Kerko Mesazhet ketu

Sunday 3 January 2016

Kushdo që deklaron të jetë Unë, është një gënjeshtar, sepse Unë kurrë nuk do ta Manifestoj më Veten si njeri

E Diel, 17 Korrik 2011, në 15:40

Bija Ime fort e dashur, një nga kohët më ngatërruese do të dalë në pah së shpejti, kur, jo vetëm ata që pohojnë se vijnë në Emrin Tim do të jenë të rremë, por do të jenë edhe ata që do të deklarojnë se jam Unë. 

Fëmijët e Mi duhet ta kuptojnë këtë. Unë erdha herën e parë si njeri për të shpëtuar njerëzimin nga mëkati. Këtë herë Unë do të vij për të Gjykuar. Ndërsa shumë do të vijnë ballë për ballë me Mua gjatë Paralajmërimit, Unë nuk do të vij për herë të dytë deri në Ditën e Gjykimit.

Kushdo që deklaron të jetë Unë, është një gënjeshtar. Shpirtra të tillë, dhe ka shumë prej tyre, bija Ime, nuk kanë qëllim të lëndojnë. Aq të mashtruar janë ata saqë mashtruesi i bind njerëz të tillë se ata jo vetëm kanë fuqi Hyjnore, por se ata janë Biri i Hyjit i Mishëruar. Por kjo është e pavërtetë, sepse Unë kurrë nuk do ta manifestoj Veten Time në një tjetër qenie njerëzore mbi këtë Tokë. Kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Asnjë njeri nuk është i denjë për një nder të tillë, sepse kjo nuk ka qenë parathënë.

Shumë do të dalin tani dhe të deklarojnë se ata janë Unë, Jezu Krishti, Biri i Hyjit. Për këta shpirtra të gjorë, Unë ju them këtë. Bini në gjunjë tani dhe kërkojini Hyjit Atë që t'ju mbrojë nga mashtruesi. Ai do që t'ju ngatërrojë me qëllim që nga ana tjetër, ju jo vetëm të ngatërroni fëmijët e Mi që e presin kthimin Tim në Tokë, por do t’i acaroni talljet e shprehura nga ateistët. Jo vetëm që ju i sillni turp Emrit Tim, por ju pa e ditur po i ktheni njerëzit kundër besimit të tyre në Hyjin Atin e Gjithëpushtetshëm.

Unë gjithashtu dëshiroj t'i paralajmëroj ata që pohojnë se kryejnë mrekulli. Kushdo që bën deklarata të tilla, se mban fuqi të tilla, nuk do të jetë nga Hyji, sepse ka vetëm një Hyj dhe vetëm Ai ose Unë, Biri i Tij i dashur, Jezu Krishti, mund të bëjmë gjëra të tilla. Satani nga ana tjetër zotëron gjithashtu fuqi. Ai mund të krijojë iluzione. Në rastin e kurimeve mrekullibërëse që Satani mund të bëjë, përmes atyre të ashtu-quajturve shërues besimi fuqitë e të cilëve burojnë nga okulti, zgjidhje të përkohshme ndodhin, ku mrekullitë mund të duken të jenë arritur. Por ato nuk do të zgjasin shumë. Satani do të sjellë gjithashtu të ashtu-quajturat mrekulli përfshirë vizionet, të para nga shumë, në qiell. Përsëri ato janë iluzione dhe jo nga Hyji.

Fëmijë, ju, ndërsa po përpiqeni të tregoni besnikërinë tuaj ndaj Meje, jeni duke u tunduar nga forcat djall
ëzore çdo ditë të vetme. Ju duhet vetëm të përqendroheni tek Unë dhe Ati Im i Përjetshëm. Dhe ta kujtoni, Unë nuk eci mbi këtë Tokë si një qenie njerëzore. Unë mund të jem i pranishëm mbi Tokë në Shpirt, por Unë kurrë nuk do ta manifestoj Veten Time në ndonjë njeri.

Lutuni për udhëzim çdo ditë dhe për dijen për të qenë në gjendje t'i dalloni gënjeshtrat nga e Vërteta.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti