Kerko Mesazhet ketu

Saturday 12 December 2015

Maria: Satani e humbet fuqinë e tij kur Rruzarja Ime recitohet

E Shtunë, 25 Qershor 2011, në 15:00

Fëmija im, gjithmonë të jesh e përqendruar tek Biri im sepse Ai ka nevojë për vëmendjen tënde. Ti duhet ta vësh gjithë besimin tënd tek Ai dhe kurrë mos lejo njeri të t'i largojë sytë prej Tij. 

Ai, bija ime, të ka zgjedhur ty si një nga lajmëtaret e rëndësishme për këto kohë me qëllim që shpirtrat e humbur të shpëtohen. Tregoju njerëzve që të lusin Rruzaren time Më të Shenjtë, madje dhe jo-Katolikët, sepse kjo është arma më e madhe kundër influencës së mashtruesit, i cili rënkon me dhimbje kur ajo thuhet. Fuqia e tij dobësohet kur fëmijët e mi thonë këtë lutje. 

Sa më shumë fëmijët e mi e lusin Rruzaren e Shenjtë, aq më shumë shpirtra mund të shpëtohen.

Ti, bija ime, ke një Mision shumë të vështirë, shumë më të rëndë se të ndonjë profeti në histori. Kjo është për shkak të errësirës së shpirtit në botë. Kurrë më parë nuk ka rënë një errësirë e tillë, kur fëmijët e Mi ia kthejnë shpinën Birit tim, Ai i Cili pësoi një vdekje të tmerrshme për t'i shpëtuar ata. Por ata jo vetëm që e kanë harruar këtë, por zgjedhin që të mohojnë vetë Ekzistencën e Tij.

Lutja tek unë, Nëna juaj e Bekuar, e lëndon të ligun, i cili struket dhe e humbet fuqinë e tij kur Rruzarja ime recitohet. Kjo është arma që më është dhënë mua që të mund të ndihmoj në shpëtimin e shpirtrave të humbur, përpara se unë ta shtyp kokën e gjarprit, përfundimisht. Kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e Rruzares, sepse madje dhe vetëm një grup njerëzish të përkushtuar ndaj lutjes së rregullt të Rruzares sime të Shenjtë mund ta shpëtojnë kombin e tyre. Tregoju fëmijëve të mi që të jenë të kujdesshëm kur ia kthejnë shpinën lutjes, sepse kur e bëjnë këtë ata po e lënë veten gjerësisht të hapur që mashtruesi t’i zërë ata në kurth me udhën e tij joshëse, por të rrezikshme drejt errësirës. 

Sillini fëmijët e mi në Dritë duke e përhapur përkushtimin ndaj Rruzares sime Më të Shenjtë.

Nëna juaj e dashur
Maria Mbretëresha e Paqes