Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 16 December 2015

Vazhdo ta përhapësh Fjalën Time – Unë po të dërgoj shumë vullnetarë

E Martë, 28 Qershor 2011, në 19:30

Bija Ime fort e dashur, pengesat që ti duhet t'i kapërcesh po bëhen më të larta, kur ti vuan për Mua. Përpjekjet nga mashtruesi për të larguar ty nga kjo Punë kurrë nuk kanë qenë kaq të fuqishme. Ti duhet të qëndrosh e fortë dhe e palëkundur kundrejt sulmeve të tilla. Dije se ai, mashtruesi, kurrë nuk do të largojë ty nga Unë, por ai do të përpiqet dhe do të vazhdojë të përpiqet. 

Kjo është një nga fazat më të vështira në Misionin tënd. Të bën të vetmuar, është e vështirë dhe të shkakton dhimbje të thellë fizike si dhe të shpirtit. Ti duhet të kesh besim tek Unë për të të ndihmuar që t'i përballosh këto sulme dhe që t'i dallosh ato për çfarë ato janë.

Tani bija Ime, më dëgjo Mua. Ti duhet të vazhdosh ta përhapësh Fjalën Time shpejt nëpër botë duke përdorur çdo ndihmë që të dërgohet. Unë Jam duke të dërguar ty shumë vullnetarë, dhe tashmë, puna e tyre po jep fryte.

Gjithçka që ti duhet të bësh tani, është të vazhdosh ta komunikosh Fjalën Time për të shpëtuar shpirtrat. Kurrë mos hiq dorë. Është tunduese, Unë e di, dhe abuzimi që ti duhet të durosh nuk është i lehtë për ty. Më lejo të të mbaj për dore, fort, dhe të të udhëheq tani drejt forcës që kërkohet prej teje. Bekimet e Mia janë shpërndarë rreth teje, për ta forcuar mbrojtjen tënde, që asgjë të mos të pengojë tani për të siguruar që bota ta dëgjojë Zërin Tim.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti