Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 23 March 2016

Hyji Atë: Përgatiteni botën për ardhjen e Birit Tim të dashur Jezu Krishtit

E Mërkurë, 19 Tetor 2011, në 14:00

Bija Ime, përgatite botën për ardhjen e Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit, sepse Ai vjen tani, ashtu siç është parathënë, për ta shpëtuar njerëzimin edhe një herë.

Ardhja e Tij do të lajmërohet nga trumbetat në Qiell dhe nga kori i engjëjve që do të këndojnë me adhurim për ta njoftuar këtë Ngjarje të Madhe.

Dhurata Ime e madhe për njerëzimin po ju tregohet në formën e Birit Tim të dashur, i Cili po dërgohet për t’ju shpëtuar përpara Gjykimit Final.

I përgatisni shpirtrat tuaj, sepse kur t’ju tregohen mëkatet tuaja, Unë ju urdhëroj që të bini me përulësi në këmbët e Birit Tim dhe të lypni Mëshirë. Ju duhet t’i kërkoni Atij t’ju falë dhe ta pranoni ndëshkimin e kërkuar për t’i pastruar shpirtrat tuaj.  

Mëshira e Tij është kaq e madhe sa asnjë mëkat, pavarësisht se sa i rëndë, nuk mund të falet nëse tregohet pendesë e vërtetë. Përulësi kërkohet nga të gjithë ju që të jeni të denjë të hyni në Epokën e Re të Lavdishme të Paqes në Tokë, koha e së cilës është shumë afër. Vetëm ata shpirtra që me të vërtetë pendohen dhe tregojnë besnikëri të vërtetë ndaj Birit Tim të dashur do të jenë të denjë për të hyrë tek portat. Sepse ju duhet të jeni pa mëkat për të hyrë në këtë Parajsë të Re të mrekullueshme në Tokë.

Fëmijët e Mi të dashur, Unë e kam përgatitur këtë Parajsë me Dashuri të madhe për secilin prej jush. Kjo është trashëgimia që ju keni qenë duke pritur. Në këtë mënyrë Dhurata e Tokës iu prezantua fillimisht Adamit dhe Evës.

Çdo njeri që e refuzon këtë Parajsë mbi Tokë, ku asnjë ligësi nuk do të ekzistojë në ndonjë formë, po ia kthen shpinën shpëtimit.  

Kjo është mundësia juaj e fundit për t'i çliruar shpirtrat tuaj nga mbërthimi i Satanit dhe influenca e keqe që ai ka mbi jetën tuaj.

Përqafojeni këtë Dhuratë të mrekullueshme të Mëshirës së madhe. Përmes kësaj Dhurate juve po ju ofrohet një mundësi e shpëtimit të vërtetë dhe një Parajsë e Lavdishme, të cilën ju nuk mund ta merrni me mend.

Për ata mëkatarë të gjorë që e refuzojnë ofertën e Birit Tim për falje, juve do t’ju jepet pak më shumë kohë për t’u kthyer tek besimi juaj. Megjithatë, juve nuk do t’ju jepet edhe aq shumë kohë, sepse Durimit Tim po i vjen fundi.

Priteni tani kthimin e Birit Tim për t’ju shpëtuar edhe një herë nga mëkati dhe për t’ju sjellë shpëtimin e përjetshëm.

Hyji Atë