Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 27 October 2015

Përgjegjësia e Prindërve në botë sot

E Enjte, 19 Maj 2011, në 18:15

Bija Ime fort e dashur, bota tani është zhytur në thellësitë e dëshpërimit të plotë prej mungesës së besimit në Ekzistencën e Hyjit Atit të Përjetshëm. Edhe fëmijët e vegjël tani me kënaqësi e mohojnë Ekzistencën e Tij. Ato shpirtra të zbrazët, të ngurtë fyejnë jo vetëm Atin Tim të Përjetshëm, por më shkaktojnë Mua hidhërim të thellë.

Kaq shumë ju keni rënë, fëmijë, saqë e keni refuzuar plotësisht të gjithë ndjenjën e përshpirtërisë me të cilën ju ishit lindur. Sa larg mendoni se do t’ju çojë dashuria juaj për botën dhe materializmin e saj? Për ata prej jush të rritur në pasuri dhe në ngushëllimin e të gjitha kënaqësive të botës, ju duhet ta dini se ato shumë shpejt do të merren prej jush si pjesë e Purifikimit që do të vazhdojë.

Përgjegjësia e prindërve 

Përse u mësoni fëmijëve tuaj rëndësinë e materializmit të krijuar nga njeriu në dëm të shpirtrave të tyre të vegjël, të gjorë? Qëllimi juaj kryesor është që t’iu mësoni fëmijëve tuaj rëndësinë e krijimit dhe të ndërtimit të pasurisë. Ju rrallë ia mësoni atyre moralet që iu nevojiten për t’u pajisur me përgjegjësitë kur të rriten, në lidhje me si ata duhet të tregojnë respekt për të tjerët, për ta kuptuar rëndësinë e ndershmërisë dhe domosdoshmërinë për të treguar konsideratë ndaj vëllezërve dhe motrave të tyre. 

Për fat të keq fëmijët e Mi e kanë humbur plotësisht udhën e tyre në drejtimin shpirtëror që kërkohet nga ata për të arritur në destinacionin përfundimtar. A nuk keni aspak turp? Kur do ta mësoni se dashuria juaj obsesive për para dhe gjithçka që ajo ofron do të përfundojë në shkatërrim? Do të jetë vetëm kur ju të zhvisheni lakuriq nga këto kënaqësi të cilat i dëshironi që ju do ta kuptoni se sa të vetmuar jeni.

Më dëgjoni Mua tani ndërsa ju mundeni. Vendosni të parat nevojat e familjes suaj, sepse kjo është mirë. Kryejini ato. Por ju lutem të mos i inkurajoni fëmijët tuaj të bëhen skllevër të pasurisë dhe dëshirës për famë, sepse ju do të jeni duke i shtyrë ata në krahët e Satanit. Fëmijët tuaj u lindën dhe iu dha jeta nga ju fizikisht, por ata janë Krijuar nga Hyji Ati i Përjetshëm, atëherë kur atyre iu ishte dhënë shpirti. 

Patjetër të tregoni përgjegjësi si një prind duke plotësuar nevojat fizike për fëmijët tuaj. Por kujtoni se shpirtrat e tyre kanë nevojë të ushqehen. Mësojuni atyre të Vërtetën e Mësimeve të Mia dhe rëndësinë e të kujdesurit për shpirtrat e tyre. Vetëm atëherë ju do të jeni duke iu dhënë fëmijëve tuaj ushqimin e vërtetë në trup dhe në mendje që atyre iu duhet për të mbijetuar, për të arritur të gëzojnë jetën e përjetshme.

Shpëtimtari juaj i dashur Hyjnor
Jezu Krishti