Kerko Mesazhet ketu

Sunday 3 April 2016

Mosbesimi i atyre që pohojnë se më njohin, i cili më plagos Mua më së tepërmi

E Hënë, 31 Tetor 2011, në 03:30 

Bija Ime fort e dashur, Fjala Ime e Shenjtë, e cila po i jepet një bote, të pavetëdijshme për Ekzistencën Time, do t’i ndezë shpirtrat menjëherë pasi të ndodhë Paralajmërimi

Më në fund njerëzimi do ta dëgjojë Fjalën Time për të më mundësuar Mua që t’i udhëzoj ata për në Epokën Time të Re të Paqes mbi Tokë. Unë iu bëj thirrje të gjithë fëmijëve të Mi ngado që t’i hedhin poshtë dorezat e tyre dhe ta dëgjoni Shpëtimtarin tuaj të flasë. 

Ndërsa Unë kurrë nuk do t’jua zbuloj datën e kthimit Tim në Tokë, Unë mund t’ju them se Unë do të kthehem në Shpirt tani. Unë vij tani për t’ju shpëtuar përsëri edhe një herë gjatë Paralajmërimit me qëllim që njeriu të kthehet në besim. 

Ju lutem më lejoni Mua t’ju udhëzoj dhe lejoni që Misioni Im Më i Shenjtë të përhapet nëpër botë për t’ju sjellë fëmijëve të Mi ngushëllim. Mos më bllokoni Mua. Mos e refuzoni Dorën Time të Mëshirës. Mos e lejoni krenarinë tuaj t’ju pengojë. 

Zgjohuni dhe pranojeni se Unë tani po flas me ju, që Unë të mund t’ju sjell në Gjirin e Mëshirës Sime të madhe. Më në fund shpirti juaj do të ndizet me Zjarret e hireve të Mia hyjnore, të cilat do të hidhen mbi të gjithë ju. 

Të gjitha dyshimet do të kenë shkuar. Fuqia e Satanit do të dobësohet me të shpejtë edhe pse ai nuk do ta lëshojë mbërthimin e tij deri në fund. 

Ndërsa ju i konsideroni thirrjet e Mia, ju duhet t’ia bëni vetes këtë pyetje. Nëse ju besoni tek Unë, përse më refuzoni Mua tani? Përse tregoni zemërim dhe urrejtje ndaj atyre që vijnë në Emrin Tim? Përse e lartësoni veten në Kishën Time, në kurriz të fëmijëve të Mi. Mos harroni se ju të gjithë jeni të barabartë në Sytë e Mi. 

Ejani tek Unë tani me zemër të përulur. Sepse derisa ju të mos e bëni këtë, ju nuk mund të përfitoni nga Mëshira Ime, apo të merrni hiret me të cilat Unë dëshiroj t’ju pajis. 

Zëri Im po i thërret tani të gjithë jobesimtarët që ta pranojnë Ekzistencën e Atit Tim të Përjetshëm. 

Pas Paralajmërimit, më lejoni Mua që t’ju ndihmoj në udhën drejt jetës së përjetshme. Zemra Ime lëndon kur Unë shikoj shpirtra të humbur. Por dijeni këtë. Është mosbesimi i atyre që pohojnë se më njohin, ai i cili më plagos Mua më së tepërmi. 

Shpëtimtari juaj i dashur, Jezusi