Kerko Mesazhet ketu

Friday 19 February 2016

Kohët e Paqes dhe Lavdisë pothuajse kanë ardhur

E Shtunë, 17 Shtator 2011, në 18:50

Bija Ime fort e dashur, ti më në fund po e kupton se kur ti ndjehesh e refuzuar, atëherë kjo është thjeshtë një pasqyrë e Vetë Agonisë Sime. Kur je në bashkim me Mua, ashtu si ti je, kjo do të bëhet pjesë e jetës tënde prej tani e tutje. Kur njerëzit i refuzojnë Mesazhet që ti i publikon, ata po refuzojnë Fjalën Time Më të Shenjtë. 

Kur ata i sfidojnë ato dhe i bëjnë ato me faj, ata më kritikojnë Mua. Kur ata të përçmojnë ty, ata më përbuzin Mua. Kur ata qeshin me këto Mesazhe ata më kryqëzojnë Mua.

Çfarë ti po ndjen është veçse një pjesëz e vuajtjes Sime ndërsa Unë e shikoj me pikëllim verbimin e njeriut ndaj të Vërtetës së Ekzistencës së Atit Tim të Përjetshëm. Dhimbja dhe trishtimi që Unë ndjej, kur më duhet të dëshmoj mëkatet e njeriut, përfshirë mëkatet e besimtarëve, është tepër intensive. Kjo torturë zor se ndalon, por lehtësohet, nga vuajtja e shpirtrave viktimë. Ajo gjithashtu lehtësohet nga dashuria që ndjekësit e Mi më tregojnë Mua përmes përkushtimit të tyre ndaj Meje.

Bija Ime, ndërsa Unë kam nevojë për vuajtje për të shpëtuar shpirtra të tjerë të gjorë, të pafat, kjo nuk është diçka që më jep Mua kënaqësi. Unë e kam të dhimbshme ta shikoj, por ndjehem i ngushëlluar prej saj. Sa shumë gjëra duhet të mësosh, bija Ime, të cilat janë të vështira për ty për t’u kuptuar. Udhët e Mbretërisë Hyjnore nuk mund të kuptoheshin nga njerëzimi. Një ditë ata do ta kuptojnë.

Dijeni këtë, fëmijët e Mi, se kohët e vështira, që njeriut i është dashur të durojë për shekuj, po vijnë drejt fundit. Ky është lajm i mirë për njeriun që tregon dashuri për fqinjin e tij, dhe si i tillë, që më do Mua. Kjo gjithashtu do t’i japë fund, përfundimisht, vuajtjes Sime, që durohet sepse Unë ju Dua të gjithëve. 

Kjo Dashuri është e Fuqishme dhe fryt-dhënëse dhe do të jetë shkaku i shpëtimit tuaj final.

Shko tani, bija Ime, dhe pranoje vuajtjen me më shumë kuptim në zemrën tënde. Gëzohu, sepse kohët e Paqes dhe Lavdisë pothuajse kanë ardhur.

Miku dhe Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti, Mbreti i Njerëzimit