Kerko Mesazhet ketu

Saturday 12 March 2016

Purgatori nuk është një vend ku ju do të ndjeheshit të kënaqur që të hynit

E Premte, 7 Tetor 2011, në 21:45

Bija Ime fort e dashur, arsyeja që Unë dërgoj kaq shumë Mesazhe tek Fëmijët e Mi është për t’i ndihmuar ata që t’i përgatisin shpirtrat e tyre në një mënyrë, që nuk ishte e mundur deri tani.

Shumë nga fëmijët e Mi nuk e kanë lexuar Biblën e Shenjtë, as dhe nuk janë të vetëdijshëm për të gjitha Mësimet e Mia.

Më shumë kohë përdoret nga shërbëtorët e Mi të shenjtë duke u përqendruar mbi pjesën e Mësimeve të Mia ku Unë ju kërkoj të gjithëve që ta doni fqinjin tuaj, e cila është një gjë e mirë, por asnjë e folur nuk bëhet për pasojat që do të përballte njerëzimi po ta refuzonin Atin. 

Përse shërbëtorët e Mi të shenjtë e mohojnë ekzistencën e Ferrit dhe përse ata i japin Purgatorit një pamje zbukuruese?

Fëmijëve të Mi iu janë mësuar shumë gjëra të mira përmes kishave, të cilat e shpallin Lavdinë e Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm. Por për fat të keq, ekzistenca e Purgatorit dhe Ferrit është nënvlerësuar deri aty sa fëmijët e Mi nuk tregojnë interes për ekzistencën e tyre.

Fëmijët e Mi po gënjehen gjithashtu rreth ekzistencës së të ligut. Madje shumë nga shërbëtorët e Mi të shenjtë e mohojnë ekzistencën e tij. Oh sa të marrë janë ata që besojnë se njeriu mund ta forcojë besimin e tij pa e ditur apo kuptuar të vërtetën e fuqisë së të ligut.

Kjo mungesë e drejtimit nga ana e shërbëtorëve të Mi të shenjtë ka bërë që ligësia në botë të zhvillohet në një mënyrë që mund të kishte qenë ndaluar përmes lutjes. Satani është lejuar të endet i lirë mbi këtë Tokë për ca kohë për shkak të verbimit të shërbëtorëve të Mi të shenjtë. Nëse fëmijët e Mi do të kishin qenë informuar siç duhet për këtë rrëmujë të shkaktuar nga Satani, atëherë lutja për ta dobësuar influencën e tij do të kishte qenë shumë më e fortë.

Ekzistenca e Purgatorit

Ekzistenca e Purgatorit është keqkuptuar. Shumë besojnë se ai është thjeshtë një periudhë pritjeje e pastrimit përpara se shpirtrat të mund të hyjnë në Parajsë, për ata shpirtra që mund të mos kenë qenë në gjendjen e hirit në kohën e vdekjes. Ka nivele të ndryshme në Purgator, fëmijë, dhe të gjithë shpirtrat ndjejnë një dhimbje djegëse të errësirës, e cila intensifikohet më shumë në nivelin më poshtë. Kjo do të thotë se shpirtrat në Purgator që për pak i shpëtuan rënies në Ferr e vuajnë dhimbjen e djegies më shumë. Edhe pse të gjithë shpirtrat në Purgator eventualisht do të hyjnë në Mbretërinë e Atit Tim, ai nuk është një vend ku fëmijët e Mi do të ndjeheshin të kënaqur që të hynin. Prandaj ju duhet ta luftoni mëkatin dhe të kërkoni falje sa më rregullisht të jetë e mundur për të qëndruar në gjendjen e hirit. Prandaj dhe ju duhet t’i bindeni 10 Urdhërimeve në çdo kohë. Prandaj dhe ju duhet të luteni gjithashtu për ata shpirtra që janë atje, sepse pa lutjet tuaja ata nuk mund të hyjnë në Mbretërinë e Qiellit deri në Ditën finale të Gjykimit.

Është koha tani që të përballeni me të Vërtetën, fëmijë.

Lutuni për hiret që ju duhen për të qenë të lirë nga mëkati, që ju të mund të hyni në Parajsë. Të jeni gati çdo ditë, sepse ju nuk i dini planet, të cilat janë tashmë gati, që ju presin. Unë jua jap këtë Mesazh që e Vërteta të jetë e qartë. Këto Mesazhe të rëndësishme nuk ju janë paraqitur qartë, fëmijë, ndër dekada. Është e rëndësishme që ju të jeni të përgatitur mirë.

Duke e recituar 
Kurorëzën e Mëshirës Hyjnore çdo ditë në orën 3 pasdreke Unë do të ndërhyj në momentin e vdekjes në emrin tuaj, pavarësisht se sa shumë mëkatarë të jeni dhe do t’jua tregoj Mëshirën Time. Unë ju them këtë sepse Unë ju dua, jo për t’ju frikësuar, por për të siguruar që ju ta përhapni të Vërtetën tek familjet tuaja.

Fjala Ime sot është thjeshtë një kujtesë e të Vërtetës e cila ju është mohuar prapa maskës së tolerancës. Kjo është pak si prindi i një fëmije të cilin e llastojnë sepse e duan fëmijën kaq shumë. Nëse prindi e ushqen fëmijën më tepër atëherë shëndeti i fëmijës do të dëmtohet. Por prindi vazhdon t’i japë fëmijës ushqim, ndaj të cilit fëmija tani është mësuar prej dashurisë së treguar gabimisht. Kjo mund të çojë në keqësimin e shëndetit të fëmijës. Si pasojë, ky fëmijë bëhet i paditur se çfarë ushqimesh të shëndetshme të hajë, sepse ai nuk di gjë për to. Atij nuk i është thënë kurrë.

Shkoni tani dhe tregojani vëllezërve dhe motrave tuaja të Vërtetën rreth Ferrit dhe Purgatorit përpara se të jetë tepër vonë. Sepse nëse ju nuk e bëni, askush tjetër nuk do ta bëjë.

Mësuesi dhe Shpëtimtari juaj Hyjnor
Jezu Krishti