Kerko Mesazhet ketu

Sunday 1 November 2015

Unë dua t'i falënderoj ata që ndihmojnë për të përhapur Fjalën Time të Shenjtë

E Mërkurë, 25 Maj 2011, në 16:00

Unë vij tani për t’i dhënë kurajo të gjithë atyre ndjekësve të Mi, që duke e njohur Zërin Tim të Vërtetë, u përgjigjën me punë të mëdha bamirësie. Për ata prej jush që po e jepni falas kohën tuaj për të promovuar dhe përhapur Mesazhet e Mia, Unë dua t’ju falënderoj. 

Ju, fëmijët e Mi të shtrenjtë, sillni gëzim të madh në Zemrën Time të Pikëlluar në këtë kohë në histori. Ju, fëmijët e Mi, jeni trima, guximtarë dhe të mbushur me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Besnikëria dhe dhurata juaj për Mua e kohës suaj dhe e përkushtimit të përzemërt ndaj të Vërtetës do të sjellë hire të mëdha në Parajsën e Re që Unë u premtova fëmijëve të Mi.

Unë do ta drejtoj dorën tuaj gjatë kësaj Pune të Shenjtë dhe ju do ta ndjeni Dashurinë Time. Kurrë mos kini frikë për ta shpallur Fjalën Time, sepse çdo përpjekje e vogël e bërë nga kushdo që i promovon këto Mesazhe do të shpërblehet.

Shkoni tani, ndjekësit e Mi besnikë, të çmuar. Përhapeni Fjalën Time të Shenjtë dhe ndihmojini vëllezërit dhe motrat tuaja që kanë nevojë për drejtim.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti