Kerko Mesazhet ketu

Friday 1 April 2016

Prisni tani bashkimin tonë të lavdishëm

E Mërkurë, 26 Tetor 2011, në 22:00 

Bija Ime e dashur ti nuk duhet të shqetësohesh për sulmet e vazhdueshme të bëra mbi mesazhet e Mia nga vizionarët e rremë. 

Ti duhet ta dish tani se kur Unë iu flas lajmëtarëve të zgjedhur ata gjithmonë do të jenë një shënjestër e urrejtjes. Kur ti sulmohesh dije se edhe Unë gjithashtu po sfidohem. Fjala Ime e Shenjtë po copëtohet, analizohet, vihet në pyetje, kritikohet dhe deklarohet si e padenjë për të dalë nga buzët e Mia. 

Oh sa pak dinë fëmijët e Mi. Frika dhe dyshimi i verbon ata ndaj të Vërtetës. Ju do të habiteni gjithashtu se si Fjala Ime hidhet poshtë kaq lehtë në favor të mesazheve të rreme. 

Ndërsa Paralajmërimi është pothuajse mbi botën e vërteta më në fund do të bëhet e njohur tek të gjithë ndjekësit e Mi. Do të jetë në atë fazë që ata do ta përqafojnë Fjalën Time për t’i shenjtëruar shpirtrat e tyre të gjorë. Sa do t’i mirëpres Unë ata dhe do t’i sjell pranë Meje kur lotët e tyre të përzihen me të Miat në dashuri dhe bashkim. 

Përpara Paralajmërimit ata do të vazhdojnë të dyshojnë por nuk do të më mohojnë Mua pasi të vijnë para Meje. Sepse sapo ata të vijnë para Meje dhe të shohin dashurinë që Unë kam për ta, nuk do të duan të largohen nga Unë për asnjë moment, kaq i thellë do të jetë bashkimi ynë. 

Priteni tani bashkimin tonë të lavdishëm. 

Jezusi juaj