Kerko Mesazhet ketu

Sunday 31 January 2016

Mesazh për Klerikët – mos i lejoni ngacmimet nga shoqëritë laike

E Shtunë, 27 Gusht 2011, në 00:10

Bija Ime, sikur vetëm më shumë priftërinj dhe pjesëtarë të Kishës së Krishterë t’i hapnin mendjet e tyre dhe ta pranonin se Unë Jam duke i folur botës tani përmes këtyre Mesazheve, atëherë Zemra Ime do të ishte më e lehtë.

Janë ndjekësit e Mi të devotshëm që e mbajnë qiririn e dritës ndërsa ata çajnë përpara për të përhapur paralajmërimet e Mia në botë, për t’i inkurajuar fëmijët e Mi që ta shpengojnë veten e tyre në Sytë e Mi. O sa trishtohem Unë tek shikoj se sa të mbyllura janë mendjet e atyre shërbëtorëve të shenjtë që pohojnë të komunikojnë Fjalën Time, Mësimet e Mia, në botë. Ata e thyejnë Zemrën Time, kaq të ngurta janë bërë zemrat e tyre.  

Mësimet e Mia mbështesin faktin se zbulesat Hyjnore ndodhin dhe kanë ndodhur që nga fillimi i kohës. A menduan ata se Nëna Ime apo Unë, nuk do të komunikonim me fëmijët e Mi ndër shekuj? Ata janë të kënaqur që t’i kushtojnë vëmendje fjalës së shenjtorëve që kanë kaluar, shumë kohë pasi që mesazhet e tyre iu qenë dhënë botës, por jo kështu sot. Ndryshimi gjatë kësaj kohe është se atyre nuk do t’iu ofrohet aspak kohë, për t’iu dhënë mundësinë që t’i përvetësojnë këto Mesazhe pas ngjarjes. Sepse koha nuk do të jetë më ashtu si ju e njihni atë.

Unë ju bëj thirrje, shërbëtorëve të Mi të shenjtë dhe Zëdhënësi Im i Shenjtë, që t’i lexoni Fjalët e Mia për njerëzimin tani. Kurrë më parë ju nuk keni pasur nevojë për ndërhyrjen Time në ngjarjet e botës ashtu si tani. Mos harroni, se Unë u ringjalla së vdekuri dhe premtova se Unë do të kthehem. 

Sa të përgatitur jeni ju tani? 

Sa shpesh i kujtoni fëmijët e Mi për nevojën për ta shpenguar veten e tyre në Sytë e Mi? 

Sa shpesh dëshironi t’i dëgjoni mëkatet e fëmijëve të Mi kur ju jeni kaq të ngarkuar? 

Koha nuk po ofrohet për dëgjesën e Rrëfimeve. Ju më keni zhgënjyer Mua, shërbëtorët e Mi të shenjtë, dhe për këtë ju më fyeni Mua së tepërmi. T’ua mohoni fëmijëve të Mi të drejtën ndaj Sakramenteve është e pafalshme. Zgjohuni tani dhe ndiqni udhëzimin Tim. Bëni detyrën tuaj ndaj fëmijëve të Mi ashtu si më premtuat Mua përmes betimeve tuaja të shenjta. Ju lutem të mos i ktheni shpinën Mësimeve të Mia.

Besimi, dhe sidomos ai i shërbëtorëve të Mi të shenjtë të dashur, po dobësohet në mënyrë të konsiderueshme. Kjo është shkaktuar nga mallkimi i Satanit, i cili ka ecur midis jush për disa kohë, duke shkaktuar rrëmujë brenda dhe jashtë Kishës Sime. Kujtojeni këtë, shërbëtorët e Mi të shenjtë. Ky është Satani në veprim. Ju kurrë nuk duhet të dorëzoheni ndaj torturave të tij që të largoheni nga detyra juaj ndaj Meje.

Me dëgjoni Mua tani. I kushtoni vëmendje paralajmërimeve të Mia dhe përgatiteni grigjën time, që ata të mund të kërkojnë shpengim për mëkatet e tyre tani. Lëvizni atëherë, që Kisha Ime të vazhdojë të luftojë për të Vërtetën e Mësimeve të Mia dhe mos lejoni që ngacmimet nga shoqëritë laike t’ju shtyjnë në qoshe të trembur nga frika. Sepse nëse e bëni këtë, ju do të jeni duke iu dorëzuar tundimeve të të ligut, gënjeshtrat e të cilit kanë shkatërruar tashm
ë shumë prej Kishës Sime.

Ju jeni jeta Ime, shërbëtorët e Mi të shenjtë, dhe Unë kam nevojë për ju tani që të më ndihmoni Mua për t’i shpëtuar fëmijët e Mi të shtrenjtë, ndërsa ata hasin torturat që ia ngatërrojnë mendjen ndaj të Vërtetës së Mësimeve të Mia dhe Ekzistencës së Atit Tim të Përjetshëm.

Unë ju bëj thirrje tani që të më dëgjoni Mua kur ju thërras.

Mësuesi juaj i dashur
Jezu Krishti

Saturday 30 January 2016

Çrregullsi klimatike do të përjetohen tani nga një numër vendesh. Ati Im është i Zemëruar

E Enjte, 25 Gusht 2011, në 20:00

Fort e dashura Ime, thirri të gjithë luftëtarët e Mi të lutjes që të luten për të tjerët – ata përfshijnë jo-besimtarët dhe ata të zënë në kurthin e dhunës dhe urrejtjes. Ata enden të pashpresë duke u munduar të gjejnë dashuri dhe paqe në jetën e tyre dhe e kanë të pamundur. Ju duhet të luteni fort për këta, sepse pa lutjet tuaja ata do të zhyten në zjarret e Ferrit. Mos e lejoni këtë të ndodhë. Nëse ata thjeshtë të mund të inkurajohen që të ecin pak drejt Meje dhe të përgatiten për t’i dëgjuar Fjalët e Mia, atyre do t’iu jepen hiret në mënyrë që Unë të mund t’i marr në Krahët e Mi.

Bija Ime, bota duhet të ulet tani dhe të më dëgjojë Mua. Shumë shpejt ata do të dëshmojnë një seri tërmetesh dhe përmbytjesh. Ç’rregullsi do të përjetohen në një numër vendesh përmes katastrofave klimatike. Këto janë ndëshkime të hedhura nga Ati Im mbi njerëzimin. Mëkati do të ndëshkohet, bija Ime, dhe ato vende, që janë fajtore për promovimin e abortit, nuk do t’i shpëtojnë Dorës së Atit Tim, kur Ajo të bjerë. Lutja ka evituar shumë ndëshkime të tilla, por, njeriu vazhdon të mëkatojë dhe ta fyejë Atin Tim me veprime të turpshme dhe të neveritshme nga njeriu kundër njeriut, përfshirë fëmijët e pafajshëm në bark.

Unë ju bëj thirrje të luteni tani për fëmijët e Mi në vendet, që nuk do t’i shpëtojnë këtij ndëshkimi. Ati Im është i Zemëruar. Ai nuk do të rrijë më dhe të shikojë ndërsa njeriu e shkatërron njerëzimin. Toka do të shpërthente nëse njeriu nuk do të ndalohej. Ai, Ati Im i dashur, do të mbajë shumë nga ky ndëshkim deri pas Paralajmërimit. 

Pas kësaj, pavarësisht nga kthimi i mëvonshëm në besim të njeriut, njeriu prapë do të vazhdojë të kthehet tek mëkati. Ndëshkimet e caktuara janë për t’i treguar njeriut se sa i ashpër mund të jetë Ati Im. Ai i do të gjithë fëmijët e Tij, por Ai e krijoi këtë botë dhe njeriu thjesht nuk do të lejohet që ta shkatërrojë atë.

Lutuni tani, fëmijët e Mi, për të gjithë vëllezërit dhe motrat tuaja.

Jezu Krishti
Mbreti i Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/08/25/climatic-chaos-will-now-be-experienced-by-a-number-of-countries-my-father-is-angry/

Profecitë e treguara përmes kësaj profete shpalosen tani

E Mërkurë, 24 Gusht 2011, në 16:38

Bija Ime fort e dashur, çdo komb në botë do të përpiqet t’i lexojë Mesazhet e Mia të dhëna ty. Sepse do të jetë kur ata ta dëshmojnë Paralajmërimin, që do të kërkojnë pastaj drejtimin Tim për t’ju dhënë forcë.

Ti je e lodhur tani, bija Ime, ndërsa vuajtja shtohet, por ty do të jepet një pushim në pak ditë. E gjithë kjo kërkohet nga ty sepse Unë kam nevojë për vuajtjen që të më ndihmojë Mua t’i shpengoj ata njerëz në mëkat të tmerrshëm. Përpiqu dhe shikoje dobinë që ajo sjell. Sepse një ditë ti do të gëzosh me Mua kur t’i shikosh Frytet e kësaj Pune.  

Marshoni përpara, fëmijët e Mi, me forcë sepse ashtu si profecitë e treguara përmes kësaj profeteje shpalosen tani, po ashtu do të jetë edhe besimi në vërtetësinë e kësaj faqeje elektronike.

Lutuni tani, fëmijët e Mi, që ju, ushtria Ime, të rriteni në numër dhe të bashkoheni në një të vetëm për të luftuar betejën shpirtërore që vijon përpara.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Asnjë mëkat nuk është aq i rëndë sa nuk mund të falet

E Martë, 23 Gusht 2011, në 23:45

Bija Ime, ti tani po fillon ta kuptosh të Vërtetën e vuajtjes. Kur Unë i kërkoj shpirtrave të zgjedhur që të vuajnë, ata vuajnë ashtu si Unë gjatë torturës Sime në Kryqëzimin Tim. Ashtu si vdekja Ime e shpëtoi njeriun nga mëkati, edhe vuajtja juaj, gjithashtu mund ta shpëtojë njeriun nga mallkimi i përjetshëm. Duke e ofruar vuajtjen tuaj, me dëshirë, ju bëni një sakrificë në mënyrë që shpirtrave të njerëzimit t’iu tregohet Mëshira e Hyjit.

Po t’ua kërkoja më shumë shpirtrave që ta bënin këtë, ata mund të tregonin frikë dhe nuk do të pranonin. Sidoqoftë shumë shpirtra që vuajnë nuk janë të vetëdijshëm se edhe ata gjithashtu janë shpirtra të zgjedhur. Shumë nga fëmijët e Mi mund të pyesin përse disa njerëz vuajnë dhe të tjerë jo? Përgjigja Ime është, sepse Unë zgjedh ata me zemër të mirë, ata që tregojnë përulësi në këtë jetë, ata që i vënë nevojat e të tjerëve përpara të vetave. 

Shpirti i një zemre të butë merr rolin e vuajtjes për Mua. Kjo është një Dhuratë nga Unë. Mund të mos duket si një Dhuratë, por kur ju jepet kjo Dhuratë, ju jeni duke shpëtuar mijëra shpirtra çdo ditë në emrin Tim.

Unë tani dua t’i kërkoj ndjekësve të Mi që të bëjnë një sakrificë në ditë, të ngjashme me vuajtjen, për të më ndihmuar Mua të shpëtoj shpirtrat në mëkat mortor në momentin e vdekjes gjatë Paralajmërimit. Ju lutem të ma kërkoni Mua këtë Dhuratë. Për ata me zemër të përulur, Unë gjithashtu iu kërkoj atyre që të bëjnë një sakrificë personale për Lavdinë Time. Për ata që e ndjejnë se nuk mund ta bëjnë këtë, atëherë, Unë do t’ju bekoj me hiret e Mia të veçanta sepse Unë e di se dashuria juaj ekzistuese për Mua, dhe lutjet tuaja, tashmë po shpëtojnë shpirtrat e vëllezërve dhe motrave tuaja.

Fëmijët e Mi, dijeni këtë. Ushtria Ime e ndjekësve po rritet përditë për shkak të këtyre Mesazheve. Kjo do të rritet në një ushtri me miliona së shpejti. Unë iu bëj thirrje vetëm atyre që janë mjaft të guximshëm për ta marrë ndëshkimin tim. Trimëria vjen nga dashuria. Interpretimi i një njeriu për trimërinë do të ndryshojë nga ai i një tjetri. Unë thjesht ju kërkoj t’i tregoni botës për Dashurinë Time. I kujtoni ata për të Vërtetën e përmbajtur në Shkrimin e Shenjtë. Iu tregoni atyre se Unë po kthehem për të ofruar Dhuratën e madhe të Mëshirës Sime së shpejti. Sepse po të vija për të Gjykuar kaq shpejt në botën tuaj, Qielli do të ishte i braktisur, kaq i përhapur është mëkati sot. 

Përhapeni Lajmin Tim të Mirë. I kujtoni ata se kur të ndjejnë dashuri, dashuri të vërtetë të pastër për dikë, madje edhe nëse është thjesht një vështrim kalimtar apo një veprim i mirë, ju atëherë po dëshmoni se Unë Jam i pranishëm.

Iu tregoni atyre se pa dashuri ata do të vyshken dhe do të kthehen në hiç.

Iu thoni atyre se kur Unë i shoh, ata janë të zhveshur pa pasuri materiale në Sytë e Mi. Unë shoh vetëm mirësinë dhe ligësinë e tyre në shpirt.

Për ata shpirtra të gjorë e të frikësuar, të turpëruar për jetën e tyre, iu thoni atyre se Unë Jam i Falshëm, i Gjithë-Mëshirshëm dhe do t’i mirëpres ata në Krahët e Mi të hapur dhe të Dashur. E gjitha që ata duhet të bëjnë është të ecin drejt Meje dhe të më kërkojnë Mua që t’i ndihmoj ata. Unë kurrë nuk do të largohem nga thirrjet e mëkatarëve, pavarësisht se sa i errët është mëkati i tyre. Unë i fal të gjithë ata që janë me të vërtetë të penduar për ndonjë fyerje të mëparshme që e kanë kryer.

Zemrat e tyre do të jenë më të lehta dhe Dashuria Ime do ta kthejë Dritën në jetët e tyre. Unë do të vij përsëri në Lavdi, fëmijë, jo për t’ju trembur, por për t’ju sjellë Dhuratat e Mia, po këto Dhurata që ju janë mohuar përmes punëve të Satanit.

Ejani. Ulini kokat. Lëreni mënjanë turpin tuaj dhe më kërkoni Mua që t’ju fal tani. Asgjë nuk më trondit Mua, fëmijë. Asnjë mëkat nuk është aq i rëndë sa të mos falet nga Unë, nëse tregohet pendesë e vërtetë. Mos u vononi. Kërkoni Shpengim tani përpara se të jetë tepër vonë.

Jezu Krishti juaj i dashur
Shpenguesi i Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/08/23/no-sin-is-so-grave-that-it-cannot-be-forgiven/

Friday 29 January 2016

Ligësia paraqitet sikur të jetë e mirë ndërsa e mira paraqitet si e ligë

E Hënë, 22 Gusht 2011, në 20:10

Kur njeriu e vë në pyetje besimin e tij ai ka nevojë të mendohet. Nëse ai është në dyshim, atëherë duhet të më kërkojë Mua t’ia hap sytë. Nëse e ka të vështirë të lutet, duhet të më kërkojë Mua t’ia hap gojën. Por nëse ai nuk do ta dëgjojë të Vërtetën, atëherë ai ka nevojë për lutjet e të tjerëve.

Fëmijët e Mi, Unë Jam thellësisht i shqetësuar me mënyrën në të cilën ligësia po paraqitet sikur të jetë e mirë, ndërsa e mira po paraqitet si e ligë. Gjithçka në botën tuaj është përmbys. Për ata prej jush pa një përkushtim të thellë ndaj Meje, ju nuk do të jeni më të mënçur.

Veprime po kryhen tani në botë në çdo nivel qeverie, kishe dhe shteti në emrin tuaj dhe ju jeni të pavetëdijshëm për këtë.

Ligje të këqija po futen dhe po i paraqiten njerëzimit sikur të jenë në interesin e tyre më të mirë. Kjo përfshin regjime të reja, mjekësinë, ndihmën e huaj, vaksinime dhe predikime të feve të reja dhe doktrinash të tjera. Kurrë nuk ka pasur kaq shumë çorientim mes fëmijëve të Mi.

Në sipërfaqe, gjithçka duket të jetë e kontrolluar dhe në rregull dhe në një fare mënyre ashtu është. Por rregulli i vetëm i vërtetë që ekziston është nga dora e atyre që kontrollojnë ngjarje botërore, të fshehur në rehatinë e mënyrave të tyre të liga, prapa dyerve të mbyllura.

Mos u mashtroni, fëmijë. Ju duhet të ktheheni tek Unë për ndihmë me qëllim që ngjarjet e liga të planifikuara nga fuqitë sekrete globale të mund të dobësohen. Udha juaj e vetme drejt lirisë së vërtetë është kur e ringjallni besimin tuaj tek Unë. Kjo do të ndodhë së shpejti, fëmijët e Mi të shtrenjtë, kur Unë ta shfaq Veten tek bota gjatë Paralajmërimit, që sa vjen e afrohet.

Unë ju bëj thirrje që të luteni për ata që e kanë shikimin, por që janë të verbër ndaj Fjalës Sime Më të Shenjtë. Lutuni për ata që vazhdojnë t’i shtrembërojnë Mësimet e Mia dhe për shërbëtorët e Mi të shenjtë, të cilët, përmes frikës, po dorëzohen ndaj kërkesave të bëra atyre nga qeveritë.

Ka vetëm një drejtues tani që është në kontroll të së ardhmes dhe ai është Ati Im i Përjetshëm, Hyji Krijuesi dhe Bërësi i çdo gjëje. Nderojeni Atë përmbi gjithçka dhe ju do të ecni me hap të sigurt përpara në udhën e së Vërtetës.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Paraja, dhe shumë prej saj, e korrupton shpirtin

E Diel, 21 Gusht 2011, në 23:00

Bija Ime fort e dashur, Unë të vizitoj ty sonte ndërsa bota fillon të shpërthejë në një dhunë të vazhdueshme, ndërsa komb pas kombi bombardojnë njëri tjetrin për të kërkuar pushtet dhe lavdi. Lutuni për të gjithë ata shpirtra që do të viktimizohen në këtë dhunë që të mund të pranohen në Mbretërinë e Atit Tim.

Bija Ime, bota do të pësojë tani ndryshimet e parathëna, për t’i pastruar ata me qëllim që njeriu të bëhet i denjë për Premtimin Tim. Ata do të vazhdojnë të lejohen të zhvishen nga gjërat materiale nga ata njerëz lakmitarë përgjegjës për humbjen e tyre të papritur. 

Ndërsa këto sprova intensifikohen këta fëmijë do të çlirohen nga prangat, që i lidhin ata me premtimet boshe të Satanit, ai që i josh të pasurit, duke iu premtuar atyre edhe më shumë, do të vazhdojë tani t’i bëjë paradë paturpësisë së vulgaritetit të mendjemadhësisë, që e gjithë bota ta shikojë. 

Ai do ta bëjë këtë që fëmijët e Mi jo vetëm të kenë zili të pasurit dhe të famshmit, por që të bëjnë gjithçka të munden për t’i imituar ata. Duke i tërhequr fëmijët e Mi drejt kësaj foleje, ku kurthet e pasurisë së konsiderueshme do të shfaqen të jenë një qëllim i rëndësishëm për t’u synuar, ai do të arrijë t’i largojë ata nga e Vërteta.

Sapo të jeni të zhveshur dhe lakuriq, Unë do t’ju vesh përsëri, fëmijë, vetëm se këtë herë do të jetë një mantel mburoje i krijuar për t’ju mbrojtur nga ligësia e njerëzve të ligj. Me t’u pajisur me mburojë, ju do të jeni gati që të hyni përsëri në botë me një pikëpamje të ndryshme për jetën. Një jetë kur dashuria për fqinjin tuaj konsiderohet të jetë qëllimi juaj numër një. Kur ju tregoni dashuri ndaj njëri tjetrit ju vërtetoni dashurinë tuaj të vërtetë për Mua.

Kjo fasadë e pasurisë dhe e bollëkut, ndaj të cilës fare pak nga fëmijët e Mi në botë e kanë mundësinë, është vetëm kaq – një pamje e jashtme, sepse nuk ka asnjë substancë prapa saj. Ju do të shtyheni për të kërkuar pasuri të ngjashme kur mashtruesi ju bind se ju duhet të aspironi ndaj pasurive të mëdha dhe famës. E Vërteta është se ndërsa ju të jeni të zënë duke ndjekur dëshira boshe dhe të pakuptimta, ju do të jeni duke neglizhuar detyrën tuaj ndaj Meje.

Kurrë mos e lejoni paradën e pasurisë dhe famës që t’ju joshë, fëmijë, sepse ta dini se paraja, dhe shumë prej saj, e korrupton shpirtin. Ata që kanë kaq shumë para, ku nuk ka të ngjarë t’i harxhojnë ato ndonjëherë në këtë jetë, duhet t’ua japin atyre njerëzve fatkeqë që kanë fare pak për të ngrënë. Bëjeni këtë dhe ju mund ta shpëtoni shpirtin tuaj. Nëse ju jeni të uritur pas teprimeve, kur ju tashmë keni mjaft sa për të ushqyer dhe veshur një komb, atëherë ju do të vuani urie. Ushqimi i Jetës është pranimi juaj i përulur, se dashuria për njëri tjetrin është çfarë Unë ju mësova. Të doni fqinjin tuaj do të thotë të kujdeseni për ata që nuk kanë asgjë.

Zgjohuni dhe pranojeni të Vërtetën përpara se të jetë tepër vonë për ju. Është më e vështirë për ata me pasuri të pakufizuara materiale që të pranohen nga Ati Im, nëse nuk e ndajnë me të tjerët. Ta dinë këtë, ata që kanë pak dhe që i lakmojnë ata që duken të kenë çdo rehati materiale që e dëshirojnë, edhe ju gjithashtu duhet të jeni të kujdesshëm. 

Ka vetëm një banesë ku ju duhet të përpiqeni për të fituar të drejtën e hyrjes dhe ajo është banesa që ju pret në Parajsën e Re në Tokë. Vetëm atyre të përulur në zemër, në mendje dhe në shpirt do t’iu jepet çelësi.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Thursday 28 January 2016

Çfarë është që i shtyn të rinjtë të kenë kaq turp prej Meje?

E Premte, 19 Gusht 2011, në 23:00

Bija Ime fort e dashur, Dashuria Ime për të rinjtë, sidomos ata në adoleshencë dhe pjekuri të hershme, është shumë e thellë. Ashtu si prindërit e tyre, Unë ndjej dashuri, lumturi, shqetësim dhe ndonjëherë zemërim tek i shikoj ata të rriten. Oh sa thyhet Zemra Ime, kur Unë i dëgjoj të thonë se nuk besojnë në Hyjin, Atin Tim të Përjetshëm. Ata, fëmijët e Mi të vegjël, janë kushtëzuar për ta mohuar Atë, me qëllim që të shihen se përshtaten me miqtë e tyre, që të mos duken ndryshe nga ata.

Fakti është se nuk është më e lehtë për një të ri që ta deklarojë dashurinë e tij për Mua, madje edhe kur e pranon Ekzistencën Time. Ky pranim mund t’ju sjelli atyre turp kur një besim tek Unë, Jezu Krishti apo Ati Im i Përjetshëm, përbuzet në favor të të ashtu-quajturës ‘qenie më e lartë’. Çfarë është që i shtyn ata të kenë kaq turp për Mua? Përse ndjehen se duhet t’i përshtaten një bote të zbrazët nga shpirti apo nga interesi për shpirtin?

Muzika dhe artet kanë një influencë të madhe mbi këta shpirtra të shtrenjtë, të vegjël të cilëve nuk iu është treguar mbi të Vërtetën e Qiellit apo të Ferrit. Ata, ashtu si gjithë fëmijët e Mi të tjerë, që ngulmojnë të shmangin çdo përmendje Timen, të Mësimeve të Mia, apo të Ekzistencës së Atit Tim të Përjetshëm, në të njëjtën mënyrë mund të humbasin në shkretëtirë.

Prindër, Unë ju bëj thirrje t’jua tregoni fëmijëve tuaj të Vërtetën e ekzistencës së tyre mbi këtë Tokë; prej nga erdhën ata si dhe fatin që i pret pas kësaj jete. Është detyra juaj t’i ndihmoni ata që t’i hapin zemrat ndaj Dashurisë Sime. I sillni ata tek Unë me butësi, por përdorni çfarëdo lloj mënyre të mundur për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave të tyre. Bëjeni këtë prej dashurisë për ata. Ju mund t’i keni shmangur detyrat tuaja këto vite, por tani është koha që të bëni përmirësime. Duke lutur Mëshirën Hyjnore për shpirtrat e tyre, ju mund t’i ndihmoni ata. Është më mirë nëse ata ecin drejt Meje me duart e zgjatura tek Unë në këtë jetë, me dëshirën e tyre.

Të rinjve, Unë ju them këtë. Nëse ju besoni tek Unë, mos kini frikë ta pranoni këtë në publik. Mos më mohoni Mua sepse Unë Jam jeta juaj, pa të Cilin nuk ka jetë. Kur të tjerët ta shohin se sa i fortë është besimi juaj, ata do të jenë më të prirur për t’i hapur zemrat e tyre ndaj Meje. Kjo kërkon shumë guxim nga ana juaj, por hiret që ju do të merrni nga Unë do ta tejkalojnë frikën tuaj. Kur ju i tregoni njerëzve se Unë Ekzistoj, kur ju i tregoni atyre respekt dhe dashuri dhe i tërhiqni ata drejt vetes, ata do t’ju respektojnë që flisni për Mua. Mund të duket e çuditshme që të flisni për Mua nga njëra anë dhe për çështjet e botës nga ana tjetër, por ju do të bëheni më të fortë në besimin tuaj kur ta bëni këtë. Jo vetëm që do të përjetoni një pasurim të dashurisë në zemrën tuaj për Mua, por kjo do të shpëtojë shpirtrat e miqve tuaj.

Përdoreni Internetin për ta përhapur Mesazhin Tim. Flisni për to. Nuk ka rëndësi se kush ju tall. Sepse kur ta bëni këtë, shumë, shumë të rinj në botë do të kenë jetën e përjetshme për shkak të kthimit në besim të krijuar si rezultat i kësaj.

Marshoni tani, ushtria Ime e re, e shtrenjtë. Është koha për ju tani që të merrni guximin për t’i përhapur Mesazhet e Mia, që po i jepen këtij brezi në botë për t’i kujtuar ata se Kush Jam Unë, përse Unë ju shpëtova të gjithëve nga thellësitë e Ferrit dhe përse Unë tani Jam duke u përpjekur për t’ju shpëtuar edhe një herë.

Kjo është koha që Unë të arrij t’i bashkoj duart tuaja me të Miat.

Unë ju dua.

Shpëtimtari dhe Miku juaj i dashur
Jezu Krishti

Tuesday 26 January 2016

Mundimi i Madh po zbutet përmes lutjes

E Enjte, 18 Gusht 2011, në 20:45

Bija Ime, ata ndjekës të Mi, që janë të mësuar në çështjet e Shkrimit të Shenjtë, tentojnë të largohen me vetë interpretimet e tyre njerëzore, prandaj dhe mësimi që Unë predikova për ta dashur njëri tjetrin është harruar me kaq lehtësi. Duajeni njëri tjetrin. Nderoni nënën dhe babanë tuaj. Nderoni Krijuesin tuaj, Hyjin Atë, dhe jetoni ashtu si Unë ju kam treguar në dashuri dhe frikë ndaj Atit Tim. 
 
Sa shumë njerëz të mësuar, të kapur pas analizave të tyre mbi Mësimet e Mia, e harrojnë një gjë. Ajo është, kur Unë të vij përsëri për të Gjykuar. As edhe për një moment ata nuk e konsiderojnë se kjo kohë mund të ndodhë fort mirë në jetën e tyre dhe jo në të ardhmen e largët. Përse atëherë ata kërkojnë dhe vazhdojnë të kërkojnë për kuptime të mëtejshme në Shkrimin e Shenjtë kur e Vërteta është kaq e thjeshtë? Përse ata nuk e kujtojnë se dashuria është gjithçka që Unë kërkoj? Dashuri për Mua, Shpëtimtarin tuaj. Dashuri për Hyjin Atë dhe dashuri për njëri tjetrin.

Për ata ekspertë intelektualë që deklarojnë të jenë të aftë për t'i analizuar Mësimet e Mia dhe pastaj shkojnë deri aty sa të provojnë që të parashikojnë një datë se kur Unë do të vij përsëri, Unë iu them këtë. Nëse provoni të besoni se ju jeni në gjendje ta kuptoni vitin për kthimin Tim, atëherë ju për fat të keq e keni gabim. Askujt nuk do t'i jepet kjo datë, as edhe engjëjve në Qiell apo Nënës Sime të dashur. Por këtë Unë mund ta zbuloj. Mundimi ka filluar disa kohë më parë. Mundimi i Madh do të fillojë në fund të 2012-ës. Kjo periudhë e tmerrshme po zbutet përmes lutjeve të ndjekësve të Mi të dashur. Ajo, gjithashtu, do të dobësohet përmes kthimit në besim të arritur pasi të ndodhë Paralajmërimi. Kjo ngjarje është lajm i mirë, fëmijët e Mi. Ajo është për të ndihmuar në zhdukjen e skllavërisë së njeriut ndaj të ligut.

Ekspertët fetarë shfaqin një arrogancë, që Unë e shoh fyese

Shumë, për fat të keq, do t'i shpërfillin thirrjet e Mia për t'u përgatitur, kaq të mbërthyer janë ata në këtë të ashtu-quajturin debat fetar intelektual, të bazuar në arsyetimin njerëzor, ku njëri përpiqet t’ia kalojë tjetrit për të provuar se ai apo ajo është më i ditur. Këta ekspertë tregojnë një arrogancë, që Unë e shoh fyese. Ata nuk janë më t
ë mirë nga sa ishin Farizenjtë. Injoranca e tyre e bllokon të Vërtetën kur ajo iu paraqitet para vetë syve të tyre.

Fjala Ime po shpërfillet nga shërbëtorët e Mi të shenjtë

Fjala Ime ka rënë në veshë të shurdhër. Fjala Ime po shpërfillet nga shërbëtorët e Mi të shenjtë, ndërsa Unë përpiqem të komunikoj me ata në këtë moment në histori. Por, pas Paralajmërimit nuk do të ketë asnjë justifikim për ta që të mos ngrihen dhe t’i dëgjojnë udhëzimet e Mia. Sepse atëherë ata do t’i shtrijnë duart duke m'u lutur Mua që t'i udhëheq përmes Ndëshkimit të Madh. Sepse kur kjo profeci t'iu shpaloset atyre që e dyshojnë Fjalën Time, përmes kësaj lajmëtareje, Unë ju bëj thirrje atëherë që ta merrni Kupën Time të Shenjtë, të pini prej saj dhe të luftoni për të shpëtuar shpirtra.

Unë ju bëj thirrje të gjithë juve, përfshirë atyre ekspertëve të vetë-deklaruar të shkrimit, që të uleni me përulësi dhe të bëni këtë pyetje. Përse Unë do t'i inkurajoja besimtarët e thjeshtë të përfshihen në një argument mbi kthimin Tim në Tokë? Gjithçka që ka rëndësi tani është se Unë po vij. Të jeni të përgatitur në çdo kohë. Kurrë mos i gjykoni të tjerët në Emrin Tim. Kërkoni dhuratën e përulësisë me çdo kusht sepse ajo do të jetë pasaporta juaj për në Qiell.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Saturday 23 January 2016

Si të më kërkoni Mua që t'ju ndihmoj të zgjidhni shqetësimet tuaja

E Mërkurë, 17 Gusht 2011, në 23:00

Bija Ime fort e dashur, hiret e hedhura mbi ty po të jepen për të të bërë edhe më të fortë në këtë Punë, duke të dhënë konfidencë të mëtejshme.

Konfidenca tek Unë, fëmijë, është shumë e rëndësishme. Po, ajo sjell shumë gëzim në Zemrën Time të Shenjtë kur Unë e ndjej dashurinë tuaj për Mua. Megjithatë, është vetëm kur ju me të vërtetë besoni tek Unë dhe i lëshoni të gjitha shqetësimet tuaja duke m’i dorëzuar ato Mua, për t’u kujdesur për to, që ju mund të ndjeni një ndjesi paqeje të Vërtetë.

Sa shumë nga fëmijët e Mi luten për qëllime të veçanta. Unë e dëgjoj çdonjërin prej tyre. Por ju duhet që, kur luteni tek Unë për diçka shumë të rëndësishme për ju, ta largoni frikën. Frika nuk është nga Unë. Ajo ju jepet nga Satani si një mjet për t'ju torturuar. 

A nuk e kuptoni ju këtë? Kur ju keni frikë nga diçka, që ju e ndjeni se e ka mbërthyer jetën tuaj, sa më shumë të keni frikë, aq më shumë acarohet problemi.

Është vetëm kur ju ndaloni dhe më thoni Mua:

“Jezus, unë t’i dorëzoj Ty të gjitha shqetësimet e mia në këtë çështje, në mirëbesim, që problemi tani të jetë i Yti për t’u zgjidhur, sipas Vullnetit Tënd Më të Shenjtë.”

që mendja juaj mund të jetë në paqe. Kjo është ajo që Unë e quaj konfidencë, fëmijë.

Konfidenca tek Unë do të thotë se ju tregoni një besim të madh. Besoni tek Unë. Unë vdiqa për mëkatet tuaja – për çdonjërin prej jush të gjallë sot, edhe në këtë epokë. Përse nuk do të besonit tek Unë?

Unë ju dua si asnjë krijesë tjetër mbi këtë Tokë. Askush nuk mund dhe nuk do t'ju dojë ashtu si Unë ju dua. Kujtojeni këtë, në çdo kohë.

Shkoni tani në dashuri dhe paqe. Unë Jam krah jush në mëngjes, gjatë ditës dhe natës vetëm duke pritur për thirrjen tuaj.

Miku dhe Shpëtimtari juaj i dashur
Mbreti i Mëshirës, Jezu Krishti

Friday 22 January 2016

Më ndihmoni Mua t'i Shpëtoj të gjithë të rinjtë – më të vobektët në shoqërinë tuaj

E Hënë, 15 Gusht 2011, në 00:05

Bija Ime fort e dashur, ndërsa Ati Im i Përjetshëm, Hyji Më i Larti, e përgatit botën për ndryshimet përpara, Ai është i rënduar me dëshpërim për njeriun që është akoma i verbër ndaj të Vërtetës së Ekzistencës së Tij.

Kur Ati Im bëhet gati tani që të lajmërojë ndryshimet për të përgatitur për kthimin Tim në Tokë, Ai shikon kaq shumë mëkat në botë saqë Ai loton me dëshpërim për pashmangshmërinë e shpirtrave që do të humbasin përfundimisht për Atë. Lutja për t’i shpëtuar ata akoma gjallë në botë sot, që me dëshirë largohen prej Atij në kundërshtim të plotë, edhe pse e dinë dhe e pranojnë Ekzistencën e Tij, mund të ndihmojë në shpëtimin e shpirtrave të tyre. 

Vazhdoni të luteni dhe të bëni sakrifica personale për ata shpirtra, bija Ime, sepse pa lutje ju duhet të trembeni për të ardhmen e tyre.

Unë Jam duke u mbështetur tek ndjekësit e Mi për t'u lutur për shpirtrat e humbur. Koha e mbetur për t'i bindur të verbrit ndaj besimit për t'i hapur sytë ndaj të Vërtetës së Ekzistencës së Hyjit Atë është e shkurtër tani.

I bashkoni duart, Fëmijët e Mi të Dritës, që rrethi juaj i dashurisë dhe përkushtimit ndaj Meje të jetë mjaft i fortë për t'i tërhequr këta shpirtra që nuk besojnë apo nuk e pranojnë Ekzistencën Time apo të Atit Tim të dashur. Mos e thyeni këtë zinxhir të besimit kur ju mund të arrini të shpëtoni vëllezërit dhe motrat tuaja që nuk e ndjekin më udhën drejt të Vërtetës së jetës së përjetshme. Përkundrazi, meqenëse ata janë dobësuar nga joshja e kërkimeve materiale, ata do të kenë nevojë për udhëzim të qëndrueshëm për t'i ndihmuar ata.

Mos i ngacmoni ata që nuk besojnë në Hyj. Merruni me ta me të butë, tregojuni atyre për Kryqëzimin Tim dhe se si Ati Im i Përjetshëm bëri Sakrificën përfundimtare për t’i shpëtuar fëmijët e Tij, duke iu dhënë atyre Dhuratën e Hirit të Shpëtimit përmes faljes së mëkatit.

Ati Im i thërret tani të gjithë ata që i lexojnë këto Mesazhe për herë të parë. Ju duhet ta lexoni çdo Mesazh me kujdes. 

Pastaj lutuni tek Shpirti i Shenjtë për Hirin për t’ju mundësuar që të shihni se këto Mesazhe kanë Prejardhje Hyjnore. Hapeni zemrën tuaj për ta marrë Fjalën Time. Më ndjeni Mua në shpirtin tuaj duke më bërë Mua këtë kërkesë:

Jezus, nëse ky je me të vërtetë Ti, të lutem vërshoje shpirtin tim me Shenjën e Dashurisë Tënde, që të mund të njoh Ty se Kush Ti je. Mos më lër të mashtrohem nga gënjeshtrat. Përkundrazi, më trego Mëshirën Tënde duke më hapur sytë ndaj të Vërtetës dhe Udhës për në Parajsën Tënde të Re në Tokë.”

Mos harroni, fëmijë, është vetëm për shkak të Dashurisë Sime të thellë, të butë që Unë vij në botë duke komunikuar me ju në këtë mënyrë. Kjo nuk është për t’ju tronditur. Për t’ju lënë përshtypje. Për të krijuar polemikë apo debate. Kjo është për të ndihmuar në shpëtimin e të gjithë shpirtrave, sidomos të brezit të ri që nuk ka asnjë interes në fe, kaq të zënë janë ata me jetën e tyre ku Hyji zë fare pak vend. Është duke ju folur atyre në një gjuhë që ata e kuptojnë që Unë shpresoj t'i lajmëroj ata për ngjarjet që do të shpalosen. Ata janë nga më të vobektët në shoqërinë tuaj, fëmijë. Është jetike që Unë t'i arrij ata sa më shpejt të mundem.

Mblidhuni tani, fëmijët e Mi, me Mua për t'i shpëtuar të gjithë të rinjtë në botë sot. Më ndihmoni Mua t'i pushtoj ata në Mbretërinë Time, që as edhe një shpirt i vetëm i shtrenjtë të mos jetë i humbur për Mua.

Shpëtimtari juaj i dashur i gjithë Njerëzimit
Jezu Krishti

Shijoni jetën e lavdishme që ju pret për 1,000 vjet

E Diel, 14 Gusht 2011, në 14:25

Bija Ime fort e dashur, ti vazhdon ta mbrosh Fjalën Time, kur në fakt, nuk është e nevojshme. Fjala Ime do t'i përshkojë zemrat e besimtarëve si një shpatë kur ata meditojnë mbi Mesazhet e Mia të dhëna ty për botën. Ata do ta njohin të Vërtetën kur ta lexojnë Fjalën Time, sepse Drita Ime Hyjnore do të ndikojë mbi ata në një mënyrë që do ta kenë të vështirë ta shpërfillin. 

Shumë e vënë në pyetje dhe vazhdojnë ta vënë në pyetje ashtu si ata bënë gjatë kohës së Noehit. Ata u paralajmëruan, por nuk dëgjuan. Ata e bllokuan Zërin e Atit Tim kur Ai dërgoi Mesazhe përmes Noehit dhe profetëve të tjerë. Vetëm ata që dëgjuan dhe u bindën shpëtuan.

Dëgjojini Mesazhet e Mia tani. Hapini zemrat tuaja dhe lejojeni Fjalën Time që t'i flasë shpirtrave tuaj, fëmijë. Shpërfillini kënaqësitë e botës. Vetëm përqendrohuni tek Zëri Im. Duke bërë kështu, ju do të shpëtoni shpirtrat tuaj.

Ata që nuk duan të dëgjojnë sepse e kthejnë shpinën, me kalimin e kohës, do të kthehen me gojët e uritura për ta përlarë Fjalën Time Më të Shenjtë, pasi të ndodhë Paralajmërimi. Sepse atëherë, ju do të jeni gati për ta ndjekur udhëzimin Tim, që Unë të mund t'ju drejtoj siç duhet drejt Parajsës së Re mbi Tokë ku ju, familja juaj dhe të dashurit tuaj do të shijoni Jetën e Lavdishme që ju pret për 1,000 vjet. Pa sëmundje. Pa mungesë ushqimi. Pa shqetësime. Vetëm dashuri në formën e vet më të pastër, një ekzistencë e lavdishme që është trashëgimia juaj legjitime.

Ju lutem që të luteni fort tani për dijen për ta pranuar Fjalën Time të Shenjtë kur t'ju paraqitet, fëmijë. Konsiderojeni atë një nga dhuratat më të mëdha në jetën tuaj. Përqafojeni atë në trup, mëndje dhe shpirt. Sepse vetëm atëherë ju do të gjeni paqen e vërtetë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Thursday 21 January 2016

Hyji e krijoi botën – Asnjë planet tjetër nuk mund të banohet nga njeriu

E Shtunë, 13 Gusht 2011, në 17:00

Kthimi në besim, bija Ime, duhet të jetë një prioritet tani për fëmijët e Mi, ndërsa ju tregojnë të tjerëve për Mesazhet e Mia në botë. Edhe vetëm një shpirt në ditë më sjell Mua gëzim të madh, fëmijët e Mi, kur të tjerët fillojnë t'i hapin sytë ndaj të Vërtetës.

Bija Ime e dashur, kur njeriu është kaq i ngarkuar çdo ditë, mbetet fare pak kohë për lutje në jetën e tij. Lutja, fëmijët e Mi, mund të thotë një moment, një orë, një fjalë, apo çdo lloj komunikimi me Mua. Nuk ka rëndësi se ku njeriu më thërret Mua. Mund të jetë në shtëpi, në kopësht, në makinë, në punë, si dhe në Kishën Time. Ku ju flisni me Mua nuk është e rëndësishme, megjithatë ju mund të më kënaqni Mua më shumë kur flisni me Mua në Shtëpinë Time.

Shumë njerëz gabimisht besojnë se Unë nuk mund t'i dëgjoj mendimet e tyre, të ndjej dhimbjen e tyre, dëshpërimin apo gëzimin e tyre. A nuk e kuptojnë ata se u krijuan nga Ati Im, Krijuesi i Gjithëpushtetshëm i të GJITHA gjërave? Ai i Cili di gjithçka ju bën thirrje të gjithëve që të ndaloni vetëm për një moment në ditë. Kërkoni ndihmën Time për t'ju forcuar. Vetëm një moment është e gjitha që Unë kërkoj, këtë moment të veçantë kur ju më thërrisni Mua për të më lejuar Mua që t’ua përshkoj shpirtin tuaj me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë. Madje edhe një pëshpërimë kur ju thërrisni për ndihmën Time do të dëgjohet. Nëse ju nuk më thërrisni Mua, Unë nuk mund të përgjigjem sepse Unë kurrë nuk do të ndërhyja me vullnetin tuaj të lirë.

Unë Jam si një baba që vështron një grup fëmijësh të luajnë, të gjithë të ngarkuar, duke vrapuar, duke biseduar me njëri tjetrin, disa qeshin dhe në raste të tjera duke u zënë mes tyre. Shumë fëmijë reagojnë ndaj një të rrituri kur iu tërhiqet vëmendja. Por disa janë kokëfortë, e kthejnë shpinën dhe refuzojnë të bëjnë siç iu kërkohet. Disa fëmijë janë të dashur, disa nuk janë. Megjithatë pak do të tregojnë urrejtje absolute, në një moshë kaq të vogël. Megjithatë kur Unë i vështroj ata fëmijë të Mi në botë sot, Unë shoh urrejtje dhe madje më keq, mospërfillje të plotë ndaj Ekzistencës Sime, Jezu Krishtit, Shpëtimtarit të tyre të dashur. Për shumë, ata madje e urrejnë edhe tingullin e Emrit Tim.

Kohët që ju po i përjetoni, fëmijë, kanë parë një grup të pakontrolluar të fëmijëve të Mi me pak disiplinë që besojnë se bota është e tyre për ta sunduar, kontrolluar, abuzuar, apo madje për ta dëmtuar, ashtu si ta shohin të përshtatshme. Pak nderim tregohet ndaj Atit, Krijuesit të të Gjitha Gjërave. Kaq arrogant është njeriu sot sa ai beson se ka dalë nga një hierarki akoma më e lartë se ajo e Atit Tim të Përjetshëm. Kështu ai vazhdon të kërkojë më tepër për origjinën e tij edhe pse e Vërteta ka qenë aty që ai ta shikonte gjatë gjithë kohës. Kaq shumë kohë po harxhohet për kërkime të kota. Ëndrra pa vlerë, të gjitha të krijuara nga mendjet e atyre shkencëtarëve krenaria e të cilëve në vetë inteligjencën e tyre, një Dhuratë nga Hyji Atë, do të thotë se ata besojnë se do të gjejnë fakte të reja mbi origjinën e tyre.

Përse këta fëmijë nuk e kuptojnë se Toka u krijua për njeriun? Asnjë planet tjetër nuk mund të banohet nga njeriu, sepse kjo nuk është pjesë e planit të Atit Tim. Sa i marrë mund të jetë njeriu kur përpiqet për ta plotësuar zbrazëtinë shpirtërore brenda shpirtit të tij. I gjithë ushqimi dhe plotësimi mund të jenë të tijat nëse ai ulet dhe e pranon të Vërtetën. Të Vërtetën e Ekzistencës së Hyjit Atit të Përjetshëm, Krijuesit të Universit.

Shpëtimtari juaj i dashur, Mësuesi dhe Gjykatësi i Drejtë
Jezu Krishti

Wednesday 20 January 2016

Ndjekësve të Mi tani iu është dhënë Dhurata e Ndërmjetësimit

E Premte, 12 Gusht 2011, në 23:45

Bija Ime e dashur, dashuria e ndjekësve të Mi më mban Mua më të fortë. Unë derdh Lot gëzimi kur dëshmoj dashurinë e atyre prej ndjekësve të Mi që të rrethojnë ty dhe të përqafojnë me lutjet e tyre.

Ata, bija Ime, përmes Dhuratës së Shpirtit të Shenjtë, janë thirrur që ta shpallin Fjalën Time Më të Shenjtë në botë përmes këtyre Mesazheve të rëndësishme.

Sikur vetëm ata shpirtra të tjerë që më ndjekin Mua dhe që e dinë se Unë Jam duke komunikuar përmes vizionarëve të ndryshëm t'i hapnin sytë dhe të më dëgjonin çfarë Unë kam për të thënë. Atëherë lutjet e tyre do t'i ndihmonin ata shpirtra të gjorë që nuk janë përgatitur për Paralajmërimin.

Dashuria Ime ndriçon përmes fëmijëve të Mi besnikë nëpër botë. Drita e Dashurisë Sime, që shkëlqen përmes tyre, po krijon shumë kthim në besim në botë tani. Këtë muaj, edhe pse fëmijët e Mi mund të mos jenë të vetëdijshëm, miliona shpirtra janë duke u shpëtuar tani prej përkushtimit të ndjekësve të Mi të dashur. 

Ata, fëmijët e Mi të shtrenjtë, e ndoqën urdhrin Tim për lutje dhe përkushtim gjatë këtij muaji Gusht, Muaji i Shpëtimit të Shpirtrave. Tregoju fëmijëve të Mi se lutja dhe agjërimi i tyre kanë krijuar shumë lumturi në Zemrën e butë të Atit Tim. Një shumicë hiresh rrjedhin tani mbi këta shpirtra të dashur, të shenjtë, që të fuqizohem me dhuratën e ndërmjetësimit për shpirtrat e humbur që nga kjo ditë e tutje.

Sa dëshiroj Unë që ta mbaj secilin prej tyre në Krahët e Mi, pranë Zemrës Sime të Shenjtë, që të mund t'iu tregoj atyre sa shumë Unë i dua të gjithë ata. Kaq të guximshëm, kaq besnikë dhe pavarësisht nga devijimet mëkatare, herë pas here, kaq të mirë. Zemrat dhe shpirtrat e tyre janë tani të mbushur me Dhembshurinë Time dhe Shpirti i Shenjtë do ta udhëheqë ushtrinë Time të shtrenjtë ndërsa ata marshojnë drejt fitores për të më ndihmuar Mua që të thërras më shumë shpirtra.

Shpëtimtari juaj i dashur besnik
Mbreti i Njerëzimit, Jezu Krishti

Monday 18 January 2016

Informacion i rëndësishëm mbi Rruzaren

10 Gusht 2011

MBAJENI RRUZAREN TUAJ PËRDITË

  • Kur ju e mbani një Rruzare, Satani ka dhimbje koke.
  • Kur ju e përdorni atë, ai kolapson.
  • Kur ai ju sheh që po e lusni atë, atij i ikën forca.
  • Le të lutemi me Rruzaren çdo herë, që ai të vazhdojë të mbesë pa forcë.
  • A e dini gjithashtu se kur ju bëheni gati për ta përcjellë këtë mesazh, Satani do të përpiqet t'ju dekurajojë?
  • Përcilleni atë sidoqoftë dhe ndihmoni në shpejtimin e triumfit të Nënës Mari!
  • Dërgojeni këtë tek miqtë tuaj të devotshëm dhe shikoni se si punon Shpirti i Shenjtë!
  • Keni shumë për të fituar dhe absolutisht asgjë për të humbur!

15 Premtimet e Zonjës Sonë për të Krishterët që e Recitojnë Rruzaren

  1. Kushdo që me besim më shërben Mua duke e recituar Rruzaren, do të marrë hire të veçanta.
  2. Unë premtoj mbrojtjen Time të veçantë dhe hiret më të mëdha tek të gjithë ata që e recitojnë Rruzaren.
  3. Rruzarja duhet të jetë një mburojë e fuqishme kundër ferrit, ajo do të shkatërroj vesin, do ta dobësojë mëkatin, dhe do t'i mposhti herezitë.
  4. Ajo do të bëjë që virtyti dhe punët e mira të lulëzojnë; ajo do të fitojë për shpirtrat mëshirën e bollshme të Zotit; ajo do t'i tërheqi zemrat e njerëzve nga dashuria e botës dhe kotësitë e saj, dhe do t'i lartësojë ata ndaj dëshirave për gjërat e përjetshme. Oh, sikur shpirtrat ta shenjtëronin veten me anë të saj.
  5. Shpirti që e rekomandon veten tek Unë duke e recituar Rruzaren, nuk do të humbasë.
  6. Kushdo që e reciton Rruzaren me përkushtim, i zbaton me konsideratë misteret e saj të shenjta, kurrë nuk do të mposhtet nga fatkeqësia. Zoti nuk do ta ndëshkojë atë në drejtësinë e Tij, ai nuk do të vdesë nga një vdekje e papregatitur; nëse ai është i drejtë do të mbetet në hirin e Zotit dhe do të bëhet i denjë për jetën e përjetshme.
  7. Kushdo që ka një përkushtim të vërtetë për Rruzaren nuk do të vdesë pa Sakramentet e Kishës.
  8. Ata që janë besnikë në recitimin e Rruzares do të kenë gjatë jetës së tyre dhe në vdekjen e tyre dritën e Zotit dhe plot nga hiret e Tij; në momentin e vdekjes ata do të marrin pjesë në meritat e shenjtorëve në parajsë.
  9. Unë do t'i çliroj nga purgatori, ata që kanë qënë të përkushtuar ndaj Rruzares.
  10. Fëmijët besnikë të Rruzares do të meritojnë një shkallë të lartë të lavdisë në Qiell.
  11. Ju do të merrni gjithçka që më kërkoni Mua duke e recituar Rruzaren.
  12. Të gjithë ata që e përhapin Rruzaren e Shenjë do të ndihmohen nga Unë në nevojat e tyre.
  13. Unë e kam fituar nga Biri Im Hyjnor, që të gjithë përkrahësit e Rruzares të kenë për ndërmjetës, tërë gjykatën qiellore gjatë jetës së tyre dhe në orën e vdekjes.
  14. Të gjithë ata që e recitojnë Rruzaren janë djemtë e Mi, dhe vëllezërit e Birit Tim të vetëm Jezu Krishtit.
  15. Përkushtimi ndaj Rruzares Sime është një shenjë e madhe paracaktimi.
Informacioni ne anglisht: