Kerko Mesazhet ketu

Saturday 9 April 2016

Lajmëtarët e Mi janë tani me ju që t’i përgatisni shpirtrat tuaj

E Enjte, 3 Nëntor 2011, në 21:00

Bija Ime e dashur, profecitë e parathëna do të fillojnë të bëhen të ditura dhe të dëshmohen nëpër botë, me qëllim që asnjëri të mos i shpërfillë ato.

Sa shumë nga fëmijët e Mi janë të pavetëdijshëm ndaj përmbajtjes që gjendet në Librin e Atit Tim, Biblën Më të Shenjtë. Pak vëmendje i kushtohet 
Librit të Gjonit, ku detajet e kohëve të fundit i janë dhënë gjithë botës.

Kjo kohë tani ka ardhur. Përgatituni që të gjithë ju.

E Vërteta e përmbajtur në Librin e Zbulesës është thjesht ajo – e Vërteta. A mund t’i dalloni shenjat? Trazirat nëpër botë do të vazhdojnë të përshkallëzohen me një ritëm të egër. Sistemi juaj monetar është duke u kërcënuar nga një grup global, që kërkon jo vetëm paratë tuaja, por që kërkon të vjedhë shpirtrat tuaj.

Ligësia e njeriut është e dukshme, por shumë prej saj është e fshehur. Lajmëtarët e Mi janë tani me ju, fëmijë, që t’ju ndihmojnë t’i përgatisni shpirtrat tuaj. Pavarësisht nëse ju i dalloni ata apo jo se kush janë, Shpirti i Shenjtë, i Cili Mbretëron në shpirtrat e tyre, do të përhapë kthimin në besim.

Ata që i kritikojnë përpjekjet e Mia për të komunikuar me ju do ta kuptojnë të Vërtetën shumë shpejt. Do të jetë atëherë që fëmijët e Mi do të bashkohen kundër kësaj force djallëzore të udhëhequr prej Satanit. Ata nuk do të fitojnë. Çdo pengesë është duke u vënë para tyre nga Dora e Atit Tim Të Përjetshëm. Mëshira e Tij është kaq e madhe, sa Ai do ta përdorë Pushtetin e Tij për të mbrojtur fëmijët e Tij dhe Ai do t’i shkatërrojë ata që insistojnë të ndjekin udhën e mashtruesit.

Pavarësisht nga pikëpamjet tuaja të ndryshme, nëse Unë flas me ju tani apo jo, kjo nuk do të ketë rëndësi. Është besimi juaj tek Unë dhe Ati Im i dashur, Hyji Më i Larti, që do të ketë rëndësi në fund.

Lutja është më urgjente se kurrë, fëmijë, kudo që të jeni, cilado qoftë feja juaj, cilado qofshin pikëpamjet tuaja. Mblidhuni së bashku dhe lutuni tek Shpirti i Shenjtë për t’jua ndriçuar mendjen në këtë kohë.

Satani po përpiqet t’ju bëjë që të ma ktheni shpinën Mua, Shpëtimtarit tuaj të dashur. Mos i dëgjoni dyshimet dhe frikën që ai vendos në zemrat tuaja. Ai do të përdorë gënjeshtrat për të më penguar Mua t’jua vërshoj shpirtrat tuaj me Dritën Time Hyjnore.

Dashuria Ime është kaq e fortë për ju, fëmijë, sa pavarësisht se sa ju më shpërfillni Mua, apo më ktheni shpinën, Unë do të vazhdoj t’ju thërras. 

Unë do ta bëj këtë përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Ju duhet të luteni për këtë Dhuratë duke thënë:

“O Jezus, më mbulo me Gjakun Tënd të Çmuar dhe më mbush me Shpirtin e Shenjtë, që të arrij të dalloj nëse këto Fjalë vijnë prej Teje. Më përul në shpirt. Pranoji kërkesat e mia me Mëshirë dhe hape zemrën time ndaj të Vërtetës.”

Unë do t’i përgjigjem edhe shpirtrave më të ngurtë kur ata të recitojnë këtë lutje.

Ma jepni Mua mundësinë për t’ju sjellë drejt Meje, që Unë të mund të bashkoj sa më shumë nga fëmijët e Mi të jetë u mundur përpara Paralajmërimit të Madh.

Kujtojeni, Dashuria Ime për ju nuk do të shuhet kurrë, pavarësisht se sa shumë ju e bëni një vesh të shurdhët ndaj thirrjes Sime urgjente për bashkim.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/11/03/my-messengers-are-now-with-you-to-prepare-your-souls/