Kerko Mesazhet ketu

Monday 5 October 2015

Kthejini në Besim të tjerët në çdo rast

E Diel, 24 Prill 2011, në 20:30

E Diela e Pashkës 24 Prill 2011, ora 20:30


Bija Ime fort e dashur, dita e sotme është e rëndësishme se ringjallja Ime nga vdekja i ka përmbushur premtimet e Mia tek njeriu, kështu që duke u ringjallur Unë do t’ju ndihmoj që të ngriheni të gjithë drejt Dritës së Qiellit. Ngrihuni tani, të gjithë ju, dhe ejani drejt Meje dhe drejt shpëtimit tuaj.

Fëmijët e Mi, ju duhet t’i ktheni në besim të tjerët në çdo rast. Sa më shumë t’iu shpjegoni dhe sa më shumë t’iu tregoni këtyre shpirtrave të dobët dashurinë në zemrat tuaja, atëherë edhe rezultati përfundimtar do të arrihet kur ju e ktheni në besim një tjetër shpirt.

Unë do t’ju mbuloj me bekime të mëdha.

Kjo është një Dhuratë shumë e veçantë nga Unë dhe përfaqëson një vepër të mëshirës së madhe nga ana juaj.

Kthimi në besim, fëmijët e Mi, do të shpëtojë shpirtra. Kur ndodh një kthim, ky pastaj përhapet tek ata miq dhe të njohur të personit që është kthyer. Kthimi përhap kthimin. S’ka rëndësi nëse ju qeshin apo ju trajtojnë sikur po flisni pa kuptim. Kërkohet shumë trimëri nga ana juaj, ndjekësit e Mi të dashur besnikë. Por sa herë që ju ngriheni dhe ua shpjegoni të tjerëve Mësimet Mia, njerëzit do të dëgjojnë. Ndërsa disa mund t’ju buzëqeshin dhe të duken sikur nuk po ju marrin seriozisht, brenda vetes shumë do të dëgjojnë se çfarë keni për të thënë.

Kur Shpirti i Shenjtë punon përmes jush gjatë punës suaj, pala tjetër do të ndjejnë një tërheqje në zemrën e tyre. Prapë ata nuk do ta dinë përse. Pastaj ju do t’i afroni ata më pranë.

Disa njerëz do të përgjigjen ngadalë. Por kini durim. Ata do të fillojnë të japin fryte gradualisht. Si fillim ata do t’ju bëjnë një pyetje. Kjo zakonisht do të ketë të bëjë me nëse diçka është e drejtë, apo e gabuar. Do të jetë atëherë që kthimi do të zërë rrënjë. Kurrë mos hiqni dorë të përhapni të Vërtetën e Mësimeve të Mia. Kjo nuk është e thënë të bëhet si një predikues. Përkundrazi mund të jetë shumë delikate.

Kthejini të tjerët në jetën tuaj të përditshme përmes bisedave të zakonshme. Në këtë mënyrë njerëzit do të jenë më të prirur të kuptojnë.

Megjithatë, ju do të ndjeheni të tronditur, fëmijët e Mi, me reagimin e njerëzve të tjerë, sidomos atyre që e bëjnë jetën në mohim dhe errësirë. Reagimi i tyre do të jetë agresiv dhe me ton tallës. Do t’ju pyesin nëse me të vërtetë besoni në gjepura të tilla. Pastaj do të talleni dhe fyheni. Inteligjenca juaj do të vihet në pyetje. Ju do të akuzoheni se jeni kthyer tek feja për arsye të vështirësive personale. Ju do të ndjeheni të ndrojtur herë pas here dhe mund ta keni të vështirë të mbroni veten. Qëndroni të heshtur në situata të tilla. Pastaj thjeshtë bëni pyetje herë pas here.

I pyesni këta shpirtra, “Përse ndjeheni kështu”? Sa më shumë pyetje t’iu bëni atyre, aq më shumë këta njerëz do të fillojnë t’i analizojnë përgjigjet e tyre. Ju nuk do ta bindni këdo për të Vërtetën. Sidoqoftë, çdo përpjekje nga ana juaj do t’ju lartësojë në Sytë e Mi.

Shkoni tani, fëmijët e Mi. Ktheni në besim në Emrin Tim dhe ju do të mbusheni me shumë, shumë hire.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/04/24/convert-others-at-every-opportunity/