Kerko Mesazhet ketu

Saturday 30 January 2016

Asnjë mëkat nuk është aq i rëndë sa nuk mund të falet

E Martë, 23 Gusht 2011, në 23:45

Bija Ime, ti tani po fillon ta kuptosh të Vërtetën e vuajtjes. Kur Unë i kërkoj shpirtrave të zgjedhur që të vuajnë, ata vuajnë ashtu si Unë gjatë torturës Sime në Kryqëzimin Tim. Ashtu si vdekja Ime e shpëtoi njeriun nga mëkati, edhe vuajtja juaj, gjithashtu mund ta shpëtojë njeriun nga mallkimi i përjetshëm. Duke e ofruar vuajtjen tuaj, me dëshirë, ju bëni një sakrificë në mënyrë që shpirtrave të njerëzimit t’iu tregohet Mëshira e Hyjit.

Po t’ua kërkoja më shumë shpirtrave që ta bënin këtë, ata mund të tregonin frikë dhe nuk do të pranonin. Sidoqoftë shumë shpirtra që vuajnë nuk janë të vetëdijshëm se edhe ata gjithashtu janë shpirtra të zgjedhur. Shumë nga fëmijët e Mi mund të pyesin përse disa njerëz vuajnë dhe të tjerë jo? Përgjigja Ime është, sepse Unë zgjedh ata me zemër të mirë, ata që tregojnë përulësi në këtë jetë, ata që i vënë nevojat e të tjerëve përpara të vetave. 

Shpirti i një zemre të butë merr rolin e vuajtjes për Mua. Kjo është një Dhuratë nga Unë. Mund të mos duket si një Dhuratë, por kur ju jepet kjo Dhuratë, ju jeni duke shpëtuar mijëra shpirtra çdo ditë në emrin Tim.

Unë tani dua t’i kërkoj ndjekësve të Mi që të bëjnë një sakrificë në ditë, të ngjashme me vuajtjen, për të më ndihmuar Mua të shpëtoj shpirtrat në mëkat mortor në momentin e vdekjes gjatë Paralajmërimit. Ju lutem të ma kërkoni Mua këtë Dhuratë. Për ata me zemër të përulur, Unë gjithashtu iu kërkoj atyre që të bëjnë një sakrificë personale për Lavdinë Time. Për ata që e ndjejnë se nuk mund ta bëjnë këtë, atëherë, Unë do t’ju bekoj me hiret e Mia të veçanta sepse Unë e di se dashuria juaj ekzistuese për Mua, dhe lutjet tuaja, tashmë po shpëtojnë shpirtrat e vëllezërve dhe motrave tuaja.

Fëmijët e Mi, dijeni këtë. Ushtria Ime e ndjekësve po rritet përditë për shkak të këtyre Mesazheve. Kjo do të rritet në një ushtri me miliona së shpejti. Unë iu bëj thirrje vetëm atyre që janë mjaft të guximshëm për ta marrë ndëshkimin tim. Trimëria vjen nga dashuria. Interpretimi i një njeriu për trimërinë do të ndryshojë nga ai i një tjetri. Unë thjesht ju kërkoj t’i tregoni botës për Dashurinë Time. I kujtoni ata për të Vërtetën e përmbajtur në Shkrimin e Shenjtë. Iu tregoni atyre se Unë po kthehem për të ofruar Dhuratën e madhe të Mëshirës Sime së shpejti. Sepse po të vija për të Gjykuar kaq shpejt në botën tuaj, Qielli do të ishte i braktisur, kaq i përhapur është mëkati sot. 

Përhapeni Lajmin Tim të Mirë. I kujtoni ata se kur të ndjejnë dashuri, dashuri të vërtetë të pastër për dikë, madje edhe nëse është thjesht një vështrim kalimtar apo një veprim i mirë, ju atëherë po dëshmoni se Unë Jam i pranishëm.

Iu tregoni atyre se pa dashuri ata do të vyshken dhe do të kthehen në hiç.

Iu thoni atyre se kur Unë i shoh, ata janë të zhveshur pa pasuri materiale në Sytë e Mi. Unë shoh vetëm mirësinë dhe ligësinë e tyre në shpirt.

Për ata shpirtra të gjorë e të frikësuar, të turpëruar për jetën e tyre, iu thoni atyre se Unë Jam i Falshëm, i Gjithë-Mëshirshëm dhe do t’i mirëpres ata në Krahët e Mi të hapur dhe të Dashur. E gjitha që ata duhet të bëjnë është të ecin drejt Meje dhe të më kërkojnë Mua që t’i ndihmoj ata. Unë kurrë nuk do të largohem nga thirrjet e mëkatarëve, pavarësisht se sa i errët është mëkati i tyre. Unë i fal të gjithë ata që janë me të vërtetë të penduar për ndonjë fyerje të mëparshme që e kanë kryer.

Zemrat e tyre do të jenë më të lehta dhe Dashuria Ime do ta kthejë Dritën në jetët e tyre. Unë do të vij përsëri në Lavdi, fëmijë, jo për t’ju trembur, por për t’ju sjellë Dhuratat e Mia, po këto Dhurata që ju janë mohuar përmes punëve të Satanit.

Ejani. Ulini kokat. Lëreni mënjanë turpin tuaj dhe më kërkoni Mua që t’ju fal tani. Asgjë nuk më trondit Mua, fëmijë. Asnjë mëkat nuk është aq i rëndë sa të mos falet nga Unë, nëse tregohet pendesë e vërtetë. Mos u vononi. Kërkoni Shpengim tani përpara se të jetë tepër vonë.

Jezu Krishti juaj i dashur
Shpenguesi i Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/08/23/no-sin-is-so-grave-that-it-cannot-be-forgiven/