Wednesday, 30 December 2015

Ati i Përjetshëm do ta parandalojë Rendin e Ri Botëror nga persekutimi përfundimtar i Fëmijëve të Tij

E Premte, 8 Korrik 2011, në 15:30
Bija Ime e dashur, Unë e kuptoj se kjo Punë po të mundon dhe se ti ke nevojë për të pushuar për një javë tjetër, por dëgjo se çfarë kam për të thënë.
Thuaju fëmijëve të Mi që të zgjohen tani dhe t’i shikojnë trazirat në botë, ku krizat financiare janë me bollëk. Thuaju atyre se ndërsa lakmia e njerëzve ishte pjesërisht përgjegjëse për zhytjen e tyre në borxhe, krizat bankare u planifikuan qëllimisht nga Rendi i Ri Botëror.
Shumë që e lexojnë këtë Mesazh do të buzëqeshin dhe do ta vënë në pikëpyetje këtë fakt, por ata gjithashtu duhet ta dinë se nëse nuk ngrihen dhe mbrojnë të drejtat e tyre, ata do të detyrohen të pranojnë shenjën e bishës për të pasur akses në paratë e tyre.
Monedha e Re Botërore do të paraqitet tek një botë mosbesuese
Monedha e Re Mbarë Botërore, e cila do të paraqitet tek një shoqëri jobesimtare, është krijuar për t'ju kontrolluar. Pastaj sapo kjo të ndodhë, ata do të përpiqen t'ju heqin ushqimin. Nëse fëmijët e Mi nuk e pranojnë këtë realitet tani, ata do të jenë të pambrojtur kur të jenë nën kontrollin e Rendit të Ri Botëror, të udhëhequr nga forcat Masonike. Përgatituni tani, fëmijët e Mi, sepse edhe pse Paralajmërimi do të konvertojë miliona, përfshirë ata besnikë ndaj Rendit Mbarë Botëror, nuk do të jetë i mjaftueshëm për t'i ndaluar këta skllevër të ligj të Satanit dhe të antikrishtit. Pa kontrollin e parave tuaja, ju do ta keni të vështirë për të mbrojtur të drejtën tuaj ndaj pronës, ushqimit dhe shëndetit, tri gjërat për të cilat ata do të jenë në kontroll, nëse ju nuk filloni të bërtisni kundërshtimin tuaj tani. Ndalojini udhëheqësit tuaj në gjurmët e tyre. Mos i lejoni ata t'ju nëpërkëmbin. Nëse mjaft nga ju janë vigjilentë ndaj këtij plani të lig, të përbindshëm, atëherë ju mund t'i paralajmëroni të tjerët.
Planifikojini rezervat tuaja ushqimore tani
Planifikojini rezervat tuaja ushqimore tani. Blini dhe mbillni fara që do t'ju mbajnë gjallë. Blini monedha argjendi apo floriri, me qëllim që të mund të blini çfarë është e nevojshme. Më e rëndësishmja është të gjeni vende ku, si një grup, ju të mund të takoheni për të ofruar Sakrificën e Shenjtë të Meshës. Sepse me kalimin e kohës, kishat tuaja do të digjen nga themelet.
Ndjekësit e Satanit janë si milingona, ata shumohen me mijëra
Kurrë mos e pranoni shenjën, chip-in (kartë elektronike) e bishës. Lutuni, lutuni që shtëpisë suaj t'i jepen bekimet e veçanta për t'ju mbrojtur nga ushtria, e cila do të përpiqet t'ju nxjerrë jashtë nga shtëpia juaj. Ndjekësit e Satanit janë si milingona. Ata shumohen me mijëra në çdo orë. Ju, fëmijët e Mi, duhet të luteni tani dhe ta luftoni këtë varg tmerresh që po planifikohen nga Rendi i Ri Botëror, të cilit i shkon goja lëng ndaj planit për ta kontrolluar botën. Planifikoni që të keni qirinj të bekuar në shtëpinë tuaj. Grumbullojini tani sepse ato do t'ju mbajnë në dritën e mbrojtjes. Nëse nuk dëshironi të skllavëroheni nga kjo doktrinë e tmerrshme atëherë ju duhet të planifikoni tani.
Blini stufa me gaz, batanije, ushqime të thata dhe të konservuara, tableta për pastrimin e ujit dhe qirinj, bashkë me fotografi fetare që t'ju ruajnë ju dhe familjet tuaja gjatë Ndëshkimit të Madh, që do pasojë Paralajmërimin.
Lutjet tashmë po e dobësojnë ndikimin e Ndëshkimit të Madh, por ju, fëmijët e Mi, duhet të jeni vigjilentë në çdo kohë. Duke qenë të kujdesshëm në përgatitjet tuaja ju do të jeni të aftë për t'i mbijetuar bombardimit të madh që po orkestrohet, i cili do të jetë më keq se çfarë iu ndodhi Hebrenjve, nën regjimin e dishepullit të Satanit – Hitlerit.
Dëgjojeni këtë paralajmërim me qetësi. Sepse duke u përgatitur më përpara ju do ta shpëtoni veten nga zemërimi që po planifikohet nga Rendi i Ri Botëror. Për ata prej jush që janë të përfshirë me Rendin e Ri Botëror, më dëgjoni Mua tani. Pendohuni. Kushtojini vëmendje Paralajmërimit për atë çfarë ai ju ofron – një mundësi për t'ia kthyer shpinën Satanit dhe flakëve të Ferrit.
Këshillë për shërbëtorët e Kishës
Për shërbëtorët e Mi të shenjtë kjo është çfarë Unë duhet t'ju informoj. Ngulini sytë tuaj mbi Mua tani dhe lutuni tek Shpirti i Shenjtë që t'ju mbajë vigjilentë, me qëllim që ta dalloni profetin e rremë sapo ai ta shfaqë veten e tij brenda mesit tuaj. Pastaj ju duhet të mblidheni në grupe për të siguruar që fëmijët e Mi të jenë në gjendje të marrin Eukaristinë Më të Shenjtë gjatë persekutimit.
Dora e Atit Tim është gati për të rënë tani, me forcë të madhe, mbi ata udhëheqës të ligj, arrogantë të bankave, të fuqive Perëndimore dhe Lindore që planifikojnë në fshehtësi se si t’ia arrijnë që t'ju kontrollojnë të gjithëve. Ati Im i Përjetshëm do të shkatërrojë gjithçka në fillimet e tyre për t'i parandaluar ata nga persekutimi përfundimtar që ata po planifikojnë kundër fëmijëve të Tij. Ai nuk do ta durojë atë. Kujtoni, fëmijë, Hyji Ati i Përjetshëm dëshiron t'ju mbrojë të gjithëve. Durimi i Tij përfundimisht ka mbaruar. Ai do t'i pranojë ata që kthehen tek Ai për falje, deri në minutën e fundit. Megjithatë, Ai tani duhet t'i ndalojë këto regjime të liga nga terrori që ata shkaktojnë mbi pjesën tjetër të Krijimit të Tij.
Është për shkak të dashurisë për fëmijët e Tij që Ai e bën këtë. Për ata që thonë se Hyji Atë, nuk mund të zemërohet sepse Ai i do të gjithë, ta dinë këtë. Po, Ai është i zemëruar dhe Zemërimi i Tij është i justifikuar për shkak të padrejtësisë së ligë, që po kryhet mbi familjen e Tij të çmuar. Përsëri edhe një herë Ai do t'i bashkojë të gjithë fëmijët e Tij që të jetojnë në paqe, përfundimisht, për të gjithë përjetësinë.
Kujtohuni, fëmijë, që t’i shikoni shenjat rreth jush, luftërat e shumta, mungesën e parasë, mungesën e ushqimit, mungesën e kujdesit shëndetësor dhe pranojeni se kjo është puna e të ligut. Ajo nuk është puna e Hyjit Atit të Përjetshëm. Ai nuk do ta pranojë më tej këtë sjellje. Të jeni mirënjohës që Ai po vepron, sepse nëse nuk do ta bënte, Krijimi i Tij do të shkatërrohej. Dhe Ai nuk do ta lejojë këtë të ndodhë.
Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari i Njerëzimit, Shpenguesi i Botës

Tuesday, 29 December 2015

Narcisizmi – një epidemi e keqe e pranishme në botë sot

E Enjte, 7 Korrik 2011, në 21:00
Bija Ime e dashur, Unë dua që bota ta dijë se Dashuria Ime për ata e mbush të gjithë Qenien Time, ndërsa Unë përgatitem për Paralajmërimin e Madh. Unë jam me plot gëzim sepse Unë e di se fëmijët e Mi, sidomos ata që nuk më njohin Mua, do ta pranojnë më në fund se Unë Ekzistoj, gjatë Veprës Sime të madhe të Mëshirës.
Një nga tiparet më shqetësuese, që i ka infektuar fëmijët e Mi, është ai i narcisizmit, i vet-pëlqimit, në këtë botë. Kjo epidemi e keqe është dominuese në çdo nivel të shoqërisë dhe është një nga sulmet e preferuara të Satanit ndërsa djajtë e tij hyjnë në shpirtrat e fëmijëve të Mi ngado. Ata mund të shihen duke u mburrur dhe duke lënë përshtypje me qëllim që të tjerët t'i adhurojnë ata. Dashuria e tyre kryesore është vetëm për veten e tyre, dhe pastaj kur ajo nuk është e mjaftueshme, ata kërkojnë vëmendjen e atyre rreth tyre për t'i inkurajuar ata që t'i adhurojnë haptas.
Sot infektimi i Satanit është kaq i madh në mënyrën se si këta shpirtra të gjorë e paraqesin veten, saqë është vështirë të shpërfillet. Fiksimet e tyre, se si ata duken, do të thotë se ata mund të shkojnë madje deri atje sa ta dëmtojnë trupin e tyre dhe të bëjnë çfarëdo që të jetë e nevojshme për të kënaqur dashurinë e tyre për vetveten.
Kur Satani është i pranishëm në shpirtra të tillë, është e lehtë të dallohet. Këta njerëz do të jenë plot me kotësi dhe do të priren për t’u parë në vende me influencë. Mëkati i narcisizmit do të intensifikohet gjatë kohëve të fundit, ku shumë do të sigurojnë që pamja e tyre, mirëqenia dhe egoizmi i tyre do të jetë në kurriz të miqve të tyre madje dhe vetë familjeve të tyre. Dashuria për vetveten konsiderohet si një cilësi e admirueshme në botën e sotme. Ndjekja për përfitim vetjak nuk mund të kënaqet kurrë, sepse Satani do të bëjë të mundur që këta njerëz të përpiqen për më shumë e më shumë.
Fëmijë, mëkati i krenarisë është ai që po intensifikohet në botë tani. Mos e pranoni këtë formë sjelljeje si pjesë e jetës suaj të përditshme. Kaq shumë të rinj i përdorin këto figura të të ashtu-quajturit perfeksion fizik si një qëllim për t'u ndjekur. Por sjellja e tyre është për të ardhur keq nëse i hapni sytë dhe e shihni atë për çfarë ajo është. Ajo është thyerja e Urdhrit të Parë dhe nëse njerëz të tillë do të vazhdojnë në këtë udhë, ata do të tërhiqen nga mashtruesi në çrregullime të mëtejshme.
Narcisizmi shihet në të gjitha fushat e jetës, përfshirë politikën, modën, median, kinemanë, dhe madje edhe brenda Vetë Kishës Sime. Përulësia nuk mund të arrihet nëse ju vuani nga narcisizmi. Pa përulësi ju nuk mund të hyni në Mbretërinë e Atit Tim.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Rëndësia e Sakramenteve – Martesa dhe Kungimi i Shenjtë i Parë

E Mërkurë, 6 Korrik 2011, në 15:30
Bija Ime e dashur, shiko tani ndërsa besimi i fëmijëve të Mi fillon të rritet dhe të lulëzojë. Ndërsa ka shumë errësirë në botë drita e ndjekësve të Mi bëhet më e ndritshme çdo ditë për shkak të Flakës së Shpirtit të Shenjtë, e cila ka zbritur mbi mbarë botën.
Sot, bija Ime, Unë dëshiroj t'ia kujtoj të gjithë ndjekësve të Mi rëndësinë e lutjes për të lehtësuar vuajtjen në botë. Lutjet tuaja tani po ndihmojnë për të shmangur shumë katastrofa globale të profetizuara. Lutja është lehtësimi më i fuqishëm dhe kur thuhen në emër të të tjerëve, ato do të dëgjohen.
Ndërsa Unë Jam i kënaqur me ata me besim të fortë; Unë Jam akoma i frikësuar për ata që janë në kundërshtim me Dritën Time Hyjnore, të Vërtetën. Shumë njerëz tani enden vërdallë nëpër botë si në një gjendje habie. Asgjë nuk iu sjell atyre paqe. Asgjë nuk iu sjell atyre gëzim. Asnjë sasi ngushëllimesh materiale nuk e lehtëson dhimbjen e tyre. Shpirtrat e tyre të zbrazët janë të humbur. Ju lutem të luteni për ata.
Bija Ime, ju lutem të luteni për Zëdhënësin Tim, Papa Benediktin, sepse ai është i rrethuar nga forca Masonike të cilat tani po bëjnë çdo përpjekje për ta hequr atë nga froni. Këto forca të liga janë infiltruar në Kishën Time që nga Vatikani II dhe i kanë dobësuar Mësimet e Mia. Shumë ligje qenë futur të cilat më fyejnë Mua, sidomos prezantimi i Eukaristisë Sime të Shenjtë nga njerëzit laikë. Mungesa e respektit e treguar ndaj Meje dhe Atit Tim të Përjetshëm, përmes ligjeve të reja të futura për t'iu përshtatur shoqërisë moderne më kanë bërë Mua të qaj me pikëllim.
Eukaristia Më e Shenjtë duhet të merret në gjuhë dhe jo të fëlliqet nga duart e njeriut. Por kjo është pikërisht çfarë kanë bërë shërbëtorët e Mi të shenjtë. Këto ligje nuk qenë sjellë nga Unë në Shpirt. Shërbëtorët e Mi të shenjtë janë çuar drejt një udhe që nuk përputhet me Mësimet e apostujve të Mi. Sot Sakramentet e Mia nuk merren shumë seriozisht, sidomos ata që kërkojnë Sakramentet e Martesës dhe Kungimit të Shenjtë të Parë.
Betimi i Martesës është shumë serioz, sepse mbajeni mend ai është një Sakrament dhe është i bërë në Praninë e Hyjit Atë, megjithëse për shumë ai është i gjithi rreth materializmit dhe lidhjeve të jashtme. Shumë që e marrin Sakramentin e Martesës nuk e njohin rëndësinë e saj më pas. Shumë i thyejnë betimet e tyre kaq lehtë. Përse e bëjnë ata këtë? Përse të shtiren ndaj këtij bashkimi më të shenjtë vetëm për t'u ndarë shpejt më pas? Kjo është një tallje e një prej bashkimeve më të rëndësishme të bekuara nga Dora e Atit Tim të Përjetshëm. Shumë njerëz nuk i kushtojnë vëmendje Vullnetit të Atit Tim që asnjë njeri nuk duhet ta ndajë një bashkim të tillë më pas, e megjithatë shumë njerëz kryejnë divorcin, i cili është një ligj i panjohur prej Atit Tim. Divorci është një mënyrë e lehtë për t'u larguar nga përgjegjësitë tuaja. Të gjitha martesat janë të bëra në Qiell. Asnjë njeri nuk mund të shkatërrojë një martesë pa e fyer Atin Tim.
Kungimi i Shenjtë i Parë
Marrja e Trupit Tim në Sakramentin e Eukaristisë për herë të parë është një tjetër shembull se si Unë Jam i tallur. Sa shumë prindër nuk i kushtojnë vëmendje rëndësisë së marrjes së Bukës së Jetës nga fëmijët e tyre. Ata janë më të preokupuar për atë që sa të veshur mirë janë fëmijët e tyre, sesa për Dhuratën e mrekullueshme që ata po marrin. Kjo Dhuratë do t'i çojë ata drejt shpëtimit. Por materializmi, i cili e rrethon ngjarjen, nuk ka aspak të bëjë me shpirtrat e tyre. Për Mua pjesa më e trishtueshme është se këtyre fëmijëve të vegjël nuk po iu tregohet për Mua. Dashuria që Unë kam për fëmijët e vegjël është gjithë-përfshirëse. Kur ata e marrin Eukaristinë e Shenjtë, në njohuri të plotë për çfarë ata po marrin, atëherë shpirtrat e tyre bëhen të pastër. Sa më shumë që ata më marrin Mua në këtë mënyrë, aq më i fortë do të jetë besimi i tyre.
Mbajeni mend, pa Sakramente, besimi juaj bëhet i dobët. Pas njëfarë kohe, nëse shpirtit tuaj i mungojnë bekimet e Mia të veçanta, ai bëhet i fjetur. Gjithë besimi tek Unë dhe Ati Im i Përjetshëm zhduket me kohën dhe vetëm ndonjë shkëndijë e vogël e njohjes do të flakërijë herë pas here. Kthehuni tek Unë përmes Sakramenteve. Tregoni respekt për Sakramentet ashtu si ju duhet ta bëni dhe ju me të vërtetë do ta ndjeni Praninë Time përsëri.
Mbajeni mend, Sakramentet janë për një arsye, sepse ato janë ushqimi që ju duhet për jetën e përjetshme të shpirtit. Pa ato shpirti juaj do të vdesë.
Unë ju dua të gjithëve. Ju lutem të më përqafoni Mua ashtu si duhet, duke i respektuar Sakramentet që ju janë dhënë si një Dhuratë prej Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm.
Shpëtimtari juaj i dashur
Mbreti i Njerëzimit, Jezu Krishti

Monday, 28 December 2015

Për Ndjekësit e Mi që i dënojnë këto Mesazhe

E Martë, 5 Korrik 2011, në 14:30
Bija Ime e dashur, sot është një ditë e veçantë, sepse gëzohem të të them se ata, besimi i të cilëve është forcuar nga Mesazhet e Mia, mund të jenë të sigurt se recitimi i tyre ditor i Mëshirës Hyjnore po shpëton shpirtra. Fëmijët e Mi kurrë nuk duhet ta harrojnë se lutjet, kur thuhen me sinqeritet dhe nga zemra, gjithmonë do të dëgjohen. Lutjet gjithmonë dëgjohen dhe çdo qëllim i veçantë përmbushet sipas Vullnetit Tim Më të Shenjtë. 
Fëmijë ju lutem të vazhdoni me lutjet tuaja sepse ato do të ndihmojnë në lehtësimin e periudhës së Ndëshkimit të Madh. Ati Im është tani gati që ta marrë Mbretërinë e Tij të Shenjtë dhe të fillojë Mbretërimin e Tij përsëri, kur Parajsa e Re mbi Tokë të shfaqet. Ligësia në botë pikërisht tani nuk ka qenë kurrë kaq intensive. Për shkak të popullsisë së madhe të botës dhe punët e të ligut, lufta është ngado. Urrejtja e treguar nga njeriu tek njeriu është e dukshme. Nëse kjo urrejtje shfaqet si lakmi politike, apo si kontroll mbi vendet e tjera nga një tjetër, është e gjitha njëlloj. Satani ka shumë ndjekës. Ata, ndjekësit e tij, në shumë raste nuk janë të vetëdijshëm se si ai e influencon çdo mendim dhe veprim në çdo kohë gjatë çdonjërës ditë.
Nëse fëmijët e Mi vetëm të mund ta shikonin numrin e djajve të pranishëm në njerëz të tillë ata do të bëheshin të sëmurë. Ata zotërojnë shumë nga fëmijët e Mi, ku shenjat e vetme që duken janë përmes veprimeve të tyre të liga. Lutuni, lutuni tani, ndjekësit e Mi, që ata shpirtra të gjorë, të humbur të mund të shpëtohen gjatë Paralajmërimit.
Midis tani dhe Paralajmërimit gjithçka që Unë kërkoj prej jush, fëmijë, janë lutjet tuaja dhe në veçanti recitimi i Mëshirës Hyjnore. Ati Im do të shpëtojë shpirtra nëse ju e dedikoni veten për ta thënë këtë një herë në ditë, dhe mundësisht në orën 3 të pasdites.
Për ata prej ndjekësve të Mi që i dënojnë këto Mesazhe, Unë kërkoj që ju t'i luteni Shpirtit të Shenjtë për të kërkuar Dhuratën e dijes përpara se ta shpërfillni Fjalën Time të Shenjtë. Atyre prej jush që e fyejnë vizionaren dhe marrësen Time të këtyre Mesazheve ju duhet të bëni këtë pyetje. Nëse është Satani ai që ju besoni se i influencon këto Mesazhe atëherë përse do t'ju kërkonte ai që të luteshit, të kërkonit falje, të merrnit Eukaristinë e Shenjtë? Atëherë ju do ta dini se kjo është e pamundur.
Mashtruesi do t'i influencojë ndjekësit e Mi fillimisht, për t'i inkurajuar ata që ta mohojnë Fjalën Time sepse ai e di se do të jetë refuzimi i tyre i Fjalëve të Mia Më të Shenjta të Dashurisë që do të më lëndojë Mua më shumë.
Refuzojeni Satanin dhe udhët e tija të liga tani. Kthehuni tek Unë. Unë ju lutem, sepse ju nuk duhet ta lejoni atë që t'ju influencojë në këtë mënyrë. Lutjet tuaja kërkohen tani për të shpëtuar fëmijët e Mi të gjorë që nuk do t'i mbijetojnë Paralajmërimit.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/07/05/for-my-followers-who-denounce-these-messages/

Sunday, 27 December 2015

Ateistët dhe shkenctarët do të thonë se Paralajmërimi ishte një iluzion

E Shtunë, 3 Korrik 2011, në 18:30
Bija Ime e dashur, ti duhet të ecësh përpara, të shohësh përpara drejt dhe të ndjekësh udhëzimet e Mia. Mos u kthe mënjanë kur të jesh e sulmuar nga i ligu çdo minutë të ditës. Përqendrohu vetëm tek Unë. Ti duhet të mësosh ta kuptosh se koha e kaluar në shoqërinë Time, sidomos në Adhurim, është thelbësore nëse do që të vazhdosh të jesh në majë të këtij Misioni. Gjatësia e kohës e kaluar në lutje është gjithashtu e rëndësishme sepse sa më gjatë të qëndrosh në komunikim të afërt me Mua, aq më shumë hire do të marrësh. Mos-bërja e kësaj do të thotë se ti po e lë veten gjerësisht të hapur ndaj sulmeve nga mashtruesi.
Bija Ime, Fjala Ime po shpërfillet nga shumë që nuk duan të dëgjojnë. Ka shumë arsye për këtë. Shumë nga fëmijët e Mi sot i kanë mbyllur sytë ndaj të Vërtetës së ekzistencës së tyre shpirtërore. Ata përqafojnë botën dhe gjithçka që ajo ofron si një zëvendësues për Bukën e Jetës. Shumë gjithashtu bëjnë kujdes ndaj profetëve të rremë, sepse kjo është epoka në të cilën profetët e rremë do të dalin në pah kudo. Ky është konfuzioni që Satani dëshiron të shkaktojë, në mënyrë që lajmëtarët e Mi të vërtetë të kalojnë pa u vënë re. Për shkak të përulësisë së kërkuar nga vizionarët e Mi të zgjedhur, ata nuk mund ta lartësojnë veten në sytë e botës, sepse kjo nuk është në natyrën e tyre. Vizionarët e rremë do ta shtyjnë veten në sytë e publikut. Fokusi i tyre do të jetë i qendërzuar mbi veten e tyre. Mesazhet e tyre mund të duken të vërteta dhe plot me fjalë të bukura, me përmbajtje nga Bibla e Shenjtë, aty ku t’iu përshtatet, por do të jenë dy aspekte kyçe në mesazhet e tyre që do t'i ekspozojë ata për të pavërtetat që komunikojnë. I pari është se ata do të jenë në qendër të mesazheve dhe do ta shijojnë të gjithë vëmendjen që marrin. Pastaj përfundimisht do të jenë vetë mesazhet. Ato do të jenë të ngatërruara, të vështira për t'u lexuar dhe nuk do të lënë një përshtypje që zgjat në shpirt. Për fat të keq, bija Ime, Kisha tenton t'i shpërfillë lajmëtarët e vërtetë, sepse ata duhet të tregojnë përgjegjësi në këto çështje.
Kështu, është shumë më e lehtë për Kishën Time që të mbështesë ato mesazhe, të cilat përfshijnë pjesë nga Bibla e Shenjtë, për t'i deklaruar ato të jenë të vërteta. Jo aq e lehtë është për ata që ta pranojnë thjeshtësinë e Mësimeve të Mia, sidomos kur sot shumë nga e Vërteta fshihet prapa maskës së tolerancës. Nuk pranohet me lehtësi, as përkujtesa për kohët e fundit, kur prej frikës dhe padijes, ata shërbëtorë të shenjtë të Mi refuzojnë ta marrin Kupën Time dhe të veprojnë me përgjegjësi.
Kjo është koha më e rëndësishme në historinë e botës. Të gjitha shenjat iu janë dhënë vizionarëve të Mi përgjatë shekullit të shkuar, megjithatë ato janë shpërfillur dhe hedhur mënjanë ndërsa ata e zhysin kokën në rërë. Është pikërisht në këtë kohë që shërbëtorët e Mi të shenjtë duhet të predikojnë rreth rëndësisë së kthimit Tim në Tokë. Ata duhet t'i përgatisin shpirtrat duke iu kujtuar atyre për pasojat nëse nuk e shpengojnë veten sa janë akoma mbi këtë Tokë, sepse ata nuk mund të kërkojnë falje pas vdekjes. Unë i bëj thirrje shërbëtorëve të Mi të shenjtë tani. Përse nuk ia theksoni këtë grigjës suaj? Përse nuk i diskutoni hapur pasojat për fëmijët e Mi gjatë Ndëshkimit të Madh? A nuk e dini se shumë nga fëmijët e Mi do t'i humbasin shpirtrat e tyre tek antikrishti, i cili është tashmë këtu mbi këtë Tokë, gati për të dalë ndërsa pret në prapaskenë? Fëmijët e Mi duhet ta kuptojnë se Paralajmërimi, megjithëse është një Vepër madhështore e Mëshirës, është vetëm faza e parë në atë që do të jetë një kohë shumë e vështirë dhe sfiduese për të gjithë fëmijët e Mi. Sepse pas kësaj, ata mëkatarë të ngurtë dhe ndjekës të Satanit do ta mohojnë Ekzistencën Time.
Ateistët do të thonë se ai ishte një iluzion global. Shkencëtarët do të kërkojnë një shpjegim logjik, por nuk do të ketë asnjë. Ndërkohë, ndjekësit e Mi do të ndahen më dysh. Me miliona do të jenë konvertuar, por ata do të ngatërrohen nga gënjeshtrat e përhapura nga grupi i lig, organizata vdekjeprurëse botërore qëllimi i së cilës është të shkatërrojë njerëzit e vegjël për përfitimin e tyre financiar.
Fëmijë, nëse mjaft njerëz nuk mund të qëndrojnë në udhën e vërtetë atëherë nuk do të jetë e mundur të lehtësohet ndikimi i ndëshkimit. Sepse atëherë Hyji Atë do të ndërhyjë për t’i ndaluar mëkatarët të shkatërrojnë Krijimin e Tij dhe fëmijët e Tij. Ai do të lëshojë tërmete në një shkallë të padëshmuar kurrë më parë; vullkane në vendet më të papritura dhe Toka do të lëkundet si një anije në ujëra të ashpra me asnjë spirancë për ta mbajtur atë në një vend.
Ju lutem, fëmijë, lejoni që Paralajmërimi t'ju shpëtojë të gjithëve. Pranojeni se kjo mrekulli do të ndihmojë në shpëtimin e milionave, që përndryshe, do të kishin qenë humbur. Por sa për ata që nuk dëshirojnë t’i ndryshojnë jetët e tyre, ata do të zgjedhin shtëpinë e Satanit. Pa lutje nuk ka asnjë shpresë për ta, sepse do t’i humbasin çelësat e Parajsës së Re mbi Tokë. Përkundrazi, ata do të digjen në zjarret e Ferrit. Po ta dinin se ku po i çon kjo udhë e ligë a mendoni se do t'i ndryshonin udhët e tyre? Fëmijë, ju lutem t'i ndihmoni ata duke iu treguar të Vërtetën. Lutuni për t'i shpëtuar shpirtrat e tyre nëse ata nuk duan të dëgjojnë, sepse kjo është e gjitha që ju mund të bëni.
Shpëtimtari juaj i dashur
Gjykatësi i Drejtë dhe Mbreti i Mëshirës, Jezu Krishti

Thursday, 24 December 2015

Beteja që Satani ka ngritur për t'i diskretituar këto Mesazhe po intensifikohet

E Shtunë, 2 Korrik 2011, në 10:00
Bija Ime e dashur, kjo periudhë do të jetë e vështirë për ty ndërsa Mesazhet depërtojnë nëpër botë. Më shumë njerëz do t'i sulmojnë këto Mesazhe dhe kur ta bëjnë këtë, shpërfilli ata.
Fjala Ime e Shenjtë po përhapet ashtu si Unë kam thënë. Tani Unë dua t’i shpall pikat kryesore të Mesazheve të Mia akoma më tej. Ti tashmë e di se si ta bësh këtë, prandaj fillo sot. Ajo çfarë Unë Jam duke të kërkuar është sfiduese, por ty do të jepet ndihmë e mëtejshme për ta bërë këtë.
Ndërkohë, ti do të kesh nevojë që të tjerët të luten për ty, sepse beteja që Satani po ngre për t’i diskretituar këto Mesazhe po intensifikohet. Ti duhet të lutesh për mbrojtjen kundër lëndimit që ai do të shkaktojë mbi ty përmes të tjerëve. Pranoje që ky varg sprovash është thelbësor për të të mbajtur në gjendje përulësie. Dije se ti je Zëri Im tek bota. Shpalle Zërin Tim dhe bëje sa më shpejt të mundesh.
Unë të dua, bija Ime. Mbështetu tek Unë plotësisht dhe Unë do të të mbaj përgjatë kësaj udhe.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/07/02/battle-satan-mounting-to-discredit-these-messages-is-intensifying/

Wednesday, 23 December 2015

Lutja mund t'i shmangë mosmarrveshjet në botë

E Premte, 1 Korrik 2011, në 23:00
Bija Ime e dashur, lutja dhe përkushtimi ndaj Meje është si uji që i jepet një njeriu të etur. Kur ju mungon uji etja juaj do të vazhdojë kështu që eventualisht pa ujë ju do të vdisni. Për ata që më njohin Mua, më duan Mua dhe tregojnë përkushtim ndaj Meje, ju duhet të kuptoni një gjë. Nëse ju nuk vazhdoni ta merrni Trupin Tim dhe të luteni tek Unë rregullisht, ju shumë shpejt do ta humbisni dëshirën tuaj për Mua. Pa këtë dëshirë ju do ta largoni veten nga Unë, deri kur kokat tuaja do të kthehen prej tundimit të mëkatit të mbjellë në mendjet tuaja nga Satani. Pa Mua, me të Vërtetë të Pranishëm në jetët tuaja, ju nuk jeni asgjë, fëmijët e Mi.
Qëndroni vigjilentë në çdo kohë. Lutja ju mbron nga mëkati. Përkushtimi juaj ndaj Meje mund ta tërheqë mashtruesin, i cili do t'ju ngacmojë më shpesh. Sidoqoftë, pa përkushtim të rregullt ndaj Meje, ju do të ecni pa drejtim në këtë botë.
Besimtarë kuptojeni se lutja mund të shmangë shumë mosmarrëveshje në botë. Tashmë, lutjet e thëna përmes kësaj vizionareje dhe lajmëtarëve të tjerë, i kanë lehtësuar rreziqet e menjëhershme që dalin para Papa Benediktit, por jo për shumë gjatë. Lutja tek Nëna Ime e Bekuar mund të lëvizë male, të zbusë ndikimin e mizorive të liga, duke përfshirë ato të parathëna dhe të kthejë mëkatarët.
Kujtoje këtë mësim, bija Ime, lutja vepron si mburoja jote kundër mashtruesit. Ti, mbi të gjitha, duhet të mësosh domosdoshmërinë e lutjes së rregullt në Misionin tënd. Ti duhet të kalosh më shumë kohë në meditim të qetë me Mua. Sepse kur ti nuk e bën këtë, njohja jote e Mesazheve të Mia dobësohet dhe mund të bëhen gabime. Bëj kujdes, bija Ime, kur i referohesh datave të profecive që të janë dhënë nga Unë. Nëse Unë them muaj kjo mund të jetë çdo kohë brenda një viti. Kurrë mos e ngatërro interpretimin njerëzor me ato të kohëve të dhëna nga Unë. Unë nuk të kam dhënë ty ndonjë datë specifike për ngjarje vetëm udhëzime. Këto profeci do të ndodhin, por vetëm nga Dora e Atit Tim të Përjetshëm. Ki besim tek Unë më shumë. Lutjet tuaja dhe ato të ndjekësve të Mi mund të ndihmojnë që të vonojnë, apo në disa raste, të shmangin katastrofa. Gjithmonë kujtojeni këtë.
Lutuni, Lutuni, Lutuni. Sepse kur ju e bëni këtë nga zemra, lutjet tuaja dëgjohen. Lutuni sidomos për ata udhëheqës të botës jetët e të cilëve do të marrin fund së shpejti përmes veprave të liga plot urrejtje. Këta dhe ata me zemra të ngurta, fajtorë për krimin e mungesës së humanizmit, kanë nevojë për lutjet tuaja më shumë se të gjithë. Gjithmonë lutuni për mëkatarët sepse Unë i dua të gjithë fëmijët e Mi dhe Unë kam nevojë për lutjet tuaja për t'i shpëtuar ata nga flakët e Ferrit.
Jezu Krishti juaj i Përherë-Mëshirshëm

Tuesday, 22 December 2015

Mos lejoni që gabimet njerëzore të Kishës Sime t'ju largojnë nga Unë

E Enjte, 30 Qershor 2011, në 20:00
Bija Ime fort e dashur, Unë buzëqesh këtë mbrëmje me gëzim në Zemrën Time, sepse më në fund, të rinjtë po e dëgjojnë Fjalën Time përmes Internetit ashtu siç u parashikua.
Në këtë mënyrë më shumë njerëz do të munden t'i tregojnë botës se si të përgatiten për Paralajmërimin. Zemra Ime shpërthen nga gëzimi kur Unë e shikoj dashurinë që fëmijët e Mi kanë për Mua në çdo cep të Tokës. Dashuria Ime kurrë nuk vdes. Ata, ndjekësit e Mi të dashur, janë të mbushur me Dashurinë Time, të cilën e ndjejnë në zemrat e tyre. Tani ata mund t'ia tregojnë botës, përfshirë edhe cinikëve, se sa shumë ata më nderojnë Mua duke e përlëvduar Lavdinë Time tek të gjithë. Sepse ato krijesa të Mia të dashura dhe guximtare do t’i tërheqin tani drejt të Vërtetës ata që më rezistojnë Mua në lidhje me faktin se përse ata në radhë të parë janë mbi këtë Tokë.
Qielli gëzon me ata që e shpallin hapur dashurinë e tyre për Mua në Internet. Dashuria Ime për ta vërshon që hiret e Mia të bien mbi secilin prej tyre, duke u shtrirë nga një cep i globit në tjetrin.
Unë tani vij për t'ju shpëtuar përpara Ditës së Gjykimit
Kujtoni një mësim, fëmijë. E Vërteta e Mësimeve të Mia kurrë nuk ka ndryshuar. Gabimi njerëzor, mëkatet e shërbëtorëve të Mi të shenjtë dhe të atyre që kanë abuzuar me të Vërtetën për t'ia përshtatur ambicieve të tyre mund ta kenë njollosur Emrin Tim, por ata kurrë nuk e ndryshuan se Kush Jam Unë. Unë Jam Shpëtimtari i njerëzimit. Unë erdha herën e parë për t'ju shpëtuar për të lejuar faljen e mëkatit. Unë tani vij përsëri për t'ju shpëtuar përpara Ditës së Gjykimit.
Meqenëse Dashuria Ime është kaq e Fuqishme, ajo tani do të depërtojë nëpër botë me anë të Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë për t'ju kthyer në mbështjelljen e Dashurisë Sime të butë. Ndjeni Dashurinë Time tani, fëmijë. Mos lejoni që zhgënjimi juaj me dështimet njerëzore të Kishës Sime t'ju largojë nga Unë, Jezu Krishti apo Ati Im i Përjetshëm.
Për ata që më kthyen Mua shpinën për shkak të mëkateve të Kishës
Është për shkak të mëkatit që ju u tunduat për ta bllokuar të Vërtetën. Atyre prej jush që fajësoni Kishën për mungesën e besimit tuaj tek Unë nuk po tregoheni të ndershëm me veten e tuaj, sepse nëse ju me të vërtetë më doni Mua, ju nuk do të nxirrnit justifikime. Satani është kudo në botë tani, fëmijë, duke u përpjekur t'ju bindë, në çdo mundësi, se besimi juaj është i pavlefshëm, i parëndësishëm, se besimi juaj nuk do t'ju garantojë një vend në Qiell. Në disa raste ju besoni se Mëshira e Hyjit është e pafund dhe se ju mund të shpëtoheni nëse bëni një jetë ku ju nuk i lëndoni të tjerët. Ju shpesh herë më konfrontoni Mua kur ju më fajësoni Mua për ligësinë në botë. Kjo është kur ju nevrikoseni me Mua dhe me Hyjin Atin e Përjetshëm. Si mundet Hyji të rrijë dhe ta lejojë një ligësi të tillë që të shfaqet nëpër botë? Ku vrasja, përdhunimi, aborti, tortura, lakmia dhe varfëria ekzistojnë? Ju duhet të ndaloni tani dhe të më dëgjoni Mua.
Kujtohuni se mëkati, i shkaktuar nga Satani, të cilin shumë njerëz sot nuk e besojnë se ekziston, mund të infektojë secilin prej jush për arsye të Dhuratës që ju është dhënë nga Krijuesi juaj, Hyji Atë. Kjo Dhuratë e vullnetit të lirë i është dhënë çdonjërit. Disa e përdorin këtë Dhuratë për punë të mira, ku ata tregojnë dashuri tek të gjithë, ndërsa të tjerët e abuzojnë atë për të përfituar ndaj të tjerëve. Kur Satani i tërheq ata, përmes vullnetit të tyre të lirë të dobët, atëherë ata bëhen të aftë për të kryer ligësi të mëdha. Vullneti i lirë është i juaji, fëmijë. Kur ai njolloset përmes mëkatit, kjo çon në trazira nëpër botë. Hyji Atë nuk mund t'ju detyrojë që të ndaloni së bëri diçka nëse është e drejtë apo e gabuar, sepse Ai nuk do të ndërhyjë me vullnetin tuaj të lirë. Ai gjithmonë do t'ju inkurajojë që të luteni me qëllim që të merrni hiret që ju duhen për ta shmangur mëkatin. Do të jetë përmes vullnetit tuaj të lirë që ju do të merrni një nga dy vendimet. Të ktheheni tek Hyji ose ta lejoni veten që të josheni nga gënjeshtrat e Satanit, që do ta manipulojnë mendjen tuaj larg të Vërtetës.
Kujtojeni, Unë Jam e Vërteta. Satani nuk do që ju ta shikoni të Vërtetën. Ai do ta përdorë inteligjencën tuaj dhe do t'ju paraqesë argumente të sofistikuara për t'ju joshur. Ai madje mund t'ju bindë se diçka është e keqe kur ajo është e mirë. Prandaj kur ju besoni se është hipokrite që të ktheheni tek lutja për ta lavdëruar Hyjin Atë për shkak të mëkateve të Kishës, ju duhet ta dalloni këtë mashtrim për çfarë ai është, një tjetër mënyrë për t'ju inkurajuar që të largoheni nga Unë. E Vërteta. Tani, fëmijë, më tregoni Mua dashurinë tuaj duke u ngritur dhe duke mbrojtur Emrin Tim në një botë mosbesuese.
Shumë shpejt ju do t'i inkurajoni të tjerët që t'i dëgjojnë pikëpamjet tuaja. Ashtu sikurse ata që pohojnë se nuk besojnë tek Unë e thonë me zë të lartë se sa shumë ata më urrejnë Mua, po ashtu ju duhet tani t'ia tregoni botës se më doni Mua. Vetëm atëherë do të nxiten kthimet masive në besim nëpër botë. Më lejoni Mua t'ju ngre lart tani që ju të mund t'i përgatisni fëmijët e Mi për të hyrë në Parajsën Time të Re mbi Tokë. Mbajeni mend, vetëm ata që besojnë tek Unë dhe Ati Im i Përjetshëm mund të hyjnë në këtë Parajsë.
Shkoni tani dhe m’i sillni Mua turmat.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Wednesday, 16 December 2015

Rrëfejini mëkatet tuaja tani – mos kini frikë

E Mërkurë, 29 Qershor 2011, në 19:00
Bija Ime fort e dashur, ndihma që Unë të kam dërguar do ta përhapë tani Fjalën Time me shpejtësi nëpër botë duke përdorur komunikimet moderne. Zemra Ime është e ndezur me dashurinë për fëmijët e Mi të veçantë të cilët u ngritën ndaj thirrjes Sime, sepse ata janë ushtria që do t'i udhëheqë fëmijët e Mi.
Të gjitha bekimet e Mia e përfshijnë secilin prej atyre që ndihmojnë të mbajnë Kryqin Tim për të mirën e njerëzimit. Shpirti i Shenjtë është hedhur mbi ata për t'i ndihmuar që t’i përhapin këto Mesazhe në mënyrë intensive dhe me ndikim të vërtetë.
Fëmijët e Mi, dhe të gjithë ndjekësit e Mi, veç kujtoni të vetmen gjë që Unë dua për ju që të përqendroheni. Paralajmërojini të tjerët që të kërkojnë Shpengim përpara Paralajmërimit. Ata duhet t'i rrëfejnë mëkatet e tyre tani dhe nuk duhet të kenë frikë. Përkundrazi, ata duhet të gëzojnë. Kanë mbetur vetëm pak muaj për këtë Vepër të madhe të Mëshirës Sime. Mos e harxhoni kohën. Shkoni në dashuri dhe paqe. Mos u tërhiqni nga kjo Punë. Ajo është për të mirën e të gjithë fëmijëve të Mi. Të gjithë ata që punojnë për përhapjen e të Vërtetës Sime do të shpërblehen për përkushtimin dhe besimin e tyre. Bekimet e Mia do të mbrojnë secilin prej tyre dhe familjet e tyre.
Gëzoni tani, sepse koha është gati që bota më në fund ta dëgjojë Zërin Tim ashtu si duhet.
Shpëtimtari juaj i dashur
Shpenguesi dhe Mbreti i gjithë njerëzimit
Jezu Krishti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/06/29/confess-your-sins-now-do-not-be-frightened/

Vazhdo ta përhapësh Fjalën Time – Unë po të dërgoj shumë vullnetarë

E Martë, 28 Qershor 2011, në 19:30
Bija Ime fort e dashur, pengesat që ti duhet t'i kapërcesh po bëhen më të larta, kur ti vuan për Mua. Përpjekjet nga mashtruesi për të larguar ty nga kjo Punë kurrë nuk kanë qenë kaq të fuqishme. Ti duhet të qëndrosh e fortë dhe e palëkundur kundrejt sulmeve të tilla. Dije se ai, mashtruesi, kurrë nuk do të largojë ty nga Unë, por ai do të përpiqet dhe do të vazhdojë të përpiqet. Kjo është një nga fazat më të vështira në Misionin tënd. Të bën të vetmuar, është e vështirë dhe të shkakton dhimbje të thellë fizike si dhe të shpirtit. Ti duhet të kesh besim tek Unë për të të ndihmuar që t'i përballosh këto sulme dhe që t'i dallosh ato për çfarë ato janë.
Tani bija Ime, më dëgjo Mua. Ti duhet të vazhdosh ta përhapësh Fjalën Time shpejt nëpër botë duke përdorur çdo ndihmë që të dërgohet. Unë Jam duke të dërguar ty shumë vullnetarë, dhe tashmë, puna e tyre po jep fryte.
Gjithçka që ti duhet të bësh tani, është të vazhdosh ta komunikosh Fjalën Time për të shpëtuar shpirtrat. Kurrë mos hiq dorë. Është tunduese, Unë e di, dhe abuzimi që ti duhet të durosh nuk është i lehtë për ty. Më lejo të të mbaj për dore, fort, dhe të të udhëheq tani drejt forcës që kërkohet prej teje. Bekimet e Mia janë shpërndarë rreth teje, për ta forcuar mbrojtjen tënde, që asgjë të mos të pengojë tani për të siguruar që bota ta dëgjojë Zërin Tim.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Sunday, 13 December 2015

Paralajmërimi është një Manifestim i Mëshirës Sime Hyjnore i dhënë Motër Faustinës

E Diel, 26 Qershor 2011, në 18:00
Bija Ime fort e dashur, koha është afër tani. Ka fare pak kohë për t'i paralajmëruar dhe përgatitur të gjithë ata shpirtra të gjorë, që do të jenë kaq të tronditur gjatë Paralajmërimit saqë ata nuk do ta kuptojnë se çfarë po dëshmojnë. Atyre duhet t'iu tregohet me qëllim që ta dinë se çfarë të presin. Nëse ata i hapin zemrat e tyre ndaj këtij momenti të madh të Mëshirës Hyjnore, atyre do t'iu jepet mundësia e jetës së përjetshme.
Ky Paralajmërim i madh është manifestimi i Mëshirës Sime Hyjnore i dhënë Motër Faustinës. Kjo Vepër e Madhe e Mëshirës Sime është parathënë dhe do të jetë gjatë Paralajmërimit që Mëshira Ime e madhe do ta përfshijë mbarë botën. Gjaku dhe Uji Im do të vërshojnë që ju të gjithë ta njihni më në fund të Vërtetën. Iu thoni atyre që nuk besojnë tek Unë apo tek Ati Im i Përjetshëm, se kjo ngjarje do të ndodhë. Pastaj kur ajo të ndodhë ata do të jenë në gjendje që ta përballojnë tronditjen e Mëshirës Sime, e cila do të shpëtojë miliona shpirtra gjatë Paralajmërimit, nga mbërthimi i Satanit. E Vërteta, kur të zbulohet, do të shpëtojë shumë njerëz nga flakët e Ferrit.
Shpirti i Shenjtë, më pas i pranishëm tek fëmijët e Mi ngado, do të ndihmojë në mposhtjen e veprave të të ligut. Të gjithë ju duhet ta përhapni Fjalën se si njerëzimi duhet t'i përgatisë shpirtrat e tyre më përpara. Sepse madje dhe besimtarët duhet të kuptojnë se edhe ata do ta kenë emocionalisht shqetësuese për ta parë sjelljen e tyre të kaluar mëkatare ashtu si ajo më shfaqet Mua.
Unë ju bëj thirrje të gjithëve tani që të kërkoni Rrëfimin. Për ata të Krishterë të tjerë, ju duhet të gjunjëzoheni dhe të luteni për shpengim. Për ata që janë të pasigurt për këtë profeci, ju lutem t'i mbani zemrat tuaja të hapura sepse kur ta dëshmoni këtë ngjarje ekologjike, por të mbinatyrshme, është e rëndësishme që ju të kuptoni se kjo është mrekullia më e madhe që ju do të shikoni ndonjëherë dhe se kjo është Dhurata Ime e madhe për ju të gjithë. Konsiderojeni këtë. Kjo është se si dita finale e Gjykimit do të shpaloset vetëm se kësaj here ju nuk do të dënoheni. Juve do t'ju jepet një mundësi jete të re kur shpirti juaj do të shpëtohet, për t'ju mundësuar që të ktheheni në nivelin që Unë dëshiroj për të.
Besimtarë, lutuni për të tjerët me gjithë zemër tani që ata të mund të shpëtohen.
Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

Mesazhi i parë nga Hyji Atë: Koha ka ardhur tani që Unë ta rivendos Mbretërinë Time të Lavdishme – Parajsa e Re mbi Tokë do të zgjasë 1,000 vjet

E Shtunë, 25 Qershor 2011, në 16:00
Shënim nga vizionarja: Pikërisht përpara se të merrja këtë Mesazh, unë sapo kisha mbaruar së recituari Mëshirën Hyjnore kur papritur Shpirti i Shenjtë më njoftoi se do të merrja një Mesazh nga Hyji Atë. Unë po dridhesha nga emocionet. Pastaj unë bëra pyetjen “Në Emër të kujt vjen?” Kjo ishte përgjigja:
Unë vij në Emër të Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit, Shpëtimtarit të njerëzimit. Unë Jam Hyji Atë dhe Unë Jam duke të folur ty për herë të parë. Bija Ime e zgjedhur, Unë të flas ty sot që të mund ta informoj njerëzimin për Dashurinë që Unë kam për të gjithë.
Shumë nuk më njohin Mua. Ata mendojnë se po, por për miliona nga fëmijët e Mi Unë Jam kryesisht një entitet pa fytyrë. Sa pak e njohin ata dëshirën Time për t'iu lejuar atyre që të më lënë Mua t'i Dua ata në mënyrën që duhej të ishte.
Emri Im përdoret lirshëm në botë, nga shumë që nuk e pranojnë se ishte prej Dorës Sime që bota dhe krijesat e saj u krijuan. Për ata që e pranojnë, ata janë të paqartë se Kush Unë Jam dhe janë disi të frikësuar nga Unë. Unë nuk Jam për t'u pasur frikë sepse Dashuria Ime është e Pastër për të gjithë fëmijët e Mi. Kaq shumë Unë ju dua sa Unë bëra Sakrificën më të madhe nga të gjitha për t'ju kthyer në Krahët e Mi dhe për t'ju dhënë mundësinë që të shpëtoni nga mashtruesi. Unë dërgova Birin Tim të dashur, Jezu Krishtin, në botë me qëllim që ju të mund ta kuptonit të Vërtetën e Dashurisë. Kjo Dashuri, kur ju e pranoni atë, do t'ju shpëtojë të gjithëve.
Zemra Ime thyhet nga mënyra se si kaq shumë prej jush nuk duan të kthehen tek Unë dhe të më tregojnë Mua dashurinë tuaj. Unë kam dëshirë që ju thjesht të ktheheni dhe të më kërkoni Mua ndihmë. Nuk duhet të keni frikë nga Dashuria Ime sepse është prej Dashurisë Sime që ju është dhënë fryma e parë. Unë e krijova secilin prej jush në Ngjashmërinë Time që të mund të kisha një familje. Unë e krijova botën prej Dashurisë së Pastër që ju, fëmijët e Mi, të mund ta ndanit këtë Parajsë me Mua. Me kaq dashuri u krijua kjo saqë çdo hollësi e vetme u ndërtua me kaq kujdes. Kaq i lumtur isha Unë kur Parajsa mbi Tokë u krijua sa engjëjt gëzonin dhe Qielli u ndriçua me flakët e dashurisë, saqë asnjë qenie njerëzore nuk mund ta imagjinonte ndonjëherë. Dhe më pas ajo u shkatërrua nga mëkati, i shkaktuar prej gjarprit.
Fëmijët e Mi, më lejoni Mua t’jua shpjegoj. Koha ka ardhur që Unë ta rivendos Parajsën të cilën Unë e krijova me dashuri që ne, përsëri, të mund të bëhemi një familje.
Një familje që do të bëhet e ngushtë prej lidhjeve të fuqishme të dashurisë që do ta bashkojnë atë.
Kjo Parajsë e Re mbi Tokë tani është duke u planifikuar për të gjithë fëmijët e Mi. 
Ajo do të zgjasë 1,000 vjet mbi Tokë dhe askush nuk duhet përjashtuar, sepse kjo do ta copëtonte Zemrën Time. Biri Im i dashur, Jezu Krishti dhe Shpirti i Shenjtë po përpiqen fort për t'ju kthyer në përqafimin Tim të dashur që Parajsa, e krijuar në fillim, të mund të shfaqet edhe një herë si Dhurata më e madhe nga të gjitha për t’i gëzuar fëmijët e Mi.
Kjo Parajsë do të jetë një vend i dashurisë, bukurisë, lavdisë dhe do të jetë shtëpi për të gjithë ata që janë të pastër në zemër dhe shpirt. Ajo është për çdo shpirt të vetëm mbi Tokë dhe është qëllimi që përmbahet brenda çdo shpirti të vetëm mbi Tokë, përfshirë ata që nuk e kuptojnë këtë.
Biri Im i flet botës dhe përgatitet për ta treguar Mëshirën e Tij të madhe gjatë Paralajmërimit, për t'iu dhënë të gjithë mëkatarëve një mundësi për ta shijuar Parajsën e Re mbi Tokë.
Ju duhet ta dëgjoni Zërin Tim. Unë ju bëj thirrje të gjithëve që të kushtoni vëmendje. Kthehuni tek Unë. Pranojeni që Unë Ekzistoj, që Unë Jam Burimi i gjithë jetës, i gjithë Krijimit, i gjithë lavdisë. Kur ju ta pranoni, ju do të jeni të mirëpritur në Parajsën Time mbi Tokë e cila ju ofron gjithçka që ju mund të keni ëndërruar ndonjëherë. Dëgjojeni Birin Tim dhe Mesazhin që Ai i jep botës për t'ju kthyer të gjithë ju. Për ata që nuk do të dëgjojnë edhe atëherë, apo që do të vazhdojnë në udhën e keqe të mëkatit, asnjë Mëshirë nuk do të tregohet.
Unë Jam Hyji i gjithë Krijimit. Unë Jam Hyji i Dashurisë, i Dhembshurisë. Unë Jam gjithashtu Hyji i Drejtësisë. Dora Ime do të bjerë mbi njerëzimin, që përmes besnikërisë djallëzore ndaj të ligut, refuzon të ndjekë udhën e Dashurisë dhe të së Vërtetës.
Sepse koha ka ardhur tani që Unë ta rivendos Mbretërinë Time të Lavdishme, të cilën asnjë njeri, përmes mëkatit, nuk do ta ndalojë. Po ta provonin ata do të ishin të humbur përgjithmonë.
Unë Jam Hyji juaj, Krijuesi juaj. Dashuria Ime kurrë nuk vdes. Ajo është e ndezur dhe e mbushur me butësi të thellë për ju për t'u kthyer tek Unë, tek trashëgimia që Unë me kaq dashuri e krijova. Për shkak të mëkatit shumë nga fëmijët e Mi do të duhet ta humbasin të drejtën e tyre ndaj kësaj trashëgimie dhe të largohen për të lejuar që ata, të cilët me të vërtetë më duan Mua, të hyjnë pa pengesë tek portat.
Ju lutem, fëmijë, mos e shpërfillni Thirrjen Time ndaj njerëzimit. Pranojeni Mëshirën që tani po ju ofrohet nga Biri Im i dashur.
Pranojeni atë me krahë hapur.
Hyji Atë
Krijuesi dhe Bërësi i të Gjitha Gjërave
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/06/25/first-message-from-god-the-father-the-time-has-come-now-for-me-to-reclaim-my-glorious-kingdom-new-paradise-on-earth-will-last-1000-years/

Saturday, 12 December 2015

Maria: Satani e humbet fuqinë e tij kur Rruzarja Ime recitohet

E Shtunë, 25 Qershor 2011, në 15:00
Fëmija im, gjithmonë të jesh e përqendruar tek Biri im sepse Ai ka nevojë për vëmendjen tënde. Ti duhet ta vësh gjithë besimin tënd tek Ai dhe kurrë mos lejo njeri të t'i largojë sytë prej Tij.
Ai, bija ime, të ka zgjedhur ty si një nga lajmëtaret e rëndësishme për këto kohë me qëllim që shpirtrat e humbur të shpëtohen. Thuaju njerëzve që të lusin Rruzaren time Më të Shenjtë, madje dhe jo-Katolikët, sepse kjo është arma më e madhe kundër influencës së mashtruesit, i cili rënkon me dhimbje kur ajo thuhet. Fuqia e tij dobësohet kur fëmijët e mi thonë këtë lutje. Sa më shumë fëmijët e mi e lusin Rruzaren e Shenjtë, aq më shumë shpirtra mund të shpëtohen.
Ti, bija ime, ke një Mision shumë të vështirë, shumë më të rëndë se të ndonjë profeti në histori. Kjo është për shkak të errësirës së shpirtit në botë. Kurrë më parë nuk ka rënë një errësirë e tillë, kur fëmijët e Mi ia kthejnë shpinën Birit tim, Ai i Cili pësoi një vdekje të tmerrshme për t'i shpëtuar ata. Por ata jo vetëm që e kanë harruar këtë, por zgjedhin që të mohojnë vetë Ekzistencën e Tij.
Lutja tek unë, Nëna juaj e Bekuar, e lëndon të ligun, i cili struket dhe e humbet fuqinë e tij kur Rruzarja ime recitohet. Kjo është arma që më është dhënë mua që të mund të ndihmoj në shpëtimin e shpirtrave të humbur, përpara se unë ta shtyp kokën e gjarprit, përfundimisht. Kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e Rruzares, sepse madje dhe vetëm një grup njerëzish të përkushtuar ndaj lutjes së rregullt të Rruzares sime të Shenjtë mund ta shpëtojnë kombin e tyre. Iu thuaj fëmijëve të mi që të jenë të kujdesshëm kur ia kthejnë shpinën lutjes, sepse kur e bëjnë këtë ata po e lënë veten gjerësisht të hapur që mashtruesi t’i zërë ata në kurth me udhën e tij joshëse, por të rrezikshme drejt errësirës. Sillini fëmijët e mi në Dritë duke e përhapur përkushtimin ndaj Rruzares sime Më të Shenjtë.
Nëna juaj e dashur
Maria Mbretëresha e Paqes

Sunday, 6 December 2015

Njerëzit nuk e dinë se çfarë është shpirti i tyre – përgjigja është e thjeshtë

E Shtunë, 25 Qershor 2011, në 01:30
Bija Ime fort e dashur, zëri yt, ndërsa po dëgjohet, më në fund, nga shërbëtorët e Mi të shenjtë në mbarë botën, bie në heshtje në ato qarqe që janë të pavetëdijshme për Ekzistencën e Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm.
Ti mund të thuash, ata nuk dëgjojnë, por ata nuk mund të dëgjojnë nëse nuk vënë vesh. Bëhu e fortë tani, fol tek sa më shumë të mundesh. Kërkoju njerëzve që t’i publikojnë të rejat e Fjalës Sime. Thirri ata. Pyeti ata. Shpjegoju se ata duhet t’i lexojnë Mesazhet e Mia para se t’i refuzojnë ato. Sepse do të jetë vetëm kur ata ta ndjejnë forcën që vjen nga Buzët e Mia Hyjnore, kur Shpirti Im do ta tërheqë shpirtin e tyre, që ata më në fund do ta kuptojnë se Jam Unë që po komunikoj me botën.
Unë Jam i trishtuar, bija Ime, për shkak të barrikadave të thella dhe ndarjeve, që sot bllokojnë çdo përpjekje nga Nëna Ime e Bekuar dhe Unë, Biri i saj i shtrenjtë, për t’i folur botës përmes vizionarëve. Në të kaluarën përulësia ishte pak më shumë e përhapur. Sot, kjo cilësi e rëndësishme është zhdukur. Në vend të saj është një botë ku gjithçka që shfaq inteligjencë njerëzore, joshje apo tërheqje fizike pranohet si një prioritet në jetën e njerëzve. Përshpirtëria e tyre ka vdekur. Ata janë, bija Ime, kryesisht guaska boshe. Guaska që kur çahen s’janë asgjë. Ushqimi i shpirtit është ajo për çfarë fëmijët e Mi duhet të përpiqen. Kjo është e vështirë për shumë njerëz dhe sidomos për ata mendjet e të cilëve janë të mbushura me mençuri njerëzore ku fare pak vend ka mbetur për mençurinë shpirtërore.  
E tillë është mungesa e përshpirtërisë, e ushqyer nga fuqia e Satanit, sa njerëzit kanë rënë pre, për t’i lënë shpirtrat e tyre të hapur për të kryer mëkat. Mungesa e përshpirtërisë, apo e besimit në Hyj, e çon një shpirt që të korruptohet nga mashtruesi. Mbreti i mashtrimit i çon shpirtrat të besojnë se vetëm trupi dhe mendja janë ndërthurur për t’u bërë të plotë. Për fat të keq, ju nuk mund të jeni të plotë pa shpirtin tuaj.
Çfarë është shpirti juaj?
Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë është shpirti i tyre. Se si ndjehet, apo si ta njohin atë. A është mendja juaj, ndërgjegjja juaj? Përgjigjja është e thjeshtë. Shpirti juaj jeni ju. Ai është kush ju jeni, ndërgjegjja juaj, besimet tuaja, të kuptuarit tuaj, nëse e përfaqëson të Vërtetën, për çfarë ajo është, apo të vërtetën për atë që ju doni ta besoni se është. Ai nuk është një pjesë e ndarë nga ju, fëmijë të dashur, diçka që i përket një bote tjetër. Ai është i pranishëm brenda çdo qenieje njerëzore.
Për shpirtin tuaj mund të kujdeseni duke ndjekur Mësimet e Mia. Ai mund të neglizhohet përmes mëkatit, që është shumë i vështirë për t’u shmangur, por që mund të plotësohet duke u rrëfyer apo duke shprehur pendesë dhe duke filluar përsëri. Ose ai mund të shkatërrohet. Disa qëllimisht e shkatërrojnë shpirtin e tyre duke mëkatuar, për kënaqësitë apo veset e kësaj bote, në dije të plotë për çfarë janë duke bërë. Të tjerët e mohojnë se e kanë një shpirt. Arroganca e tyre i bind se ata i dinë të gjitha. Se jeta fillon dhe mbaron në këtë Tokë.
Dhe pastaj janë ata shpirtra të rinj që, edhe pse jo për fajin e tyre, qenë mësuar nga prindërit e tyre në kohë bollëku ku ata nuk kishin nevojë për asgjë në kuptimin material. Besimi i tyre është i bazuar në fitimin material. Duke u përpjekur për më shumë stimuj, ambiciet e tyre vazhdojnë të rriten derisa, eventualisht, nuk ka më asgjë tjetër për ta që të mund të përpiqen deri kur vdekja të përballet me ta. Atëherë ata janë të humbur. Të habitur. Të hutuar. Me një ndjenjë të thellë, konsumuese të brendshme, ata e dinë se diçka është gabim. Shpirti po iu flet atyre, por ata nuk dinë se si të përgjigjen. Këta janë ata të cilët ju duhet t’i shpëtoni.
Unë iu bëj thirrje të gjithë ndjekësve të Mi ngado që të më ndihmojnë Mua t’i shpëtoj të gjithë fëmijët e Mi të gjorë. Unë e di se Jam duke kërkuar për një vepër të jashtëzakonshme bamirësie nga ana juaj. Kjo është një përgjegjësi e madhështore. Por duke iu bindur Vullnetit Tim Më të Shenjtë ju do të më ndihmoni Mua të shpëtoj shumicën e botës prej mbërthimit të Satanit dhe terrorit që ai ushtron.
Shkoni përpara tani, ndjekësit e Mi, të gjithë ju dhe përhapeni Fjalën Time tek një botë e munduar, e keq-drejtuar dhe e zhgënjyer. Hiret e Mia do të hidhen mbi secilin prej jush, për edhe një kthim të vetëm në besim – një shpirt që mund t’i shpëtojë tmerrit të Ferrit.
Unë ju dua të gjithëve. Unë ju përqafoj, ndjekësit e Mi, fëmijët e Mi të shtrenjtë, kudo. Sa shumë më sillni Mua ngushëllim të përditshëm. Sa shumë më lehtësoni Mua. Tani sillmëni Mua më shumë shpirtra.
Shpenguesi juaj Hyjnor
Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit, Jezu Krishti

Saturday, 5 December 2015

Njerëz të Zakonshëm, Njerëz të Mirë më Kthejnë Mua Shpinën

E Enjte, 23 Qershor 2011, në 21:10
Bija Ime fort e dashur, gëzimi që ti ndjen sot është si rezultat i hireve të hedhura mbi ty gjatë Adhurimit dje. Tani ti e di se sa e rëndësishme është që të më lejoni Mua të hedh hire të tilla mbi shpirtrat gjatë kësaj kohe më të veçantë kur jeni në shoqërinë Time personale.
Si t’i identifikoni shpirtrat e humbur
Sot Unë dua t’ju flas për shpirtrat e humbur në botë dhe si t’i identifikoni ata. Ndjekësit e Mi shpesh gabimisht besojnë se shpirtrat e humbur janë ata në mëkat mortor. Kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Një shpirt i humbur mund të jetë një person që nuk beson tek Unë, apo tek Ati Im i Përjetshëm. Një shpirt i humbur mund të jenë gjithashtu ata fëmijë kaq të dhënë pas përpjekjeve të tyre të përditshme për të fituar para, për të ndërtuar pasuri, karrierë dhe duke dëshiruar gjëra materiale. Gjithçka për shkak të gëzimit që ata besojnë se këto gjëra do t’iu sjellin atyre në jetën e tyre të ardhshme. Këta janë njerëz të zakonshëm, njerëz të mirë, por që më kthejnë Mua shpinën.
Shumë nga këta fëmijë të Mi janë zemër mirë. Ata mund të jenë plot me dashuri për njerëzit, familjet dhe miqtë e tyre. Ata mund të jenë të njohur dhe të pëlqyer. Dhe prapë ata mund të jenë shpirtra të humbur. Si është kështu mund të pyesni ju? Sepse ata nuk besojnë se shpirti i tyre është po aq i rëndësishëm sa edhe nevojat e tyre fizike dhe prandaj ata e neglizhojnë atë. Duke e neglizhuar shpirtin e tyre ata janë të prirur ndaj tundimeve të hedhura në udhën e tyre çdo ditë. Ata e kanë të vështirë t’i rezistojnë të mirave materiale pa menduar se koha që ata investojnë në ambiciet e tyre mund të kalohet duke treguar dashuri ndaj të tjerëve përmes artit të ndarjes me të tjerët. Në përpjekjet e tyre për para ata mund të bëhen krenarë. Krenaria e bën që të vështirë të silleni si një ndjekës i Imi i vërtetë.
Fëmijë, nëse ju e kaloni gjithë kohën tuaj duke ndjekur ëndrrat që ju besoni se kjo botë ka për t’ju ofruar – pasuri, zotërime dhe pozita pushteti – mbetet fare pak kohë për t’u lutur apo për t’i ushqyer shpirtrat tuaj për jetën tjetër. Kaq shumë nga fëmijët e Mi kurrë nuk mund ta kuptojnë se përse të mirat materiale i lënë ata të zbrazët përbrenda. Ata nuk i dëgjojnë ata ndjekës të Mi të cilët e njohin të Vërtetën. Duke mos arritur ta pranojnë Ekzistencën e Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm, ata nuk mund të arrijnë të kënaqin njeri tjetër përveçse veten e tyre. Nga jashtë këta njerëz bëjnë jetë aktive, të shëndetshme, me argëtime dhe pa shqetësime në botë. Por ky lloj të jetuari nuk mund të arrihet në mënyrën e duhur pa besuar në jetën e përjetshme. Përulësia mungon në jetën e tyre.
Ju mund të thoni, në mbrojtje të tyre, se ata duhet t’i ushqejnë familjet e tyre dhe të kujdesen për të tjerët që varen prej tyre dhe prandaj ata punojnë drejt këtyre qëllimeve. Përgjigja Ime është jo ata nuk e bëjnë këtë. Ata nuk kanë për qëllim të ushqejnë familjet e tyre. Në shumë raste ata synojnë për më tepër për të kënaqur joshjet e tyre. Sa më shumë që e bëjnë këtë, aq më tepër ata bëhen të humbur për Mua dhe Atin Tim të Përjetshëm.
Nëse fëmijët e Mi nuk zgjohen dhe të njohin mënyrat me të cilat Satani i përdor të gjitha joshjet e lavdishme të botës, për t’ju zhytur në një ndjenjë të rreme të sigurisë materialiste, ju nuk mund të vini tek Unë. Koha duhet kaluar në këtë jetë për ta lavdëruar Krijuesin tuaj – të kujdeseni për fqinjin tuaj përmes punëve të bamirësisë – duke i vënë nevojat e të tjerëve para atyre tuaja – duke ecur në hapat e Mia.
Nëse fëmijët e Mi që nuk besojnë në Hyjin Atë, apo që e besojnë Atë por që e zgjedhin më të përshtatshme që të lënë mënjanë ndonjë nderim ndaj Tij sepse janë më të preokupuar me çështjet materiale, do ta kenë të vështirë të hyjnë në portat e Qiellit, Parajsa e Vërtetë që ata dëshirojnë. Toka është vetëm një fazë në gjithë qenien tuaj. Qielli, madje edhe një shikim i shpejtë i çfarë ai ofron, nuk mund të përjetohet në jetën tuaj mbi Tokë. Asnjë nga këto kënaqësi të botës nuk ia vlen t’i ndiqni nëse kjo do të thotë se do të humbisni xhevahirin që është Qielli.
Cilësitë kryesore për të hyrë në Mbretërinë Time të Lavdishme janë besimi, dashuria, përulësia dhe një dëshirë për të më kënaqur Mua.
Mësuesi juaj i dashur dhe Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit
Jezu Krishti

Friday, 4 December 2015

Paralajmërimi do të vërtetojë se Hyji Ekziston

E Mërkurë, 22 Qershor 2011, në 19:00
Bija Ime fort e dashur, e forcuar tani, pasi ke duruar sprovën më të keqe deri tani, ti do të vazhdosh t’i komunikosh thirrjet e Mia urgjente në mbarë botën.
Ata, fëmijët e Mi të dashur, duhet ta dinë se kur Unë të vij së shpejti, ata do të dalin ballë-përballë me Mua. Sa dëshirë kam t’iu tregoj atyre se Unë me të vërtetë Ekzistoj dhe sa e pres gëzimin në fytyrat e tyre kur ata ta dëshmojnë Dashurinë dhe Mëshirën Time.
Sepse shumë nga fëmijët e Mi do të bien në tokë dhe do të derdhin lot lehtësimi, lot gëzimi dhe lumturie, lot habie dhe dashurie. Sepse, më në fund, do të jetë e mundur të bëjnë një Jetë të Re më pas, ku të gjithë mund të ndjekin të Vërtetën e Mësimeve të Mia.
Fëmijët e Mi nuk do ta kuptojnë rëndësinë e kësaj Vepre të madhe të Mëshirës, Dhurata më e madhe e dhënë ndonjëherë njerëzimit që nga Kryqëzimi Im. Sepse do të jetë përmes kësaj Dhurate të Paralajmërimit që sytë e njeriut do të hapen përfundimisht ndaj të Vërtetës së mbarë ekzistencës së tyre mbi këtë Tokë dhe përtej.
Ata që janë gjallë në këtë botë sot duhet ta kuptojnë sa të privilegjuar ata janë që po iu jepet prova e Ekzistencës së Hyjit Atit të Përjetshëm dhe Ekzistencës Sime, Birit të Tij të dashur, edhe pse kjo është përtej të kuptuarit tuaj.
Pas Paralajmërimit mos u ktheni në udhët tuaja të vjetra
Unë ju bëj thirrje të gjithëve, që kur ta keni parë Praninë Time dhe t’ju jetë treguar se si mëkati, jo vetëm që më fyen Mua, por ju shtyn poshtë udhës së Ferrit, ju nuk duhet të ktheheni tek mënyrat tuaja të vjetra.
Periudha pas Paralajmërimit është kritike për paqen e botës dhe shpëtimin tuaj. Mos e refuzoni këtë Dhuratë. Kapeni atë me të dyja duart. Lini që Paralajmërimin t’ju bashkojë në një me Mua. Kur ju ta bëni këtë dhe të luteni për drejtim, ju do të shpërbleheni me Parajsën e Re mbi Tokë ku nuk do të keni nevojë për asgjë.
Gëzohuni. Më dëgjoni Mua. Kushtojini vëmendje Mesazhit Tim dhe lejojeni Dashurinë Time t’ju mbështjelli drejt Mbretërisë Sime të Lavdishme.
Unë ju dua të gjithëve. Herën tjetër kur të ndjeni një dallgë dashurie në zemrën tuaj për një person tjetër, kujtohuni se kjo Dhuratë vjen nga Unë. Pa dashuri nuk ka jetë.
Mbreti juaj Hyjnor i Mëshirës
Jezu Krishti, Biri i Hyjit Atit të Përjetshëm

Wednesday, 2 December 2015

Mesazh nga Virgjëra Mari për komunikimin me të Rinjtë

E Mërkurë, 22 Qershor 2011, në 18:00
(Pas një shfaqjeje private në të cilën ajo iu shfaq vizionares për mbi 30 minuta.)
Unë vij në Emër të Jezu Krishtit. Unë jam Nëna e Hyjit, Nëna juaj e dashur, Mbretëresha e të gjithë Engjëjve.
Fëmija im, ti sapo je vënë në sprovë për arsye të Punës që ti bën për Birin tim të dashur dhe si rezultat i saj ti je bërë më e fortë. Ti tani e di se çfarë duhet bërë me qëllim që sa më shumë të rinj të jetë e mundur ta kuptojnë se Kush është Biri im. Ai, Biri im Më i Shtrenjtë, Shpëtimtari i Botës, do të bëjë gjithçka për t’i shpëtuar të gjithë ata që ecin në Tokë të paditur për Mëshirën e Tij.
Këtyre fëmijëve që me kokëfortësi refuzojnë të dëgjojnë, duhet t’iu thuhet e Vërteta dhe shumë shpejt. Ju lutem t’iu thoni të rinjve në mbarë botën se Jezusi ecën me ta në çdo sekondë të ditës. Ai kujdeset kaq shumë për ta. Ata nuk e kanë idenë e thellësisë së Dashurisë së Tij. Ai kërkon t’i përqafojë ata në Zemrën e Tij të Shenjtë që të mund ta shijojnë Epokën e Re të Paqes mbi Tokë. Vetëm po të përgjigjeshin.
Fëmija im, është kaq e vështirë për njerëzit që ta kuptojnë të Vërtetën e Ekzistencës së Hyjit Atë. Për t’i bindur ata për të Vërtetën e Sakrificës së Birit të Tij të dashur është shumë e vështirë. Ky, bija ime, duhet të jetë qëllimi yt.
Shko në paqe dhe në dashuri.
Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Engjëjve

Fëmijët e Mi do të përballen me Mua për të parën herë gjatë Paralajmërimit

E Hënë, 20 Qershor 2011, në 11:45
Bija Ime e dashur, përgatiti fëmijët e Mi tani, sepse shumë shpejt ata do të vijnë para Meje në gjithë Lavdinë dhe Dhembshurinë Time. Unë do ta shfaq Veten Time tek çdo burrë, grua dhe çdo fëmijë i vetëm mbi moshën e arsyes, shumë shpejt.
Kjo ditë e mrekullueshme, kur Unë do t’iu tregoj atyre Mëshirën Time përkundrejt Drejtësisë Sime, duhet të mirëpritet nga të gjithë. Gëzohuni, sepse ju të gjithë, secili prej jush, do të përballet me Mua për të parën herë.
Për shumë, ata do të mbushen me dashuri dhe lumturi, sepse ky është një bashkim i mrekullueshëm. Për të tjerët, ata do të jenë të trembur. Por nuk keni pse të keni frikë, sepse Unë ju dua të gjithëve. Mëkati do të jetë e vetmja ndarje, por nëse ju pendoheni dhe e pranoni të vërtetën e fyerjeve tuaja kundër Meje, dhe Atit Tim të Përjetshëm, ju do ta kuptoni Mëshirën e mrekullueshme, që po ju ofrohet. Për ata që do të jenë të frikësuar, Unë kam këtë për t’ju thënë. Frika buron nga mëkati. Me mëkat në shpirtin tuaj, ju do të jeni të distancuar nga Unë. Pranojini mëkatet tuaja për çfarë janë, një dobësi njerëzore. Pastaj më kërkoni Mua dhe Unë do t’ju çoj drejt jetës së përjetshme dhe të Vërtetës.
Mëshira Ime e madhe sjell lajme të mrekullueshme
Mëshira Ime e madhe sjell lajme të mrekullueshme për fëmijët e Mi në mbarë botën. Sepse kur ky, Paralajmërim i Madh të ndodhë, juve do t’ju jepet një mundësi për ta ndryshuar jetën tuaj për më mirë. Kur e Vërteta e Ekzistencës Sime të zbulohet atëherë kthimi në besim do të përhapet.
Atëherë, dhe vetëm atëherë, pasi të ndodhë Paralajmërimi botës do t’i jepet një mundësi për ta përballuar Ndëshkimin e Madh, i cili do të vijojë më pas nëse mëkatarët nuk pendohen në masë. Sepse atëherë Dora e Atit Tim do të bjerë ngado mbi ata që refuzojnë ta dëgjojnë të Vërtetën – ata që ia kthejnë shpinën dashurisë, dashurisë për Mua dhe vëllezërve dhe motrave tuaja. Sepse udhët tuaja mëkatare, në atë fazë, nuk do të pranohen më. Sepse kjo do të jetë mundësia e fundit. Sepse influenca e fuqishme e Satanit nuk do të lejohet që ta ruajë mbërthimin që ai ka mbi njerëzimin përmes veseve. Ata që me kokëfortësi ndjekin udhën e keqe ku i persekutojnë fëmijët e Mi, do të ndalohen.
Ndëshkimi i Madh
Një Ndëshkim i Madh, i tillë që nuk është dëshmuar që nga koha e Noehit, do të lëshohet nga Hyji Ati i Përjetshëm. Ndjekësit e Mi që mund të thonë se kjo nuk është mënyra me të cilën flet Jezusi, duhet tani t’ia bëjnë vetes këtë pyetje. Nëse Jezusi është plot me Mëshirë përse Ai, apo Hyji Atë, do ta lejonin ushtrinë e Satanit të vazhdonte dhe të shkaktonte terror mbi fëmijët e Mi? Është prej Dashurisë për të gjithë fëmijët e Hyjit, që ky Ndëshkim i Madh do të ndodhë. Pendohuni të gjithë ju. Refuzojini premtimet boshe të Satanit. Refuzojeni jetën false dhe të zbrazët që ai ju ofron. Pranojeni se kur ju e dëgjoni Emrin Tim të refuzohet në botë sot, kjo vjen direkt nga influenca e Satanit. Derisa fëmijët e Mi të largohen prej tij, atëherë nuk mund të ketë paqe në këtë botë.
Pranojeni këtë Paralajmërim si një Mesazh të Dashurisë së Pastër. Atyre në pushtet Unë ju them këtë. Refuzojini gënjeshtrat të cilave ju i keni kushtuar besnikërinë, ose vuani pasojat.
Mëshira e madhe që Unë do t’ju tregoj gjatë Paralajmërimit është zgjidhja për një Epokë të Re të Paqes. Pranojeni atë dhe ndëshkimi do të evitohet. Refuzojeni atë dhe vetëm ata ndjekës të Mi mund të shpëtohen. Do të jetë tepër vonë për ju të tjerët.
Shpëtimtari juaj i dashur
Gjykatësi i Drejtë, Jezu Krishti