Kerko Mesazhet ketu

Sunday 3 January 2016

Arma juaj për t’u zgjedhur është dashuria juaj për Mua

E Martë, 19 Korrik 2011, në 23:45

Bija Ime fort e dashur, fatmirësisht ti tani po kthehesh tani në një rutinë, pasi ke marrë një pushim të vogël. Ti do të bëhesh më e fortë si rezultat i kësaj, por të lutem ta kujtosh se ti akoma duhet të përqendrohesh tek Unë në çdo kohë.

Dashuria Ime për të gjithë fëmijët e Mi është shumë e fuqishme dhe është krejt e ndryshme ndaj dashurisë që ndonjëri e përmend lirshëm në këtë botë. Fëmijët e Mi e ndjejnë Dashurinë Time kur ata ma hapin derën Mua kur Unë trokas. Kur Unë vij tek dera e tyre, ata kanë dy zgjedhje. Ata mundet ose ta hapin derën dhe të më lejojnë Mua brenda, ose ata mund të më lënë Mua jashtë. Kur ata më lejojnë Mua të hyj në shpirtrat e tyre, Dashuria Ime e përshkon qenien e tyre. Ajo është një Dashuri që ata e shohin se mund t’i bëjë të ndjehen të dobët me habi, aq intensive është ajo, apo e gëzueshme, deri në atë shkallë sa nuk mund të ndalojnë së treguari të tjerëve për lajmin e tyre të mirë.

Për ndjekësit e Mi të dashur që më duan Mua, dijeni këtë. Për shkak të dashurisë dhe përkushtimit tuaj ndaj Meje, Unë e lejoj Dashurinë Time të rrezatojë nga ju në mënyrë që të bëhet infektuese dhe të përhapet për të pushtuar shpirtra të tjerë. Sapo ju të më lejoni Mua brenda në zemrat tuaja Unë do t'ju mbush me hirin e Shpirtit të Shenjtë, në mënyrë që ju të mund t'i tregoni gjithkujt 
çfarë Unë duhet t'ju them tani.

Para së gjithash, Unë ju dua me një butësi të thellë në Zemrën Time. Së dyti, prej Dashurisë Sime, Unë tani do ta çrrënjos ligësinë në botë që të mund t'i sjell të gjithë fëmijët e Mi në përqafimin e Krijuesit tuaj përherë-Dashës, Hyjit Atë.

Ju lutem, asnjëri nga ju, ndjekësit e Mi të devotshëm, nuk duhet ta lejojë frikën që të hyjë në zemrat tuaja ndërsa Paralajmërimi po afrohet çdo javë. Sepse kur kjo Vepër e madhe e Mëshirës Sime të ndodhë, ju do të gëzoni. Sepse Dhurata Ime për ju është që ju do të afroheni më pranë Zemrës Sime se më parë. Kjo do t'ju bëjë kaq të fortë sa ju do të lundroni, pa hezitim, drejt Parajsës së Re mbi Tokë, kaq i butë do të jetë kalimi.

Dashuria Ime është tani më e fuqishme se ndonjëherë, ndërsa ju, ndjekësit e Mi të dashur, bëni gjithçka të mundeni për të përhapur Fjalën Time. Përdorni çfarë mjetesh të mundeni për t'i treguar njerëzve që të përgatiten për Paralajmërimin. Ju jeni të guximshëm, fëmijët e Mi, dhe ju sillni gëzim dhe lumturi në Zemrën Time të Pikëlluar, e cila dëshiron në çdo sekondë t'i shpëtojë të gjithë shpirtrat e Mi të humbur.

Unë Jam duke u mbështetur mbi ju tani që të luteni sa më fort të mundeni, për mëkatarët që nuk do t'i rezistojnë provës që Paralajmërimi iu paraqet atyre. Shkoni tani, ushtria Ime e fortë, e dashur. Arma juaj për t’u zgjedhur është dashuria juaj për Mua. Ju do ta dini në zemrën tuaj se Jam Unë Ai që flet dhe se Jam Unë Ai që tani troket në portën tuaj. Ju tani duhet të trokisni në portat e shërbëtorëve të Mi të shenjtë në mbarë botën dhe të siguroni që ata të lexojnë Fjalën Time të Shenjtë.

Shpëtimtari dhe Shpenguesi juaj i dashur
Jezu Krishti