Kerko Mesazhet ketu

Sunday 17 January 2016

Si të Luteni me Rruzaren e Shenjtë


Parathënie

Rruzarja është e ndarë në 5 dekada. 
Çdo dekadë përfaqëson një mister apo një ngjarje në jetën e Jezusit. Ka 4 grupe të “Mistereve të Rruzares”: e Gëzimit, e Dritës, e Mundimit dhe e Lavdisë

Këto 4 “Misteret e Rruzares” si pasojë përmbajnë një total prej 20 misteresh. Misteret e Gëzimit, Dritës, Mundimit dhe Lavdisë thuhen në ditë specifike të javës (shiko çdo grup të mistereve më poshtë). Gjatë recitimit privat të Rruzares, çdo dekadë kërkon meditim të përkushtuar mbi çdo mister të veçantë.

Recitimi publik i Rruzares (dy apo më shumë njerëz), kërkon një drejtues të deklaroj secilin mister para dekadës, dhe të filloj çdo lutje.

***
Të FILLONI ROZAREN ju thoni Besimin e Apostujve në kryq. 
Pastaj ju thoni Ati Ynë dhe 3 Të Falemi Mari në kokrrat e lidhura pas kryqit dhe 1 Lavdi Atit.

Pastaj ju vini tek misteret APO dekadat. Në fillim të secilës dekadë ju deklaroni misterin, për shëmbull në Misterin e Mundimit ju filloni me mundimin në Kopësht dhe pastaj filloni duke recituar Ati Ynë, pastaj 10 Të Falemi Mari dhe mbaroni me Një Lavdi Atit dhe përfundimit, lutjen e shkurtër të Fatimas.
Kur i keni mbaruar 10 dekadat thoni 1 Ati Ynë, 1 Të Falemi Mari dhe Lavdi Atit dhe PëRFUNDIMISHT Të Falemi Mbretëreshë e Shenjtë. 
(Ketu keni nje permbledhje te shkurter). 

***
  • Kur ju e mbani një Rozare, Satani ka dhimbje koke.
  • Kur ju e përdorni atë, ai shëmbet përtokë.
  • Kur ai ju shikon të luteni, i bie të fikët.
  • Le të lutemi me Rozaren çdo herë, që atij t'i vazhdoj t'i bier të fikët.
  • A e dini gjithashtu se kur ju bëheni gati për ta përcjellë këtë mesazh, Satani do të përpiqet t'ju dekurajoj?
  • Përcilleni atë sidoqoftë dhe ndihmoni në shpejtimin e triumfit të Nënës Mari!
  • Dërgojeni këtë tek miqtë tuaj të devotshëm dhe shikoni se si punon Shpirti I Shenjtë!
  • Keni shumë për të fituar dhe absolutisht asngjë për të humbur!


LUTJET E RRUZARES

Lutje Para Rruzares
Mbretëreshë e Rozares së Shenjtë, Ti që denjove të vish në Fatima për të shfaqur tek tre fëmijët barinj thesaret e hirit të fshehura në Rozare. Frymëzoje zemrën time me një dashuri të sinqertë për këtë përkushtim, që duke medituar në Misteret e Shpengimit tonë të përmëndura në të, unë mund të përmirësohem prej fryteve të tyre dhe të marr paqen për botën, konvertimin e mëkatarëve dhe të Rusisë, dhe hiret që unë të kërkoj Ty në këtë Rozare. (Këtu përmënde kërkesën tënde.) Unë e kërkoj këtë për lavdinë më të madhe të 
Zotit, për vetë nderin Tënd dhe për të mirën e shpirtrave, sidomos për timin. Amen.

Besimi i Apostujve
Besoj në Hyjin, Atin e Gjithëpushtetshëm, Krijuesin e Qiellit e të tokës; dhe në Jezu Krishtin, Birin e Tij një të vetmin, Zotin tonë;
I Cili u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt, u lind prej Virgjërës Mari;
pësoi mundimet nën Poncin Pilat, u vu në Kryq, vdiq dhe u varros;
Zbriti në Ferr; të tretën ditë u ngjall së vdekuri;
U ngrit në Qiell, dhe rri në të djathtë të Hyjit, Atit të Gjithëpushtetshëm; andej do të vij për të gjykuar të gjallët e të vdekurit.
Besoj në Shpirtin Shenjt, Kishën e Shenjtë Katolike, shoqërinë e shenjtërve, faljen e mëkateve, ngjalljen e trupit, dhe jetën e pasosur. Amen.

Ati Ynë
Ati ynë, që Je në qiell, u Shenjtëroftë Emri Yt.
Ardhtë Mbretëria Jote.
U bëftë Vullnesa Jote, si në Qiell – ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme na e jep sot.
Dhe na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë.
E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen.
Të Falemi Mari
Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty!
E bekuar je mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezus.
Shenjta Mari, Nëna e Tenzot, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen.

Lavdi Atit:
Lavdi Atit, dhe Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. Si ka qënë në fillim, është tash e përgjithmonë e jetës. Amen.


Lutja tek Jezusi e Kërkuar nga Zonja Jonë
O Jezusi im, na i fal mëkatet tona, na shpëto prej flakës së ferrit, dhe çoi në qiell të gjithë shpirtrat, por sidomos ata që kanë më shumë nevojë për Mëshirën Tënde.

Të Falemi Mbretëreshë e Shenjtë:
Të falemi Mbretëreshë e Shenjtë,
Nëna e Mëshirës, jeta, ëmbëlsia e shpresa jonë.
Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë,
po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull plot me lot.
Dhe pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh.
E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e trego.
O e dhimbshmja, e buta, e ëmbla Virgjëra Mari!
Lutu për ne, O Nëna e Shenjtë e Hyjit.
Që ne të bëhemi të vlefshëm për premtimet e Krishtit. Amen.

Lutje Pas Rozares
O Hyj i Gjithëpushtetshëm dhe i Amshuar, që nën
ndikimin e Shpirtit Shenjt e përgatite trupin dhe shpirtin e
Virgjërës Mari, që të bëhet banesë e denjë e Birit tënd;
bëj që ajo, të cilën me gëzim po e përkujtojmë,
me ndërmjetësimin e vet të mëshirshëm të na shpëtojë
prej të këqijave të tanishme dhe nga vdekja e amshuar.
Nëpër të njëjtin Krisht, Zotin tonë. Amen!


MISTERET E GëZIMIT

(Thuhen të Hënën, Të Shtunën, Të Dielën që nga Epifania deri në Kreshmë)

1. Misteri i Parë i Gëzimit – Njoftimi i Gabrielit tek Maria
Unë Dëshiroj Dashurinë e Parulësisë
Mendoni për Përulësinë e Virgjërës së Bekuar kur ëngjëlli Gabriel e përshëndeti atë me këto fjalë: “Të Falem hirëplotë”. Luka 1:26
Ati Ynë (1) ...   Të Falemi Mari (10) ...   Lavdi Atit (1) ...

2. Misteri i Dytë i Gëzimit – Vizita e Maries tek Elizabeta
Unë Dëshiroj Bamirësi kundrejt Fqinjit Tim
Mendoni për Bamirësinë e Maries kur vizitoi kushërirën e saj Elizabet dhe qëndroi me atë për 3 muaj para lindjes së Gjon Pagëzorit. Luka 1:39
Ati Ynë (1) ... Të Falemi Mari (10) ... Lavdi Atit (1) ...
3. Misteri i Tretë i Gëzimit – Lindja e Jezusit

Unë Dëshiroj Dashurinë e Zotit
Mendoni për 
Varfërinë, me kaq dashuri të pranuar nga Maria kur e vendosi Foshnjen Jezus, Zotin dhe Shpëtimtarin tonë, në një grazhd në ahur të Betlehemit. Luka 2:1
Ati Ynë (1) ...   Të Falemi Mari (10) ...   Lavdi Atit (1) ...

4. Misteri i Katërt i Gëzimit – Prezantimi i Jezusit në Tempull

Unë Dëshiroj Shpirtin e Sakrificës
Mendoni për 
Bindjen e Maries ndaj ligjit të Zotit në prezantimin e Fëmijës Jezus në Tempull. Luka 2:22
Ati Ynë (1) ...   Të Falemi Mari (10) ...   Lavdi Atit (1) ...
5. Misteri i Pestë i Gëzimit – Gjetja e Jezusit në Tempull

Unë dëshiroj Zellin për Lavdinë e Zotit
Mendoni për Dëshpërimin e thellë me të cilin Maria e kërkonte Fëmijën Jezus për tre ditë, dhe gëzimin me të cilin ajo e gjeti Atë në mes të Mësuesve të Tempullit. Luka 2:41
Ati Ynë (1) ...   Të Falemi Mari (10) ...   Lavdi Atit (1) ...


MISTERET E MUNDIMIT

(Thuhen të Martën, Të Premten, dhe për ditë nga E Mërkura e Hirit deri të Djelën e Pashkës)

1. Misteri i Parë i Mundimit – Agonia e Jezusit në Kopësht

Unë Dëshiroj Pendimin e Vërtetë për Mëkatet e Mia
Mendoni për Zotin tonë Jezus në kopshtin e Gjetsemanit, duke vuajtur një agoni të hidhur për mëkatet tona. Mateu 26:36
Ati Ynë (1) ...   Të Falemi Mari (10) ...   Lavdi Atit (1) ...

2. Misteri i Dytë i Mundimit – Jezusi është goditur me kamzhik tek Shtylla
Unë Dëshiroj Shpirtin e Sakrificës
Mendoni për Goditjet e ashpra me kamzhik në shtyllë që Zoti ynë i pësoi; goditjet e rënda që e copëtuan mishin e Tij. Mateu 27:26
Ati Ynë (1) ...   Të Falemi Mari (10) ...   Lavdi Atit (1) ...

3. Misteri i Tretë i Mundimit – Jezusi është Kurorëzuar me Gjëmba

Unë Dëshiroj Kurajon Morale. 
Mendoni për 
Kurorën e gjëmbave të mprehtë që u vendos me forcë mbi Kokën e Zotit tonë dhe durimin me të cilin Ai e duroi dhimbjen për mëkatet tona. Mateu 27:27
Ati Ynë (1) ...   Të Falemi Mari (10) ...   Lavdi Atit (1) ...

4. Misteri i Katërt i Mundimit – Jezusi Mban Kryqin e Tij

Unë Dëshiroj Virtytin e Durimit
Mendoni për Kryqin e rëndë, me kaq dëshirë u mbajt nga Zoti ynë dhe kërkojini Atij tju ndihmoj ti mbani kryqet tuaja pa u ankuar. Mateu 27:32
Ati Ynë (1) ...   Të Falemi Mari (10) ...   Lavdi Atit (1) ...

5. Misteri i Pestë i Mundimit – Kryqëzimi i Jezusit

Unë Dëshiroj Hirin e Këmbnguljes Përfundimtare
Mendoni për Dashurinë që e mbushi Zemrën e Shenjtë të Krishtit gjatë 3 orëve të Tij të agonisë në Kryq dhe i kërkoni Atij të jetë me ju në orën e vdekjes. Mateu 27:33
Ati Ynë (1) ...   Të Falemi Mari (10) ...   Lavdi Atit (1) ...


MISTERET E LAVDISË

(Thuhen të Mërkurën dhe të Dielave përgjatë vitit)

1. Misteri i Parë i Lavdisë – Ringjallja e Jezusit
Unë Dëshiroj një Besim të Fortë
Mendoni për...
Triumfin e lavdishëm të Krishtit kur, në ditën e tretë pas vdekjes së Tij, Ai u ngrit nga varri dhe për 40 ditë ju shfaq Nënës së Tij të Bekuar dhe dishepujve të Tij.

Gjoni 20:1

2. Misteri i Dytë i Lavdisë – Ngritja në Qiell e Jezusit
Unë Dëshiroj Virtytin e Shpresës
Mendoni për...
Ngritjen në Qiell të Jezu Krishtit, 40 ditë pas Ringjalljes së Tij të lavdishme, në prani të Maries dhe dishepujve të Tij. 

Luka 24:36

3. Misteri i Tretë i Lavdisë – Zbritja e Shpirtit të Shenjtë në Rrëshaja
Unë Dëshiroj Zellin për Lavdinë e Zotit
Mendoni për..
Zbritjen e Shpirtit të Shenjtë mbi Marien dhe Apostujt, në formën e gjuhëve të zjarrit, në përmbushje të premtimit të Krishtit. 
Veprat e Apostujve 2:1

4. Misteri i Katërt i Lavdisë – Ngritja në Qiell e Maries
Unë Dëshiroj Hirin e Vdekjes së Shenjtë
Mendoni për...
Ngritjen në Qiell të lavdishme të Maries, kur ajo u bashkua me Birin e saj Hynor.

5. Misteri i Pestë i Lavdisë – Kurorëzimi i Maries si Mbretëreshë e Qiellit dhe e Tokës
Unë Dëshiroj një Dashuri Më Të Madhe për Vigjërën e Bekuar Mari
Mendoni për...
Kurorëzimin e lavdishëm të Maries si Mbretëreshë e Qiellit nga Biri i saj Hyjnor, për gëzimin e madh të gjithë Shenjtorëve.


MISTERET E DRITËS

(Thuhen të Enjteve përgjatë vitit)

1. Misteri i Parë i Dritës – Pagëzimi i Jezusit në Lumin Jordan
Dhe një zë erdhi nga qielli, duke thënë, “Ky është Biri im i dashur, me të cilin Unë jam shumë i kënaqur.”

Mateu 3:17

2. Misteri i Dytë i Dritës – Dasma në Kana, Kristi e Shfaq Veten
Jezusi e bëri këtë si fillimin e shenjave të tij në Kanë në Galile dhe kështu shfaqi lavdinë e tij, dhe dishepujt e tij filluan ta besojnë atë. 
Gjoni 2:11

3. Misteri i Tretë i Dritës – Shpallja e Mbretërisë së Zotit
Jezusi erdhi në Galile duke e shpallur ungjillin e Zotit: “Kjo është koha e përmbushjes. Mbretëria e Zotit është gati. Pendohuni, dhe besoni tek ungjilli.

Marku 1:15

4. Misteri i Katërt i Dritës – Shndërrimi i Jezusit
Dhe ai u shndërrua para tyre; fytyra e tij shkëlqente si djelli dhe rrobat e tij u bënë të bardha si drita. 

Mateu 17:2

5. Misteri i Pestë i Dritës – Darka e Fundit, Eukaristia e Shenjtë
Ndërsa ishin duke ngrënë, Jezusi e mori bukën, tha bekimin, e theu atë, dhe duke ju dhënë dishepujve të tij tha, “Merreni dhe hani; ky është Trupi Im.”
Pastaj ai mori një kupë, falenderoi, dhe ja u dha atyre duke thënë, “Pini nga kjo, të gjithë ju, sepse ky është gjaku i besëlidhjes, që do të derdhet për shumë për faljen e mëkateve.
Mateu 26:26

15 Premtimet e Zonjës Sonë për të Krishterët që e Recitojnë Rruzaren

  1. Kushdo që me besim më shërben Mua duke e recituar Rozaren, do të marri hire të veçanta.
  2. Unë premtoj mbrojtjen Time të veçantë dhe hiret më të mëdha tek të gjithë që e recitojnë Rozaren.
  3. Rozarja duhet të jetë një mburojë e fuqishme kundër ferrit, ajo do të shkatërroj vesin, do ta dobësoj mëkatin, dhe do t'i mposhti herezitë.
  4. Ajo do të bëj virtytin dhe punët e mira të lulëzojnë; ajo do të fitoj për shpirtrat mëshirën e bollëkshme të Zotit; ajo do t'i tërheqi zemrat e njerëzve nga dashuria e botës dhe kotësitë e saj, dhe do t'i lartësoj ata ndaj dëshirave për gjërat e përjetshme. Oh, që shpirtrat ta shenjtërojnë veten me anë të saj.
  5. Shpirti që e rekomandon veten tek Unë duke e recituar Rozaren, nuk do të humbasi.
  6. Kushdo që e reciton Rozaren me përkushtim, i zbaton me konsideratë misteret e saj të shenjta, kurrë nuk do të mposhtet nga fatkeqësia. Zoti nuk do ta ndëshkoj atë në drejtësinë e Tij, ai nuk do të vdesi nga një vdekje e papregatitur; nëse ai është i drejtë do të mbetet në hirin e Zotit dhe do të bëhet i denjë për jetën e përjetshme.
  7. Kushdo që ka një përkushtim të vërtetë për Rozaren nuk do të vdesi pa Sakramentet e Kishës.
  8. Ata që janë besnikë në recitimin e Rozares do të kenë gjatë jetës së tyre dhe në vdekjen e tyre dritën e Zotit dhe plotë nga hiret e Tij; në momentin e vdekjes ata do të marrin pjesë në meritat e shenjtorëve në parajsë.
  9. Unë do të çliroj nga purgatori, ata që kanë qënë të përkushtuar ndaj Rozares.
  10. Fëmijët besnikë të Rozares do të meritojnë një shkallë të lartë të lavdisë në Qiell.
  11. Ju do të merrni gjithçka që më kërkoni Mua duke e recituar Rozaren.
  12. Të gjithë ata që propogandojnë Rozaren e Shenjë do të ndihmohen nga Unë në nevojat e tyre.
  13. Unë e kam fituar nga Biri Im Hyjnor, se të gjithë përkrahësit e Rozares do të kenë për ndërmjetës, tërë gjykatën qiellore gjatë jetës së tyre dhe në orën e vdekjes.
  14. Të gjithë që e recitojnë Rozaren janë djemtë e Mi, dhe vëllezërit e Birit Tim të vetëm Jezu Krishtit.
  15. Përkushtimi ndaj Rozares Sime është një shenjë e madhe e destinacionit.

Lutja ne anglisht: