Tuesday, 29 March 2016

Profetë të rremë po përpiqen të marrin nga Fjala Ime e Shenjtë

E Mërkurë, 26 Tetor 2011, në 15:30
Bija Ime fort e dashur, të lutem t’i tregosh fëmijëve të Mi që të jenë vigjilentë ndaj vizionarëve të rremë që flasin në Emrin Tim, por që shpallin fjalë të cilat nuk vijnë nga Buzët e Mia.
Shumë nga këta të vet-quajtur vizionarë, që nga jashtë shfaqen si Katolikë dhe me të gjitha veprimet e shoqëruara me këtë dhe doktrina të tjera të Krishtera, janë në fakt ndjekës të epokës së re.
Ndjekësit e epokës së re do të depërtojnë tani botë për t’i bindur fëmijët e Mi se ata kanë qenë dërguar për të shpallur Fjalën Time të Shenjtë. Fjalët e tyre do të duken në pamje të parë të jenë të vërteta. Gjuha që ata përdorin do të jetë e sofistikuar, dashamirëse, e matur, por do të maskojë një gënjeshtër.
Kjo është epoka që profetët e rremë do të shfaqen dhe shumë nga fëmijët e Mi do ta kenë të vështirë që ta dallojnë të Vërtetën nga trillimi.
Ti, bija Ime, tani po vihesh në shënjestër nga këta vizionarë që kanë vendosur të marrin nga Fjala Ime e Shenjtë. Mos e lejo këtë që të ndodhë ose përndryshe fëmijët e Mi do të zhyten në një errësirë nga e cila do ta kenë të vështirë të çlirohen.
Mbajeni mënd këtë. Këta profetë të rremë janë gjithashtu fëmijët e Mi të dashur, prandaj ju lutem që të luteni për ta. Për fat të keq, ata janë gënjyer për të besuar në një hierarki dhe univers imagjinar, që nuk ekziston.
Bëni kujdes nga ata që i referohen mësuesve të ngjitur apo që flasin për një epokë të re të dritës ku Hyji Atë shihet thjesht si një aspekt tjetër. Këta shpirtra nuk marrin udhëzime nga Unë. Ata po përqafojnë besëtytni të mbjella nga mashtruesi. Në shumë raste këta shpirtra të gënjyer besojnë se po marrin mesazhe Hyjnore. Kështu punon Satani. Fjalët e tij të buta, qetësuese, do të nxjerrin një varg fjalësh të zymta, të ftohta, por bindëse. Ato nuk vijnë nga Hyji Më i Larti.
Siç të kam thënë më parë, Unë i flas botës në një mënyrë të thjeshtë. Unë nuk kam nevojë për gjuhë të zbukuruar të maskuar me një zë të ftohtë, superior. Unë përpiqem për të mos futur frikë në zemrat tuaja. Unë thjesht përpiqem t’ju çoj drejt të Vërtetës dhe rëndësisë për ta dashur fqinjin tuaj.
Sa e vështirë është për ju, fëmijë, në këto kohë trazirash.
Lutuni, lutuni që të mos bëheni viktima të një vargu gënjeshtrash, që do të përhapen nga profetët e rremë. Nëse mesazhet e tyre duken të trilluara, janë të vështira për t’u kuptuar dhe ngjallin frikë në zemrat tuaja, ato nuk janë nga Unë.
Fëmijë, qëndroni të përqendruar vetëm tek Unë. Unë kam shumë për t’ju treguar. Mos e lejoni veten që të çorientoheni as edhe për një minutë pasi do t’ju pengojë të shpëtoni ata shpirtra që kanë tepër nevojë për lutjet tuaja.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/10/26/false-prophets-trying-to-detract-from-my-holy-word/

Monday, 28 March 2016

Hyji Atë: Ju duhet ta refuzoni errësirën dhe të pranoni Dritën

E Martë, 25 Tetor 2011, në 15:30
Bija Ime e dashur, tregoji botës se Unë i përqafoj të gjithë fëmijët e Mi në Krahët e Mi. Gjithçka do të jetë mirë. Gjithçka tani duhet të lihet në Duart e Mia të Shenjta ashtu siç duhet të jetë.
Unë urdhëroj që Biri Im të dërgohet edhe një herë në botë për ta shpëtuar njeriun nga shkatërrimi i mëkatit. Kjo është Vepra Ime Hyjnore e Drejtësisë për ju, fëmijët e Mi të dashur, me qëllim që Unë të mund ta rivendos Mbretërinë Time mbi Tokë.
Frika nuk vjen nga Unë. Frika vjen nga errësira. Kur ju keni frikë nga Unë, dijeni se është errësira që e mbështjell shpirtin tuaj dhe jo Madhështia Ime Hyjnore.
Për të qenë pjesë e Mbretërisë Sime, ju duhet ta refuzoni errësirën dhe të pranoni Dritën. E njëjta Dritë tani po hidhet mbi ju prej Veprës Hyjnore të Mëshirës së Birit Tim.
Dashuria Ime për të gjithë ju, fëmijë, është kaq e madhe sa Unë do ta përdor të gjithë Fuqinë Time për t’i shpenguar shpirtrat kudo. Dora Ime e Drejtësisë do të bjerë mbi ata shpirtra që më refuzojnë Mua, por jo derisa çdo përpjekje të jetë shfrytëzuar për t’i bashkuar të gjithë fëmijët e Mi ngado.
Mbretëria e Lavdisë Sime të madhe do t’i zbulohet botës së shpejti. Asnjëri prej jush, fëmijë, nuk do të dojë ta refuzojë Mbretërinë Time të Lavdishme, e cila do të Mbretërojë në Epokën e Re të Paqes mbi Tokë.
Lutuni për ata që do ta kenë të vështirë që ta pranojnë të Vërtetën.
Hyji Ati i Gjithëpushtetshëm

Ardhja Ime do të jetë më herët nga sa ju e prisni

E Hënë, 24 Tetor 2011, në 19:00
Bija Ime fort e dashur, ti nuk duhet t’i lejosh ata që vazhdojnë ta dyshojnë dhe ta gjykojnë Fjalën Time Më të Shenjtë të të shqetësojnë. Shpërfilli këto pyetje. Qëndro e heshtur. Lutu për ta dhe vazhdo sepse nuk ka shumë kohë tani.
Unë ju bëj thirrje të gjithëve ju, fëmijë të dashur, që të uleni qetësisht dhe të luteni tek Unë për Mëshirë. Ju lutem, mos u frikësoni sepse Unë vij vetëm për t’ju shpëtuar dhe jo për të Gjykuar. A nuk e dini ju këtë? Nuk ka asgjë për t’u frikësuar thjesht besoni tek Unë plotësisht.
Ardhja Ime do të jetë më herët nga sa ju e prisni, prandaj ju lutem t’i përgatisni shpirtrat tuaj. Lutuni për të gjithë shpirtrat që mund të më mohojnë Mua apo ta refuzojnë Dhuratën Time të Mëshirës Hyjnore. Ju, shpirtrat e Mi të vegjël, më sillni Mua kaq ngushëllim dhe e lehtësoni mundimin dhe vuajtjen që Unë e duroj kur Unë shikoj urrejtje kudo në botën tuaj.
Afrohuni tek Unë, fëmijë, dhe më lejoni Mua t’ju përqafoj për t’ju dhënë forcën dhe besimin që ju duhet për të më përshëndetur Mua. Ju, ushtria Ime e veçantë, jeni të bashkuar me Mua dhe nëse e kuptoni apo jo, ju po udhëhiqeni nga Shpirti i Shenjtë që të luftoni për të shpëtuar shpirtra.
Uluni qetësisht, të vegjlit e Mi, dhe mos harroni se Unë Jam me ju gjatë gjithë kohës. Gëzohuni dhe priteni ardhjen Time kur Unë do t’i hedh hiret e Mia për të mbuluar të gjithë ndjekësit e Mi të dashur kudo.
Nuk ka rëndësi se ku jetoni, nuk ka rëndësi se nga cila pjesë e botës jeni, ju jeni të Mitë. Unë ju dua. Shikoni me zemra të hapura dhe besim ndërsa ne i afrohemi Paralajmërimit.
Jezusi juaj 

Sunday, 27 March 2016

Unë dëshiroj të formoj një ushtri të grupeve të lutjes

E Diel, 23 Tetor 2011, në 19:15
Bija Ime fort e dashur, duhet të bëhet e ditur se Unë dëshiroj të formoj një ushtri të Grupeve të Lutjes nëpër botë. Unë do t’ju pajis ju, ushtria Ime, me Lutjet që do të duhen të recitohen për të shpëtuar shpirtrat. Këto Grupe Lutjesh do të zgjerohen dhe brenda radhëve të tyre do të ngrihet një ushtri e vërtetë e ndjekësve të devotshëm për të sjellë të Vërtetën e Premtimit Tim Hyjnor të Shpëtimit për të gjithë.
Këto Grupe do të formojnë ushtrinë ashtu si është urdhëruar nga Ati Im i dashur, e cila do të mposhtë errësirën e keqe të shkaktuar nga Satani dhe besimtarët dhe ndjekësit e tij.
Po, bija Ime, edhe pse e vështirë për t’u kuptuar, por ka shumë njerëz që, jo vetëm e pranojnë Satanin, por që ia kushtojnë besnikërinë atij. Ka shumë shpirtra në errësirë të cilët i bëjnë nderime dhe e adhurojnë mbretin e errësirës. Shumë kisha, të fshehura nga sytë e fëmijëve të Mi të Dritës, janë ngritur në nderim të Satanit. Ata përulen para tij, mbajnë mesha të zeza dhe më fyejnë Mua me çdo lloj blasfemie dhe fyerjeje, që do t’ju trondiste dhe do t’ju shkaktonte neveri. Numri i tyre po rritet dhe shumë nga ndjekësit e dedikuar dhe të përkushtuar të Satanit punojnë në pozicione shumë të larta e të respektueshme në biznes, banka dhe qarqe politike. Ata janë të bashkuar në një në kundërshtim me Hyjin, Atin Tim të Përjetshëm, me dijeni të plotë se çfarë janë duke bërë.
Ashtu si Satani e urren njerëzimin, sepse qe krijuar nga Hyji Atë, Krijuesi i të gjitha gjërave, edhe këta përkrahës satanikë e urrejnë njerëzimin. Urrejtja që ata ndjejnë është kaq e thellë sa ata do të përpiqen të formojnë një ushtri elitare për të shkatërruar miliona jetë mbi Tokë. Në kërkimet e tyre për pushtet dhe pasuri, ata do të synojnë që të hapin rrugën për nevojat e tyre vetjake dhe dëshirën për ta kontrolluar njerëzimin.
Këta janë midis mëkatarëve më të ngurtë, për të cilët Unë kërkoj ndihmën tuaj, fëmijë. Unë kam nevojë për lutjet tuaja për t’i hapur zemrat e tyre ndaj gënjeshtrave ndaj të cilave ata janë shtyrë të besojnë nga mashtruesi. Ata janë të humbur për Mua, nëse nuk lypin Mëshirën Time. Prandaj dhe lutja mund të jetë hiri i tyre i vetëm i shpëtimit.
Kjo ushtri e fuqishme, e udhëhequr nga mashtruesi, do të përpiqet të shkaktojë shkatërrim të tmerrshëm. Ata tashmë janë duke u përpjekur që t’i helmojnë fëmijët e Mi me mënyra nga më dinaket përmes ujit, ilaçeve dhe ushqimit tuaj. Ju lutem të qëndroni vigjilentë në çdo kohë.
Dora e Atit Tim do të bjerë, së shpejti pas Paralajmërimit, mbi ata shpirtra të ligj nëse ata vazhdojnë ta refuzojnë Mëshirën Time. Ndërkohë, fëmijë, ju duhet të ngriheni dhe të mos i lejoni kombet tuaja që të nënshtrohen. Lutuni për mbrojtjen Time dhe bëni jetë të thjeshta. Lutuni dhe merrni Sakramentet. Kërkoni ndihmën Time në të gjitha gjërat dhe Unë do t’i përgjigjem thirrjeve tuaja sipas Vullnetit Tim Më të Shenjtë.
Lutuni, lutuni, lutuni për t’i dobësuar planet djallëzore për të kontrolluar botën, që ky grup djallëzor po komploton. Ata po fitojnë pushtet në Lindjen e Mesme dhe po bëjnë përpjekje për të kontrolluar Evropën, përpara se ata të vënë në shënjestër pjesë të tjera të botës. Armiqtë që ata ju paraqesin në lajmet e medias nuk janë armiqtë e vërtetë. Ata krijojnë armiq për të justifikuar sulmet, të cilat gjithmonë do të kenë të njëjtat synime, të kontrollojnë, të zotërojnë dhe të ndërtojnë pasuri.
Lutuni që ata të kthehen në besim, sepse pa kthim, veprat e tyre djallëzore do të shkaktojnë shumë hidhërim dhe dëshpërim. Ati Im i Përjetshëm, sidoqoftë, do ta kryej ndëshkimin e Tij, por ata prapë mund të sjellin dëm, që do të shkaktojnë vuajtje të pa-treguara mes fëmijëve të Mi.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/10/23/i-wish-to-form-an-army-of-prayer-groups/

Paralajmërimi është një formë e Rrëfimit Global

E Premte, 21 Tetor 2011, në 20:30
Bija Ime fort e dashur, shkruaje këtë. Ju tani po kaloni vuajtje intensive për të shpëtuar ata shpirtra të errësirës që më refuzojnë Mua dhe Atin Tim.
Kaq të mbyllur dhe të ngurtë janë ata shpirtra sa do të jetë vetëm përmes lutjeve të të tjerëve dhe vuajtjes së shpirtrave viktimë që ata mund të shpëtohen, sepse ata do të refuzojnë që të kërkojnë shpengim. Kokëfortësia e tyre nuk do t’i lërë ata të ndjejnë mjaft pendesë për t’i rrëfyer mëkatet e tyre dhe për të lypur falje.
Paralajmërimi është një formë e Rrëfimit Global. Do të jetë koha kur çdokush do të pritet që të kërkojnë falje për mëkatet e tyre, ose të përballet me refuzimin. Kaq shumë shpirtra në errësirë do ta refuzojnë Dorën Time të Mëshirës. Ata do të largohen nga Unë. Ti, bija Ime, së bashku me të gjithë ndjekësit e Mi të devotshëm mund të ndihmoni në shpëtimin e shpirtrave të tyre nga dënimi i përjetshëm.
Unë kurrë nuk do t’i detyroja fëmijët e Mi që të vuajnë në Emrin Tim. Por për ata që ma ofrojnë Mua, si një dhuratë, ndihmën e tyre përmes vuajtjes, Unë mund të shpengoj shumë prej njerëzimit.
Vuajtja shkaktohet prej sulmeve të Satanit, kur ai i torturon shpirtrat të cilët janë të afërt me Mua dhe ata që janë caktuar nga Unë për të drejtuar një Mision të shenjtë për kthimin e shpirtrave. Dijeni se kur këto sulme të vijnë, ju jeni të bashkuar me Mua. Ju atëherë do të më njihni Mua fort mirë. Ju do ta dini se si Unë ndjehem – Gëzimin Tim, Trishtimin Tim, Hidhërimin Tim, Dhimbjen Time dhe tmerrin kur Unë e humbas një shpirt tek Satani.
Mos u shqetësoni. Që tani, miliona shpirtra janë shpëtuar tashmë përmes këtyre Mesazheve.
Lutjet e ushtrisë Sime të përkushtuar janë tashmë duke shmangur shkatërrime globale dhe largimin e Zëdhënësit Tim të Shenjtë nga Vatikani. Bindja e tyre në recitimin e Kurorëzës Sime të Mëshirës Hyjnore po shpëton shpirtra pikërisht tani.
Bija Ime, bëj të sigurt që të gjithë fëmijët e Mi ta kuptojnë se Unë iu flas të gjitha feve dhe besimeve përmes këtyre Mesazheve. Unë nuk e përjashtoj asnjërin, sepse ata janë të gjithë fëmijët e Hyjit. Ka vetëm një Hyj dhe ai është Ati Im i Përjetshëm, Hyji Më i Larti.
Ejani së bashku me Mua, fëmijë, dhe le të punojmë si një trup i vetëm për të shpëtuar shpirtrat e Mi në mbarë botën, me shpejtësi. Vetëm me anë të lutjes ju mund të më ndihmoni Mua ta shpëtoj botën.
Jezusi juaj
Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit

Saturday, 26 March 2016

Vdekja e birit Tim Muammar Gaddafi

E Enjte, 20 Tetor 2011, në 15:15

Bija Ime fort e dashur, çdo dyshim të mbetur që ti mund të kesh pasur herë pas here në lidhje me Fjalët e Mia Më të Shenjta tani do të jetë zvogëluar.
Unë zbuloj profeci me qëllim që t’i vërtetoj botës se jam Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari i gjithë njerëzimit, që komunikoj me fëmijët e Mi ngado në këtë kohë. 
Qëllimi Im nuk është të dramatizoj, por për të siguruar që asnjëri të mos mbetet pa e dëgjuar thirrjen Time më urgjente për botën.
Vdekja e birit Tim, Muammar Gaddafi, për shpirtin e të cilit ti dhe ata pranë teje jeni lutur gjatë muajve të fundit, është një nga profecitë e para që do t’ia vërtetojë botës vërtetësinë e këtyre Mesazheve. Kjo është shenja Ime për ty, bija Ime, për ta çliruar mendjen tënde nga dyshimet, që kanë mbetur në mendjen tënde.
(Detajet e dy liderëve të tjerë që do të vriten iu dhanë vizionares si dhe koha e këtyre vrasjeve. Mesazhi origjinal qe zbuluar në Shkurt 2011.)
Ti, bija Ime, edhe pse të trondit shumë, ke qenë zgjedhur për ta përgatitur njerëzimin për Epokën Time të Re të Paqes. Kjo është periudha që do të vijojë diku pas Paralajmërimit.
Shko dhe përgatitu për pjesën tjetër të Misionit tënd të shenjtë, për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave pas Paralajmërimit. Ty po të jepen hiret për të qëndruar e fortë. Fëmijët e Mi ngado më në fund janë duke e dëgjuar thirrjen Time për kthimin në besim.
Ata që më lëndojnë Mua më tepër
Kurrë mos trego frikë në këtë Punë, sepse nuk ka asgjë për të pasur frikë. Kurrë mos u lëkund dhe mos lejo pengesa apo sulme gojore të ta ngadalësojnë Punën tënde për Mua. Unë, bija Ime, Jam gjithmonë krah teje. Mos e harro këtë. Kur dhe nëse sulmohesh mbi Fjalën Time të Shenjtë, qëndro e heshtur. Fjala Ime e Shenjtë gjithmonë do të sulmohet. Ata që më lëndojnë Mua më tepër janë shpirtrat e shenjtë, të cilët, përmes frikës dhe kujdesit, për fat të keq janë të parët që më fyejnë Mua përmes këtyre Mesazheve. Satani e di se janë ndjekësit e Mi të zgjedhur dhe të përkushtuar, të cilët, kur ma kthejnë shpinën Mua, janë ata që më lëndojnë Mua më tepër.
Ti tani, bija Ime, po fillon ta ndjesh dhimbjen fizike të vuajtjes Sime, por tani je e përgatitur që ta pranosh këtë e bashkuar me Mua. Këto vuajtje nuk do të zgjasin shumë, por për aq sa të zgjasin ti do të ndjesh pikërisht shqetësimin që Unë ndjej kur Unë e dëshmoj mëkatin. Kjo, ashtu si të kam thënë më parë, është një Dhuratë dhe fare pak shpirtra të zgjedhur e marrin këtë. E frikshme herë pas here, ti duhet ta kuptosh se jo vetëm që vuajtja jote të sjell më pranë Zemrës Sime të Shenjtë, por ajo do të shpëtojë miliona shpirtra gjatë Paralajmërimit.
Kjo vuajtje do të bëhet më intensive ndërsa Paralajmërimi afrohet. Duroje këtë në heshtje. Sepse në këtë mënyrë ti do të më ndihmosh Mua të shpëtoj shpirtrat e shtrenjtë që përndryshe do të kishin qenë rrëmbyer nga mashtruesi.
Thuaju fëmijëve të Mi se Unë gëzohem me besimin e fortë që ata tregojnë. Thuaju atyre se ata po afrohen më pranë Zemrës Sime të Shenjtë. Thuaju atyre se Unë tani i bekoj ata dhe iu hedh bekime të mëdha për t’iu dhënë atyre forcën që do iu duhet ndërsa ata ndjekin udhëzimin Tim përmes këtyre Mesazheve të Shenjta. Ata do të kenë nevojë për forcë sepse nuk është e lehtë për fëmijët e Mi që ta përtypin madhështinë e ndryshimeve, që do të zhvillohen tani në botën tuaj.
Lutuni dhe bashkohuni si një. Së bashku, vështroni drejt Qiellit, si fëmijë të vegjël, me një besim të thjeshtë në Hyjin Atë. I kërkoni Atij, në Emrin Tim të Shenjtë, që t’ju bashkojë në ushtrinë e Tij të lavdishme, drejt fitores së shpëtimit të përjetshëm.
Unë ju bekoj, fëmijë, me gjithë Dashurinë Time Hyjnore.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/10/20/death-of-my-son-muammar-gaddafi/

Wednesday, 23 March 2016

Hyji Atë: Përgatiteni botën për ardhjen e Birit Tim të dashur Jezu Krishtit

E Mërkurë, 19 Tetor 2011, në 14:00
Bija Ime, përgatite botën për ardhjen e Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit, sepse Ai vjen tani, ashtu siç është parathënë, për ta shpëtuar njerëzimin edhe një herë.
Ardhja e Tij do të lajmërohet nga trumbetat në Qiell dhe nga kori i engjëjve që do të këndojnë me adhurim për ta njoftuar këtë Ngjarje të Madhe.
Dhurata Ime e madhe për njerëzimin po ju tregohet në formën e Birit Tim të dashur, i Cili po dërgohet për t’ju shpëtuar përpara Gjykimit Final.
I përgatisni shpirtrat tuaj, sepse kur t’ju tregohen mëkatet tuaja, Unë ju urdhëroj që të bini me përulësi në këmbët e Birit Tim dhe të lypni Mëshirë. Ju duhet t’i kërkoni Atij t’ju falë dhe ta pranoni ndëshkimin e kërkuar për t’i pastruar shpirtrat tuaj.  
Mëshira e Tij është kaq e madhe sa asnjë mëkat, pavarësisht se sa i rëndë, nuk mund të falet nëse tregohet pendesë e vërtetë. Përulësi kërkohet nga të gjithë ju që të jeni të denjë të hyni në Epokën e Re të Lavdishme të Paqes në Tokë, koha e së cilës është shumë afër. Vetëm ata shpirtra që me të vërtetë pendohen dhe tregojnë besnikëri të vërtetë ndaj Birit Tim të dashur do të jenë të denjë për të hyrë tek portat. Sepse ju duhet të jeni pa mëkat për të hyrë në këtë Parajsë të Re të mrekullueshme në Tokë.
Fëmijët e Mi të dashur, Unë e kam përgatitur këtë Parajsë me Dashuri të madhe për secilin prej jush. Kjo është trashëgimia që ju keni qenë duke pritur. Në këtë mënyrë Dhurata e Tokës iu prezantua fillimisht Adamit dhe Evës.
Çdo njeri që e refuzon këtë Parajsë mbi Tokë, ku asnjë ligësi nuk do të ekzistojë në ndonjë formë, po ia kthen shpinën shpëtimit.  
Kjo është mundësia juaj e fundit për t'i çliruar shpirtrat tuaj nga mbërthimi i Satanit dhe influenca e keqe që ai ka mbi jetën tuaj.
Përqafojeni këtë Dhuratë të mrekullueshme të Mëshirës së madhe. Përmes kësaj Dhurate juve po ju ofrohet një mundësi e shpëtimit të vërtetë dhe një Parajsë e Lavdishme, të cilën ju nuk mund ta merrni me mend.
Për ata mëkatarë të gjorë që e refuzojnë ofertën e Birit Tim për falje, juve do t’ju jepet pak më shumë kohë për t’u kthyer tek besimi juaj. Megjithatë, juve nuk do t’ju jepet edhe aq shumë kohë, sepse Durimit Tim po i vjen fundi.
Priteni tani kthimin e Birit Tim për t’ju shpëtuar edhe një herë nga mëkati dhe për t’ju sjellë shpëtimin e përjetshëm.
Hyji Atë

Tuesday, 22 March 2016

Kthimi Im për t’ju shpëtuar do të ndjehet në çdo cep të botës

E Hënë, 17 Tetor 2011, në 21:30
Bija Ime fort e dashur, kohët po ndryshojnë rreth jush. Bota është në trazira të shkaktuara nga shpirti i errësirës. Ju jeni të rrethuar me të gjithë dëshminë se çfarë mund të shkaktojë ligësia e mëkatit mbi njerëzimin. Në këtë shpirt të errësirës do të ndriçojë Shpirti i Pranisë Sime Hyjnore ndërsa Unë vij për ta shpëtuar njerëzimin edhe një herë.
Ju, fëmijët e Mi të shtrenjtë që e dini të Vërtetën, duhet t’i tregoni të tjerëve se sa me fat janë që po iu jepet kjo Dhuratë Hyjnore e mrekullueshme. Dashuria Ime do ta godasë Tokën në një mënyrë ku ju do të bini me përulësi dhe me gjunjë të përkulur do të vajtoni me trishtim për fyerjen që ju keni shkaktuar duke e ofenduar Atin Tim të Përjetshëm.
Është përmes Hyjit Më të Lartit që kjo Vepër e madhe e Mëshirës po ju tregohet tani. Gëzohuni, sepse tani ka Dritë në botë, e cila do t’i tërheqë shpirtrat dhe do t’i sjelli në Krahët e Hyjit Atë.
Unë vij përsëri për t’ju dhënë jetën që ju duhet për t’ju mundësuar përsëri që t’i ngritni sytë edhe një herë në adhurim dhe lavdërim ndaj Lavdisë së Hyjit Atë dhe ta falënderoni Atë për Drejtësinë që Ai tregon tani ndaj fëmijëve të Tij të shtrenjtë, por të humbur.
Unë, Jezu Krishti, tani përgatitem për t’ju lejuar që ta dëshmoni Të Vërtetën e Mëshirës për çdo shpirt, përfshirë mëkatarët e ngurtë dhe jo-besimtarët kudo.
Prova e Ekzistencës Sime dhe ajo e Hyjit Atë do të shfaqet në gjithë lavdinë e vet qiellore tek çdo burrë, grua dhe fëmijë.
Prania Ime do të shfaqet në një mënyrë që askush nuk mund apo nuk do ta shpërfillë. Sepse Qielli do të hapet, yjet do të përplasen dhe kështu që kthimi Im për t’ju shpëtuar do të ndjehet në çdo cep të botës në të njëjtën kohë.
Oh sa do të gëzojnë fëmijët e Mi kur ata të dëshmojnë Praninë Time Hyjnore. Madje edhe ata në errësirë do ta ndjejnë Dashurinë Time t’ia preki shpirtrat e tyre të ftohtë, e cila do t’i ndezë ato përsëri.
Përgatituni. Priteni kthimin Tim të Lavdishëm. Lutuni për ata që kanë frikë në zemrat e tyre. Mos kini frikë nga Unë. Priteni këtë Ngjarje të Madhe me dashuri dhe përulësi në zemrat tuaja.
Unë ju Dua, fëmijë. Kjo Vepër e madhe e Mëshirës Sime do ta vërtetojë këtë tek ju.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti, Mbreti i Njerëzimit

Koha juaj në Tokë është në një pikë kritike

E Diel, 16 Tetor 2011, në 21:30
Bija Ime e dashur, përse ndodh që kur interpretohet Fjala Ime, kaq shumë nga fëmijët e Mi e shohin atë aq fyese? Ndërsa fëmijët e Mi duhet gjithmonë t’i dallojnë mesazhet e tilla të publikuara nga ata që pohojnë se vijnë në Emrin Tim, ata gjithmonë duhet të mësojnë që t’i mbajnë mendjet dhe zemrat e tyre të hapura gjatë gjithë kohës.
Oh sa Unë dëshiroj që sidomos ndjekësit e Mi, t’i hapnin sytë dhe të më mirëprisnin Mua në zemrat e tyre. Jam Unë, Jezusi, i Cili ju thërret për ta dëgjuar Zërin Tim ndërsa Unë ju bëj thirrje që të vini tek Unë në lutje.
Koha juaj në Tokë është në një pikë kritike. Nuk ka shumë kohë përpara se Unë ta lajmëroj Epokën e Re të Paqes dhe për këtë arsye Unë dua që ju t’i përgatisni shpirtrat tuaj tani.
Mos lejoni që arroganca t’ju verbojë ndaj të Vërtetës. A nuk e dini se Unë kurrë nuk do t’ju mashtroja. Dëgjojini udhëzimet e Mia për ta bllokuar të ligun që të mos e errësojë gjykimin tuaj. Mos e lejoni atë që t’ju mbajë larg, sepse vetëm po ta dëgjonit Fjalën Time Më të Shenjtë ju do ta dinit se jam Unë, Jezu Krishti, i Cili po ju thërret.
Fëmijë, sikur ta dinit se sa shumë infektim është përhapur mbi shpirtrat e Mi të shtrenjtë në mbarë botën, ju do të tronditeshit. Kjo errësirë i mbulon madje edhe ndjekësit e Mi të shtrenjtë herë pas here. Lëndimi që Unë ndjej, sidomos mes atyre shpirtrave që luten rregullisht dhe që tregojnë përkushtim të vërtetë, kur Unë i shoh dyshimet tuaja më sjell Lot pikëllimi të madh.
Lutuni, lutuni, lutuni për drejtim nga Shpirti i Shenjtë. Po t’i hapni zemrat tuaja të ngurta dhe ta kërkoni dhuratën e dijes, Unë do t’i përgjigjem thirrjes suaj.
Sa të dëshpëruar do të jeni kur e Vërteta t’ju zbulohet gjatë Paralajmërimit. Janë lutjet tuaja për të shpëtuar shpirtrat e tjerë që Unë kërkoj tani. Sigurisht, edhe po ta dyshoni Fjalën Time të dhënë përmes këtyre Mesazheve, ju prapë mund ta merrni kurajon që të luteni për shpirtrat e humbur.
Unë ju dua dhe pres përgjigjen tuaj ndaj thirrjes Sime për lutje.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/10/16/your-time-on-earth-is-at-a-crucial-point/

Sunday, 20 March 2016

Unë nuk mund t’i detyroj njerëzit të konvertohen apo të kthehen përsëri

E Shtunë, 15 Tetor 2011, në 19:00
Bija Ime fort e dashur, ndërsa më shumë njerëz e dëgjojnë Fjalën Time, Dashuria Ime do t’i përshkojë shpirtrat e tyre menjëherë sa t’i lexojnë Mesazhet e Mia. Unë do t’i flas shpirtrave të tyre dhe do t’i zgjoj nga dremitja për t’i bashkuar ata me Mua që Unë të mund të shpëtoj shpirtra ngado. Fuqia në numër do të më ndihmojë Mua që të arrij shpëtimin e shpirtrave në një shkallë kaq të madhe. Për arsye të vullnetit të lirë të dhënë njeriut si një Dhuratë nga Ati Im, Unë nuk mund t’i detyroj njerëzit të konvertohen apo të kthehen tek besimi në Hyjin Atë. Duhet të jetë vetë vendimi i tyre. Lutja do të përhapë kthimin në besim. Për këtë Unë ju premtoj. Vetëm mendoni për Dhuratën që i pret shpirtrat kur ju, fëmijët e Mi, luteni për ta.
A nuk e dini ju fuqinë e lutjes? Lutja e thënë nga shumicat, në falënderim ndaj Atit Tim dhe për shlyerjen e mëkateve tuaja, mund të shpëtojë botën. E tillë është fuqia që ajo ushtron. Kurrë më parë Unë nuk i kam kërkuar kaq shumë lutjet tuaja, të cilat duhet të dalin nga buzët tuaja dhe me një bujari të zemrës për mëkatarët e rëndë ngado. Unë kam nevojë për lutjet tuaja. Pa lutjet tuaja këta shpirtra të gjorë mund të mos shpëtojnë, sepse shumë prej tyre janë në një errësirë të tillë saqë ndikimi i Paralajmërimit do të ketë pak efekt. Ju, fëmijët e Mi të shtrenjtë, të dashur, të gjithë ju mëkatarë, shumë prej të cilëve bëni të pamundurën për të më treguar Mua dashurinë tuaj, a nuk e kuptoni se Unë mbështetem tek ju kaq shumë për të më bërë Mua shoqëri. Bashkohuni me Mua në Gjirin e Zemrës Sime të Shenjtë dhe më kërkoni Mua hiret për të shpëtuar vëllezërit dhe motrat tuaja. Unë do të shpëtoj miliona shpirtra kur ju ta përkushtoni kohën tuaj për të lutur Mëshirën Hyjnore. Kjo është koha kur recitimi i Mëshirës Hyjnore do te jetë më efektive. Të jeni bujarë në zemër, mendje, trup dhe shpirt. Hidheni tutje çdo dyshim. Më lejoni Mua, Jezusin tuaj, që t’ju ngre për t’ju sjellë ju dhe të gjithë ata për të cilët ju luteni në jetën Time të përjetshme.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Saturday, 19 March 2016

Kurrë mos më mbroni Mua, pasi është e panevojshme

E Enjte, 13 Tetor 2011, në 00:10
Bija Ime fort e dashur, Unë duhet të të informoj se është e nevojshme që të përmbahesh në mbrojtjen e Fjalës Sime Më të Shenjtë.
Ata që e vënë në pyetje Fjalën Time duhet të luten tek Unë për drejtim. Unë Jam duke të udhëzuar ty tani që kurrë të mos përpiqesh t’i interpretosh Mesazhet nga Buzët e Mia Hyjnore.
Unë ta kam thënë këtë shumë herë dhe ty nuk të është dhënë autoriteti që ta bësh këtë. Përkundrazi, pranoji Mesazhet e Mia ashtu si janë. Mos i dysho ato. Mos u përpiq t’i analizosh ato, sepse njeriu di fare pak rreth planeve Hyjnore apo caktimit të kohëve. As edhe për antikrishtin njeriu nuk di gjë, edhe pse ai mendon se di. Vetëm këto çështje të një rëndësie të tillë mbeten të ditura vetëm nga Ati Im i dashur.
Unë kërkoj që ti kurrë të mos më mbrosh Mua, pasi kjo është e panevojshme. Vullneti i Atit Tim për t’i komunikuar njerëzimit përmes teje dhe profetëve të tjerë është gjithçka që ka rëndësi. Ashtu si e kam thënë më parë, ti je shkrimtarja. Unë Jam Autori. Ti je instrumenti. Unë Jam Drejtuesi.
Bindja ndaj Meje gjatë gjithë kohës pritet nga ti. Duke bërë ashtu si them Unë është e thjeshtë. Puna jote do të jetë më e lehtë nëse përmbahesh nga pjesëmarrja në ndonjë debat intelektual fetar në lidhje me çështjet e Shkrimit të Shenjtë për të cilat ti nuk di asgjë.
Kujtoje rëndësinë e përulësisë, bija Ime. Qëndro si një fëmijë, e vogël gjatë gjithë kohës në Sytë e Mi dhe ti do të gjesh paqe. Sprova do të dërgohen ty gjatë kësaj Pune. Pranoi ato. Mos i refuzo ato. Dhurata jote e vullnetit tënd të lirë tek Unë është pranuar, por ti duhet ta mësosh rëndësinë e mos refuzimit të vuajtjes, sepse kjo është e rëndësishme për shpëtimin e shpirtrave.
Unë të dua, bija Ime, por e ndjej të nevojshme të t’i kujtoj ty udhëzimet e Mia të qarta. Unë nuk kam nevojë që të mbrohem. Fjalët që të jepen ty janë të pa ndotura dhe nuk bien në kundërshtim me të Vërtetën ashtu siç iu dha njerëzimit që nga fillimi i kohës. Shumë versione të së Vërtetës të përmbajtura në Bibël janë shtrembëruar për t’iu përshtatur programit të vetë njeriut. Unë Jam e Vërteta. Unë Jam Buka e Jetës. Pa Mua nuk ka jetë.
Ec përpara me një mendim më të qartë se çfarë pritet nga ti. Ti je e mbrojtur gjatë gjithë kohës. Faleminderit, bija Ime, për forcën që po tregon tani, por gjithmonë më lejo Mua të të drejtoj ty gjatë gjithë kohës. Kështu ky udhëtim do të jetë më i lehtë.
Jezusi juaj i dashur
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/10/13/never-defend-me-as-it-is-unnecessary/

Friday, 18 March 2016

Virgjëra Mari: Ju do të bini nën hetim dhe sulm të madh

E Mërkurë, 12 Tetor 2011, në 14:22
Fëmija im, kjo është një kohë që kur ti Punon për Birin tim, ti do të biesh në hetim dhe sulm të madh. Ti gjithmonë duhet t’i nderosh dëshirat e Birit tim dhe t’i bindesh Atij gjatë gjithë kohës. Kurrë mos e mbro Fjalën e Tij Më të Shenjtë, sepse Ai nuk dëshiron që ti ta bësh këtë. Mos u përgjigj apo të merresh me ata që e kundërshtojnë apo e keqinterpretojnë Fjalën e Tij, gjë që mund të shkaktojë debat dhe dyshime.
Ti do të sulmohesh tani nga mashtruesi, por ti duhet të lutesh për mbrojtjen time dhe kurrë të mos dorëzohesh ndaj provokimeve të tilla. Ai, mashtruesi, punon përmes të tjerëve për të të lënduar, dhe nëse e lejon ta bëjë këtë, ti po angazhohesh me të dhe po i jep atij fuqinë që ai dëshiron.
Qëndro këmbëngulëse në këto rrethana, fëmija im, dhe gjithmonë kthehu tek unë. Unë do të mbuloj ty me Mantelin tim Më të Shenjtë për të të mbrojtur nga ai dhe gjithçka do të jetë mirë.
Qëndro e guximshme dhe pranoje këtë si një Dhuratë nga Hyji Më i Larti, sepse pa një forcë të tillë, ti nuk do mund ta bësh këtë Punë me sukses. Gjithmonë ta kujtosh se nuk je e vetme në këtë Punë, sepse shenjtorët të gjithë ndërhyjnë në emrin tënd dhe ty po të jepet çdo lloj mbrojtjeje hyjnore.
Vazhdo me bindjen tënde ndaj Birit tim dhe përpiqu të jesh e gëzuar ndërsa e pranon vuajtjen që Ai e lejon për shpëtimin e shpirtrave. Ti duhet të vazhdosh që të thuash Rruzaren e Shenjtë çdo ditë dhe të lutesh me mua me qëllim që shpirtrat të mund të shpëtohen.
Unë të bekoj ty, bija ime. Qielli gëzon me këtë Punë Më të Shenjtë në emër të Birit tim të shtrenjtë, i Cili e do gjithë njerëzimin, por që loton me dëshpërim për ata shpirtra që do ta refuzojnë Dorën e Tij të Mëshirës pas Paralajmërimit.
Nëna juaj e dashur

Thursday, 17 March 2016

Mesazh për Amerikën: Përqafojini vëllezërit dhe motrat tuaja të të gjitha besimeve

E Martë, 11 Tetor 2011, në 15:30
Bija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj të komunikoj me popullin Amerikan. Mesazhi Im për ata është ky. Ju, fëmijët e Mi të shtrenjtë, po vuani shumë në këto kohë. Ju po përjetoni një pastrim që është i nevojshëm për t’i purifikuar shpirtrat tuaj.
Mëkatet e mëdha në Amerikë, të cilat më shqetësojnë Mua, janë mëkatet e abortit dhe të imoralitetit të trupit. Shumë nga fëmijët e Mi janë infektuar nga mashtruesi, i cili kontrollon, i fshehur prapa dyerve të mbyllura, sistemet tuaja monetare dhe politike. Sa shumë prej jush janë të pavetëdijshëm ndaj këtij fakti. Unë tani ju bëj thirrje që të luteni për lehtësimin e nevojshëm nga planet e tyre djallëzore për ta shkatërruar vendin tuaj.
Lutja, fëmijët e Mi, do të ndihmojë në dobësimin e ndëshkimit, të cilin Ati Im do ta lëshojë në botë kundër mëkatit të abortit. Lutuni, lutuni dhe bashkohuni për t’i bërë nderime Atit Tim. Sepse duke u bashkuar së bashku të gjitha fetë, të cilat e nderojnë Atin, Hyjin Krijuesin e botës, ju mund ta ndihmoni vendin tuaj.
Ju duhet të luteni për falje dhe besim që lutjet tuaja të marrin përgjigje sipas kohës Hyjnore të Atit Tim.
Përqafojini vëllezërit dhe motrat tuaja të të gjitha emërtimeve fetare, të cilët besojnë në Hyjin Atë dhe lutuni si një grup i vetëm për të shlyer mëkatet e vendit tuaj. Fëmijët e Mi, kaq i madh është vendi juaj, sa është e rëndësishme që Unë të mund të shpëtoj sa më shumë shpirtra të jetë e mundur. Unë mund ta bëj këtë vetëm përmes kthimit në besim, që do të ndodhë gjatë Paralajmërimit dhe përmes lutjeve dhe përkushtimit tuaj.
Kthehuni tek Unë tani, të gjithë ju. Mos diskriminoni kundër fesë së njëri tjetrit, vetëm kini besim në Hyjin Atë dhe Ai do t’i përgjigjet lutjeve tuaja.
Ju, fëmijët e Mi të dashur, jeni të humbur. Juve ju janë treguar kaq shumë ngatërresa dhe ju janë paraqitur të vërteta të shtrembëruara rreth Ekzistencës së Hyjit Atë. Ju e përdorni fenë si një fasadë për të shfryrë vrerin mbi ata që janë më tepër fatkeqë se ju. Është koha që ta pranoni të Vërtetën se do të jetë vetëm përmes dashurisë suaj për fqinjin, që si një komb ju do të mund të ktheheni në Krahët e Krijuesit tuaj, Hyjit Atë.
Unë ju dua me një Dhembshuri të fuqishme në gjithë Qenien Time. Unë përpiqem t’ju shpëtoj, që ju të mund të hyni në Epokën e re dhe të mrekullueshme të Paqes që ju pret mbi këtë Tokë. Për të hyrë në këtë Parajsë të Re shpirtrat tuaj duhet të jenë pa mëkat. Lutuni për hiret për të kërkuar falje për mëkatet tuaja dhe për mëkatet e kryera nga qeveritë tuaja.
Unë ju lë në paqe dhe dashuri.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Monday, 14 March 2016

Hyji Atë – Kushtojini tani vëmendje thirrjes Sime finale për njerëzimin

E Diel, 9 Tetor 2011, në 15:30
Bija Ime, tregoji botës për dashurinë që Unë kam për të gjitha krijesat e Mia ngado. Gjithashtu informoi ata se Unë do të kryej tani Veprën më të madhe të ndërhyrjes Hyjnore të parë mbi Tokë që nga Ringjallja e Birit Tim të Dashur Jezu Krishtit.
Gjithçka është përgatitur për këtë Vepër të Madhe të Mëshirës, të cilën Unë e kam autorizuar për t’ju ndihmuar që të shpëtoheni të gjithë.
Dashuria Ime për ju do të thotë se ndërsa Unë synoj ta luftoj mashtruesin në përpjekjet e tij për ta shkatërruar njerëzimin, Unë do të lejoj tani një Vepër të fundit të Mëshirës për t’ju kthyer në besim. Kjo Vepër e fundit për t’ju shpenguar në Sytë e Mi do të thotë se njeriu mundet ta mësojë edhe një herë të Vërtetën e Ekzistencës Sime.
Fëmijët e Mi, ju lutem përkuluni tani dhe kërkoni Mëshirë për familjen dhe të dashurit tuaj. Nëse ata nuk janë në gjendjen e hirit, ata do ta kenë të vështirë ParalajmëriminJu duhet t’i informoni ata për nevojën e të medituarit mbi të Vërtetën.
Koha është e shkurtër. Paralajmërimi është pothuajse mbi ju. Me të marrë fund, ju do të keni kohë të vendosni se cilën udhë ju dëshironi të zgjidhni, udhën e Dritës Hyjnore apo udhën e mashtruesit. Zgjedhja do të jetë e juaja.
Pas njëfarë kohe nëse njeriu nuk ia kthen shpinën udhëve të tij të liga Unë do t’i shkatërroj ato vende, që i bëjnë nderime mashtruesit. Ata do të fshihen kur Dora Ime të bjerë si ndëshkim, por ata nuk do të kenë se ku të shkojnë askund.
Durimit Tim po i vjen fundi ndërsa Unë tani planifikoj që t’i bashkoj të gjithë ata që besojnë tek Unë, Krijuesi i të gjitha gjërave dhe t’i marr ata me Vete në Epokën e Re të Paqes. Ata që zgjedhin të ecin në udhën tjetër do të flaken në zjarret e Ferrit.
I kushtoni tani vëmendje kësaj thirrjeje finale për njerëzimin. Kjo është koha që ju të vendosni për të ardhmen tuaj. Lutuni për ata që janë të verbër ndaj Dashurisë Sime, sepse shumë prej tyre kur e Vërteta t’iu tregohet, do të më refuzojnë Mua edhe një herë dhe do të më kthejnë shpinën.
Krijuesi juaj i dashur
Hyji Atë
Mbreti Më i Larti

Epoka e shumicës së profetëve të rremë të dërguar nga Satani

E Shtunë, 8 Tetor 2011, në 16:20
Bija Ime fort e dashur, ndërsa vizionarët e Mi të vërtetë ecin përpara në botë, po ashtu do të bëjnë edhe vizionarët e rremë. Ju do t’i njihni ata duke i analizuar me kujdes mesazhet e tyre për botën. Sepse diku brenda tyre, ju do të shihni se Mësimet e Mia dhe e Vërteta e përmbajtur në Biblën Më të Shenjtë janë ndryshuar. Kaq të holla janë këto gënjeshtra, saqë vetëm ata me njohuri të vërtetë të Shkrimit të Shenjtë do të jenë në gjendje t’i dallojnë ato.
Bëni kujdes nga ndonjë urrejtje, që vizionarë të tillë krijojnë mes ndjekësve të tyre, kur ata luftojnë, përçajnë dhe ndajnë familje. Kultet që krijohen nga puna e vizionarëve të tillë tani do të dalin në botë për të shkaktuar çorientim dhe ankth mes besimtarëve.
Kudo që përmbahet Fjala Ime e Shenjtë ju do të gjeni Dashuri. Mesazhet e Mia mbjellin dashuri dhe harmoni dhe nuk do të mbesin pa ndikuar në shpirtin tuaj. Mesazhet e Mia gjithmonë do të flasin të Vërtetën dhe ndërsa të ashpra dhe të frikshme herë pas here, ato po ju jepen ju, fëmijët e Mi, prej Dashurisë.
Vizionarët e rremë do të japin mesazhe që nuk janë të lehta për t’u lexuar apo për t’u kuptuar. Në pamje të parë, ato do të japin autoritet dhe do të krijojnë një ndjenjë dashurie. Megjithatë, ato nuk do t’ju sjellin paqen e shpirtit. Vizionarë të tillë, shumë prej të cilëve, nuk janë nga Hyji, joshin në fillim, pastaj kontrollojnë, deri kur përfundimisht ju fundosin në një shtrat gënjeshtrash dhe mashtrimesh.
Satani dhe ushtria e tij do t’i influencojnë vizionarë dhe lajmëtarë të tillë të rremë. Ai madje mund të sulmojë vizionarë të vërtetë kur ai i inkurajon ata që të largohen nga Unë të çorientuar. Unë ju bëj thirrje, fëmijë, që të bëni kujdes gjatë gjithë kohës.
I kundërshtoni mesazhet, që bien në kundërshtim me Mësimet e Mia në çfarëdo lloj mënyre, sepse atëherë mund të jeni të sigurt se ato janë të rreme.
Unë flas vetëm përmes një numri të zgjedhur vizionarësh dhe lajmëtarësh të vërtetë në botë sot. Ata janë më pak se 20 dhe më pak nga sa ju mendoni. Secilit prej tyre i është dhënë një rol i ndryshëm, por Zëri Im dhe udhëzimet e Mia do të kenë një ngjashmëri, që ju do ta vini re. Do të ketë një qëllim në mesazhet e tyre, të gjitha të krijuara për të inkurajuar veprim nga ana juaj për t’i përgatitur shpirtrat tuaj.
Çdo lloj veprimi i inkurajuar prej atyre që e quajnë veten vizionarë dhe lajmëtarë, i cili duket i çuditshëm, apo që i inkurajon ndjekësit e tyre të ndërmarrin veprime, që nuk përfshijnë dashurinë për fqinjin tuaj, dhe ju atëherë kthejani shpinën.
Dëgjoni tani, sepse kjo është epoka e profetit të rremë, i cili do ta shfaqë veten në botë së shpejti. Po ashtu është epoka e shumicës së profetëve të rremë të dërguar nga mashtruesi në botë për të shkaktuar çorientim dhe errësirë në shpirt.
Jezusi juaj i dashur

Virgjëra Mari: Mëkati i indiferencës ndaj Birit tim është jashtë kontrolli

E Shtunë, 8 Tetor 2011, në 14:22
(Marrë gjatë një shfaqjeje private të Nënës së Bekuar, e cila zgjati 30 minuta)
Fëmija im, ka kaq shumë shpirtra të destinuar për dëbimin e përjetshëm, po qe se ata nuk kthehen tek Biri im i shtrenjtë.
Biri im vuan shumë në ankth, ndërsa Ai i shikon këta fëmijë të hidhen nga një udhë e keqe në një tjetër.
Mëkati i indiferencës ndaj Birit tim është jashtë kontrolli dhe kaq shumë, që e dinë për Ekzistencën e Tij, prapë zgjedhin, përmes vetë vullnetit të tyre të lirë, që ta refuzojnë Atë.
Tani është koha kur ata do ta kuptojnë se çfarë shtrihet para tyre nëse ata nuk pendohen gjatë Ndriçimit të Ndërgjegjestë cilin ata do ta përjetojnë së shpejti.
Për ata prej jush që e duan Birin tim, merreni Kryqin e Tij dhe ndihmojeni Atë që t’i kthejë ata shpirtra të cilët Ai dëshiron t’i mbajë në Krahët e Tij të shtrenjtë, të dashur.
Sa shumë nga ju, fëmijë, që nuk e njihni me të vërtetë Birin tim, duhet ta kuptoni butësinë e Zemrës së Tij. Kaq shumë Dashuri ka Ai për ju të gjithë, saqë po ta shihnit vuajtjen e Tij për shkak të refuzimit, ju do të dergjeshit në tokë, do të qanit dhe do të lypnit faljen për mëkatet e njerëzimit.
Ju lutem, unë ju bëj thirrje që të luteni fort për kthimin në besim kaq të dëshiruar nga Biri im gjatë Paralajmërimit.
Nëna juaj e Bekuar
Mbretëresha e gjithë Njerëzimit

Saturday, 12 March 2016

Purgatori nuk është një vend ku ju do të ndjeheshit të kënaqur që të hynit

E Premte, 7 Tetor 2011, në 21:45
Bija Ime fort e dashur, arsyeja që Unë dërgoj kaq shumë Mesazhe tek Fëmijët e Mi është për t’i ndihmuar ata që t’i përgatisin shpirtrat e tyre në një mënyrë, që nuk ishte e mundur deri tani.
Shumë nga fëmijët e Mi nuk e kanë lexuar Biblën e Shenjtë, as dhe nuk janë të vetëdijshëm për të gjitha Mësimet e Mia.
Më shumë kohë përdoret nga shërbëtorët e Mi të shenjtë duke u përqendruar mbi pjesën e Mësimeve të Mia ku Unë ju kërkoj të gjithëve që ta doni fqinjin tuaj, e cila është një gjë e mirë, por asnjë e folur nuk bëhet për pasojat që do të përballte njerëzimi po ta refuzonin Atin. Përse shërbëtorët e Mi të shenjtë e mohojnë ekzistencën e Ferrit dhe përse ata i japin Purgatorit një pamje zbukuruese?
Fëmijëve të Mi iu janë mësuar shumë gjëra të mira përmes kishave, të cilat e shpallin Lavdinë e Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm. Por për fat të keq, ekzistenca e Purgatorit dhe Ferrit është nënvlerësuar deri aty sa fëmijët e Mi nuk tregojnë interes për ekzistencën e tyre.
Fëmijët e Mi po gënjehen gjithashtu rreth ekzistencës së të ligut. Madje shumë nga shërbëtorët e Mi të shenjtë e mohojnë ekzistencën e tij. Oh sa të marrë janë ata që besojnë se njeriu mund ta forcojë besimin e tij pa e ditur apo kuptuar të vërtetën e fuqisë së të ligut.
Kjo mungesë e drejtimit nga ana e shërbëtorëve të Mi të shenjtë ka bërë që ligësia në botë të zhvillohet në një mënyrë që mund të kishte qenë ndaluar përmes lutjes. Satani është lejuar të endet i lirë mbi këtë Tokë për ca kohë për shkak të verbimit të shërbëtorëve të Mi të shenjtë. Nëse fëmijët e Mi do të kishin qenë informuar siç duhet për këtë rrëmujë të shkaktuar nga Satani, atëherë lutja për ta dobësuar influencën e tij do të kishte qenë shumë më e fortë.
Ekzistenca e Purgatorit
Ekzistenca e Purgatorit është keqkuptuar. Shumë besojnë se ai është thjeshtë një periudhë pritjeje e pastrimit përpara se shpirtrat të mund të hyjnë në Parajsë, për ata shpirtra që mund të mos kenë qenë në gjendjen e hirit në kohën e vdekjes. Ka nivele të ndryshme në Purgator, fëmijë, dhe të gjithë shpirtrat ndjejnë një dhimbje djegëse të errësirës, e cila intensifikohet më shumë në nivelin më poshtë. Kjo do të thotë se shpirtrat në Purgator që për pak i shpëtuan rënies në Ferr e vuajnë dhimbjen e djegies më shumë. Edhe pse të gjithë shpirtrat në Purgator eventualisht do të hyjnë në Mbretërinë e Atit Tim, ai nuk është një vend ku fëmijët e Mi do të ndjeheshin të kënaqur që të hynin. Prandaj ju duhet ta luftoni mëkatin dhe të kërkoni falje sa më rregullisht të jetë e mundur për të qëndruar në gjendjen e hirit. Prandaj dhe ju duhet t’i bindeni 10 Urdhërimeve në çdo kohë. Prandaj dhe ju duhet të luteni gjithashtu për ata shpirtra që janë atje, sepse pa lutjet tuaja ata nuk mund të hyjnë në Mbretërinë e Qiellit deri në Ditën finale të Gjykimit.
Është koha tani që të përballeni me të Vërtetën, fëmijë.
Lutuni për hiret që ju duhen për të qenë të lirë nga mëkati, që ju të mund të hyni në Parajsë. Të jeni gati çdo ditë, sepse ju nuk i dini planet, të cilat janë tashmë gati, që ju presin. Unë jua jap këtë Mesazh që e Vërteta të jetë e qartë. Këto Mesazhe të rëndësishme nuk ju janë paraqitur qartë, fëmijë, ndër dekada. Është e rëndësishme që ju të jeni të përgatitur mirë.
Duke e recituar Kurorëzën e Mëshirës Hyjnore çdo ditë në orën 3 pasdreke Unë do të ndërhyj në momentin e vdekjes në emrin tuaj, pavarësisht se sa shumë mëkatarë të jeni dhe do t’jua tregoj Mëshirën Time. Unë ju them këtë sepse Unë ju dua, jo për t’ju frikësuar, por për të siguruar që ju ta përhapni të Vërtetën tek familjet tuaja.
Fjala Ime sot është thjeshtë një kujtesë e të Vërtetës e cila ju është mohuar prapa maskës së tolerancës. Kjo është pak si prindi i një fëmije të cilin e llastojnë sepse e duan fëmijën kaq shumë. Nëse prindi e ushqen fëmijën më tepër atëherë shëndeti i fëmijës do të dëmtohet. Por prindi vazhdon t’i japë fëmijës ushqim, ndaj të cilit fëmija tani është mësuar prej dashurisë së treguar gabimisht. Kjo mund të çojë në keqësimin e shëndetit të fëmijës. Si pasojë, ky fëmijë bëhet i paditur se çfarë ushqimesh të shëndetshme të hajë, sepse ai nuk di gjë për to. Atij nuk i është thënë kurrë.
Shkoni tani dhe tregojani vëllezërve dhe motrave tuaja të Vërtetën rreth Ferrit dhe Purgatorit përpara se të jetë tepër vonë. Sepse nëse ju nuk e bëni, askush tjetër nuk do ta bëjë.
Mësuesi dhe Shpëtimtari juaj Hyjnor
Jezu Krishti

Sunday, 6 March 2016

Rënia juaj bankare ishte planifikuar nga antikrishti

E Enjte, 6 Tetor 2011, në 22:45
Bija Ime fort e dashur, lutu fort sepse antikrishti është gati për të dalë nga vrima ku është fshehur dhe do të hidhet mbi botën për t’i mbërthyer fëmijët e Mi.
Plani i tij djallëzor do të fshihet prapa një pamjeje të jashtme tërheqëse, joshëse dhe të artikuluar, por kur fëmijët e Mi t’i vështrojnë sytë e tij, ata do të shohin errësirë, sepse ai nuk ka shpirt. Ai nuk u krijua nga Dora e Hyjit Atë.
Lutuni, fëmijët e Mi, tani, secili prej jush, për ta ndaluar atë të shkatërrojë të gjithë ata që ai i kontrollon nga brenda Rendit Mbarë Botëror.
Lutja mund të dobësojë shumë nga planet e tij të neveritshme, të propozuara kundër njerëzimit. Për fat të keq, shumë do të gënjehen prej tij. Kurrë më parë Unë nuk iu kam kërkuar fëmijëve të Mi kaq shumë lutje, sepse pa lutjet tuaja komploti që ai po orkestron do të përmbushet ashtu siç është parathënë në Librin e Zbulesës.
Prania e tij mbi Tokë ndjehet në mbarë botën, por veprimet e tij janë të fshehura nga pamja. Ai është si një gur, që kur hidhet në ujë, krijon valëzime që mund të shkojnë me milje. Ai kërkon t’ju shkatërrojë sepse ju jeni fëmijët e Mi.
Fëmijët e Mi që e ndjekin çdo lëvizje të tij në një mënyrë skllavëruese janë të verbuar. Ligësitë sekrete të kryera nga këta njerëz krijojnë pikëllim të madh në Qiell.
Fëmijë, Unë duhet t’ju kërkoj që t’i luteni Shën Mikaelit Krye-engjëll për ta qortuar Satanin gjatë këtyre kohëve të turbullta. Antikrishti po lëviz me shpejtësi dhe ndikimi i tij po e shpejton komplotin global për t’i unifikuar valutat tuaja kudo.
Rënia juaj bankare ishte qëllimisht e planifikuar nga antikrishti që kur vendet tuaja të kishin nevojë për ndihmë, ai dhe vartësit e tij djallëzorë do të ngriheshin për t’i shpëtuar vendet tuaja.
Zgjohuni të gjithë ju dhe shikoni se çfarë po ndodh në të vërtetë para syve tuaj. Ai po pret për t’u hedhur në sulm, por lutjet tuaja mund t’i dobësojnë veprimet e tij dhe ta ndalojnë atë në hapat e tij. Duart e tij të ndyra po presin për t’ju rrëmbyer në një mbërthim, nga i cili ju do ta keni të vështirë që të shkëputeni.
Mos harroni, fëmijë, koha që i ka mbetur Satanit mbi Tokë është e shkurtër. Antikrishti është dërguar për t’i vjedhur shpirtrat nga Ati Im. Këta shpirtra vijnë nga Ati Im, Hyji Krijuesi i të gjitha gjërave. Premtimi i antikrishtit për një univers të përjetshëm është i kotë. Shumë shpirtra tani po joshen nga kjo doktrinë e re dhe e paudhë. Unë shikoj se si ata bien në këtë strofull mashtruese të errësirës dhe derdh lot të hidhur. Sepse sapo këta shpirtra e ndjekin këtë udhë të mashtrimit ata infektohen. Sjellja e tyre ndaj të tjerëve, përfshirë familjen e tyre, ndryshon ndërsa zemrat e tyre bëhen të ftohta.
Fuqia e Satanit është e fortë, por Hyji Atë do të ndërhyjë dhe do t’i ndëshkojë ndjekësit e tij mbi këtë Tokë me ashpërsinë më të madhe. Paralajmërimi është mundësia e tyre e fundit për t’ia kthyer shpinën antikrishtit.
Lutuni që Drita Ime ta përshkojë secilin shpirt gjatë Paralajmërimit, që shpirtrat e humbur, në veçanti, të mund të shpëtohen nga kjo errësirë e tmerrshme.
Jezu Krishti juaj i dashur

Saturday, 5 March 2016

Grupet Globale nën kontrollin e antikrishtit

E Mërkurë, 5 Tetor 2011, në 21:00
Bija Ime fort e dashur, Unë Jam i kënaqur me mënyrën në të cilën ti e ke shtuar numrin e orëve në Adhurim për Mua. Kjo është mirë sepse hiret e Mia të dhëna ty gjatë kësaj kohe të veçantë do ta forcojnë vullnetin tënd për t’i përhapur Mesazhet e Mia më tej.
Tani që më shumë nga fëmijët e Mi po e kuptojnë që atmosfera në botë, si politike dhe ekonomike, ka ndryshuar përtej njohjes së tyre, së shpejti ata do ta shohin të Vërtetën. Udhëheqësit globalë për të cilët Unë flas, të cilët prej frikës fshihen aty ku ju nuk mund t’i shihni ata, po i shtojnë planet e tyre për dominim global.
Ata po ndërtojnë ushtri, armë dhe substanca helmuese të gjithë me një qëllim në mendje, për t’i shkatërruar fëmijët e Mi. Teoritë konspirative denoncohen vazhdimisht, kur ata vëzhgues të mprehtë e publikojnë të vërtetën. Sepse ju duhet ta kuptoni, kaq të fuqishme janë këto grupe, të gjitha të kombinuara në një front të bashkuar të respektuar, saqë ata mund ta devijojnë të vërtetën dhe ta fshehin atë nga syri publik.
Pranojeni, fëmijë, se grupi i lig ngrihet në betejë kundër vetë ndjekësve të Mi dhe udhëheqësve në Kishë. Ata madje kanë arritur të depërtojnë në Kishën Time nga brenda. Helmi i tyre lëshohet si rrëke që buron dhe vërshon në të gjitha drejtimet. Ka një plan jo vetëm për t’ju mashtruar ju, por edhe për t’ju rekrutuar në mënyrën e tyre të të menduarit. Nga jashtë ata do të shihen t’i ofrojnë botës shpëtimin nën maskën e përpjekjeve humanitare. Zgjedhjet e tyre krijuese për ta bërë jetën më të lehtë për ju do të jenë në formën e unifikimit të parasë suaj, ushqimit, shëndetit, mirëqenies dhe fesë suaj në një, të gjitha nën një kontroll, kontrollin e antikrishtit.
Ju lutem refuzojini përpjekjet e këtyre njerëzve të ligj për t’ju tërhequr ju, fëmijët e Mi të pafajshëm, në planin e tyre djallëzor. Ata duan që ju, përmes vetë pranimit tuaj, ta refuzoni Hyjin, Atin Tim të Gjithëpushtetshëm. Menjëherë sapo ata t’ju kontrollojnë, ju jeni të humbur. Ata do të kontrollojnë çfarë ju hani, në çfarë praktikash fetare ju merrni pjesë si dhe ilaçet që do t’ju japin.
Lutuni, lutuni tek Hyji Atë për t’i ndaluar mizoritë e tyre djallëzore tani dhe kërkojini Atij që t’i shpengojë shpirtrat e tyre gjatë Paralajmërimit. Pavarësisht se cilat janë planet e tyre djallëzore, ata kanë nevojë për lutjet tuaja më shumë se gjithçka. Ata janë kukullat e Satanit, shpirtrat e gjorë të gënjyer, dhe në shumë raste nuk e dinë se çfarë janë duke bërë, apo urdhrave të kujt po iu përgjigjen.
Lusni Kurorëzën e Mëshirës Sime Hyjnore për këta shpirtra, çdo ditë nëse mundeni, për aq gjatë sa të mundeni. Më ndihmoni Mua t’i shpëtoj ata.
Jezusi juaj

Friday, 4 March 2016

Epoka e Paqes nuk është larg

E Martë, 4 Tetor 2011, në 15:30
Bija Ime fort e dashur, Epoka e Re do të bëhet një realitet, në të ardhmen e afërt.
Epoka e Paqes do të shijohet nga të gjithë ndjekësit e Mi. Ajo do të jetë një periudhë e dashurisë, lumturisë dhe paqes. Nuk do të ketë asnjë sëmundje, dhimbje, shqetësime financiare, sepse gjithçka që do t’ju duhet do ju sigurohet nga Unë. Ju, fëmijët e Mi, nuk do të keni nevojë për asgjë, pasi Unë do ju ushqej dhe do ju përqafoj në Parajsën Time të Re ashtu si një prind do ta ushqente një foshnje. Kjo është për t’u mirëpritur. Është një qëllim për të cilin ju të gjithë duhet të përpiqeni.
Nuk ja vlen të prisni për t’u përgatitur për të hyrë në Parajsën Time të Re të paqes. Sepse ju mund ta lini atë tepër vonë. Planifikoni sot, sepse ju nuk do ta dini se kur kjo do të ndodhë. Në fakt ajo do të ndodhë kaq shpejt dhe papritur saqë ju, ndjekësit e Mi, thjesht do ta gjeni veten atje sa hap e mbyll sytë. Prandaj ju duhet të filloni që t’i përgatisni shpirtrat tuaj tani, sepse vetëm shpirtrat e pastër mund të hyjnë.
Koha është thelbësore. Kjo, fëmijët e Mi, është një nga thirrjet e fundit për ju për t’i përmirësuar jetët tuaja përpara Paralajmërimit. Përgatituni çdo ditë dhe besoni në Fjalën Time Hyjnore pasi ju tani po urdhëroheni për t’i ndjekur thirrjet e Mia për shpëtimin e shpirtrave.
Epoka e Paqes nuk është larg tani dhe Unë ju bëj thirrje që t’i përgatisni familjet tuaja që ju të jeni të bashkuar në një në Mbretërinë Time të Re.
Shpëtimtari juaj Hyjnor
Jezu Krishti

Unë nuk do t’ju braktis kurrë, fëmijë. Prandaj dhe Unë Jam duke Ardhur

E Hënë, 3 Tetor 2011, në 12:30
Bija Ime fort e dashur, Unë flas me ty sot për rëndësinë që të kuptohet se çfarë është Paralajmërimi dhe për të larguar çdo paqartësi rreth tij. Shumë njerëz janë të frikësuar dhe besojnë se ajo është Dita e Gjykimit. Por ajo nuk është. Kjo do të jetë një ditë e Mëshirës së Lavdishme Hyjnore, e cila do të përfshijë mbarë botën. Rrezet e Mia të Mëshirës do të derdhen mbi çdo shpirt të vetëm – burrë, grua dhe fëmijë. Asnjëri nuk do të përjashtohet. Asnjëri.


Ky është kthimi Im për t’ju shpëtuar përsëri. A nuk e dinit ju se Unë gjithmonë do të isha i Mëshirshëm? Se Unë kurrë nuk do të prisja deri në Gjykimin Final derisa ta provoja edhe njëherë tjetër për t’ju shpëtuar të gjithëve?
Ky është Pastrimi/Purifikimi për të cilin Unë kam folur. Në ditët që çojnë në këtë Ngjarje të Madhe bota ka duruar një Pastrim për dy vitet e fundit. Unë e lejova njerëzimin të pësonte humbje dhe të fitonte përulësi përmes rënies globale të tregjeve financiare, edhe pse Unë nuk e shkaktova atë. Ajo u organizua nga grupet globale në vendet me pushtet, duke përfshirë korridoret e qeverive në mbarë botën, prej lakmisë së tyre të ligë. Por për arsye të kësaj vuajtjeje, me miliona njerëz do të jenë gati tani ta dëgjojnë Fjalën Time dhe ta pranojnë Mëshirën Time. Përndryshe ata nuk do të kishin qenë gati. Nuk keni pse të keni frikë nëse më doni Mua dhe jetoni sipas Urdhërimeve të dhëna botës nga Moisiu sipas udhëzimeve të Atit Tim të Përjetshëm.
Priteni ardhjen Time me shpresën e dashurisë dhe gëzimit dhe të jeni mirënjohës që po jetoni në botë sot për të marrë Dhuratën Time të madhe të shpëtimit. Unë kurrë nuk do t’ju braktis, fëmijë. Prandaj dhe Unë Jam duke ardhur. Është sepse Unë ju Dua ju kaq shumë që Unë e bëj këtë. Është ngaqë Unë dëshirova t’ju përgatis dhe t’ju sjell më pranë Zemrës Sime që Unë ia dhashë botës Mesazhet e Mia përmes bijës Sime të dashur.
Këto Mesazhe kanë për të vazhduar përtej Paralajmërimit për t’ju dhënë sa më shumë udhëzim të jetë e mundur në Mësimet e Mia. Fjala Ime, e përmbajtur në këto Volume, të cilave Unë iu referohem si Libri i së Vërtetës, do të krijojë një ushtri të re të krishterë, e cila do ta mbrojë Emrin Tim derisa Epoka e Re e Paqes të fillojë.
Të jeni të gëzuar tani, fëmijët e Mi. Më lejoni Mua t’ju ngushëlloj, sepse kjo do të jetë e para herë që ju do të vini para Meje ballë për ballë. Ky do të jetë, për ndjekësit e Mi, një moment dashurie të madhe, paqeje dhe lumturie. Ngrihuni tani dhe qëndroni të fortë. Sepse ju jeni të privilegjuar dhe për këtë ju duhet t’i ofroni lavdërime Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm, i Cili e ka lejuar këtë të ndodhë.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/10/03/i-will-never-desert-you-children-that-is-why-i-am-coming/