E
Hënë, 22 Gusht 2011, në 20:10
Kur
njeriu e vë në pyetje besimin e tij ai ka nevojë të mendohet. Nëse ai është në
dyshim, atëherë duhet të më kërkojë Mua t’ia hap sytë. Nëse e ka të vështirë të
lutet, duhet të më kërkojë Mua t’ia hap gojën. Por nëse ai nuk do ta dëgjojë të
Vërtetën, atëherë ai ka nevojë për lutjet e të tjerëve.
Fëmijët
e Mi, Unë Jam thellësisht i shqetësuar me mënyrën në të cilën ligësia po
paraqitet sikur të jetë e mirë, ndërsa e mira po paraqitet si e ligë. Gjithçka
në botën tuaj është përmbys. Për ata prej jush pa një përkushtim të thellë ndaj
Meje, ju nuk do të jeni më të mënçur.
Veprime
po kryhen tani në botë në çdo nivel qeverie, kishe dhe shteti në emrin tuaj dhe
ju jeni të pavetëdijshëm për këtë.
Ligje
të këqija po futen dhe po i paraqiten njerëzimit sikur të jenë në interesin e
tyre më të mirë. Kjo përfshin regjime të reja, mjekësinë, ndihmën e huaj,
vaksinime dhe predikime të feve të reja dhe doktrinash të tjera. Kurrë nuk ka
pasur kaq shumë çorientim mes fëmijëve të Mi.
Në
sipërfaqe, gjithçka duket të jetë e kontrolluar dhe në rregull dhe në një fare
mënyre ashtu është. Por rregulli i vetëm i vërtetë që ekziston është nga dora e
atyre që kontrollojnë ngjarje botërore, të fshehur në rehatinë e mënyrave të
tyre të liga, prapa dyerve të mbyllura.
Mos
u mashtroni, fëmijë. Ju duhet të ktheheni tek Unë për ndihmë me qëllim që
ngjarjet e liga të planifikuara nga fuqitë sekrete globale të mund të
dobësohen. Udha juaj e vetme drejt lirisë së vërtetë është kur e ringjallni
besimin tuaj tek Unë. Kjo do të ndodhë së shpejti, fëmijët e Mi të shtrenjtë,
kur Unë ta shfaq Veten tek bota gjatë Paralajmërimit, që sa vjen e afrohet.
Unë
ju bëj thirrje që të luteni për ata që e kanë shikimin, por që janë të verbër
ndaj Fjalës Sime Më të Shenjtë. Lutuni për ata që vazhdojnë t’i shtrembërojnë
Mësimet e Mia dhe për shërbëtorët e Mi të shenjtë, të cilët, përmes frikës, po
dorëzohen ndaj kërkesave të bëra atyre nga qeveritë.
Ka
vetëm një drejtues tani që është në kontroll të së ardhmes dhe ai është Ati Im
i Përjetshëm, Hyji Krijuesi dhe Bërësi i çdo gjëje. Nderojeni Atë përmbi
gjithçka dhe ju do të ecni me hap të sigurt përpara në udhën e së Vërtetës.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti