E
Martë, 13 Shtator 2011, në 15:15
Bija
Ime fort e dashur, jam Unë, Jezu Krishti, që pata ardhur në trup prej mishi.
Fjala
Ime Më e Shenjtë duhet tani të dëgjohet nga shërbëtorët e Mi të shenjtë kudo.
Të gjithë ndjekësit e Mi duhet t’i ndajnë këto Mesazhe me shërbëtorët e Mi të
shenjtë të të gjitha emërtimeve të Krishtera. Është jetike që ata të
inkurajohen për ta dëgjuar Fjalën Time në këtë kohë kritike, përpara se ata të
përçahen dhe të ndahen në dy kampe.
Puna
e mashtruesit e ka infiltruar Kishën Time në çdo nivel. Shumë shpejt tani, me
ngadalë por me siguri, ju do t’i shihni Meshat e Shenjta duke u pakësuar. Ju do
të shikoni heqjen e lutjeve të veçanta dhe disa nga Sakramentet, të tilla si
Rrëfimi, të fillojnë të pakësohen. Unë iu bëj thirrje shërbëtorëve të Mi të
shenjtë tani që të më dëgjojnë Mua dhe të luten për dije.
Jam Unë Ai që ju
thërret tani, në mënyrë që Unë të mund ta shpëtoj grigjën tuaj. Jam Unë Ai që
dëshiron t’i hapë zemrat tuaja që ju të mund të planifikoni për këto kohë të
fundit, të cilat do të lajmërojnë një fillim të ri për botën.
Juve
do t’ju kërkohet që të tregoni besnikëri ndaj profetit të rremë shumë shpejt.
Shikojeni atë për çfarë ai është dhe gjykojini punët e tij për të parë nëse ato
sjellin fryte. Sepse frytet që ai dhe të përkushtuarit e skllavëruar të tij do
të sjellin, do të jenë të kalbura gjer në thelb. Një e kafshuar do ta
shkatërrojë besnikërinë tuaj ndaj Meje. Dy apo më shumë të kafshuara do të
krijojnë një ndarje të tillë ndërmjet jush dhe Zemrës Sime të Shenjtë saqë ju
do ta keni pothuajse të pamundur për të hyrë në Mbretërinë e Atit Tim.
Vështrojini
me kujdes tani ndryshimet që ju do t’i shihni të zvarriten brenda në shërbesën
tuaj. Disa nga këto modifikime nuk do të duken të jenë një problem në fillim.
Por ndërsa koha të ecë përpara, disa ndryshime do të imponohen përmbi ju dhe do
të detyroheni që të gëlltisni gënjeshtra. Gënjeshtrat do të vijnë nga Satani
dhe do të jenë të veshura me lëkurë qengji.
Për
ata me zemër të pastër ju do ta kuptoni në çast dhe do ta dalloni dinakërinë e
ligë në veprim, e cila po planifikohet për ta shkatërruar Kishën Time mbi Tokë,
nga brenda korridoreve të saj.
E
Vërteta Ime do të shkaktojë indinjatë nëpër botë kur priftërinjtë e Mi do të
thonë a është kjo profeci me siguri një gënjeshtër? E vetmja gënjeshtër që ata
do të duhet ta dëshmojnë do të jetë ajo që ata do të detyrohen ta aprovojnë, e
cila do të jetë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Shkrimet e Mia të Shenjta
të dhëna njerëzimit që nga fillimi. Kurrë mos ia lejoni vetes që të pranoni
ndonjë të Vërtetë tjetër përveç asaj të përmbajtur në Biblën e Shenjtë.
Shumë
ndryshime do të futen, të cilat do ta kundërshtojnë Fjalën e Atit Tim të
Përjetshëm. Këto ndryshime, shërbëtorë të Mi të shenjtë, nuk do të jenë me
origjinë hyjnore dhe ju duhet t’i refuzoni këto të pavërteta nëse dëshironi të
qëndroni besnikë ndaj Meje.
Zgjohuni.
Ngrihuni përpara këtyre gënjeshtrave që ju do të duhet t’i hasni. Kurrë mos i
pranoni ato. Fjala e Atit Tim të Përjetshëm nuk do të ndryshojë kurrë. Ajo nuk
mund të modifikohet kurrë nga njerëzimi. Shumë nga ju do të jeni aq të
shqetësuar prej ankthit sa do ta gjeni veten të izoluar nga shërbëtorët e tjerë
të shenjtë. Mos kini frikë, sepse ka vetëm një anë që ju mund të zgjidhni. Ajo
do të jetë ana ku qëndroj Unë. Nuk ka asnjë anë tjetër.
Shpëtimtari juaj i
dashur
Jezu Krishti