Kerko Mesazhet ketu

Friday 1 July 2016

Pa Veprën Time të Mëshirës kombet do ta shkatërronin njëri tjetrin

E Shtunë, 31 Dhjetor 2011, në 12:00

(Pjesë e marrë nga mesazhi privat i zbuluar Marias së Mëshirës Hyjnore, i cili përfshin Lutjen e Kryqëzatës 16 që njerëzit t’i pranojnë hiret që do t’iu jepen atyre nga Jezusi gjatë Paralajmërimit dhe një premtim për t’ia shpallur botës Fjalën e Tij më të Shenjtë.) 

Bija Ime, Paralajmërimi do t’ua vërtetojë të gjithëve vërtetësinë e këtyre Mesazheve të Mia të Shenjta për botën. Ti kurrë nuk duhet t’i dyshosh ato. Asnjëri prej tyre nuk është njollosur në asnjë mënyrë. 

Përgatitu për Paralajmërimin dhe thuaji familjes dhe fëmijëve tuaj që të thonë një lutje të vogël për të kërkuar falje për mëkatet e tyre. 

Unë do të të jap një Lutje të Kryqëzatës të veçantë tani për botën, për t’i ndihmuar shpirtrat. Qëndro e fortë gjatë Veprës së madhe të Mëshirës që Unë tani ia paraqes botës. 

O Jezusi im, më bëj të fortë gjatë kësaj prove të Mëshirës Tënde të Madhe. Më jep hiret e nevojshme për t’u bërë i vogël në Sytë e Tu. Hapi sytë e mi ndaj të Vërtetës së Premtimit Tënd për Shpëtimin e Përjetshëm. M’i fal mëkatet e mia dhe më trego Dashurinë dhe dorën e miqësisë Tënde. Më pushto në krahët e Familjes së Shenjtë, që ne të gjithë të bëhemi një përsëri. Unë të dua Ty, Jezus, dhe premtoj se nga kjo ditë e tutje unë do ta shpall Fjalën Tënde të Shenjtë pa frikë në zemër dhe me pastërtinë e shpirtit përherë e përgjithmonë. Amen. 

Kurrë mos kini frikë nga kjo Vepër e madhe e Mëshirës Sime, e cila duhet të ndodhë, ose përndryshe kombet do ta shkatërronin njëri tjetrin. 

Shumë nga njerëzimi do të kthehen në besim, por beteja për shpirtra tani do të intensifikohet. 

Jezusi juaj i dashur
Shpenguesi i gjithë Njerëzimit 

Thursday 30 June 2016

Çdo lloj Mëshire do t’iu tregohet atyre që nuk e duan Atin Tim

E Enjte, 29 Dhjetor 2011, në 15:00

Bija Ime më e dashur, fëmijët e Mi ngado do të zgjohen nga një përgjumje e thellë, boshe së shpejti. Kur ata të zgjohen ndaj Paralajmërimit, shumë do të jenë të tmerruar. Atyre që do të jenë të frikësuar Unë kam këtë për t’iu thënë.

Të jeni mirënjohës që ju po zgjoheni nga errësira.

Gëzohuni që po ju tregohet Drita Ime e Mëshirës. Nëse ju e shihni këtë të dhimbshme, atëherë Unë ju lutem që ta duroni këtë pastrim me përulësi. Sepse pa këtë pastrim ju nuk do të keni jetën e përjetshme, e cila është e drejta juaj.

Lutuni tek Unë për t’ju ndihmuar gjatë këtyre çasteve të vështira dhe Unë do t’ju ngre dhe do t’ju jap forcën që ju duhet.

Refuzojeni Dorën Time të Mëshirës dhe juve do t’ju jepet vetëm një periudhë shumë e shkurtër për t’u penduar.

Çdo lloj Mëshire do t’iu tregohet atyre prej jush që nuk e duan Atin Tim. Por dijeni se durimit të Tij po i vjen fundi.

Do të ketë një Vepër të madhe të Mëshirës Sime që do të tregohet. Do të varet nga ju që të bëheni të përulur dhe të lypni Mëshirë. Ju nuk mund të detyroheni për ta bërë këtë.

Lutuni që nëse ju nuk mund ta duroni këtë pastrim, atëherë të tjerët të luten për shpirtin tuaj.

Kurrë mos kini frikë nga Unë, kurrë mos e refuzoni Dorën Time të Shpëtimit. Sepse pa Mua, ju nuk jeni asgjë. Mos prisni për ta thirrur Dashurinë Time kur do të jetë tepër vonë për t’ju ndihmuar.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

Tuesday 28 June 2016

Virgjëra Mari: Rruzarja ime mund të shpëtojë kombe

E Enjte, 29 Dhjetor 2011, në 14:15

Bija ime, recitimi i Rruzares sime të Shenjtë mund të shpëtojë kombe.

Fëmijët e mi kurrë nuk duhet ta harrojnë fuqinë e Rruzares sime të Shenjtë.

Ajo është kaq e fuqishme sa e bën mashtruesin të pafuqishëm. Ai nuk mund t’ju bëjë asgjë juve, apo familjes suaj, kur e recitoni atë përditë.

Të lutem kërkoju fëmijëve të mi që të fillojnë ta thonë Rruzaren time të Shenjtë që nga kjo ditë e tutje me qëllim që të mbrojnë jo vetëm familjet e tyre, por edhe komunitetet e tyre.

Rruzarja është arma më e fuqishme kundër planeve të të ligut për të shkatërruar çfarë të mundet, në këto ditët e tij të fundit në Tokë.

Kurrë mos i nënvlerësoni gënjeshtrat që ai mbjell në mendjet e njerëzve me qëllim për t’i larguar fëmijët e mi nga e Vërteta.

Aq shumë, nën ndikimin e tij, do të shkelmojnë dhe luftojnë kundër të Vërtetës së Mëshirës së madhe të Birit tim.

Duke thënë Rruzaren time të Shenjtë ju mund t’i mbroni këta shpirtra nga gënjeshtrat.

Zemrat e tyre mund dhe do të hapen nëse ju gjeni kohën për ta thënë Rruzaren time.

Lutuni tani që fëmijët e mi t’i hapin zemrat e tyre ndaj të Vërtetës. Lutuni gjithashtu që të gjithë fëmijët e mi të gjejnë forcën për ta pranuar Mëshirën e Birit tim.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Engjëjve

Sunday 26 June 2016

Hyji Atë: Pranojeni këtë mundësi të fundit ose përballuni me një ndëshkim të tmerrshëm

E Mërkurë, 28 Dhjetor 2011, në 15:15

Bija Ime, ti tani e ke për detyrë që t’i informosh fëmijët e Mi ngado mbi nevojën urgjente për të kërkuar shpengim. Prej Mëshirës Sime të madhe, Unë tani dërgoj Birin Tim për t’i ofruar njerëzimit një mundësi të fundit për t’u kthyer tek Unë, Ati i tyre qiellor.

Unë mund të zbuloj se Mëshira e madhe që do t’iu tregohet të gjithë fëmijëve të Mi do të ndodhë vetëm një herë. Ata, fëmijët e Mi, duhet ta pranojnë këtë mundësi të fundit të shpëtimit, ose ta pranojnë se një ndëshkim i tmerrshëm do të bjerë mbi botën.

Çdo shpirt i vetëm mbi Tokë do të dëshmojë së shpejti shenjat e Ndriçimit të Ndërgjegjes. Secili prej tyre do të bëhet të bjerë në gjunjë me turp kur ta shikojnë, ndoshta për të parën herë, se sa të dhimbshme shfaqen mëkatet e tyre në Sytë e Mi.

Për ata me zemër të mirë dhe të përulur, ata do ta pranojnë këtë Mëshirë të madhe me mirënjohje dhe lehtësim.

Për të tjerët, ata do ta shohin këtë si një sprovë shumë të vështirë dhe shumë do ta refuzojnë Dorën Time të Dashurisë dhe Miqësisë.

Lutu për këta shpirtra urgjentisht, bija Ime, sepse pa lutje, atyre nuk mund t’iu jepet një mundësi e dytë.

Bota më në fund do ta pranoj Pushtetin e Atit të tyre qiellor kur mrekullia në qiell do të dëshmohet prej çdokujt kudo. Lindja e Botës së Re është pothuajse përmbi ju. Kapeni Mëshirën Time tani ndërsa ju mundeni. Mos e lini atë për në minutën e fundit.

Bashkohuni si një në unitet me Mua për ta pranuar Epokën e Re të Paqes, që i pret të gjithë ata shpirtra zemërmirë të cilët më duan Mua.

Megjithatë, Mëshira Ime është kaq e madhe, sa Lutja që Biri Im i ka dhënë botës përmes teje, bija Ime, për imunitet për këta shpirtra (shiko më poshtë pjesën nga Lutja e Kryqëzatës numër 13) do të jetë kaq e fuqishme sa shpirtrat që janë akoma në errësirë mund dhe do të shpëtohen.

“O Ati Qiellor, përmes Dashurisë së Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, Vuajtja e të Cilit në Kryq na shpëtoi nga mëkati, të lutem shpëtoji të gjithë ata që akoma e refuzojnë Dorën e Tij të Mëshirës. Vërshoi shpirtrat e tyre, Atë i dashur, me shenjën Tënde të Dashurisë. Unë të lutem Ty, Ati Qiellor, dëgjoje lutjen time dhe shpëtoji këto shpirtra nga mallkimi i përjetshëm. Përmes Mëshirës Tënde lejoi ata të jenë të parët për të hyrë në Epokën e Re të Paqes në Tokë. Amen.”

Kujtojeni, fëmijë, fuqinë që ka lutja dhe se si ajo mund ta lehtësojë ndëshkimin.

Lutuni, lutuni, lutuni që bota t’ia arrijë dhe të shpëtohet dhe që Ndëshkimi i Madh të mund të evitohet.

Ati juaj qiellor
Hyji Më i Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/12/28/god-the-father-accept-this-last-chance-or-face-a-terrible-chastisement/

Friday 24 June 2016

Virgjëra Mari: Dhimbjet e lindjes kanë filluar

E Martë, 27 Dhjetor 2011, në 14:00

Fëmija im, dhimbjet e lindjes kanë filluar.

Koha ka ardhur për lindjen e një Bote të Re, një Fillimi të Ri.

Shumë ndryshime do të ndodhin tani në Tokë të tilla siç nuk janë dëshmuar më parë.  

Ati im qiellor po e dërgon Birin tim të dashur, Jezu Krishtin që edhe një herë ta shpëtojë njerëzimin nga ligësia e tij.

Ti, bija ime, do të dëshmosh një seri ngjarjesh, të cilat tashmë të janë treguar.

Ti nuk duhet të kesh frikë sepse ky pastrim është thelbësor për ta zgjuar njerëzimin, nëse shpirtrat duhet të shpëtohen.

Shenjat do të fillojnë ashtu siç parashikohet. Fëmijët e mi duhet t’i pranojnë këto ndryshime me një zemër të përulur dhe të penduar.

Lutuni, lutuni që shpirtrat të heqin dorë nga mëkati i krenarisë dhe të kërkojnë falje për fyerjet e tyre kundrejt Hyjit Atë.

Mosarritja për ta shpenguar vetveten do të çojë në një ndëshkim të rëndë.

Mëshira e Birit tim është kaq e madhe sa Ai do t’i japë kohë fëmijëve të mi që të pendohen.

Por ju duhet të luteni tani për të gjithë shpirtrat që ata të jenë të denjë për të hyrë brenda Epokës së Re të Paqes.

Nëna juaj e dashur
Maria, Mbretëresha e Qiellit

Thursday 23 June 2016

Unë u pata akuzuar për herezi dhe blasfemi kur Unë eca në Tokë

E Hënë, 26 Dhjetor 2011, në 15:50

Unë Jam Jezusi yt, i Cili kurrë nuk të braktis, pavarësisht se sa shumë ti vuan. Unë Jam Alfa dhe Omega, Biri i Hyjit i bërë njeri dhe i lindur prej Virgjërës së Papërlyer Mari.

Bija Ime e dashur, ngrihu mbi këtë shpërthim të papritur të vuajtjes dhe kurrë mos e harro numrin e shpirtrave që po shpëton në vazhdimësi.

Fëmijët e Mi duhet ta vuajnë pastrimin me qëllim që shpirtrat e tyre të pastrohen në këtë kohë. Prandaj ata duhet të mësohen me këtë. Shumë nga fëmijët e Mi janë akoma duke u pastruar përpara se Paralajmërimi të ndodhë. Me kohën ata do ta kuptojnë se përse kjo po iu ndodh atyre, bija Ime.   

Engjëjt janë me ty gjatë gjithë kohës, si kurrë më parë. Sepse ti, bija Ime, tani do të tërheqësh numrin më të madh të sulmeve, deri tani, për shkak të këtyre Mesazheve.

Çdo Fjalë që Unë shqiptoj do të bëhet copë copë tani.

Çdo mësim dhe e Vërteta që Unë përpiqem t’ia komunikoj botës tani, do të vihet në pyetje dhe do të konsiderohet të jetë blasfemuese.

Fjala Ime e Shenjtë, kur iu mësua ndjekësve të Mi kur Unë eca në Tokë u kritikua gjithashtu.

Unë u pata akuzuar për herezi, blasfemi dhe për faljen e mëkatarëve, kur Unë eca mes popullit Tim. Fjala Ime nuk ishte pranuar atëherë në shumë qarqe dhe sidomos midis priftërinjve dhe Farizenjve.

Bija Ime, këta njerëz, përçmimet krenare të të cilëve, për arsye të njohurive të tyre të vet-shpallura mbi Shkrimin, vazhdojnë t’i sulmojnë këto Mesazhe, dhe do të jenë ofenduesit më të këqinj. Ata me arrogancë do të argumentojnë se interpretimi i tyre i gabuar mbi Ungjillin e Shenjtë është më i rëndësishëm se e Vërteta.

Krenaria e tyre i pengon ata ta dallojnë Zërin Tim kur po i komunikohet botës sot.

Kurrë mos u angazho me këta shpirtra të gjorë, bija Ime, sepse ata nuk janë të Dritës. Për fat të keq, ata e besojnë veten se janë. Mos harro, ata që i nënvlerësojnë dhe i përçmojnë të tjerët në Emrin Tim nuk më përfaqësojnë Mua.

Ata nuk tregojnë dashuri, mirëkuptim apo përulësi.

Këto sulme janë duke u zhvilluar për të ndaluar ty në këtë Punë dhe për të krijuar dyshime të reja në mendjen tënde. Lutu për këta njerëz. Shpërfilli ata. Përqendrohu vetëm tek Zëri Im dhe mos lejo që kjo Punë e Shenjtë të ndikohet në këtë mënyrë.

Satani po punon aktivisht brenda këtyre shpirtrave dhe do të përdorë çdo lloj forme argumenti dinak për të sabotuar këto Mesazhe nga Buzët e Mia. Duke u angazhuar apo duke reaguar ndaj këtyre sulmeve, ti i jep Satanit fuqinë që ai kërkon.

Shko tani e qetë. Vazhdo të shikosh përpara dhe qëndro e bindur ndaj dëshirave të Mia gjatë gjithë kohës. Kujtohu se ti më ke dhuruar Mua dhuratën e vullnetit tënd të lirë. Prandaj, më lejo Mua të të drejtoj. 

Ki besim tek Unë plotësisht.

Unë të dua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/12/26/i-was-accused-of-heresy-and-blasphemy-when-i-walked-the-earth/

Wednesday 22 June 2016

Nderoni rëndësinë e Familjes

E Diel, 25 Dhjetor 2011, në 18:00


Sot, bija Ime, është celebrimi i Lindjes Sime. Ajo është gjithashtu një ditë e veçantë për familjet.

Mos harroni, Familja e Shenjtë lindi gjithashtu në këtë ditë. Kjo Familje e Shenjtë ka ndikim mbi njerëzit në mbarë botën sot.

Ashtu si të gjithë shpirtrat në Tokë janë pjesë e familjes së Atit Tim të Përjetshëm, po kështu, njerëzit ngado duhet ta nderojnë rëndësinë e familjes.

Është vetëm përmes familjes që dashuria e vërtetë lind. Ndërsa shumë familje në botë vuajnë nga përçarja, zemërimi dhe ndarja, është e rëndësishme të kuptohet kjo.

Nëse nuk do të kishte asnjë familje mbi Tokë, nuk mund të kishte jetë. Familja përfaqëson gjithçka që Ati Im i Përjetshëm dëshiron për fëmijët e Tij në Tokë.

Familjet, kur janë të bashkuara, krijojnë një dashuri intime të njohur vetëm në Qiell. Dëmtojeni familjen dhe ju do të dëmtoni dashurinë e pastër që ekziston brenda secilit shpirt, që është pjesë e asaj familjeje.

Satanit i pëlqen t’i përçajë familjet. Përse? Sepse ai e di se bërthama e dashurisë, që është thelbësore për rritjen shpirtërore të njerëzimit, do të vdesë kur familja të jetë copëtuar.

Ju lutem të luteni, fëmijë, që familjet të bashkohen. Lutuni që familjet të luten së bashku. Lutuni për ta penguar Satanin të hyjë në shtëpinë e familjes suaj.

Kurrë mos e harroni se ju të gjithë jeni pjesë e familjes së Atit Tim dhe ju duhet ta përngjasoni këtë bashkim mbi Tokë sa herë të jetë e mundur. E di që nuk është gjithmonë e mundur, por përpiquni gjithmonë për bashkim familjar me qëllim që ta ruani dashurinë për njëri tjetrin.

Nëse ju nuk e keni një familje në Tokë atëherë dijeni se ju jeni pjesë e familjes që Ati Im e krijoi. Përpiquni për t’u bashkuar me familjen e Atit Tim në Epokën e Re të Paqes.

Lutuni për hiret e nevojshme që t’ju aftësojnë për ta gjetur shtëpinë tuaj legjitime në këtë Parajsë të Re, në të cilën ju do të ftoheni për të hyrë në Ardhjen Time të Dytë.

Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari i Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/12/25/honour-the-importance-of-the-family/

Sunday 19 June 2016

Hyji Atë: Biri Im po dërgohet për të deklaruar Fronin e Tij Legjitim

E Shtunë, 24 Dhjetor 2011, në 18:00

Bija Ime, ashtu si Unë e dërgova një Shpëtimtar në botë herën e parë për ta shpëtuar njerëzimin, Unë Jam tani gati që ta dërgoj Birin Tim, Jezusin, Shpenguesin e njerëzimit, edhe një herë, për t’i shpëtuar ata shpirtra që përndryshe nuk mund të shpëtoheshin.

Fëmijët e Mi duhet ta kuptojnë rëndësinë e Sakrificës së hidhur që Unë bëra për njerëzimin kur Unë e dërgova Birin Tim herën e parë.

Kur Unë e kuptova se e vetmja mënyrë për ta shpenguar njerëzimin ishte që të dërgoja një Shpëtimtar, Unë e dija se nuk mund të prisja që ndonjë profet apo shpirt i zgjedhur ta vuante një Sakrificë të tillë. Unë vendosa, përmes Personit të Dytë të Hyjnisë Sime, se Unë do të dërgoja një Bir për ta shpëtuar njerëzimin. Kjo ishte e vetmja mënyrë efektive për t’i ndaluar planet e Satanit, e tillë ishte Dashuria Ime për fëmijët e Mi.

Të vështroja Birin Tim të rritej e të bëhej burrë ishte si kënaqësi ashtu edhe e dhimbshme duke e ditur se çfarë e priste Atë përpara. Por, për arsye të Dashurisë së thellë, e të butë që Unë kam për secilin nga fëmijët e Mi, kjo ishte një Sakrificë e duruar vullnetarisht me qëllim për ta shpëtuar familjen Time.

Tani që Paralajmërimi afrohet, Unë gjithashtu Jam duke e përgatitur Botën, përmes këtyre Mesazheve të Shenjta, që ta mirëpresë Birin Tim për Herën e Dytë.

Ardhja e Dytë e Birit Tim të dashur është pranë, fëmijë. Ai po dërgohet për të deklaruar Fronin e Tij legjitim kur Ai do të Mbretërojë si Mbret i Njerëzimit.

Kjo Ngjarje e Lavdishme do të jetë spektakulare dhe është pjesa finale e planit për ta shpëtuar racën njerëzore nga ligësia që ekziston në botën tuaj. Satani do të flaket tutje së shpejti. Ndjekësit e tij dhe ata me zemër të ligë do të tronditen dhe tmerrohen. Prej tyre do të pritet që të bëjnë një zgjedhje në atë fazë. Të bien përtokë dhe të lypin Mëshirë dhe të shpëtohen. Ose ta refuzojnë Dhuratën e madhe, që do t’iu paraqitet.

Fëmijët e Mi, bashkohuni të gjithë dhe mos iu trembni përbuzjeve. Ju të gjithë po udhëhiqeni nga Shpirti i Shenjtë dhe po ju ofrohet mbrojtja e engjëjve dhe e shenjtorëve në Qiell. Do të varet nga ju, ndjekësit e Mi, për ta shpallur Fjalën dhe premtimin e Birit Tim, i Cili dëshiron që këto Mesazhe të përhapen nëpër botë.

Do të jetë gjithashtu përmes lutjeve tuaja që mëkatarët e humbur do të mund të shkëputen nga krahët e të ligut.

Fëmijë, ju jeni në etapat e para të betejës finale. Mundësia juaj e dytë e shpëtimit të përjetshëm po ju jepet përmes Mëshirës së Birit Tim të dashur. Mos e humbisni këtë mundësi. Bashkohuni në një me familjen tuaj në Qiell për t’i shpëtuar vëllezërit dhe motrat tuaja në Tokë.

Gëzohuni këtë Krishtlindje, sepse do të jetë një celebrim i veçantë ndërsa ju tani duhet t’i ndihmoni shpirtrat që të përgatiten për Ardhjen e Dytë të Birit Tim, pasi që Paralajmërimi të ndodhë.

Unë ju dua të gjithë, fëmijë. Merreni Dashurinë time. Më përqafoni Mua, Atin tuaj të Përjetshëm, i Cili do të bëjë çdo gjë të mundur për t’ju çuar të gjithëve brenda Epokës së Re të Paqes.

Hyji Atë

Friday 17 June 2016

Virgjëra Mari: Plani për ta shpenguar njerëzimin, për Ardhjen e Dytë është i kompletuar

E Enjte, 22 Dhjetor 2011, në 09:30

Fëmija im, bota duhet të përgatitet për Birin tim përmes lutjes. Plani i Birit tim të shtrenjtë për ta shpenguar njerëzimin për Ardhjen e Dytë është i kompletuar.

Është dhënë kohë për të lejuar që besimi të përhapet përmes këtyre dhe Mesazheve të tjera Hyjnore.

Madje edhe një grup i vogël të Krishterësh të përkushtuar, të cilët luten për ata që e mohojnë Birin tim, mund t’i shpëtojnë këta shpirtra.

Ti, bija ime, duhet t’iu kërkosh sa më shumë ndjekësve të jetë e mundur që të luten për imunitet për këta shpirtra të gjorë në mëkat.

Unë iu kërkoj të gjithë ndjekësve të Birit tim që kurrë të mos e humbasin shpresën për të gjithë njerëzimin.

Shumë shpirtra të gjorë nuk e kuptojnë se çfarë po bëjnë kur ata e mohojnë Ekzistencën e Hyjit Atit Qiellor.

Mendjet e tyre janë të diktuara nga logjika njerëzore ku të gjitha gjërat bazohen në faktin se si ato shihen me sy të lirë.

Ata nuk arrijnë ta kuptojnë se Toka është thjesht një planet, që ishte krijuar nga Hyji për fëmijët e Tij. Ai është vetëm një vend i përkohshëm.

Parajsa e Re është Trashëgimia e tyre e Vërtetë.

Lutuni, lutuni, lutuni për këta fëmijë në mënyrë që Shpirti i Shenjtë t’ua prekë shpirtrat e tyre dhe të ndezë dashuri në zemrat e tyre për Birin tim.

Kurrë mos e harroni se Krishtlindja është një Festë e Shenjtë për ta festuar Shpëtimtarin i Cili ishte dërguar për t’ju dhënë ju, të gjithë fëmijëve të mi, jetën e përjetshme.

Nëna juaj e Bekuar
Mbretëresha e Qiellit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/12/22/virgin-mary-plan-to-redeem-mankind-for-second-coming-is-complete/

Wednesday 15 June 2016

Edhe mëkati i vrasjes mund të falet

E Mërkurë, 21 Dhjetor 2011, në 20:10

Bija Ime më e dashur, jam Unë. Sonte Unë vij për t’iu ofruar ngushëllim mëkatarëve që besojnë se ata nuk janë të denjë të qëndrojnë përpara Meje.

Unë ju thërras atyre prej juve, shpirtrave të gjorë, të torturuar, që besoni se mëkatet tuaja janë kaq të neveritshme sa Unë nuk mund t’ju fal. Sa gabim e keni.

A nuk e dini se nuk ka asnjë mëkat që Unë nuk mund ta fal? Përse jeni kaq të trembur?

A nuk e dini se madje edhe mëkati më i rëndë i vrasjes mund të falet? Të gjitha mëkatet mund dhe do të falen nëse tregohet pendesë e vërtetë, e ndjerë me zemër.

Unë Jam duke pritur. Hapini zemrat tuaja tek Unë. Besoni tek Unë. Unë Jam ndoshta i vetmi mik i vërtetë që ju keni, në atë që ju mund të më tregoni Mua çdo gjë dhe kjo nuk do të më tronditi Mua.

Mëkati është një fakt i jetës. Fare pak shpirtra përfshirë shpirtrat e zgjedhur mund të qëndrojnë në gjendjen e hirit për ndonjë kohë të gjatë.

Kurrë mos u ndjeni se ju nuk mund t’i rrëfeni mëkatet tuaja, pavarësisht se sa serioze mund të jenë ato.

Nëse ju keni frikë nga Unë dhe vazhdoni të më ktheni shpinën, ju do ta largoni veten nga Unë akoma më shumë.

Shumë nga fëmijët e Mi nuk ndjehen të denjë për Dashurinë Time. Por Unë e dua gjithsecilin përfshirë mëkatarët e ngurtë. Unë nuk e toleroj mëkatin. Unë kurrë nuk mund ta bëj këtë. Por Unë e dua mëkatarin.

Ishte për shkak të mëkatit që Unë u dërgova në botën tuaj si një Shpëtimtar me qëllim që ju të mund të faleshit.

Për t’u qenë falur ju duhet të kërkoni falje. Kur ju kërkoni falje së pari ju duhet të jeni të përulur. Sepse pa përulësi nuk ka aspak pendesë të vërtetë.

Unë, Shpëtimtari juaj, ju lutem të ndalni dhe të mendoni se si e jetoni jetën. Ju ose e doni Hyjin me veprat tuaja të mira dhe me dashurinë për fqinjin ose nuk e doni.

Nuk është e nevojshme që ju të më njihni Mua për të më dashur Mua, fëmijë. Me anë të veprave tuaja, dashurisë suaj për njëri tjetrin, me mirësinë dhe bujarinë që ju tregoni ndaj të tjerëve, ju e tregoni dashurinë tuaj për Mua pa e kuptuar atë.

Do të jetë gjithashtu përmes përulësisë suaj të zemrës, kur ju të tregoni pendesë të vërtetë për të gjitha keqbërjet në jetën tuaj, që ju do ta vërtetoni gjithashtu dashurinë tuaj për Mua.

Në ç’tjetër mënyrë mendoni ju se mund t’i afroheni Zemrës Sime?  

Ju kurrë nuk duhet të keni frikë për t’u afruar tek Unë. Unë kurrë nuk Jam larg.

Ejani tek Unë tani që të mund ta ushqej shpirtin tuaj dhe t’ju jap paqen që e dëshironi.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/12/21/even-the-sin-of-murder-can-be-forgiven/

Monday 13 June 2016

Mëkatarët që kthehen tek Unë gjejnë favorizim të menjëhershëm

E Martë, 20 Dhjetor 2011, në 20:30

Bija Ime më e dashur, përse fëmijët e Mi ndjehen kaq të braktisur në botë tani?

Përse dëshpërohen ata nga hidhërimi dhe vetmia kur gjithçka që duhet të bëjnë është të më thërrasin Mua, Jezusin e tyre, që t’iu jap atyre ngushëllim?

Secili prej tyre duhet të kthehet dhe të më kërkojë Mua ndihmë. Unë do t’i përgjigjem secilës dhe çdonjërës lutje. As edhe një kërkesë nuk do të kalojë pa u dëgjuar dhe lutjet e tyre do të përgjigjen sipas Vullnetit Tim të Shenjtë.

Sa shumë harrojnë se kur ata kthehen tek Unë, Unë Jam vazhdimisht duke qëndruar krah tyre.

Çdo shpirt në Tokë është i shtrenjtë për Mua.

Sikur vetëm ata ta kuptonin se Mua më sjell Gëzim të madh kur ata kthehen tek Unë për ndihmë.

Mua më jep akoma më shumë gëzim dhe kënaqësi kur mëkatarët më kërkojnë Mua t’i fal ata dhe tregojnë trishtim për mëkatet e tyre.

Këta janë shpirtrat që gjejnë favorizim të menjëhershëm. Thuaju atyre se ata kurrë nuk duhet të kenë frikë për t’u kthyer tek Unë, sepse Unë Jam Përherë-i Mëshirshëm. Lehtësimi që ata do të ndjejnë më pas është një hir që Unë e hedh mbi ata me zemra të ngrohta, të sinqerta.

Kjo është periudha e vitit kur Mëshira Ime derdhet mbi mbarë botën më së shumti. Prandaj kthehuni tek Unë tani për forcën dhe hiret që nevojiten për t’ju ndihmuar t’i duroni sprovat tuaja në botë.

Jezusi juaj
Shpëtimtari dhe Shpenguesi i Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/12/20/sinners-who-turn-to-me-find-instant-favour/

Saturday 11 June 2016

Lutja e Kryqëzatës (15): Falënderim për Dhuratën e Mëshirës Hyjnore

E Hënë, 19 Dhjetor 2011, në 19:30

Divine Mercy
Bija Ime më e dashur sa dëshiroj Unë që të Krishterët ngado t’i bëjnë nderim lindjes Sime nga thellësia e zemrës së tyre. Unë dëshiroj me zell që i gjithë njerëzimi ta lejojë Shpirtin Tim të Shenjtë që t’ia përshkojë zemrat dhe shpirtrat e tyre në këtë kohë.

Lindja Ime duhet të nderohet për çfarë ajo përfaqëson kur festohet lindja Ime. Mos harroni se ju po nderoni dhuratën Time të Shpëtimit.

Ja përse Unë u dërgova nga Ati Im herën e parë.

Ja përse Unë do të kthehem përsëri për t’i ofruar njerëzimit një mundësi të dytë shpengimi.

Unë dua që fëmijët e Mi ta ofrojnë këtë lutje tjetër të kryqëzatës këtë Krishtlindje.

“O Ati im Qiellor, ne të nderojmë Ty me një vlerësim të thellë për Sakrificën që Ti bëre kur Ti dërgove një Shpëtimtar në botë.

Ne të ofrojmë Ty, me gëzim dhe falënderim, lutjen tonë me mirënjohje të përulët për Dhuratën që Ti tani i jep fëmijëve të Tu, Dhuratën e Mëshirës Hyjnore.

O Hyji Më i Larti, na bëj të denjë për ta pranuar këtë Mëshirë të Madhe me mirënjohje. Amen."

Shpëtimtari juaj i dashur, Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/12/19/crusade-prayer-15-thanks-for-gift-of-divine-mercy/

Lutuni si nuk jeni lutur kurrë më parë

E Diel, 18 Dhjetor 2011, në 15:10

Bija Ime më e dashur, ata njerëz që janë kaq të larguar nga Unë janë shqetësimi Im kryesor.

Çdo përpjekje duhet bërë nga ndjekësit e Mi për ta përhapur Lutjen Time të dhënë ty, drejtuar Atit Tim të Përjetshëm për të lypur imunitet për shpirtrat e tyre (Lutja e Kryqëzatës 13).

“O Ati Qiellor, përmes Dashurisë së Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, Vuajtja e të Cilit në Kryq na shpëtoi nga mëkati, të lutem shpëtoji të gjithë ata që akoma e refuzojnë Dorën e Tij të Mëshirës. Vërshoi shpirtrat e tyre, Atë i dashur, me shenjën Tënde të Dashurisë. Unë të lutem Ty, Ati Qiellor, dëgjoje lutjen time dhe shpëtoji këto shpirtra nga mallkimi i përjetshëm. Përmes Mëshirës Tënde lejoi ata të jenë të parët për të hyrë në Epokën e Re të Paqes në Tokë. Amen.”

Unë iu bëj thirrje të gjithë besimtarëve që i lexojnë këto, Mesazhe të Mia të Shenjta të dhëna botës, që të luteni si nuk jeni lutur kurrë më parë.

Unë kam nevojë për përkushtimin tuaj për të siguruar që të gjithë fëmijët e Mi ta pranojnë Dhuratën Time me dashuri dhe gëzim në zemrat e tyre.

Ata nuk duhet të kenë frikë, sepse Unë vij me një Dhuratë të Dashurisë dhe Mëshirës.

Jezusi juaj
Shpenguesi dhe Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/12/18/pray-as-you-have-never-prayed-before/

Virgjëra Mari: Shpresa kurrë nuk duhet shmangur në favor të frikës

E Shtunë, 17 Dhjetor 2011, në 15:30

Fëmija im, botës duhet t’i tregohet shpejt për Dashurinë dhe Mëshirën që Biri im, Jezu Krishti mban për çdo person të vetëm në Tokë.

Ai e do gjithsecilin përfshirë ata me shpirtra të vakët dhe ata që nuk e njohin Atë.

Kurrë mos dysho se po këta njerëz, që mund të kenë mangësi në shpirt, duhen shumë prej Tij. Atyre do t’iu jepet shpresë e madhe kur Mëshira e Birit tim t’i pushtojë ata.

Qielli do të gëzojë kur këta njerëz t’i hapin sytë ndaj të Vërtetës gjatë Paralajmërimit. Kjo është kur ata do ta pranojnë Dashurinë dhe Shpresën që do t’iu jepet atyre. Ajo do të jetë Dhurata më e madhe që ata do të marrin ndonjëherë në këtë jetë në Tokë.

Fëmija im, njerëzit kurrë nuk duhet t’i dënojnë ata që nuk e nderojnë Atin tim. Ata kurrë nuk duhet ta humbasin shpresën për ata që e refuzojnë gjithashtu Birin tim. Këta shpirtra duhen të gjithë me një butësi të thellë nga Biri im, i Cili kërkon vetëm t’i shpëtojë ata.

Shpresa, fëmija im, është një Dhuratë nga Hyji Atë. Ajo kurrë nuk duhet shmangur në favor të frikës apo pesimizmit. Mëshira e Birit tim nuk njeh kufi. Ajo do t’i jepet çdonjërit prej jush së shpejti.

Shpresa dhe gëzimi duhet t’i prijnë mendimeve tuaja, fëmijë, sepse Biri im ka për t’iu dhënë fëmijëve të Tij një Dhuratë kaq të madhe me qëllim që ta shpëtojë botën.

Ai do që i gjithë njerëzimi të jetë pjesë e kësaj Epoke të madhe, të lavdishme të Paqes, që ju pret të gjithë juve.

Lutuni, lutuni, lutuni që të gjithë shpirtrat në Tokë ta mirëpresin këtë Dhuratë të dashur me zemra të hapura dhe të përulura.

Do të jetë përmes Paralajmërimit që Mëshira e Hyjit do t’i shfaqet më në fund njerëzimit.

Nuk do të ketë më asnjë dyshim pas kësaj se sa shumë duhen dhe vlerësohen prej Tij të gjithë fëmijët e Tij.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Qiellit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/12/17/hope-must-never-be-shunned-in-favour-of-fear/