në 09:50
Bija Ime e dashur, ti tani duhet ta marrësh Kryqin Tim dhe të më ndihmosh Mua ta mbaj atë në udhëtimin, që Unë kam planifikuar për ty. Bija Ime e shtrenjtë, sa shumë ke vuajtur në këto pak javët e fundit. Unë e lejova këtë të ndodhë sepse kjo të ka afruar më pranë Zemrës Sime të Shenjë.
Shumë shpirtra janë thirrur për t’ia përcjellë botës Mesazhet e Mia. Do të jetë vetëm përmes pastrimit të vullnetshëm nga ana e shpirtit që do të përcaktohet cilësia e të kuptuarit. Me fjalë të tjera, nëse shpirti që Unë zgjedh për t’ia komunikuar Fjalën Time është i pastër, atëherë Mesazhet do të kenë më shumë efekt. Ato do të lënë një përshtypje që zgjat më shumë tek shpirti. Ato do të jenë plot me dhembshuri, por sidoqoftë ato do ta zbulojnë të Vërtetën e Mësimeve të Mia në formën e tyre të thjeshtë.
Unë nuk kam kohë për butësitë e pritura nga njeriu, i cili është i kushtëzuar që ta dëgjojë Fjalën Time në njëfarë mënyre – në një version të ndryshuar. Edhe Mundimet e Mia, Kryqi dhe barbarizmat e kryera nga njeriu në Kryqëzimin Tim nuk i janë treguar botës në mënyrën me të cilën ato duhet të kishin qenë. Sa pak nga ju, fëmijët e Mi, e kuptoni trajtimin Tim të tmerrshëm, Shpëtimtarit tuaj Hyjnor, në duart e njeriut. Ky trajtim i Imi sot, ku Unë përbuzem, tallem, fyhem, shpërfillem dhe abuzohem, është akoma i dukshëm. Vdekja Ime shtroi udhën për t’i shpëtuar shpirtrat tuaj nga mallkimi i përjetshëm. Kjo akoma qëndron. Mos e hidhni tutje Dhuratën e Shpëtimit, sepse pa e pranuar të Vërtetën ju nuk mund të shpëtoheni.
Dëgjoni këtë. Unë Jam e Vërteta. Unë Jam Çelësi i shpëtimit tuaj. Para vdekjes, madje edhe nëse më keni shpërfillur Mua, Mësimet e Mia, e keni mohuar Ekzistencën Time të Vërtetë, kthehuni tek Unë dhe kërkoni Shpengim. Nuk është kurrë vonë të ktheheni tek Unë dhe të më kërkoni Mua t’ju mbaj për dore dhe të më lejoni Mua t’ju çoj drejt Mbretërisë Qiellore të Atit Tim. Por ju mund ta bëni këtë vetëm ndërsa jeni të gjallë mbi këtë Tokë. Kjo është e vetmja mundësi e juaja që t’ju ofrohet jeta e përjetshme. Do të jetë tepër vonë më pas.
Shpëtimtari juaj Hyjnor i dashur
Jezu Krishti

Wednesday, 14 October 2015

Satani po shkakton rrëmujë në botë por ditët e tij janë të shkurtra tani

E Mërkurë, 4 Maj 2011, në 20:45
Bija Ime e dashur, është tani me urgjencë të madhe që bota dhe të gjithë ata që janë të përgjumur ndaj të Vërtetës së Mësimeve të Mia, duhet ta dëgjojnë Fjalën Time të Shenjtë. Ndërsa trazirat do të vazhdojnë të përshkallëzohen në botë, ju tani duhet të ndaloni dhe të meditoni mbi Shkrimin e Shenjtë – çfarë ju është thënë rreth ndryshimeve, të cilat do të dëshmohen mbi Tokë nëse mëkati vazhdon.
Edhe ata nga ju që e vini në dyshim Ekzistencën e Hyjit Atit të Përjetshëm, apo Ekzistencën Time, Shpëtimtarit tuaj Hyjnor, do ta shihni mëkatin të kryhet përditë, përpara syve tuaj. Nëse kjo ndodh gjatë takimeve tuaja personale në jetën e përditshme, në gazeta, në median e shpallur apo në Internet, është e vështirë të shpërfillet. Edhe ata nga ju që jeni tolerantë në pranimin tuaj të mëkatit jeni të tronditur me nivelin e imoralitetit që ju jeni të detyruar të dëshmoni.
Çfarë shikoni? Çfarë ju trondit më shumë? A është dhuna e egër për të cilën informoheni në televizor, duke e parë në rehatinë e shtëpisë suaj? Vrasjet, që kryhen dhe tolerohen nga qeveritë në emër të drejtësisë? Apo është imoraliteti i shfaqur nga pornografia e turpshme, e cila paraqitet si art? A janë gënjeshtrat e deklaruara nga vjedhësit mashtrues prapa sistemit ligjor, ku ata arrijnë ta blejnë lirinë e tyre nga ndëshkimi? A mund të jetë urrejtja e treguar nga njeriu kundrejt të panjohurve që ata takojnë në rrugë? A është terrori që ndjehet nga qytetarët e zakonshëm në duart e vetë qeverisë së tyre? Ka kaq shumë shkelje të rënda kundër Ligjeve të Moisiut, Urdhërimeve, që po kryhen tani saqë është e pamundur t’i përmbledhësh të gjitha, kaq shumë, njëherësh.
Ligji dhe rendi janë zhdukur. Dashuria dhe bujaria e treguar nga fqinji – tek fqinji po zhduken me shpejtësi. Edhe ata shërbëtorë besnikë të Mi, të cilët veprojnë në Emër të Hyjit nuk po e drejtojnë më grigjën e tyre.
Ky kaos është shkaktuar nga mbreti i mashtrimit, Satani, i ligu, i cili bën të pamundurën për t’ia fshehur identitetin e tij njerëzimit. Si mashtrues, ai punon duke i përdorur fuqitë e tij për të joshur. Mos u gënjeni, sepse ai ka fuqi, të cilat i përdor për të shkatërruar njerëzimin. Ai e kthen njeriun kundër njeriut. Vëllanë kundër vëllait. Fqinjin kundër fqinjit. Dhe të gjitha me një qëllim, që të shkaktojë me shpejtësi rrëmujë në një periudhë sa më të shkurtër që të mundet. Ai kurrë nuk do ndalojë t’ju torturojë, fëmijët e Mi. Përballuni me realitetin e tij. Pranojeni ekzistencën e tij. Për jobesimtarët është vetëm kur ju më në fund e kuptoni të vërtetën e ekzistencës së Satanit që e vërteta do të hyjë, dhe ajo është që Hyji Ati i Përjetshëm me të vërtetë Ekziston.
Thjesht kujtoni se ditët e Satanit janë të numëruara. Mos e lini atë të fitojë. Lutuni për të gjithë ata në botë, që të mos bien në grackën e urrejtjes që ai shtron për t’i futur në kurth fëmijët e Hyjit. Ai e bën këtë, jo thjesht nga urrejtja për ju, fëmijët e Mi, por për urrejtjen që ai ndjen kundrejt Meje, Jezu Krishtit dhe Atit Tim të Përjetshëm. Ai nuk do të pushojë derisa të shkaktojë dëmin maksimal.
Lutuni, lutuni, lutuni që forca e tij të zvogëlohet. Sidomos lusni Rruzaren e Shenjtë, sepse ajo është lutja që do ta shtypë Satanin.
Kur Unë të kthehem në Tokë, mbajeni mend se do të ketë vetëm një udhë për në përjetësi dhe ajo është udha që ju duhet ta bëni drejt Meje.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Sunday, 11 October 2015

Rusia dhe Kina do të shkaktojnë trazira

E Diel, 1 Maj 2011, në 21:00
Bija Ime e dashur, tregoji botës se përgatitjet janë tani gati për të përgatitur shpirtrat për Parajsën e Re në Tokë, të cilën Unë e kam premtuar.
Data për Ardhjen Time të Dytë në Tokë nuk është për t’u ditur nga ju. Megjithatë të jeni të sigurt se premtimet e Mia gjithmonë do të përmbushen. Askush nuk mund ta ndalojë Veprën Time të madhe të Mëshirës për të shpenguar njerëzimin. Satani nuk e ka këtë fuqi. Ai, mashtruesi, do të shkatërrohet, bija Ime, dhe nuk mund të mbijetojë. Koha e tij është shumë e shkurtër tani. Unë i paralajmëroj ata që e ndjekin atë përmes mëkatit, se u kanë mbetur pak mundësi për të shpenguar veten. Ata duhet të largohen tani nga mëkati nëse ata duan të shpëtojnë. Për ata nga ju ndjekësit që mund të kenë një pjesëtar familjeje apo një mik të veçantë që po ndjek udhën e mëkatit, është detyra juaj që të përpiqeni dhe t’ia hapni sytë ndaj të Vërtetës.
Përgatituni tani për të shmangur marrjen e shenjës së bishës
Shumë ngjarje si në Tokë dhe në Qiell kanë për të ndodhur tani, të cilat do ta kthejnë rrjedhën e historisë. Përgatituni, të gjithë ju, gjatë kësaj kohe. Unë ju kam thënë më parë se paraja do të pakësohet prandaj ju lutem përpiquni t’i përgatisni familjet tuaja për mbijetesë, me qëllim që të mos ju duhet të pranoni shenjën. Ju lutem të mos i shpërfillni kërkesat e Mia.
Grupet e Lutjes janë jetike tani për t’u mbrojtur dhe për të shpëtuar botën nga persekutimi i organizatave globale – politike, bankare dhe të ashtu-quajtura “për të drejtat e njeriut”. Qëllimi i tyre është për pushtet dhe kontroll përmbi ju, fëmijët e Mi, edhe pse shumë nga ju nuk mund ta shikojnë këtë. Ju megjithatë do ta shikoni me kohën. Dhe ajo kohë është afër. Filloni përgatitjet për mbijetesën tuaj të ardhme tani dhe vazhdoni të luteni, sepse Unë do t’ju ofroj hiret e Mia të veçanta për mbrojtjen e të gjithë juve. Ju lutem të mos kini frikë sepse gjithçka që do të ketë me të vërtetë rëndësi do të jetë besnikëria juaj ndaj Meje.
Ndërsa Rendi Mbarë Botëror merr nën kontroll Lindjen e Mesme, ju do të habiteni se sa shumë vende do të jenë nën kontrollin e tyre, sa shumë shpirtra të pafajshëm do të besojnë se këto regjime të reja do t’iu ofrojnë atyre liri. Por nuk do të jetë kështu.
Rusia dhe Kina do të shkaktojnë trazira
Shikoni tani ndërsa Rusia dhe Kina të bëhen grupi i tretë në shkaktimin e trazirave. Shumë shpejt tani, ata prej jush që ia kanë dhënë kontrollin e vendeve tuaja grupeve pa fytyrë që ju trajtojnë si kukulla, së shpejti do t’i shohin grupet e liga – këto forca politike, jo të Hyjit, duke u përpjekur që t’ju diktojnë se si të jetoni. Mbrojeni veten përmes lutjes. Çdo ditë dhe çdo orë Unë do t’jua lehtësoj vuajtjen. Më merrni Mua në Eukaristinë e Shenjtë dhe ju do të fitoni një forcë që do t’ju mbrojë në nivele të jashtëzakonshme gjatë këtij persekutimi.
Unë, Jezu Krishti, nuk dëshiroj të shkaktoj panik në jetën tuaj. Por Unë nuk mund të rri mënjanë dhe të mos ju paralajmëroj për këto ngjarje. Prej Mëshirës Sime, Unë Jam duke ju dhënë një mundësi për t’u përgatitur; jo vetëm për mirëqenien tuaj shpirtërore, por për mbijetesën e familjeve tuaja. Për t’ju shmangur vulës, ju lutem të përgatiteni me kujdes.
Paralajmërimi, pa dyshim, do ta lehtësojë ndonjë persekutim të tillë, sepse shumë do të konvertohen. Lutuni, lutuni tani për konvertim mbarë global, dhe për të dobësuar ndonjë mundim që do të ngjasë gjatë mbretërimit të antikrishtit dhe profetit të rremë.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Njerëzit në mbarë botën ndajnë të njëjtat veçori

E Shtunë, 30 Prill 2011, në 20:45
Unë gëzohem sonte, bija Ime e dashur, për mënyrën në të cilën ti më bindesh Mua. Bindja jote për ndjekjen e Meshës ditore dhe marrjen e Eukaristisë Më të Shenjtë më kënaq Mua. Ti po bëhesh tani më e fortë në mendje dhe në shpirt për t’iu përgjigjur me shpejtësi Vullnetit Tim Më të Shenjtë. Ti ke akoma shumë punë për të bërë për ta përgatitur shpirtin tënd, bija Ime, drejt përsosmërisë që kërkohet nga ti. Kurrë mos ki frikë sepse Unë Jam duke të udhëzuar në çdo hap të udhës.
Bija Ime, sa i dua mëkatarët, sa dëshirë kam për besnikërinë e tyre ndaj Meje. Unë vështroj dhe shikoj njerëz me miq dhe familje, të lumtur, me buzëqeshje në shtëpi, dhe Unë Jam i mbushur me gëzim sepse Shpirti Im është i pranishëm atje. Pastaj Unë vështroj brenda shtëpive të tjera dhe shikoj rrëmujë, trishtim, zemërim dhe në disa raste ligësi në formën e abuzimit. Dhe Unë qaj. Sepse Unë e di se Satani është i pranishëm në atë shtëpi. Pastaj Unë vështroj dhe shikoj grupe miqsh duke punuar së bashku për të mirën e të tjerëve në jetën e tyre të përditshme dhe Unë Jam i kënaqur. Më pas Unë shikoj grupet e tjera që punojnë me zell për të mirën e vetvetes me një arsye të vetme. Për të krijuar fuqi dhe pasuri me përmasa të mëdha. Të gjitha veprimet e tyre kanë një qëllim – për t’u kujdesur për veten. Dhe kjo është zakonisht në kurriz të të tjerëve. Pastaj Unë derdh lot sepse Unë e di se ata janë në errësirë. Dhe pastaj Unë shoh me çudi grupet inteligjente dhe të edukuar të cilët duan ta bindin botën se Hyji, Ati Im i Përjetshëm, nuk Ekziston. Ata shfryjnë dhe paraqesin argumente të sofistikuara ndërsa me arrogancë më mohojnë edhe Mua gjithashtu. Kur dëshmoj pastaj besimtarë, me besim të vakët, të tërhiqen në këtë strofull të errësirës ma thyen Zemrën Time. Sa shumë, shumë grupe me interesa dhe qëllime të ndryshme. Për fat të keq, shumë pak e kalojnë kohën duke komunikuar me Hyjin Atin e Përjetshëm.
Besimi i ka braktisur shumë miliona njerëz në botën sot. Rezultati është se shumë njerëz ndjehen të çorientuar, nuk e dinë se çfarë qëllimesh të aspirojnë, dhe as nuk kërkojnë udhëzim nga shërbëtorët e Mi të shenjtë.
Kjo vorbull rrëmuje do të vazhdojë deri kur fëmijët e Mi të më thërrasin Mua t’i ndihmoj. Lutuni për fëmijët e Mi ngado. Hidhini sytë rreth jush dhe do të shikoni se njerëzit në mbarë botën janë njësoj. Ata mund të jenë me kombësi të ndryshme, flasin në gjuhë të ndryshme dhe kanë ngjyrën e lëkurës të ndryshme. Megjithatë ata ndajnë të njëjtat veçori. Disa janë të lumtur, disa vuajnë, të tjerë janë plot me dashuri, ndërsa të tjerë janë të zemëruar dhe të dhunshëm. Shumë njerëz e kanë një sens humori dhe e përjetojnë këtë në një fazë në jetën e tyre. Prandaj kur ju vështroni familjen dhe miqtë tuaj ju do t’i shikoni të njëjtat ngjashmëri.
Prandaj nëse ndjeni nevojën që të luteni për ata më të afërt me ju, atëherë Unë ju bëj thirrje të konsideroni vëllezërit dhe motrat tuaja në çdo cep të botës. Të gjithë ju jeni fëmijët e Mi. Duke lutur Mëshirën Hyjnore për të gjithë fëmijët e Mi ngado, ju, ndjekësit e Mi, mund ta shpëtoni njerëzimin nga errësira e Ferrit. Fuqia e kësaj lutjeje do të garantojë që Mëshira Ime ta mbulojë çdonjërin nëpër botë.
Më lejoni Mua që t’ju marr të gjithëve në Parajsën Time. Mos lejoni që Unë të vuaj, duke evituar që Unë të detyrohem ta lë ndonjërin prej jush në duart e Satanit.
Lusni, lusni Mëshirën Time Hyjnore në 3:00 (pasdite) çdo ditë të vetme dhe ju mund të shpëtoni botën.
Jezu Krishti juaj i Përherë-Mëshirshëm

Friday, 9 October 2015

Përulësia e nevojshme për të hyrë në Parajsë

E Premte, 29 Prill 2011, në 15:15
Bija Ime fort e dashur, përulësia është një mësim, që të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në Mbretërinë Time duhet ta mësojnë.
Përulësia e deklaron vogëlsinë tuaj në Sytë e Mi aty ku ju më nderoni Mua, Shpëtimtarin tuaj, Birin e Hyjit të bërë njeri. Pa të, krenaria del si pengesë. Ajo nuk ka asnjë vlerë nëse doni ta deklaroni veten të denjë për Mbretërinë Time.
Në botën e sotme përulësia nuk është e pranueshme, në një epokë ku këmbëngulja dhe një dëshirë për t’ia kaluar të tjerëve, konsiderohet një veçori e admirueshme. Ata që nuk e lartësojnë veten apo nuk shtyjnë përpara me vetëbesim dhe arrogancë në botë janë të shpërfillur. Tipari i tyre i përulësisë dhe bujarisë kundrejt të tjerëve konsiderohet një dobësi – ata nuk janë të rëndësishëm për t’u shqetësuar për t’i përfshirë në shoqërinë e tyre. Megjithatë virtyti i kundërt ndaj krenarisë është çelësi për të hyrë në Mbretërinë e Qiellit. Kështu çfarë konsiderohet të jetë një metodë e suksesshme për të gjetur çelësin e mirëqenies dhe pasurive në këtë jetë është pikërisht formula që do t’ju çojë drejt errësirës pas vdekjes.
Përulësia, ku ju e pranoni se duhet t’i shërbeni Bërësit dhe Krijuesit tuaj më së pari, është ajo që me të vërtetë ka rëndësi. Duke deklaruar pa-vlefshmërinë tuaj ju shpallni Lavdinë e Hyjit.
Përulësia është një virtyt, që është jo vetëm i çmuar në Sytë e Mi, por që është një pjesë e rëndësishme e zhvillimit tuaj shpirtëror. Ajo do të thotë t’i vendosni të tjerët përpara vetes suaj për Lavdinë e Hyjit. Por është shumë e lehtë që të bini në një gjendje krenarie shumë shpejt. 
Paralajmërim për shpirtrat e zgjedhur
Merrni ata që kanë punuar fort për t’i zhvilluar jetët e tyre shpirtërore për të më kënaqur Mua. Pastaj konsideroni ata shpirtra fatlumë të cilëve iu janë dhënë Hire, ku, përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, veprojnë si vizionarë në botë. Shumë shpesh, pasi i kanë marrë këto hire, ata në mënyrë të hollë fillojnë ta konsiderojnë veten më të veçantë se vëllezërit apo motrat e tyre. Ata mburren për Hiret që zotërojnë. Pastaj ata fillojnë të përzgjedhin se si t’i ndajnë këto Hire. Vetë-pëlqimi i tyre pastaj ndikon mbi aftësinë e tyre për të komunikuar të Vërtetën. Çfarë ata kanë harruar është se të gjitha Hiret që iu janë dhënë atyre vijnë nga Unë. Unë e dua çdonjërin. Atyre iu janë dhënë këto Hire për t’i ndarë me të tjerët. Ashtu si Unë ua jap këto Hire shpirtrave të tillë të zgjedhur për të mirën e të tjerëve, po ashtu Unë mund edhe t’ua heq ato.
Vetë-pëlqimi ju pengon të ndiqni me të vërtetë hapat e Mia. Mësoni që të jeni të përulur, të duruar dhe pa krenari. Nëse punoni drejt përulësisë, do t’ju jepet një vend i veçantë në Zemrën Time. Ndërsa Unë i zgjedh disa njerëz si shpirtra të zgjedhur, ata duhet ta konsiderojnë këtë një Dhuratë. Ata kurrë nuk duhet të mendojnë se janë më të rëndësishëm në Sytë e Mi, sepse Unë e dua gjithsecilin. Sidoqoftë Unë do ta shpërblej punën e mirë kur të tregohet përulësi ndaj Meje dhe ndaj vëllezërve dhe motrave tuaja.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti