Monday, 29 February 2016

Pasojat e Paralajmërimit

E Enjte, 29 Shtator 2011, në 20:45
Bija Ime fort e dashur, ndërsa Paralajmërimi sa vjen e afrohet të lutem t’iu kërkosh ndjekësve të Mi të dashur që të luten dhe të gëzojnë me mirënjohje, për Mëshirën e madhe që Ati Im i Përjetshëm ia ka dhuruar njerëzimit.
Do të jetë prej kësaj Vepre të Lavdishme të Dashurisë së Pastër që më shumë prej njerëzimit do të mund të shpëtohet, për ta shijuar Epokën e Paqes mbi Tokë. Të jeni mirënjohës që ju po jetoni në këto kohë, sepse miliona prej jush do të shpëtohen, të cilët përndryshe nuk do të kishin hyrë kurrë në Portat e Parajsës.
Përgatitjet kanë përfunduar. Përgatisni shtëpitë tuaja me qirinj të bekuar dhe me një rezervë uji dhe ushqimesh që të mund të zgjasin për dy javë. Pasojat do të jenë të vështira por ju nuk duhet të frikësoheni. Në të kundërt lehtësohuni, sepse vuajtja duhet të ofrohet si falënderim për jetën e përjetshme, e cila tani po iu sigurohet shpirtrave të Mi të shtrenjtë që e përqafojnë këtë Dhuratë të madhe.
Qëndroni në paqe. Kini besim tek Unë, sepse ta mbani mend, Unë Jam Shpëtimtari juaj dhe iu ofroj atyre shpirtrave besnikë mbrojtje në çdo moment. Unë eci me ju. Unë ju udhëheq. Unë ju mbaj për dore me Dashuri të butë. Ju jeni të Mitë dhe Unë kurrë nuk do t’ju lë që të largoheni nga Zemra Ime e Shenjtë. Ju, ndjekësit e Mi, jeni të rrethuar me hiret që ju nevojiten për t’i mbijetuar Paralajmërimit.
Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari dhe Shpenguesi i gjithë Njerëzimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/09/29/aftermath-of-the-warning/

Sunday, 28 February 2016

Hyji Atë: Ditët e Satanit janë pothuajse në përfundim mbi këtë Tokë

E Enjte, 29 Shtator 2011, në 20:15
Unë Jam Alfa dhe Omega. Unë Jam Hyji Atë.
Bija Ime e dashur, koha po afron që bota ta dëshmojë Mëshirën që do t’i tregohet njerëzimit nga Biri Im i shtrenjtë, Jezu Krishti.
Shumë forca të së keqes gëlojnë tek ata shpirtra të humbur që i kushtojnë besnikëri mashtruesit, Satanit. Edhe ata gjithashtu janë të përgatitur për Paralajmërimin dhe me arrogancë besojnë se pushteti i premtuar atyre nga Satani do t’i çojë ata tek një parajsë e re botërore e krijuar prej tyre. Kjo është gënjeshtra më e madhe e kryer nga Satani ndaj të cilës ata janë dorëzuar. Errësira e shpirtit të tyre do të thotë se zemrat e tyre nuk do të tregojnë asnjë mëshirë ndaj atyre që besojnë tek Unë, Hyji Krijuesi i të gjitha gjërave. Megjithatë fuqia që ata ushtrojnë, është më e dobët tani.
Ditët e Satanit janë pothuajse në përfundim mbi këtë Tokë. Por ai, Satani, nuk do të pushojë derisa ai të ketë vënë në grackë miliona prej këtyre shpirtrave të çorientuar dhe të gënjyer. Lutu për ta, bija Ime, sepse ata enden kot. Ata janë të shkëputur dhe përmes panikut të tyre, ata do të përpiqen me gjithçka të munden për t’i kontrolluar fëmijët e Mi nëpërmjet pronave të tyre materiale.
Dëgjoni tani Fjalën Time. Njerëzimi nuk ka asnjë fuqi. E vetmja fuqi do të jetë përmes lutjes, mburoja kundrejt këtyre njerëzve të ligj. Ata, në mëkat mortor, më kanë fyer Mua dhe Krijimin Tim të çmuar dhe për këtë ata do të vuajnë. Kaq shumë ngjarje do të shpalosen tani përpara syve të një bote mosbesuese. Kaq shumë nga fëmijët e Mi do të jenë të hutuar dhe të tronditur thellë kur ata të ndjejnë vuajtjet e Purgatorit dhe Ferrit.
Të gjithë mëkatarët, gjatë dhe pas Paralajmërimit, do të përjetojnë atë që ata do të përjetonin po të humbnin jetën e tyre. Ata në mëkat do të vuajnë të njëjtin pastrim përcëllues si ata shpirtra në Purgator, të cilët presin të hyjnë në Mbretërinë Time të Lavdishme. Ata në mëkat mortor do të përjetojnë dëshpërimin dhe errësirën e thellë të zjarreve të Ferrit. Kjo vuajtje nuk do të zgjasë shumë gjatë dhe pastaj ata do ta ri-shijojnë botën që e kishin përjetuar para Paralajmërimit, përsëri. Kjo botë do të jetë shumë e ndryshme nga ajo më parë. Sepse më në fund, sytë e tyre do të hapen ndaj të Vërtetës së Parajsës, Ferrit dhe Purgatorit. Atyre pastaj do t’iu duhet që të zgjedhin se cilën udhë dëshirojnë të ndjekin. Ti do të mendoje, bija Ime, se ata do të ndjekin udhën drejt Dashurisë dhe Dhembshurisë Sime Hyjnore, por kjo gjë nuk do të ndodhë me aq shumë mëkatarë të ngurtë. Kaq të infektuar do të jenë ata nga premtimet e rreme dhe boshe të bëra atyre nga mashtruesi saqë ata do të kthehen prapa për të ndjekur drejtimin e tij. Ata do të luftojnë, do të përpiqen dhe përmes ndikimit të djajve të lëshuar nga Satani, të çliruar nga thellësitë e Ferrit, do të bëjnë që shpirtrat e tyre të tërhiqen brenda planit të tij të lig për dominim global.
Kjo është një thirrje urgjente për t’ju nxitur të gjithëve që të kërkoni shpengim, nga zemrat tuaja, për jetët tuaja të paudha. Ju e keni kohën për ta bërë këtë, por bëjeni atë shpejt.
Përgatituni për të kërkuar Mëshirë. Unë i dua të gjithë fëmijët e Mi. Ngjarja Madhështore është për të mirën e të gjithë fëmijëve të Mi. Prandaj në vend të frikës, lejojeni Dashurinë Time që t’ju mbështjelli, që t’ju forcojë. Në këtë mënyrë ju do t’i bëni ballë vuajtjeve që gjenden përpara.
Ati juaj i dashur i Përjetshëm
Hyji Më i Larti

Saturday, 27 February 2016

Reflektim mbi Kryqëzimin Tim

E Hënë, 26 Shtator 2011, në 23:45
Bija Ime fort e dashur, sonte, për të parën herë, Unë të dhashë një reflektim mbi Kryqëzimin Tim, që ty të çuditi. Megjithatë ajo që Unë të zbulova ty është me rëndësi tepër të madhe.
Shumë besimtarë të vakët mendojnë se kur Unë u kryqëzova, në njëfarë mënyre, për shkak se Unë Jam Biri i Atit Tim, Unë nuk e vuajta dhimbjen fizike që njeriu do ta vuante. Ata janë gjithashtu të mendimit se për arsye të statusit Tim Hyjnor, Unë nuk isha i frikësuar, dhe as nuk mund të frikësohesha, për shkak të forcës që Unë mora nga Ati Im.
E Vërteta është krejt ndryshe. Unë u ndjeva shumë i vetmuar dhe i frikësuar. Koha Ime në kopsht ishte tmerruese, për shkak të natyrës Sime njerëzore. Mbajeni mend, se Unë erdha me trup prej mishi. Unë kisha të njëjtat ndjesi të dhimbjes dhe të dëshpërimit, ashtu si çdo njeri. Shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë.
Unë u ndjeva i braktisur nga Ati Im i Përjetshëm dhe u konsiderova me të lehtë në disa aspekte nga apostujt e Mi, të cilët nuk bënë asgjë për të më ngushëlluar Mua gjatë këtyre orëve të tmerrshme.
Kur Unë u ballafaqova me ekzekutuesit e Mi, Unë dridhesha nga frika dhe me zor mund t’iu përgjigjesha akuzave të tyre. Unë u ndjeva ashtu si çdo qenie njerëzore do të ndjehej gjatë përballjes me një ekzekutim të dhunshëm. Dinjiteti Im mbeti i paprekur për arsye të Sakrificës që Unë e dija se duhet ta bëja për njerëzimin. Një paradoks ky, e di, por Unë gjithashtu ndjeva Dashuri dhe Gëzim në Zemrën Time gjatë kësaj vuajtjeje. Sepse Unë e dija se vdekja Ime do t’ju shpëtonte ju, fëmijët e Mi, përjetësisht. Megjithatë, Unë tani dua që ju ta pyesni veten se sa mund të shpëtohen nga vdekja Ime në Kryq. Kush dëshiron të shpëtohet dhe a e kuptojnë ata me të vërtetë rëndësinë.
Për shkak të vdekjes Sime, ata mund të hyjnë tani në Parajsë. A e dinë ata gjithashtu se kjo do të jetë sipas vetë zgjedhjes së tyre dhe përmes vullnetit të tyre të lirë që iu është dhënë? Besimi në Hyjin Atë duhet të jetë përparësia juaj. Ejani tek Unë në fillim dhe Unë do t’ju çoj tek Ai. Përmbajuni Mësimeve të Mia të dhëna përmes Biblës së Shenjtë. Duajeni fqinjin tuaj. Mbajeni besimin tuaj të thjeshtë. Mbani një pikëpamje të balancuar të besimit tuaj. Të më doni Mua. Lutuni tek Unë. Të më adhuroni Mua. Më lejoni Mua t’ju dua me Zemrën Time të butë, që Prania Ime Hyjnore të mund t’i vërshojë shpirtrat tuaj të vegjël të çmuar. Unë Jam i juaji. Ju jeni të Mitë, fëmijë. Është kaq e thjeshtë.
Sa më shumë të luteni, aq më të afërt do të bëheni. Më pranë zemra juaj do të ndërthuret në Timen.
Jezusi juaj
Shpëtimtari i Njerëzimit

Unë tani kam dërguar profetët e Mi në botë

E Diel, 25 Shtator 2011, në 11:45
Bija Ime fort e dashur, se si t’i bindësh të rinjtë dhe ata që janë të kapur pas një stili jetese të zënë dhe pa kuptim, kjo është sfida që Unë ta paraqes ty.
Puna jote është të përdorësh çdo lloj mjeti të komunikimit modern të vlefshëm për të bindur një shoqëri të re, moderne për të Vërtetën e Ekzistencës Sime. Unë premtoj se të gjithë atyre fëmijëve të rinj që iu jepet e Vërteta, përmes këtyre mjeteve, do ta ndjejnë Praninë Time sapo ata t’i lexojnë Mesazhet e Mia. Përhap dhe konverto tani, bija Ime, në çdo skaj të botës. Ky është roli për të cilin ti ke qenë zgjedhur. Duke e përhapur Fjalën Time vazhdimisht, më shumë njerëz mund të arrihen. Përdore Internetin dhe median. Ndjekësit e Mi të përfshirë, me kalimin e kohës, do ta përhapin të Vërtetën kudo.
Ky Mision vetëm sapo ka filluar. Themelet janë hedhur. Tani sipas kohës së përkryer të Atit Tim bota do t’i kushtojë vëmendje tani këtyre Mesazheve hyjnore.
Unë premtova se do të kthehesha. Për ta shtruar udhën Unë tani kam dërguar profetët e Mi në botë, përfshirë ty, bija Ime. Shumë tani po i përgjigjen thirrjes Sime në çdo vend në botë, edhe pse zërat e tyre janë të vegjël. Me kalimin e kohës, edhe ata gjithashtu do të dëgjohen, dhe kështu ata mund ta shpallin Lavdinë Time për të lajmëruar kthimin Tim.
Duhet njëfarë kohe përpara se ky kthim i lavdishëm të ndodhë. Deri atëherë përgatituni, fëmijët e Mi. Paralajmërimi do të kthejë në besim miliona, por është vetëm fillimi. Periudha pas tij duhet dhe do të shpenzohet duke i ushqyer shpirtrat për të siguruar që ata të jenë të përgatitur siç duhet, në mënyrë që ata të jenë të denjë për të hyrë në Parajsën e Re mbi Tokë të Atit Tim.
Ju duhet të duroni shumë, fëmijë, por oh sa shumë për të shpresuar përpara kur t’ju jepet hyrja për në këtë Epokë të Re të mrekullueshme të Paqes, gëzimit dhe lumturisë mbi Tokë. Këmbëngulje kërkohet tani. Kurajë dhe vendosmëri do t’iu jepet atyre që e thërrasin Shpirtin e Shenjtë. Ju atëherë, ushtria Ime, do t’i ngritni lart shpirtrat e atyre që largohen nga Unë. Mos lejoni asnjë nga këta shpirtra që të largohen, të humbur, në shkretëtirë. Lutuni për ta. Tregoni ndaj tyre dashuri dhe mirëkuptim. Kurrë mos iu thoni atyre se janë të dënuar apo t’i akuzoni për mëkat, sepse kjo është një fyerje e rëndë në Sytë e Mi. Në vend të kësaj, jini të vendosur por të mirësjellshëm. Thjesht tregojuni atyre të Vërtetën. Do të jetë në dorë të tyre pastaj.
Ju nuk mundeni, fëmijë, t’i fitoni të gjithë shpirtrat. Ju vetëm mund të bëni më të mirën tuaj.
Jezusi juaj i dashur
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/09/25/i-have-now-sent-my-prophets-into-the-world/

Shpjegojani tmerrin e Ferrit atyre që janë të verbër ndaj ekzistencës së Satanit

E Shtunë, 24 Shtator 2011, në 22:15
Bija Ime e dashur, përse njeriu këmbëngul për ta mohuar ekzistencën e Ferrit?
Shumë nga fëmijët e Mi, të cilët e konsiderojnë veten të jenë modernë në pikëpamjet e tyre, publikisht e mohojnë ekzistencën e Ferrit, ndërsa e deklarojnë besimin e tyre në Hyjin Atin e Përjetshëm. Ata i çorientojnë fëmijët e Mi kur përdorin justifikimin se Hyji është Përherë Mëshirëplotë. Duke i bindur fëmijët e Mi se të gjithë do të shkojnë në Qiell, ata pa dashur bëhen përgjegjës për ata që ndjekin doktrinën e tyre të gabuar.
Satani ekziston po ashtu edhe Ferri. Ferri është një vend ku Satani i merr ata shpirtra që tregojnë besnikëri ndaj tij mbi Tokë. Këta janë shpirtrat që i shtyjnë mënjanë të gjitha mendimet e Hyjit dhe inkurajojnë pranimin e veprave të liga në botë. Në disa raste njerëzit mund edhe t’ia shesin shpirtrat e tyre Satanit, në shkëmbim për një jetë pasurie, fame dhe pushteti. Shumë njerëz në industrinë e muzikës e kanë bërë këtë ndër vite. Pak konsideratë i jepet mënyrës se si bëhet besnikëria e tyre, shumë shpesh përmes inaugurimeve në grup të kryera përmes praktikave okulte.
Nga ana tjetër janë ata që jetojnë ato çfarë ata i konsiderojnë të jenë thjesht jetë të shkujdesura, plot hare, ku ata vazhdimisht kërkojnë vet-kënaqje. Ata janë thjesht disa prej shpirtrave, të cilët, në mbërritjen tek portat e Ferrit, mbesin të tronditur dhe tundin kokat e tyre në mosbesim për fatin që i pret ata. Ata nuk arrijnë ta pranojnë se ky terror që ata përballin është përgatitur nga ata vetë. Liria që iu pat dhënë atyre mbi Tokë qe abuzuar në favor të çdo gjëje që e fyen Hyjin.
Fëmijët e Mi, ju lutem t’ia shpjegoni tmerrin e Ferrit atyre që janë të verbër ndaj ekzistencës së Satanit. Nuk ka rëndësi nëse ata qeshin dhe hedhin abuzime mbi ju. Është detyra juaj t’i paralajmëroni ata për fatin e tmerrshëm që e pret cilindo shpirt të gjorë që përfundon atje.
Ateistëve, të cilët në shtratin e vdekjes, besojnë se vuajtja e tyre do të përfundojë me frymën e tyre të fundit, më dëgjoni Mua tani. Për ata prej jush që e mohojnë Ekzistencën e Hyjit në këtë Tokë, megjithëse e Vërteta ju ka qenë zbuluar gjatë jetës suaj, vuajtja juaj në zjarret e Ferrit do të jetë vetëm fillimi i mallkimit të përjetshëm. Ju, shpirtrat e Mi të gjorë që kryeni mëkat të rëndë përmes vullnetit tuaj të lirë, po më refuzoni Mua. Përkundrazi, ju po zgjidhni Satanin. Ai ju pret ju pas vdekjes. Unë nuk do të gjendem askund. Sepse, në atë kohë do të jetë tepër vonë për t’ju treguar Mëshirën Time.
Lutuni, lutuni, të gjithë ju, që së bashku ne të mund t’i shpëtojmë këta shpirtra. Satani nuk duhet lejuar që t’i vjedhë shpirtrat e tyre. Më ndihmoni Mua t’i shpëtoj ata ndërsa janë akoma gjallë mbi Tokë.
Jezusi juaj i dashur

Friday, 26 February 2016

Hyji Atë: Antikrishti dhe një Monedhë e Re Botërore

E Premte, 23 Shtator 2011, në 21:30
Bija Ime, ndërsa bota mund t’i trembet Paralajmërimit, ata duhet ta pranojnë se profecitë e përmbajtura në Librin e Zbulesës janë përmbi ne. Shteti i shenjtë i Kishës është tani në rrezik, ashtu siç është edhe Shteti i Izraelit. Profecitë do të shpalosen, ndërsa bota do të kontrollohet nga antikrishti, i cili do të përpiqet që t’ju kontrollojë përmes një Monedhe të Re Botërore. Kur dhe nëse do të jeni të kontrolluar në këtë mënyrë, ju do të jeni të kontrolluar në çdo aspekt tjetër.
Paralajmërimi do t’i vërë një fre kësaj dhe të tjera mynxyrave të liga që po planifikohen nga forcat botërore, të cilat janë përtej të kuptuarit të fëmijëve të Mi kudo në botë. Si gurë shahu të pafajshëm në një lojë jo të krijuar prej jush, ju do të mbroheni nga Dora Ime e Drejtësisë.
Ngrihuni, fëmijët e Mi, dhe e luftojeni këtë varg të ligash përmes lutjes. Kontrolli dhe persekutimi global që po planifikohet, pikërisht në këtë moment, mund të parandalohen përmes lutjes. Jo të gjithë prej jush munden apo do të shpëtohen, i tillë është mbërthimi i antikrishtit që do të mbajë mbi ju.
Fëmijët e Mi, Satani nuk do të fitojë kurrë. Atij nuk i është dhënë pushteti dhe ndërsa mbërthimi i tij të fillojë të dobësohet, tani ai do të tërheqë me vete sa më shumë shpirtra të mundet brenda gropave të Ferrit bashkë me të. Unë derdh lot me dhimbje të thellë për Krijimin Tim të bukur dhe për ata shpirtra të Mi të shtrenjtë. Oh sikur ata vetëm ta dëgjonin të Vërtetën.
Vlerësimi shkencor është budallallëk, sepse asnjë shkencë nuk do ta zëvendësojë realitetin e Mbretërisë Sime Hyjnore. Asnjë person mbi Tokë nuk mund ta kuptojë bukurinë dhe mrekullinë që ju pret të gjithëve, sepse ajo është e papërshkrueshme në terma njerëzore.  
Së shpejti ju do t’i kuptoni planet që Unë kam për ta shpëtuar botën nga duart e mashtruesit.
Unë ju dua të gjithëve dhe do t’i mbroj ndjekësit e Mi në çdo fazë gjatë ndonjë persekutimi të planifikuar.
Shikoni drejt Meje. Hapini krahët tuaj dhe më lejoni Mua t’ju mbaj dhe t’ju mbroj që të gjithëve.
Fëmijët e Mi të cilët besojnë tek Unë nuk kanë asgjë për t’u frikësuar.
Krijuesi juaj i dashur
Hyji Më i Larti
Hyji Atë

Tuesday, 23 February 2016

Dhimbje për humbjen e fëmijëve të Mi që nuk duan t’ia dinë fare për Mua

E Enjte, 22 Shtator 2011, në 21:30
Bija Ime e dashur, përgatite familjen tënde për Paralajmërimin. Kërkoju fëmijëve të Mi kudo që të kërkojnë falje për mëkatet e tyre. Kërkesa e tyre duhet të jetë nga zemra. Përndryshe ata do të vuajnë dhimbjen djegëse të Purgatorit gjatë Ndriçimit të Mëshirës Sime Hyjnore, kur Unë do të ballafaqohem me secilin dhe çdonjërin prej jush.
Pastrimi që po vjen do të lërë një përshtypje aq zgjatëse dhe të paharrueshme mbi shpirtrat tuaj saqë ju do të mbeteni në Gjirin e Zemrës Sime në përjetësi.
Për ata prej jush që më njohin dhe më duan Mua, ju lutem përgatituni tani për Dhuratën Time më të madhe. Siguroni qirinj të bekuar dhe Ujë të Shenjtë dhe qëndroni gati që ju të mund të bashkoheni në lutje me shenjtorët në Qiell për të ndihmuar që të shpengoni shpirtrat e të gjithë fëmijëve të Mi rreth e qark botës.
Për herë të parë në jetët tuaja, ju do të jeni me të vërtetë vetëm në Shoqërinë Time. Pa asnjë tingull ju do të dëshmoni Kryqëzimin Tim dhe për jo-besimtarët, ata atëherë më në fund do ta kuptojnë të Vërtetën e vuajtjes Sime për njerëzimin.
Ju, fëmijët e Mi, do ta kuptoni dhe do ta mirëprisni Dhuratën Time të madhe të Mëshirës dhe do t’ju jepet një forcë e njohur vetëm prej shenjtorëve në Qiell. Kjo forcë do të krijojë shtyllën kurrizore të ushtrisë Sime të re mbi Tokë në kohën më pas. Kjo ushtri e madhe do të shpëtojë miliona shpirtra të tjerë nga kthetrat e ushtrisë së udhëhequr nga antikrishti. Lutja tani do të shpëtojë dhe ndihmojë të kthejë në besim miliona gjatë kësaj kohe kritike që nga Krijimi i njerëzimit.
Më lejoni Mua t’ju përqafoj, fëmijë, sa më herët. Më lejoni Mua t’jua jap kurajën dhe forcën për të më sjellë Mua më shumë shpirtra. Unë kam nevojë për dashurinë tuaj. Plagët e Mia janë të hapura. Hidhërimi Im është në kulm për humbjen e aq shumë prej fëmijëve të Mi, që nuk duan t’ia dinë fare për Mua.
 Unë ndjehem i braktisur dhe i vetëm. Më ndihmoni Mua, fëmijë, që t’i shpëtoj ata në kohë. Ndërsa Vepra Ime e madhe e Mëshirës do të sjellë Dritën Hyjnore brenda botës në një shkallë që do t’ju lërë pa frymë, ajo gjithashtu do të jetë një periudhë hidhërimi për ata që nuk do të jenë në gjendje për t’i bërë ballë tronditjes.
Ju lutem që të mos alarmoheni. Unë vij me Dashuri dhe Dhembshuri të madhe për ju të gjithë. Është për arsyen se Unë ju dua, që Unë tani po ndërhyj për t’ju shpëtuar nga veprat e liga që po ndërmerren nga fuqitë botërore, që duan ta pakësojnë popullsinë e botës. Ata duan ta bëjnë këtë përmes kontrollit. Unë nuk do t’i lejoj ata që ta bëjnë këtë. Ati Im është duke pritur. Nëse njeriu i pranon mëkatet për të cilat ai është fajtor, atëherë bota do të bëhet një vend i paqes dhe dashurisë. Nëse ai nuk i kushton vëmendje mësimit të marrë nga Paralajmërimi, ai nuk do të shpëtohet. Kjo do të ndodhë kur Dora e Atit Tim do të bjerë.
Unë Jam Jezu Krishti
Mbreti dhe Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit

Virgjëra Mari: Lutuni për mbrojtjen time kudo nëpër botë

E Enjte, 22 Shtator 2011, në 21:00
Fëmija im, ti duhet t’iu kërkosh fëmijëve të mi që të më luten mua, me qëllim që unë të mund t’i mbuloj ata me Mantelin tim Më të Shenjtë në këto kohë. Puna e mashtruesit është duke u rritur dhe duke u përhapur si zjarr i pakontrolluar, kontrolli i lig që ju shikoni kudo rreth jush është duke u drejtuar nga ai dhe ushtria e tij e djajve. Ata shkaktojnë shumë vuajtje dhe dhimbje në botë. Lutja e Rruzares Sime Më të Shenjtë do ta ndalojë atë të shkaktojë dëmin që ai synon të sjellë mbi këtë botë.
Lutuni, fëmijët e mi, kudo që të jeni, për mbrojtjen time të veçantë kundër të ligut.
Lutuni për ta lehtësuar vuajtjen e Birit tim të dashur, i Cili ka shumë nevojë për ngushëllimin tuaj. Ai ka nevojë për lutjet tuaja, fëmijë, ndërsa bëhet gati për ta shpëtuar njerëzimin nga jetët e tyre mëkatare dhe të mbrapshta, akoma edhe një herë.
Lutuni tani siç nuk jeni lutur kurrë më parë.
Nëna juaj e Bekuar
Mbretëresha e Paqes

Monday, 22 February 2016

Tregimi i fatit nuk vjen nga Unë

E Mërkurë, 21 Shtator 2011, në 23:30
Bija Ime, ky udhëtim për ty po përshkallëzohet. Ti je gati më tepër nga sa mund ta dish. Mos ki frikë, sepse Misioni yt do të ndihmojë të shpëtojë një pjesë të madhe të njerëzimit. Roli yt ka qenë profetizuar dhe po orkestrohet në Qiell. Ti je një instrument. Unë Jam Zotëria yt.
Ti do të kesh sukses në këtë detyrë më të shenjtë, sepse nuk mund dhe nuk do të dështojë. Ti mund të ndjehesh herë pas here, shumë e demoralizuar, e vetmuar, dhe pa kurajo. Pranoje këtë. Vuajtja jote po më dhuron Mua shpirtra të çmuar në momentin e vdekjes së tyre. Këta shpirtra tani luten për ty. Gëzohu, sepse po të shihje dashurinë që ata reflektojnë për ty, ti do të qaje me gëzim.
Shenjtorët e Mi në Qiell të drejtojnë dhe të mbrojnë nga i ligu dhe, prandaj, të janë dhuruar shumë falje, të cilat të habisin dhe të gëzojnë ty. Kurrë mos hezito në këtë Punë. Ky është një nga Misionet më të mëdha të Punës Sime mbi Tokë. Qëndro e fortë, trime dhe me besim, por ruaje përulësinë me çdo kusht. Skena është ngritur tani. Ngjarjet për të cilat Unë fola tani do të shpalosen. Ndërsa kjo ndodh, po ashtu dhe besimi yt do të kthehet. Sepse ti do t’i kesh të gjitha provat që të nevojiten. Po, Satani e ka ndërprerë këtë Punë në pak raste. Unë e kam lejuar këtë sepse kjo siguron që ti të mbetesh e përulur në çdo kohë.
Mos publiko data. Mos pyet se si do të dalë e ardhmja për njerëz që ta kërkojnë. Tregimi i fatit nuk vjen nga Unë. E vetmja e ardhme që Unë zbuloj është e lidhur me mirëqenien shpirtërore të fëmijëve të Mi. Të jesh mirënjohëse që të është dhënë kjo Dhuratë tejet e veçantë. Edhe pse ti kurrë nuk e dëshirove atë vullnetarisht, ti ishe brumosur për këtë Punë që nga frymëmarrja jote e parë dhe ti do ta përmbushësh Fjalën Time Më të Shenjtë deri në frymëmarrjen tënde të fundit.
Ec përpara në Emrin Tim dhe më ndihmo Mua të shpëtoj shpirtrat e gjithë njerëzimit, me dashuri dhe gëzim në zemrën tënde.
Unë të dua, bija Ime e çmuar. Unë gëzoj në dashurinë tënde të përzemërt për Mua dhe Nënën Time të dashur.
Jezusi juaj

Sunday, 21 February 2016

Dyshimet ju bëjnë më të fortë në dashurinë tuaj për Mua

E Mërkurë, 21 Shtator 2011, në 22:00
Unë vij në Emër të Jezusit, i Cili erdhi me trup dhe qe bërë njeri.
Bija Ime e dashur, ti tani je kaq pranë Zemrës Sime, por mund të ndjehesh kaq larg. Herë pas here ti mendon se je ndarë nga Unë, kur në fakt, ti vetëm je afruar më shumë në bashkim me Mua.
Kaq të fortë tani, bija Ime, Unë Jam duke e forcuar besimin tënd, që ti të mund të vazhdosh ta shpallësh Fjalën Time tek njerëzimi. Ky është një Mision shumë i rëndësishëm. Për shkak të djajve të lëshuar me miliona nga Satani në këto kohë, ata po të sulmojnë në çdo cep. Të parët njerëz që ata do të përdorin do të jenë besimtarët, të cilët do të vihen në radhë për të të hedhur ty gurin e parë.
Ndërsa Vepra Ime madhështore e Mëshirës për njerëzimin sa vjen e afrohet, po ashtu dhe djajtë do të përpiqen ta bllokojnë të Vërtetën dhe t’i pengojnë njerëzit, njerëzit e mirë, të shpenzojnë kohën që Unë e dua prej tyre për t’i shpëtuar shpirtrat e fëmijëve të Mi pa aspak besim. Mos i lejo fyerjet mizore, të cilat po marrin vrull, për të ta larguar vëmendjen nga Puna Ime.
Dëgjojeni tani profecinë Time. Për çdo njeri që pendohet në këtë kohë, tre shpirtra më tepër mund të shpëtohen për njeri. Mendojeni këtë kështu. Bekimet e hedhura mbi njeriun që kërkon falje do t’iu jepen familjeve të këtyre njerëzve. Çdo shpirt që më lutet Mua tani dhe më kërkon Mua që t’ia shpëtoj familjen e tyre dhe miqtë më të afërt do ta marrë Mëshirën Time me bollëk.
Lutja është shpëtimi juaj, fëmijët e Mi. Sa më shumë të luteni, aq më shumë Unë do t’jua hap zemrat dhe do t’jua zbuloj të Vërtetën Time. Favorizimet e Mia tani janë zgjeruar në një mënyrë të padëshmuar mbi këtë Tokë më parë. Megjithatë, Unë nuk mund t’i hedh këto hire të fuqishme nëse ju nuk i kërkoni ato.
Bija Ime, ta dish se një përndjekje, që do të habisë, do të shihet tani në një sulm në rritje mbi këto Mesazhe hyjnore. Shpërfilli ato. Mbylli sytë tuaj. Bllokoji veshët tuaj. Në të kundërt, lutu që shpirtra të tillë të mund të shohin ndriçim.
Dyshimet, bija Ime, janë sprova të përjetuara, jo vetëm nga ti, por nga ndjekësit e Mi të dashur. Edhe pse ato mund të jenë shqetësuese, ato janë të lejuara nga Unë për t’ju bërë të gjithëve më të fortë në dashurinë tuaj për Mua.
Qetësohuni tani, fëmijët e Mi. Pranojeni Fjalën Time. Jetoni jetët tuaja ashtu si Unë e pres prej jush. Vendosni familjet tuaja të parat, përpara çdo gjëje. Ato kurrë nuk duhet të neglizhohen për hatrin Tim. Lutuni tani me mirëbesim të qetë dhe të jeni të sigurt se profecitë e Mia do të shpalosen me Urdhrin e Atit Tim të Përjetshëm. Ato do të ndodhin sipas kohës së përkryer të parashtruar nga Ati Im.
Kurrë mos harroni, fëmijët e Mi, se shumë sekrete të dhëna vizionarëve dhe lajmëtarëve të Mi, që parashikojnë ngjarje të ardhshme që do të vijnë, janë lehtësuar përmes lutjes. Shumë, shumë shkatërrime ekologjike janë evituar prej përkushtimit të treguar ndaj Nënës Sime të Bekuar. Të përkushtuarit e saj kanë evituar shumë tërmete, përmbytje dhe tsunami për shkak të lutjeve të tyre. Lutja mund të jetë shumë të fuqishme. Lutjet dhe vuajtja e një personi mund të shpëtojnë një komb. Ta mbani mend këtë.
Unë i dua të gjithë, fëmijët e Mi. Fuqia për të shpëtuar njëri tjetrin shtrihet në duart tuaja, fëmijë. Mos harroni se çfarë Unë kam thënë më parë. Lutja është mburoja juaj kundër të ligut në këtë botë. Lutja mund të dobësojë shkatërrime globale. Vazhdoni të luteni për paqe në botën tuaj. Lutuni, gjithashtu, për një kalim të lehtë për në Parajsën e Re mbi Tokë, e cila i pret të gjithë fëmijët e Mi që kërkojnë shpengim.
Jezusi juaj i dashur

Saturday, 20 February 2016

Lutja e Mëshirës Hyjnore

E Merkure, 21 Shtator 2011

Lutja e Mëshirës Hyjnore thuhet duke përdorur Rruaza të Rozares të zakonshme me 5 periudhat e mistereve. Lutja fillon me dy lutje fillestare të marra nga Ditari i Shën Faustinës dhe pason me lutjen mbyllëse.

Si të themi lutjen:

1. Bëj Shënjën e Kryqit
Në emër të Atit, dhe të Birit, dhe të Shpirtit Të Shenjtë. Amen.

2. Lutjet Fillestare (marrë nga ditari i Shën Faustinës)
Ju dhatë frymën e fundit, Jesus, por burimi I jetës vërshoi për shpirtrat, dhe oqeani I mëshirës u hap për gjithë botën. O Burim I Jetës, Mëshirë Hyjnore e pamasë, pushtoje gjithë botën dhe zbrazu mbi ne. Gjak dhe Ujë, që dole nga Zemra e Jesusit si një burim Mëshire për ne, unë besoj tek Ty!

3. Ati Ynë
Ati Ynë, Që je në qiell;
U shenjtëroftë emri Yt;
Ardhtë mbretëria Jote;
U bëftë vullnesa Jote si në qiell ashtu dhe në tokë;
Bukën tonë të përditshme na jep sot;
Dhe na i fal mëkatet tona ashtu si i falim ne fajtorët tanë;
Dhe mos na lër të biem në tundim;
Por na liro nga i keqi;
Amen.

4. Të falemi Mari
Të falemi Mari, hirëplotë, e Zoti me ty;
E bekuar je mbi të gjitha gratë;
Dhe I bekuar është fryti I barkut tënd, Jesus;
Shenjta Mari, Nëna e Hyjit;
Lutu për ne mëkatarët;
Tash e në fill të vdekjes sonë;
Amen.

5. Besimi i Apostujve
Besoj në Zotin, Atin e Gjithpushtetshëm;
Krijuesin e Qiellit e të Tokës;
E në Jesu Krishtin, Birin e Tij një të vetmin, Zotin Tonë;
I Cili u zu për virtyt të Shpirtit Shenjtë;
U lind prej Virgjërës Mari;
Pësoi mundimet nën Poncin Pilat;
U vu në kryq, vdiq e u varros;
Zbriti në Ferr;
Të tretën ditë u ngjall së vdekuri;
U ngjit në Qiell;
Rri në të djathtë të Hyjit, Atit të Gjithpushtetshëm;
Andej do të vij për të gjykuar të gjallë e të vdekur;
Besoj në Shpirtin e Shenjtë,
Kishën e Shenjtë Katolike,
Shoqërinë e Shenjtorëve,
Faljen e mëkateve,
Ringjalljen e korpit,
Dhe jetën e pasosur, 
Amen.

6. Ati i Përjetshëm
Atë i Përjetshëm, të ofroj Trupin dhe Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd të Dashur, Zotit Tonë, Jesu Krisht, për shlyerjen e mëkateve tona dhe të gjithë botës.

7. Në 10 kokrrat e vogla të secilit mister
Për hir të Mundimeve të Tij të dhimbshme, ki mëshirë për ne dhe për mbarë botën.

8. Përsërit për pjesën tjetër të mistereve
Duke thënë “Ati I Përjetshëm” në 5 kokrrat e mëdha dhe 10 “Për hir të Mundimeve të Tij të dhimbshme” në kokrrat e vogla.

9. Përfundo me Hyj I Shenjtë (Përsërite 3 herë)
Hyj I Shenjtë, Hyj I Shenjtë I Gjithpushtethshëm, Hyj I Shenjtë I Pavdeshkëm, ki mëshirë për ne dhe për mbarë botën.

10. Lutja mbyllëse
O Zot I Përjetshëm, me një mëshirë të pafund dhe thesar I dhembshurisë së pashtershme, me mirësi na mbro dhe shtoje mëshirën Tënde ndaj nesh, që në momente të vështira të mos dëshpërohemi apo të bëhemi të brengosur por me confidencë të madhe ti nënshtrohemi vullnetit Tënd të shenjtë, e cila është Dashuria dhe Mëshira vetë.

Lutja ne anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2016/03/18/chaplet-of-divine-mercy/

Ngjarja më e rëndësishme që nga Ringjallja Ime

E Hënë, 19 Shtator 2011, në 20:15
Bija Ime fort e dashur, është qëllimi Im që të sjell çdo burrë, grua dhe fëmijë brenda Parajsës Sime të Re mbi Tokë, sepse po qe se edhe një shpirt do të lihej pas, kjo do ta thyente Zemrën Time. Ja përse numri i lajmëtarëve që Unë tani i dërgoj në botë është rritur. Kjo është me qëllim që ata të mund ta përhapin Fjalën Time të Shenjtë për të inkurajuar kthimin në besim.
Unë nuk i dërgoj lajmëtarët për të frikësuar fëmijët e Mi. Përkundrazi, roli i lajmëtarëve të Mi është për të përgatitur çdo person mbi këtë Tokë, që ata të jenë gati dhe të denjë për të jetuar në këtë Parajsë të Re.
Fëmijët e Mi, kohët në të cilat ju po jetoni nuk janë të këndshme. Ligji dhe rregulli janë shembur. Lakmia ka bërë që stabiliteti juaj financiar t’ju vidhet. Vet-lavdia dhe dhënia pas ambicieve kanë bërë që Besimi juaj gjithashtu t’ju hiqet tutje.
Si një shtëpi ku nuk ka asnjë kontroll prindëror
Ju, fëmijët e Mi, jeni si në një shtëpi ku nuk ka asnjë kontroll prindëror. Ashtu si fëmijëve të përkëdhelur, ju janë dhënë të gjitha rehatitë materiale që i dëshironi pa iu dashur që t’i fitoni ato. Ju është dhënë ushqim, për të cilin nuk ju duhet të punoni. Gjithçka që nuk ju kënaq zëvendësohet me një tjetër gjë të re, një tjetër stimulues. Megjithatë, asgjë nuk ju kënaq për një kohë të gjatë. Pastaj grindjet ndodhin midis fëmijëve, ku secili kërkon ta kontrollojë tjetrin për të pasur të drejtë për vete. Luftëra fizike munden atëherë shpërthejnë. Por asnjëri nuk është në kontroll dhe kështu ata lëndojnë njëri tjetrin, nganjëherë me pasoja të rënda.
Ja se si Unë e shikoj botën. Fëmijët e Mi janë të pakënaqur, ju mungon ngushëllimi shpirtëror, por refuzojnë të udhëhiqen nga Kisha Ime. Kisha Ime sot nuk mund të kontrollojë një popull të tillë pa rregulla që nuk e sheh përkushtimin ndaj Meje të jetë aq stimulues sa kënaqësitë e trupit.
Lufta po e shkatërron njerëzimin dhe rënia shpirtërore ka krijuar një zbrazëti në botë, që pjesa më e madhe e juaj, tani, ia ndjen efektet në zemrat tuaja. Asgjë nuk është ashtu si duket. Lavdia materiale shkëlqen nga jashtë, me dritën e saj që i tërheq ata që kanë etje për rehati, por nuk ka asgjë tjetër përveçse errësirë prapa saj.
Unë Jam Drita që mungon në jetët tuaja të vetmuara, të ngatërruara dhe disi të frikshme. Ja përse koha është afër për Mua që të ndërhyj dhe të marr kontrollin. Ju, fëmijët e Mi, duhet ta mirëprisni këtë dhe të përgatiteni për Mëshirën Time të madhe.
Ju duhet të luteni për vëllezërit dhe motrat tuaja dhe të prisni krahë-hapur për ta mirëpritur ndërhyrjen Time. Jini pozitivë. Qëndroni me shpresë. Kini besim se madje edhe mëkatarët më të ngurtë do të lehtësohen gjatë ndodhjes së kësaj Ngjarjeje Madhështore, më e rëndësishmja që nga Ringjallja Ime.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Friday, 19 February 2016

Gabim klasik i bërë kur përpiqeni të afroheni më pranë Meje

E Diel, 18 Shtator 2011, në 18:50
Unë vij në Emrin e Jezu Krishtit, Birit të Hyjit Më të Lartit. Unë Jam Ai.
Bija Ime e dashur, përse njeriu vazhdon të kërkojë përgjigje rreth ekzistencës së tij përmes shkencës? Ata kërkojnë e kërkojnë, por përgjigjet në të cilat ata arrijnë janë të pavërteta dhe kaq shumë larg ndaj Ekzistencës së Vërtetë të Realitetit Shpirtëror të Mbretërisë së Atit Tim, saqë ju duhet të luteni për këta shpirtra.
Unë e di që për ta pranuar të Vërtetën e Ekzistencës Sime dhe atë të Atit Tim të dashur, është shumë e vështirë, fëmijë. Sepse sa herë që sytë tuaj e shohin kalimthi të Vërtetën, Satani e kthen kokën tuaj në anën tjetër. Në pjesën më të madhe të kohës ai do të përdorë logjikën për t’i bindur fëmijët e Mi se Mbretëria e Atit Tim është thjesht një krijim i imagjinatës së njerëzve. Ai pastaj do të përdorë mbështetjet e botës materiale për t’ju bindur se ato duhet të jenë përparësia juaj.
Pastaj janë shpirtrat që e kuptojnë të Vërtetën. Ata bëjnë një gabim klasik kur përpiqen të afrohen më pranë Meje. Është e lehtë për ta të sigurojnë që sapo të mirat e tyre materiale të jenë arritur, ata pastaj të mund të vazhdojnë në udhëtimin e tyre shpirtëror. Por nuk funksionon kështu. Ju duhet, me çdo mjet, të mbroni familjet dhe shtëpitë tuaja. Ju duhet t’i ushqeni ata që varen nga ju. Pas kësaj, ju duhet të më vini Mua të parin, përpara të gjitha gjërave materiale. Kjo do të jetë pasaporta juaj për në Qiell. Njeriu s’është asgjë pa Hyjin. Asnjë luks material nuk mundet dhe nuk do ta zëvendësojë Dashurinë e Hyjit. As dhe nuk mund t’i konsideroni të vlefshëm apo të vendosni të njëjtën vlerë mbi to, nëse ju dëshironi me të vërtetë që të më përqafoni Mua në zemrën tuaj.
Kini besim tek Unë dhe pjesa tjetër do të ketë kujdesin e vet. Nëse ju përpiqeni të bëni gjithçka sipas vetes suaj dhe mbështeteni pas pasurisë, për të pasur më të mirën e të dy botëve, ju do të mbeteni të zhgënjyer.
Mbajeni mend, Dashuria Ime për ju do t’i ushqejë shpirtrat tuaj. Pasuria materiale do të ushqejë dëshirat tuaja trupore, por ato do të shkojnë me kalimin e kohës dhe ju do të mbeteni pa asgjë.
Ju lutem, fëmijë, pavarësisht nga sa e vështirë është, më lejoni Mua t’ju drejtoj në udhën e vërtetë drejt lumturisë së përjetshme. Thjeshtë më kërkoni Mua ndihmë dhe Unë do t’ju përgjigjem.
Mësuesi dhe Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/09/18/classic-error-made-when-trying-to-become-closer-to-me/

Kohët e Paqes dhe Lavdisë pothuajse kanë ardhur

E Shtunë, 17 Shtator 2011, në 18:50
Bija Ime fort e dashur, ti më në fund po e kupton se kur ti ndjehesh e refuzuar, atëherë kjo është thjeshtë një pasqyrë e Vetë Agonisë Sime. Kur je në bashkim me Mua, ashtu si ti je, kjo do të bëhet pjesë e jetës tënde prej tani e tutje. Kur njerëzit i refuzojnë Mesazhet që ti i publikon, ata po refuzojnë Fjalën Time Më të Shenjtë. Kur ata i sfidojnë ato dhe i bëjnë ato me faj, ata më kritikojnë Mua. Kur ata të përçmojnë ty, ata më përbuzin Mua. Kur ata qeshin me këto Mesazhe ata më kryqëzojnë Mua.
Çfarë ti po ndjen është veçse një pjesëz e vuajtjes Sime ndërsa Unë e shikoj me pikëllim verbimin e njeriut ndaj të Vërtetës së Ekzistencës së Atit Tim të Përjetshëm. Dhimbja dhe trishtimi që Unë ndjej, kur më duhet të dëshmoj mëkatet e njeriut, përfshirë mëkatet e besimtarëve, është tepër intensive. Kjo torturë zor se ndalon, por lehtësohet, nga vuajtja e shpirtrave viktimë. Ajo gjithashtu lehtësohet nga dashuria që ndjekësit e Mi më tregojnë Mua përmes përkushtimit të tyre ndaj Meje.
Bija Ime, ndërsa Unë kam nevojë për vuajtje për të shpëtuar shpirtra të tjerë të gjorë, të pafat, kjo nuk është diçka që më jep Mua kënaqësi. Unë e kam të dhimbshme ta shikoj, por ndjehem i ngushëlluar prej saj. Sa shumë gjëra duhet të mësosh, bija Ime, të cilat janë të vështira për ty për t’u kuptuar. Udhët e Mbretërisë Hyjnore nuk mund të kuptoheshin nga njerëzimi. Një ditë ata do ta kuptojnë.
Dijeni këtë, fëmijët e Mi, se kohët e vështira, që njeriut i është dashur të durojë për shekuj, po vijnë drejt fundit. Ky është lajm i mirë për njeriun që tregon dashuri për fqinjin e tij, dhe si i tillë, që më do Mua. Kjo gjithashtu do t’i japë fund, përfundimisht, vuajtjes Sime, që durohet sepse Unë ju Dua të gjithëve. Kjo Dashuri është e Fuqishme dhe fryt-dhënëse dhe do të jetë shkaku i shpëtimit tuaj final.
Shko tani, bija Ime, dhe pranoje vuajtjen me më shumë kuptim në zemrën tënde. Gëzohu, sepse kohët e Paqes dhe Lavdisë pothuajse kanë ardhur.
Miku dhe Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti, Mbreti i Njerëzimit

E Vërteta zakonisht trajtohet me kujdes të skajshëm dhe mospranim të plotë

E Enjte, 15 Shtator 2011, në 23:50
Bija Ime fort e dashur, ti tani po dëshmon më shumë hollësira mbi dhimbjen që Unë vuajta gjatë Kryqëzimit Tim. Braktisje. Refuzim. Izolim. Mospranim nga tundjet tallëse të duarve të autoriteteve dhe sidomos nga ndjekës të përkushtuar të Mitë. Madje dhe apostujt e Mi më refuzuan në kohën kur Unë kisha nevojë. Prandaj ti nuk duhet të çuditesh që kjo po të ndodh edhe ty.
Ty gjithashtu t’u tregua sonte një vizion i Imi duke qëndruar para ekzekutuesve të Mi, të cilët Unë duhej t’i dëgjoja kur gënjeshtrat e tyre të ndyra më dënuan Mua dhe të Vërtetën e Mësimeve të Mia. Po ashtu edhe ti dhe ndjekësit e Mi do të trajtoheni në duart e atyre që nuk mund ta pranojnë të Vërtetën apo që e shohin atë të pakëndshme.
E Vërteta, bija Ime, zakonisht është e trajtuar me kujdes të skajshëm, mospranim të plotë dhe e konsideruar shpesh herë si blasfemuese. Kurrë mos ki frikë, sepse Fjalët që Unë të jap nuk janë gjë tjetër veçse e Vërteta. Ti kurrë nuk duhet të kesh frikë për të publikuar çfarë Unë të jap ty. Përse do të jepja Unë ty të pavërteta? Përse do të përpiqesha Unë t’i minoja këto Mesazhe duke lejuar ndonjë të pavërtetë që t’iu hynte atyre ndonjëherë? Sepse kjo do të ishte në kundërshtim me Vullnetin e Atit Tim. Madje edhe Satani nuk do të lejohet të interferojë me këto Mesazhe, pavarësisht se sa fort ai përpiqet.
Ndërsa këto Mesazhe bëhen më intensive, ato do të bëhen subjekt i shumë debateve dhe talljeve. Megjithatë shumë do të tërhiqen tek ato, sepse përtej gjithë kësaj, ata nuk do të mbesin pa u prekur nga Shpirti i Shenjtë, i cili ua prek shpirtrat e tyre.
Me kohën, ata, fëmijët e Mi, do të më falënderojnë Mua që i ndihmova ata të ecin përmes pengesave të shkurreve me gjemba, të cilat do t’i bllokojnë ata për të mos arritur portat e Parajsës, sepse pa udhëzimin Tim tani, në këtë kohë, ata do të ishin të humbur. Ata nuk do ta gjenin forcën për t’u marrë të sigurt përmes Portave të Parajsës së Re, Epokës së Re të Paqes mbi Tokë, e cila i pret të gjithë ata që më binden Mua dhe Mësimeve të Mia.
Shpëtimtari dhe Mësuesi juaj i dashur
Jezu Krishti

Wednesday, 17 February 2016

Kërkoni Dhuratën e Vuajtjes

E Mërkurë, 14 Shtator 2011, në 00:10
Bija Ime e dashur, vuajtja jote është lehtësuar dhe Unë dëshiroj të të falënderoj për këtë dhuratë. Ajo do të kthehet, por ti do të jesh në gjendje ta pranosh atë me shumë më tepër gëzim në zemrën tënde. Unë kam nevojë për vuajtjen tënde sepse ajo shpëton shpirtrat e mëkatarëve, që përndryshe do të përfundonin në Ferr. Një ditë ti do të shikosh në shpirtrat e tyre dhe do të mbushesh me dashuri dhe gëzim kur t’i shikosh ata të ulur krah Meje pranë Fronit të Atit Tim.
Mëkatarët gjithmonë do të përqafohen të parët, kur ata pendohen. Ata gjithmonë do të jenë në rreshtin e parë, për habinë e madhe të ndjekësve të Mi. Këta shpirtra më janë sjellë Mua përmes lutjeve dhe vuajtjeve të ndjekësve të Mi, dhe shpirtrave të Mi të zgjedhur. Ndjekësit e Mi do ta kuptojnë këtë, sepse ata, përmes bashkimit të tyre me Mua, do të gëzohen për shpëtimin e shpirtrave të tillë.
Unë tani kam nevojë që shumë më tepër shpirtra të shpëtohen, bija Ime. Të lutem, lutu që ti dhe shpirtra të tjerë të zgjedhur ta mësojnë se si vuajtja mund ta rrisë numrin e atyre që do të hyjnë në Mbretërinë e Atit Tim. Unë u kërkoj atyre që të kërkojnë hiret e nevojshme për të marrë Dhuratën e vuajtjes. Mbajeni mend, kur Unë e jap vuajtjen, ky është një hir i veçantë dhe i atillë që do të sjellë shumë më tepër shpirtra brenda Gjirit të Zemrës Sime.
Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari i Njerëzimit

Tuesday, 16 February 2016

Ndryshime do të futen në Kishë, të cilat do ta kundërshtojnë Fjalën e Hyjit

E Martë, 13 Shtator 2011, në 15:15
Bija Ime fort e dashur, jam Unë, Jezu Krishti, që pata ardhur në trup prej mishi.
Fjala Ime Më e Shenjtë duhet tani të dëgjohet nga shërbëtorët e Mi të shenjtë kudo. Të gjithë ndjekësit e Mi duhet t’i ndajnë këto Mesazhe me shërbëtorët e Mi të shenjtë të të gjitha emërtimeve të Krishtera. Është jetike që ata të inkurajohen për ta dëgjuar Fjalën Time në këtë kohë kritike, përpara se ata të përçahen dhe të ndahen në dy kampe.
Puna e mashtruesit e ka infiltruar Kishën Time në çdo nivel. Shumë shpejt tani, me ngadalë por me siguri, ju do t’i shihni Meshat e Shenjta duke u pakësuar. Ju do të shikoni heqjen e lutjeve të veçanta dhe që disa nga Sakramentet, të tilla si Rrëfimi, të fillojnë të pakësohen. Unë iu bëj thirrje shërbëtorëve të Mi të shenjtë tani që të më dëgjojnë Mua dhe të luten për dije. Jam Unë Ai që ju thërret tani, në mënyrë që Unë të mund ta shpëtoj grigjën tuaj. Jam Unë Ai që dëshiron t’i hapë zemrat tuaja që ju të mund të planifikoni për këto kohë të fundit, të cilat do të lajmërojnë një fillim të ri për botën.
Juve do t’ju kërkohet që të tregoni besnikëri ndaj profetit të rremë shumë shpejt. Shikojeni atë për çfarë ai është dhe gjykojini punët e tij për të parë nëse ato sjellin fryte. Sepse frytet që ai dhe të përkushtuarit e skllavëruar të tij do të sjellin, do të jenë të kalbura gjer në thelb. Një e kafshuar do ta shkatërrojë besnikërinë tuaj ndaj Meje. Dy apo më shumë të kafshuara do të krijojnë një ndarje të tillë ndërmjet jush dhe Zemrës Sime të Shenjtë saqë ju do ta keni pothuajse të pamundur për të hyrë në Mbretërinë e Atit Tim.
Vështrojini me kujdes tani ndryshimet që ju do t’i shihni të zvarriten brenda në shërbesën tuaj. Disa nga këto modifikime nuk do të duken të jenë një problem në fillim. Por ndërsa koha të ecë përpara, disa ndryshime do të imponohen përmbi ju dhe do të detyroheni që të gëlltisni gënjeshtra. Gënjeshtrat do të vijnë nga Satani dhe do të jenë të veshura me lëkurë qengji.
Për ata me zemër të pastër ju do ta kuptoni në çast dhe do ta dalloni dinakërinë e ligë në veprim, e cila po planifikohet për ta shkatërruar Kishën Time mbi Tokë, nga brenda korridoreve të saj.
E Vërteta Ime do të shkaktojë indinjatë nëpër botë kur priftërinjtë e Mi do të thonë a është kjo profeci me siguri një gënjeshtër? E vetmja gënjeshtër që ata do të duhet ta dëshmojnë do të jetë ajo që ata do të detyrohen ta aprovojnë, e cila do të jetë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Shkrimet e Mia të Shenjta të dhëna njerëzimit që nga fillimi. Kurrë mos ia lejoni vetes që të pranoni ndonjë të Vërtetë tjetër përveç asaj të përmbajtur në Biblën e Shenjtë.
Shumë ndryshime do të futen, të cilat do ta kundërshtojnë Fjalën e Atit Tim të Përjetshëm. Këto ndryshime, shërbëtorë të Mi të shenjtë, nuk do të jenë me origjinë hyjnore dhe ju duhet t’i refuzoni këto të pavërteta nëse dëshironi të qëndroni besnikë ndaj Meje.
Zgjohuni. Ngrihuni përpara këtyre gënjeshtrave që ju do të duhet t’i hasni. Kurrë mos i pranoni ato. Fjala e Atit Tim të Përjetshëm nuk do të ndryshojë kurrë. Ajo nuk mund të modifikohet kurrë nga njerëzimi. Shumë nga ju do të jeni aq të shqetësuar prej ankthit sa do ta gjeni veten të izoluar nga shërbëtorët e tjerë të shenjtë. Mos kini frikë, sepse ka vetëm një anë që ju mund të zgjidhni. Ajo do të jetë ana ku qëndroj Unë. Nuk ka asnjë anë tjetër.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/09/13/changes-to-be-introduced-in-the-church-which-will-contradict-the-word-of-god/

Sunday, 14 February 2016

Ndëshkimi mund të zbutet përmes lutjes

E Hënë, 12 Shtator 2011, në 12:00
Bija Ime e dashur, shumë shpejt tani bota do të ndalojë dhe periudha pas Paralajmërimit do ta ndryshojë mënyrën se si njeriu do ta shikojë botën. Kënaqësitë dhe teprimet materiale nuk do të kënaqin më. Njerëzit nuk do t’i trajtojnë më si zota, idhujt që ata i bëjnë prej njerëzve të famshëm dhe pasurisë. As edhe nuk do të jenë më aq të shpejtë për ta dënuar apo për ta trajtuar fqinjin e tyre mizorisht.
Bota e re, pas Paralajmërimit, do të jetë një vend ku dashuria për Mua dhe Hyjin Atë do të nderohet me respekt. Shumë udhëheqës nëpër vende, jo të besimit të Krishterë, do t’i bëjnë nderime Atit Tim. Ata në vende pushteti, që kontrollojnë financat e popullit, do të pendohen, në numër të madh. Më shumë të tjerë do t’i heqin shtresat e tyre të pushtetit dhe do të bashkë-ndajnë me vëllezërit dhe motrat e tyre bukën që vjen nga Hyji Atë. Sepse kjo bukë është për të gjithë dhe është dhënë për t’u ndarë në mënyrë të barabartë.
Shumë gjëra të mira do të zhvillohen si rezultat i Paralajmërimit. Megjithatë, shumë shpirtra nuk do të jenë mjaft të fortë në besimin e tyre. Ata, për fat të keq, do të kthehen prapa në udhët e tyre të vjetra. Të joshur nga premtimet e pushtetit, pasurisë, kontrollit dhe dashurisë për vetveten, ata do ta refuzojnë Hyjin Atë. Ata do ta njohin të Vërtetën, por kjo prapë nuk do të jetë e mjaftueshme për ta. Këta mëkatarë të gjorë e të dobët do të jenë një gjemb në anën tuaj, fëmijë. Pa lutjet tuaja mëkatet e tyre do të shkaktojnë rrëmujë në një botë, që do të jetë përmirësuar gjatë pastrimit të saj të ri.
Lutja, fëmijët e Mi, është kaq e rëndësishme. Ju duhet t’i kërkoni Hyjit Atë që ta pranojë kërkesën tuaj për ta shtypur persekutimin, që po planifikohet nga këta njerëz. Lutja e mjaftueshme mund, dhe do të evitojë, shumë prej tmerrit që këta mëkatarë do të përpiqen të shkaktojnë nëpër botë. Sa shumë prej jush janë të verbër ndaj planit që po kurdiset prapa shpinave tuaja. Shenjat po zbulohen me shumicë, por ju nuk po arrini t’i dalloni ato.
Fëmijët e Mi, ndërsa besimi juaj rritet lutuni që Shpirti i Shenjtë të mund të përhapet tek këta mëkatarë dhe t’ua pushtojë shpirtrat e tyre. Unë, Jezusi juaj i shtrenjtë, ju mbroj, ndjekësit e Mi të dashur. Nën urdhrin Tim Unë ju udhëzoj që të luteni, jo vetëm për këta shpirtra të rënë, por që persekutimi i burrave, grave dhe fëmijëve të thjeshtë të eliminohet. Nëse këta keqbërës, që do ta kundërshtojnë Atin Tim, vazhdojnë të terrorizojnë njerëz të pafajshëm përmes kontrolleve të reja që ata do të vënë në zbatim nëpër botë, ata do të ndëshkohen.
Këtyre mëkatarëve po iu jepet Mëshira më e madhe e mundshme që nga Kryqëzimi Im. Ata duhet ta përqafojnë Paralajmërimin, sepse kjo është hera e fundit që atyre do t’iu ofrohet mundësia e shpengimit. Përndryshe ata do të përballin një dënim të tmerrshëm. Ky dënim, që do të sillet nga Dora e Drejtësisë Hyjnore, përmes Atit Tim të Përjetshëm, nuk është i dëshirueshëm. Ndërsa nga njëra anë ky Ndëshkim i Madh ka qenë profetizuar, ai mund të zbutet përmes fuqisë së lutjes.
Shpëtimtari juaj i dashur
Mbreti i Mëshirës, Jezu Krishti

Friday, 12 February 2016

Cilado qoftë feja juaj, ka vetëm një Hyj

E Diel, 11 Shtator 2011, në 19:15
Bija Ime fort e dashur, kur fëmijët e Mi ndjehen të dëshpëruar, të frikësuar apo të vetmuar, thuaju atyre se duhet të kthehen tek Unë. Kurrë më parë kaq shumë nga fëmijët e Mi nëpër botë nuk e kanë ndjerë një zbrazëti të tillë në jetët e tyre. Pa asnjë drejtim ata bëhen më të hutuar kur ushqehen me një dietë prej mbeturinash. Media e përditshme i ushqen ata me histori, të cilat tregojnë të keqen e pranishme në botë, me kaq shumë vende në trazira. Pastaj është mungesa e ushqimit shpirtëror, dhe në vend të tij, një dietë prej gënjeshtrash kur iu tregohet për çudirat e ambicieve së botës. Të gjitha këto, po t’i arrini të tilla gjëra, do t’ju zhgënjejnë. Pastaj ndërsa përpiqeni drejt këtyre qëllimeve ju do të jeni në ankth për t’i arritur këto maja, përsëri, ju do të zhgënjeheni.
Mbajeni mend, Unë Jam Ushqimi juaj, fëmijë. Do të jetë vetëm përmes Meje që ju do të gjeni paqe të vërtetë, kënaqësi dhe dashuri të pastër në zemrat tuaja. Nuk është e mundur të fitohet kjo lloj paqeje ndokund tjetër.

Kthehuni tek Unë tani, secili nga ju që po vuani dëshpërim në zemrat tuaja. Më lejoni Mua t’ju mbaj dhe t’ju ngushëlloj. Sepse ju, fëmijët e Mi, jeni shpirtrat e Mi të humbur, por të çmuar. Shumë prej jush jeni larguar tutje dhe nuk e dini udhën tuaj të kthimit për në grigjën Time. Disa prej jush kanë zgjedhur një grigjë të ndryshme – një grigjë jo Timen.
Dëgjojeni thirrjen Time, sepse kur ju ta dëgjoni Zërin Tim në shpirtrat tuaj ju do ta njihni të Vërtetën. Unë Jam udha juaj drejt Atit Tim të Përjetshëm. Mbajeni mend se shumë nga ju, që i japin emra të ndryshëm Hyjit Atë të Gjithëpushtetshëm, mundet akoma të jenë duke adhuruar të njëjtin Hyj. Ka vetëm një Hyj. Koha është pranë tani, për kohën kur Lavdia e Tij do t’i zbulohet botës. Pavarësisht se cili është interpretimi juaj, Hyji Atë është Dashuri. Mëshira e Tij është gjithëpërfshirëse. Ejani; kthehuni tek Ai tani, kudo që të jeni në botë. Ai po pret thirrjen tuaj.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Thursday, 11 February 2016

Kurrë mos i kërcënoni të tjerët në Emrin Tim

E Shtunë, 10 Shtator 2011, në 15:30
Unë flas me ty sot, bija Ime e dashur, për nevojën që të më bindesh Mua në të gjitha gjërat. Bija Ime, të gjithë ndjekësit e Mi, për të qenë të denjë për Dashurinë dhe përkushtimin Tim, duhet që t’i nderojnë Urdhërimet e Atit Tim. Ndërsa ata mund të lëkunden herë pas here, ata duhet të përpiqen në çdo kohë që të ndjekin Rregullën e Dashurisë. Duajeni njëri tjetrin dhe e vendoseni fqinjin tuaj para nevojave tuaja. Pastaj çdo gjë tjetër do të shkojë në vend.
Ata që e quajnë veten ndjekës të Mi, duhet të jenë shumë të kujdesshëm se si ata e përhapin Fjalën Time Më të Shenjtë. Nëse ata bien brenda kurthit të arrogancës, vet-pëlqimit apo kur ata i dënojnë të tjerët në Emrin Tim, ata më fyejnë Mua shumë. Kurrë mos i kërcënoni të tjerët me ndëshkimet që ata mund të presin nga Unë. Kurrë mos i thoni dikujt tjetër se Unë do t’i ndëshkoj ata për shkak se ju ndjeheni të zemëruar me ta për çfarëdo lloj arsyeje; sepse kur e bëni këtë ju do të jeni fajtorë që po më mohoni Mua, sepse ju do të jeni duke e shtrembëruar të Vërtetën për t’ia përshtatur interesave tuaja. Kurrë mos u ndjeni përmbi të tjerët për faktin se ju keni qenë privilegjuar me të Vërtetën.
Fëmijë, Unë i dua të gjithë fëmijët e Mi, edhe kur ata gabojnë dhe largohen. Lutuni për ta në çdo kohë nëse ju pohoni se jeni një ndjekës i vërtetë i Imi. Me patjetër predikojeni të Vërtetën. Tregojuni atyre gjithmonë për Dashurinë Time të thellë për fëmijët e Mi. Por ju nuk duhet kurrë t’i gjykoni ata. Kurrë mos iu thoni të tjerëve se mëkatet e tyre apo ato që ju i mendoni të jenë mëkate, do të ndëshkohen nga Unë në ndonjë mënyrë të caktuar, sepse ju nuk keni asnjë të drejtë për ta bërë këtë.
Mesazhi Im sot është i thjeshtë. Kur ju më doni Mua dhe flisni në Emrin Tim ju nuk duhet kurrë që ta lartësoni veten për shkak të kësaj. Ju nuk duhet kurrë t’i kërcënoni vëllezërit dhe motrat tuaja apo të hidhni akuza në Emrin Tim.
Mbajeni mend, meqenëse ju jeni ndjekësit e Mi, ju do të shënjestroheni nga mashtruesi pikërisht për shkak të besimit tuaj. Prandaj ju duhet të jeni të kujdesshëm që ai të mos ju mashtrojë për t’ju bërë që të mëkatoni kundër vëllezërve dhe motrave tuaja.
Ju duhet të qëndroni të fortë, fëmijët e Mi. Unë jua jap këtë Mesazh për t’ju udhëzuar dhe për t’ju mbajtur në udhën e drejtë për tek Unë.
Jezusi juaj i dashur
Mbreti i Njerëzimit