Kerko Mesazhet ketu

Monday 2 November 2015

Mesazh Paralajmërimi për Udhëheqësit e Botës

E Mërkurë, 25 Maj 2011, në 22:00

Bija Ime, vendet në gjithë botën po ziejnë përbrenda me trazira, si në aspektin e urrejtjes së treguar nga njeriu tek njeriu, ashtu edhe për katastrofat ekologjike në vijim. Kjo është kur natyra mëmë do të lëshojë të papriturën së shpejti, për t’i treguar njeriut se ai nuk është në kontroll të çdo gjëje, pavarësisht nga siguria e tij arrogante.

Njeriu ka shumë mësime për të mësuar. Përpjekjet e vazhdueshme për të fituar pushtet në nivelet më të larta prej atyre në autoritet po ndikojnë mbi njeriun e zakonshëm të cilit i duhet të varet nga ata udhëheqës qeveritarë dhe punëdhënës për t’u kujdesur për nevojat e tij. Ndihma që i duhet njeriut do të dalë në pah vetëm kur ata udhëheqës të qeverisin me dashuri të vërtetë në zemrat e tyre për popujt e tyre. Për fat të keq, lakmia dhe joshja për pushtet do të thonë se, në të vërtetë, ky nuk është qëllimi i shumë udhëheqësve të botës sot.

Hyji Atë nuk do t’i tolerojë më gjatë sjelljet tuaja mëkatare 

Paralajmërimi Im ndaj atyre udhëheqësve në mbarë botën, kushdo që të jeni, është ky. Shkaktoni veprime të padrejta dhe vështirësi mbi popujt tuaj dhe Dora e Atit Tim të Përjetshëm do të bjerë rrufeshëm mbi ato shtete dhe vende në të cilat ju banoni. Ai nuk do t’i tolerojë më gjatë sjelljet tuaja mëkatare. Fshihuni nëse doni, por kjo do të jetë e kotë. Armët tuaja shkatërruese do të shkatërrohen. Trajtimi që ju i bëni qytetarëve tuaj do të krijojë një situatë ku, nëse e pëlqeni apo jo, ju do të duhet t’i jepni llogari Hyjit Atit të Përjetshëm. Duhet t’i përmbaheni përgjegjësive tuaja morale, sepse më në fund do të gjykoheni sipas veprimeve tuaja.  

Udhëhiqeni popullin tuaj me dashuri, dinjitet dhe respekt, për të mirën e tyre fizike dhe morale. Mohojani popullit tuaj të drejtën e lirisë së fesë, apo bëni diktaturë të çdo lloji, që i detyron ata të ndalojnë apo t’i kufizojnë praktikat e tyre fetare në emër të bashkimit politik, dhe ju atëherë jeni të dënuar, jo vetëm që do të vuani për veprimet tuaja, por gjykimi do të jetë i ashpër. Çdonjëri prej jush, që betohet tek populli i vet, në Emër të Hyjit Atit të Përjetshëm, dhe orkestron ligje të reja të padrejta, që do ia mohojnë atyre të drejtën e ushqimit, strehimit dhe lirisë fetare, do të përballet me Zemërimin dhe Dorën e Hyjit Atë.

Bota po vuan tani në çdo shtet për shkak të diktaturave, megjithëse jo në vendet ku ju do të prisnit që të ndodhte. Bota gjithashtu po vuan nga vështirësitë financiare, të cilat e bëjnë më të dobët të pambrojturin. Unë tani iu them atyre udhëheqësve që e kanë ndonjë ndjenjë të detyrës së Krishterë, që të luftojnë për të drejtën për t’i lejuar Mësimet e Mia që të influencojnë në vendim-marrjet tuaja, të cilat do të kenë një ndikim direkt mbi fëmijët e Mi kudo.

Për ata prej jush, duke intriguar në korridoret e pushtetit për të shtypur një shumicë shtetesh në një mënyrë të kontrolluar, që do të përfshijë komb pas kombi, dhe do të çojë drejt vështirësive gjithandej, ta dini se veprimet tuaja do të ndëshkohen. Sepse Hyji Ati i Përjetshëm, ka qenë i duruar deri tani me shpresën se ju do ta shikonit kotësinë e udhëve tuaja. Në të kundërt, ju keni shtyrë përpara si një grup elitar, që e konsideron veten më të rëndësishëm se pjesa tjetër e racës njerëzore. Ta dini se veprimet tuaja do të përfundojnë në shkatërrim. Besnikëria juaj ndaj pasurisë, dominimit dhe lakmisë, do t’ju lërë jo vetëm të zhveshur dhe të pambrojtur, por në një gjendje më të keqe se ata që ju abuzoni përmes keqpërdorimit të pushtetit.

Koha ka ardhur për betejën për ta hequr qafe të ligun dhe sundimin e Satanit nga bota. Hyji Atë tani do të lëshojë shumë tërmete, tsunami, dhe përmbytje në përpjekjen për t’ju bërë që të zgjoheni. Intrigat tuaja për të rrëzuar udhëheqësit e botës, ata në fuqi të grupeve fetare, dhe për të futur masa kontrolluese, duke përfshirë një Monedhë për të Gjithë Botën, nuk do të shpërfillen. 

Ndërsa ju i dëshmoni tani këto ngjarje të shpalosen, ju do ta keni të pamundur t’i shpërfillni. Këto ngjarje do ta tronditin dehjen tuaj të verbër ndaj pushtetit. Ju do të zgjoheni ndaj gabimeve të metodave tuaja. Dhe kur ta bëni këtë, Unë do të jem duke qëndruar – duke pritur. Ju do të vraponi tek Unë dhe do të kërkoni, jo vetëm falje, por ju do ta përdorni dashurinë tuaj për Mua për t’u korrigjuar. Ju, fëmijët e Mi, që keni një dashuri të thellë të nëndheshme për Mua, jeni shpresa Ime më e madhe në mposhtjen e të ligut dhe korrupsionit të padrejtë politik në botë tani. 

Lutuni për hiret për t’ju ndihmuar që të ktheheni tek Unë.

Katastrofa klimatike të pa dëshmuara që nga ditët e Noehit 

Lutja, ashtu si e kam thënë më parë, do të ndihmojë në zbutjen e shkatërrimeve në botë, ndërsa ajo po shkon drejt një vargu katastrofash të lidhura me klimën, të padëshmuara kurrë ndonjëherë nga njeriu që nga ditët e Noehit. Bota, ashtu si ju e njihni, do të vuajë aq shumë ngjarje, të gjitha përnjëherësh, saqë kaosi dhe rrëmuja do të jenë të zakonshme.

Përse do ta lejoni këtë që të ndodhë? Unë u flas atyre me influencë të madhe politike dhe financiare, që janë të pavetëdijshëm për çfarë po ndodh prapa dyerve të mbyllura. Kjo është mundësia juaj e fundit, e dhënë juve prej ndjenjës së dashurisë dhe dhembshurisë ndaj njeriut kudo, për t’u kthyer tani dhe për t’i dhënë fund udhëve tuaja të liga – ose përndryshe do të përballeni me pasojat.

Gjykatësi juaj i Drejtë
Jezu Krishti, Mbreti i Mëshirës