Kerko Mesazhet ketu

Friday 15 January 2016

Fëmijë, mos u dekurajoni nga tregimet për dëshpërimin që e pret njerëzimin

E Hënë, 8 Gusht 2011, në 19:45

Bija Ime fort e dashur, ka ditë qëkur Unë komunikova me ty. Kjo ishte për të dhënë ty një mundësi për ta dëgjuar këshillën e Atit Tim të dashur, Hyjit Më të Lartit, për të ndihmuar ty të kuptosh rolin e vuajtjes për të shpëtuar shpirtrat.

Ditët tani po shkurtohen ndërsa koha për Paralajmërimin po afrohet. Gjithçka është gati për Flakët e Dashurisë Sime, të cilat do ta përfshijnë tërë botën si një të vetme. Engjëjt, kori në Qiell pret tani Ditën e Lavdisë kur Unë të kthehem për t'i dhënë njeriut mundësinë e tij të fundit për ta pranuar Ekzistencën Time dhe atë të Atit Tim të Përjetshëm.

Fëmijë, mos u dekurajoni nga thashethemet apo nga tregimet për dëshpërimin që e pret njerëzimin, përkundrazi, më shikoni Mua tani dhe ma besoni Mua frikën tuaj. Njerëzimit do t'i jepet një Dhuratë kaq e mrekullueshme. Jo vetëm që njeriu do të më takojë Mua, ballë për ballë por ata do të jenë të gëzuar të mësojnë dhe ta shikojnë të Vërtetën e paraqitur para vetë syve të tyre.

Kjo ka për të qenë një ditë madhështore në histori kur shpresa dhe dashuria do t'ju tregohet të gjithëve. Madje dhe mëkatarët më të rëndë do të bien në tokë dhe do të derdhin lot pendimi. Ky është lajm i mirë, fëmijë, sepse të gjithë mund të shpëtohen nëse e braktisin krenarinë dhe egoizmin e tyre. Të gjithë, përmes vullnetit të tyre të lirë, kanë për t’u bashkuar për të më lejuar Mua të hyj në zemrat e tyre që ata të mund të udhëhiqen drejt Dritës.

Për shumë mëkatarë në mëkat mortor, kjo Dritë do t'ia djegë sytë dhe shpirtin e tyre. Do të jetë e dhimbshme. Nëse ata vetëm ia arrijnë që ta durojnë frikën ndërsa e shohin se si më fyejnë Mua, ata do të bëhen të fortë dhe do të kthehen.

Prandaj, bijtë e ushtrisë Sime, Unë ju them tani. Buz
ëqeshni, sepse ngjarja do të jetë më e jashtëzakonshmja në jetën tuaj dhe dashuria juaj ekzistuese për Mua dhe Atin Tim të Përjetshëm do ta mbushë shpirtin tuaj. Kaq shumë dashuri do ta depërtojë mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj saqë ju do të ripërtëriheni në shpirt përgjithmonë. Lutuni tani, për të gjithë ju, sepse koha është e shkurtër. Bota është duke u përgatitur tani për Paralajmërimin që gjithçka të jetë gati për Dhuratën Time të madhe.

Vazhdoni, fëmijët e Mi, me përkushtim, këtë Muaj të Shpëtimit të Shpirtrave, sepse në përfundim të Gushtit miliona shpirtra do të jenë shpëtuar përmes përpjekjeve tuaja.

Kujtojeni, fëmijë, Unë Jam i pranishëm në jetën tuaj çdo ditë. Duke ju vëzhguar. Duke ju udhëhequr. Unë ju dua të gjithëve. Qëndroni besnikë ndaj dëshirave të Mia për të shpëtuar shpirtrat e torturuar.

Jezu Krishti