Kerko Mesazhet ketu

Friday 1 January 2016

Le ta njohin shërbëtorët e Mi të shenjtë përmbajtjen e tyre, që ata të mund ta përgatisin grigjën e tyre

E Shtunë, 9 Korrik 2011, në 16:00

Bija Ime fort e dashur, ashtu si ti çan përpara, me besim në njohurinë tënde të Mesazheve të Mia, ti ndalon dhe ndjen mundimin e dyshimeve. Këto dyshime, në këtë fazë të komunikimit Tim mund të çudisin. Për çdo hap prapa që ti merr ky është një test i besimit tënd, bija Ime. 

Sepse asnjë njeri nuk mund të mendojë se ata do të jenë gjithmonë të denjë për Mua. Pranoje këtë vuajtje, bija Ime, sepse këto sprova gjithmonë do të të sulmojnë në këtë Punë. Ki besim në Mua dhe dorëzoje vullnetin tënd të lirë në mënyrë të vazhduar për të ndihmuar të bëhesh më e fortë në këtë Punë.

Bija Ime, ka, në këtë kohë, një numër vizionarësh me të cilët Unë komunikoj, me ndihmën e Nënës Sime të Bekuar, Krye-engjëllit Mikael dhe Trinisë së Shenjtë, por ata janë më pak nga sa ti mendon. Disa prej apostujve do të jenë të fshehur nga pamja, ku puna e tyre është e njohur vetëm prej shenjtorëve në Qiell. Pastaj janë ata që bota eventualisht do t'i njohë si lajmëtarët e Mi. Ti je një nga këta. Nuk do të jetë një Mision i lehtë, bija Ime, prandaj dhe Unë Jam duke të lejuar që të vuash zmbrapsje, sprova dhe gabime. Është vetëm kur ti mësohesh me këto episode, që do të vazhdosh të bëhesh gjithmonë e më e fortë, derisa eventualisht, ti nuk do të preokupohesh në një mënyrë apo në tjetrën se çfarë të tjerët mendojnë për ty. Ti po ecën me Mua çdo hap të këtij Misioni dhe ti kurrë nuk duhet ta harrosh këtë.

Është e rëndësishme që të sigurosh që sa më shumë shpirtrave të gjorë të jetë e mundur t'iu jepet e Vërteta e Fjalës Sime. Ti duhet t’iu lejosh shërbëtorëve të Mi të shenjtë që ta njohin përmbajtjen e tyre që ata të mund ta përgatisin grigjën e tyre përpara Paralajmërimit. Nuk është e rëndësishme nëse Kisha i aprovon këto Mesazhe, sepse koha nuk është në anën e tyre. Atyre, shërbëtorëve të Mi të shenjtë, do t'iu duhen shumë, shumë vite për t'i pranuar Mesazhet e Mia, prandaj vetëm vazhdo.

Ti, bija Ime, do të bësh shumë armiq në Emrin Tim. Kjo është diçka që ti duhet ta pranosh, prandaj mos i lejo këto pengesa të të bllokojnë udhën. Mesazhet e Mia po kthejnë me mijëra shpirtra të humbur tashmë. Është jetike prandaj që ti të më bindesh Mua në çdo kohë, që sa më shumë shpirtra të mund të shpëtohen.

Unë e kuptoj se kjo Punë është e vetmuar dhe e frikshme për ty, por mbaje mend, Unë vetëm zgjedh ata me një zemër të hapur që janë mjaft të fortë për ta përhapur Fjalën Time. Nga ana tjetër, forca që do të gjesh do të ndihmojë që t'i paraqesësh me të shpejtë këto Mesazhe tek një auditor më i gjerë. Prandaj të lutem kurrë të mos ndjehesh e dëshpëruar. Sepse, ndërsa ti përpiqesh të ndjesh gëzim në zemrën tënde, kur e mban Kryqin Tim, kjo rrallë ndodh. Ti do të vuash gjithmonë në Emrin Tim dhe do ta shohësh se do të duhet kohë përpara se e gjithë forca e gëzimit të përjetohet. 

Vuajtja jote po shpëton miliona shpirtra prandaj duhet të jesh mirënjohëse për këtë. Të gjithë shenjtorët po punojnë në këtë anë për të mbajtur ty të fortë dhe për të të mbrojtur nga Satani, që do të bëjë gjithçka që të mundet për të të ndaluar. Por ai kurrë nuk do t’ia arrijë sepse Dora e Atit Tim do të godasë mbi ata që përpiqen ta sabotojnë Punën Time për të shpëtuar sa më shumë shpirtra që Unë të mundem përmes teje. Mbështetu tek Unë dhe Unë do ta shtyj këtë Punë, që Mesazhet e Mia të mund të dëgjohen nga miliona, besimtarë dhe jo-besimtarë në çdo skaj të globit.

Mësuesi yt i dashur
Shpëtimtari i Njerëzimit, Jezu Krishti