Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 30 December 2015

Ati i Përjetshëm do ta parandalojë Rendin e Ri Botëror nga persekutimi përfundimtar i Fëmijëve të Tij

E Premte, 8 Korrik 2011, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, Unë e kuptoj se kjo Punë po të mundon dhe se ti ke nevojë për të pushuar për një javë tjetër, por dëgjo se çfarë kam për të thënë.

Tregoju fëmijëve të Mi të zgjohen tani dhe t’i shikojnë trazirat në botë, ku krizat financiare janë me bollëk. Tregoju atyre se ndërsa lakmia e njerëzve ishte pjesërisht përgjegjëse për zhytjen e tyre në borxhe, krizat bankare u planifikuan qëllimisht nga Rendi i Ri Botëror.

Shumë që e lexojnë këtë Mesazh do të buzëqeshin dhe do ta vënë në pikëpyetje këtë fakt, por ata gjithashtu duhet ta dinë se nëse nuk ngrihen dhe t
ë mbrojnë të drejtat e tyre, ata do të detyrohen të pranojnë shenjën e bishës për të pasur akses në paratë e tyre.

Monedha e Re Botërore do të paraqitet tek një botë mosbesuese

Monedha e Re Mbarë Botërore, e cila do të paraqitet tek një shoqëri jobesimtare, është krijuar për t'ju kontrolluar. Pastaj sapo kjo të ndodhë, ata do të përpiqen t'ju heqin ushqimin. Nëse fëmijët e Mi nuk e pranojnë këtë realitet tani, ata do të jenë të pambrojtur kur të jenë nën kontrollin e Rendit të Ri Botëror, të udhëhequr nga forcat masonike. Përgatituni tani, fëmijët e Mi, sepse edhe pse Paralajmërimi do të konvertojë miliona, përfshirë ata besnikë ndaj Rendit Mbarë Botëror, nuk do të jetë i mjaftueshëm për t'i ndaluar këta skllevër të ligj të Satanit dhe të antikrishtit. 

Pa kontrollin e parave tuaja, ju do ta keni të vështirë për të mbrojtur të drejtën tuaj ndaj pronës, ushqimit dhe shëndetit, tri gjërat për të cilat ata do të jenë në kontroll, nëse ju nuk filloni të bërtisni kundërshtimin tuaj tani. Ndalojini udhëheqësit tuaj në gjurmët e tyre. Mos i lejoni ata t'ju nëpërkëmbin. Nëse mjaft nga ju janë vigjilentë ndaj këtij plani djallëzor, të përbindshëm, atëherë ju mund t'i paralajmëroni të tjerët.

Planifikojini rezervat tuaja ushqimore tani

Planifikojini rezervat tuaja ushqimore tani. Blini dhe mbillni fara që do t'ju mbajnë gjallë. Blini monedha argjendi apo floriri, me qëllim që të mund të blini çfarë është e nevojshme. Më e rëndësishmja është të gjeni vende ku, si një grup, ju të mund të takoheni për të ofruar Sakrificën e Shenjtë të Meshës. Sepse me kalimin e kohës, kishat tuaja do të digjen nga themelet.

Ndjekësit e Satanit janë si milingona, ata shumohen me mijëra

Kurrë mos e pranoni shenjën, chip-in (kartë elektronike) e bishës. Lutuni, lutuni që shtëpisë suaj t'i jepen bekimet e veçanta për t'ju mbrojtur nga ushtria, e cila do të përpiqet t'ju nxjerrë jashtë nga shtëpia juaj. Ndjekësit e Satanit janë si milingona. Ata shumohen me mijëra në çdo orë. Ju, fëmijët e Mi, duhet të luteni tani dhe ta luftoni këtë varg tmerresh që po planifikohen nga Rendi i Ri Botëror, të cilit i shkon goja lëng ndaj planit për ta kontrolluar botën. 

Planifikoni që të keni qirinj të bekuar në shtëpinë tuaj. Grumbullojini tani sepse ato do t'ju mbajnë në dritën e mbrojtjes. Nëse nuk dëshironi të skllavëroheni nga kjo doktrinë e tmerrshme atëherë ju duhet të planifikoni tani.

Blini stufa me gaz, batanije, ushqime të thata dhe të konservuara, tableta për pastrimin e ujit dhe qirinj, bashkë me fotografi fetare që t'ju ruajnë ju dhe familjet tuaja gjatë Ndëshkimit të Madh, që do pasojë Paralajmërimin.

Lutjet tashmë po e dobësojnë ndikimin e Ndëshkimit të Madh, por ju, fëmijët e Mi, duhet të jeni vigjilentë në çdo kohë. Duke qenë të kujdesshëm në përgatitjet tuaja ju do të jeni të aftë për t'i mbijetuar bombardimit të madh që po orkestrohet, i cili do të jetë më i keq se çfarë iu ndodhi Hebrenjve, nën regjimin e dishepullit të Satanit – Hitlerit.

Dëgjojeni këtë paralajmërim me qetësi. Sepse duke u përgatitur më përpara ju do ta shpëtoni veten nga zemërimi që po planifikohet nga Rendi i Ri Botëror. Për ata prej jush që janë të përfshirë me Rendin e Ri Botëror, më dëgjoni Mua tani. Pendohuni. Kushtojini vëmendje Paralajmërimit për atë çfarë ai ju ofron – një mundësi për t'ia kthyer shpinën Satanit dhe flakëve të Ferrit.

Këshillë për shërbëtorët e Kishës

Për shërbëtorët e Mi të shenjtë kjo është çfarë Unë duhet t'ju informoj. Ngulini sytë tuaj mbi Mua tani dhe lutuni tek Shpirti i Shenjtë që t'ju mbajë vigjilentë, me qëllim që ta dalloni profetin e rremë sapo ai ta shfaqë veten e tij brenda mesit tuaj. Pastaj ju duhet të mblidheni në grupe për të siguruar që fëmijët e Mi të jenë në gjendje të marrin Eukaristinë Më të Shenjtë gjatë persekutimit.

Dora e Atit Tim është gati për të rënë tani, me forcë të madhe, mbi ata udhëheqës të ligj, arrogantë të bankave, të fuqive Perëndimore dhe Lindore që planifikojnë në fshehtësi se si t’ia arrijnë që t'ju kontrollojnë të gjithëve. Ati Im i Përjetshëm do të shkatërrojë gjithçka në fillimet e tyre për t'i parandaluar ata nga persekutimi përfundimtar që ata po planifikojnë kundër fëmijëve të Tij. Ai nuk do ta durojë atë. Kujtoni, fëmijë, Hyji Ati i Përjetshëm dëshiron t'ju mbrojë të gjithëve. Durimi i Tij përfundimisht ka mbaruar. Ai do t'i pranojë ata që kthehen tek Ai për falje, deri në minutën e fundit. Megjithatë, Ai tani duhet t'i ndalojë këto regjime djallëzore nga terrori që ata shkaktojnë mbi pjesën tjetër të Krijimit të Tij.

Është për shkak të dashurisë për fëmijët e Tij që Ai e bën këtë. Për ata që thonë se Hyji Atë, nuk mund të zemërohet sepse Ai i do të gjithë, ta dinë këtë. Po, Ai është i zemëruar dhe Zemërimi i Tij është i justifikuar për shkak të padrejtësisë së ligë, që po kryhet mbi familjen e Tij të çmuar. Përsëri edhe një herë Ai do t'i bashkojë të gjithë fëmijët e Tij që të jetojnë në paqe, përfundimisht, për të gjithë përjetësinë.

Kujtohuni, fëmijë, që t’i shikoni shenjat rreth jush, luftërat e shumta, mungesën e parasë, mungesën e ushqimit, mungesën e kujdesit shëndetësor dhe pranojeni se kjo është puna e të ligut. Ajo nuk është puna e Hyjit Atit të Përjetshëm. 

Ai nuk do ta pranojë më tej këtë sjellje. Të jeni mirënjohës që Ai po vepron, sepse nëse nuk do ta bënte, Krijimi i Tij do të shkatërrohej. Dhe Ai nuk do ta lejojë këtë të ndodhë.

Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari i Njerëzimit, Shpenguesi i Botës