Tuesday, 31 May 2016

Kalimi brenda Parajsës së Re do të jetë i shpejtë dhe pa vuajtje

E Diel, 11 Dhjetor 2011, në 12:45
Unë vij tek ti sot me gëzim të madh në Zemrën Time të Shenjtë si i Martuari yt. Ti, bija Ime, e ke pranuar këtë kërkesë më të shenjtë për t’u bashkuar me Mua për të shpëtuar shpirtra.
Do të jetë përmes bindjes tënde të përulur që shumë do të pritet nga ti tani. Frika do të zhduket ndërsa ti ecën përpara, si rezultat i dhuratës Sime të veçantë, për ta përkushtuar jetën tënde ndaj dëshirës Sime të zjarrtë për ta shpëtuar njerëzimin nga thellësitë e Ferrit.  
Puna jote, e udhëhequr nga Dora Ime Hyjnore, tani është plotësisht e shenjtë dhe e lirë nga çdo lloj ndërhyrjeje prej të ligut.
Asnjë dyshim nuk do të sulmojë më ty por dije këtë. Fjala Ime e dhënë tek ti do të cënohet dhe do të copëtohet. Çdo përpjekje do të bëhet tani për t’i njollosur këto Mesazhe të Shenjta madje edhe nga ata që pohojnë se më njohin Mua.
Vuajtja jote do të pranohet nga ti, prej tani e tutje, me dorëzim të plotë dhe gëzim në shpirtin tënd. Forca Ime, e dhënë ty prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, do të habisë. Ti do të ngrihesh me bindje të plotë në zemër dhe me një konfidencë të qetë por të vendosur për ta përhapur Fjalën Time nëpër mbarë botën.
Asnjë njeri nuk mundet dhe nuk do të ndalojë në këtë Punë. Asnjë njeri nuk mund të ndalojë ndaj kësaj thirrjeje më të shenjtë nga Qielli.
Ti, bija Ime, je gati për t’u bërë një mbështetje për ata shpirtra që enden në shkretëtirë. Ata do t’i përgjigjen thirrjes së këtyre Mesazheve pavarësisht se sa të ngurta janë zemrat e tyre. Shumë nuk do ta dinë se pse kjo po iu ndodh atyre. Do të jetë prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, i cili do të ndezë një flakë të dashurisë dhe gëzimit në shpirtrat e tyre, që do t’i tërheqë ata drejt Meje përmes këtyre, thirrjeve të Mia urgjente, për t’i kthyer fëmijët e Mi në Krahët e Mi të Shenjtë.
Faleminderit që iu përgjigje kësaj kërkese të veçantë për t’u bërë e martuara Ime në bashkim përfundimtar me Mua. Kjo marrëveshje, kur ti ma dorëzon Mua shpirtin tënd plotësisht, do të më dhurojë Mua lirinë që më duhet për ta përfunduar me sukses këtë Mision për të cilin ti ke qenë zgjedhur.
Shko tani, bija Ime e shtrenjtë, dhe më ndihmo Mua të përmbush premtimin Tim ndaj njerëzimit. Kthimi Im do të jetë për t’i rifituar fëmijët e Mi të dashur dhe për t’i marrë ata brenda Epokës së Re të Paqes. Ky kalim brenda Parajsës së Re do të jetë i shpejtë dhe pa dhimbje për shkak të dhuratës tënde ndaj Meje.  
I thuaj fëmijëve të Mi, Zemra Ime është e mbushur me gëzim në këtë kohë ndërsa koha për të celebruar ditëlindjen Time po afron.
Unë ju dua.
Shpëtimtari dhe Shpenguesi juaj i dashur
Jezu Krishti

Monday, 30 May 2016

Përpjekje për të futur Monedhën Botërore në Evropë

E Premte, 9 Dhjetor 2011, në 22:00
Bija Ime fort e dashur, sa dëshiroj që fëmijët e Mi, sidomos ata që vuajnë në Evropë nën shtypje, vetëm të ktheheshin tek Ati Im për ndihmë.
Grupi i lig, të cilit Unë i jam referuar herë pas here, tani po afrohet me përpjekjet e tyre për të kontrolluar të gjithë fëmijët e Mi të gjorë në këtë pjesë të botës.
Ata, pengje të pafajshëm në një plan mizor për të futur një Monedhë Botërore me qëllim për të kontrolluar të tërë Evropën, duhet të luten fort tani për ndihmë nga Hyji Ati i Gjithëpushtetshëm.
Kurrë mos u dorëzoni, fëmijë, ndaj persekutimit, që po kryhet pas dyerve të mbyllura. Lutuni për t’i dobësuar këto rrethana. Thirreni Hyjin Atë, në Emrin Tim, Birin e Tij të dashur, Jezu Krishtin, për ta evituar këtë krizë dhe thoni:
“Hyji Atë, në Emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, unë të lutem Ty ta ndalosh këtë paturpësi për të kontrolluar fëmijët e Tu. Të lutem mbroji të gjithë fëmijët e Tu, në këto kohë të tmerrshme, që të mund të gjejmë paqe dhe dinjitet për të jetuar jetët tona të lirë nga i ligu.”
Bija Ime, lutja mund dhe do t’i japë fund këtyre planeve famëkeqe.
Hyji Ati i Gjithëpushtetshëm, ashtu si e kam thënë, do t’i ndëshkojë ata përgjegjës për këtë komplot të lig nëse ata nuk kthehen në besimin tek Krijuesi i tyre i Gjithëpushtetshëm.
Kini besim tek Unë. Kini besim tek Ati Im i Përjetshëm dhe lutuni që ky persekutim të ndalohet përpara se plani i vërtetë për t’i shkatërruar, kontrolluar dhe dëmtuar këta shpirtra të jetë zbuluar eventualisht.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Virgjëra Mari: Unë përjetova të njëjtën vuajtje

E Enjte, 8 Dhjetor 2011, në 21:10
Fëmija im, kur unë e linda Jezu Krishtin, Shpenguesin e gjithë njerëzimit, unë isha si çdo nënë. Dashuria ime për këtë fëmijë ishte kaq e madhe sa unë derdha lot prej gëzimit të madh kur për herë të parë e pashë Fytyrën e Tij të bukur. Por unë e dija se roli që kisha pranuar nuk do të ishte i lehtë, edhe pse unë nuk e kuptova, në atë kohë, se sa i vështirë do të ishte ky udhëtim.
Kur e vështroja Fytyrën e shtrenjtë të Fëmijës tim të dashur, asgjë nuk kishte rëndësi, vetëm dëshira ime për ta mbrojtur Atë në çdo kohë me çdo kusht.
Zemra ime ishte në bashkim me atë të Birit tim atëherë ashtu si është edhe sot. Po kjo Zemër vuajti në bashkim me Të përgjatë çdo momenti të jetës së Tij në Tokë.
Çdo gëzim që Ai ndjente, edhe unë mund ta ndjeja. E qeshura e Tij sillte një buzëqeshje në fytyrën time. Dhimbja e Tij më lëndonte mua thellë.
Tortura e Tij gjatë Kryqëzimit të Tij qe ndjerë në çdo kockë në trupin tim. Çdo gozhdë, që e shpoi Mishin e Tij, e shpoi edhe timin. Për çdo grusht dhe shkelmim që Ai merrte nga duart e persekutuesve të Tij, edhe unë e ndjeja gjithashtu. 
Unë përjetova të njëjtën vuajtje, edhe pse unë nuk isha e pranishme në pjesën më të madhe të torturave që u kryen mbi Të, të cilat u mbajtën të fshehura ndaj meje dhe dishepujve të Tij.
Sot unë vuaj me Birin tim, ashtu siç ndodhte atëherë, kur Ai përçmohet në botën sot dhe tallet në publik, në skenë dhe në media, sidomos nga ateistët, unë derdh lot hidhërimi.
Kur e shoh Birin tim të shtrenjtë duke lotuar për mëkatet që Ai dëshmon çdo ditë, edhe unë qaj me Të. Unë e shikoj, e ndjej dhe e dëshmoj vuajtjen e Tij të vazhdueshme për njerëzimin.
Jezu Krishti, Shpëtimtari i Njerëzimit, ka vuajtur për të gjithë ju, por ju do të gjithëve shumë.
Unë do të bëj gjithçka të mundem për ta përmbushur dëshirën e Tij më të shtrenjtë për të shpëtuar çdo shpirt të vetëm mbi Tokë nga kthetrat e të ligut.
Kur ky Mision të ketë përfunduar me sukses, atëherë dhe vetëm atëherë, unë mund të gëzoj në paqen përfundimtare kur fëmijët e mi të bashkohen si një në Parajsën e Re.
Lutu, fëmija im, që të gjithë ata që luten për shpëtimin e shpirtrave të mos e përjashtojnë asnjë shpirt.
Shkoni në paqe dhe vazhdojeni këtë Mision të rëndësisë më të madhe për Birin tim të dashur.
Unë do t’ju mbroj në çdo kohë.
Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Qiellit
(Ky Mesazh u mor pas Meshës dhe menjëherë pas një shfaqjeje private përballë statujës së saj, që zgjati 20 minuta, në të cilin Virgjëra Mari qëndroi solemne me vellon që i valëvitej).

Friday, 27 May 2016

Thirrje drejtuar jo-besimtarëve për t’u kthyer

E Mërkurë, 7 Dhjetor 2011, në 04:00
Bija Ime më e dashur, sot Unë dëshiroj t’i bëj thirrje të gjithë atyre jo-besimtarëve dhe atyre me besim të dobët. Në veçanti Unë iu bëj thirrje atyre që janë kaq të zhytur në udhët e materializmit dhe atyre që jetojnë në një kukule pasurie pa pasur aspak kohë për mirëqenien e tyre shpirtërore.
Ju, fëmijët e Mi, më shqetësoni Mua më së tepërmi, sepse ju jeni kaq të larguar nga Unë. Por Unë ju dua thellësisht dhe shpresoj që kur të ndodhë Paralajmërimi ju t’i përgjigjeni thirrjes Sime në çast.
Sa dëshirë kam Unë, fëmijë, që ju të më njihni Mua dhe ta kuptoni se si gjërat materiale ju kanë vënë një vello mburoje, e cila ju bllokon nga Drita e së Vërtetës.
Do të jetë për ju që sakrificat më të mëdha të vuajtjes do të bëhen nga shpirtrat e Mi viktima.
Ju lutem t’i hapni mendjet dhe ejani drejt Meje, që Unë të mund t’ju marr ju dhe të gjithë ata pranë jush me Mua dhe pjesën tjetër të njerëzimit brenda Parajsës së Re.
Jezusi juaj i dashur
Shpenguesi dhe Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit

Koha për Ardhjen Time të Dytë është pothuajse këtu

E Hënë, 5 Dhjetor 2011, në 15:15
Bija Ime më e dashur, përgatitjet për Paralajmërimin Tim për ta përgatitur njerëzimin kanë përfunduar.
Unë dua të falënderoj ndjekësit e Mi të shtrenjtë të cilët, përmes dashurisë së tyre për Mua, kanë ndihmuar në shpëtimin e sa miliona shpirtrave.
Koha për Ardhjen Time të Dytë është pothuajse përmbi botë. Megjithatë, sa shumë nuk janë akoma të përgatitur, por Mëshira Ime do t’i mbrojë ata.
Ardhja Ime do të jetë një Ngjarje e Lavdishme dhe burra, gra dhe fëmijë do të bien në gjunjë me gëzim, të mrekulluar dhe me dashuri në zemrat e tyre, për Mua Shpëtimtarin e tyre Hyjnor.
Shumë do të përjetojnë lehtësim të plotë, sepse njeriu nuk mund ta duronte torturën, që po ushtrohet mbi të nga Satani dhe nga milionat e engjëjve të tij të errët, të cilët janë fshehur në çdo cep të botës dhe që po shkaktojnë dhimbje të tmerrshme.
Ata, djajtë e Satanit, kaq të shpërfillur nga shumë prej fëmijëve të Mi sepse ata thjeshtë nuk e besojnë se ata ekzistojnë, po shkaktojnë pakënaqësi dëshpëruese në botë.
Ata krijojnë urrejtje mes njerëzve, zili, xhelozi dhe një dëshirë për të vrarë. Atyre nuk iu ka mbetur shumë kohë, fëmijë, sepse Unë, Shpëtimtari juaj, do të kthehem së shpejti ashtu siç premtova.
Lutuni, të gjithë ju, për t’i shpëtuar të gjithë shpirtrat në botë, që edhe ata gjithashtu të jenë gati për Parajsën e Re mbi Tokë.
Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

Thursday, 26 May 2016

Profetë për të përgatitur për Ardhjen Time të Dytë

E Shtunë, 3 Dhjetor 2011, në 20:45
Bija Ime më e dashur, është me trishtim të madh që Unë i vështroj ata ndjekës të Mi të cilët e refuzojnë Fjalën Time Më të Shenjtë përmes këtyre Mesazheve. Sa më trishton kjo Mua.
Unë iu kërkoj fëmijëve të Mi ngado që të luten për ata që e refuzojnë Hyjin në jetën e tyre. Megjithatë, Unë gjithashtu kërkoj lutje për ata ndjekës të Mi të cilët e kanë shpërfillur apo harruar se Ardhja Ime e Dytë do të ndodhë dhe se ajo nuk mund të ndalohet. Kjo është një Ngjarje e rëndësishme dhe të gjithë ju duhet të jeni të përgatitur për të.
Profetë qenë dërguar në botë për të lajmëruar lindjen Time. Profetë qenë dërguar gjithashtu nga Ati Im për t’i përgatitur shpirtrat për shpëtim, që nga fillimi. Profetë po dërgohen tani në botë për të përgatitur njerëzimin për Ardhjen Time të Dytë.
Zgjohuni, të gjithë ju që pohoni se më njihni Mua. Nëse më njihni Mua, atëherë dallojeni Zërin Tim kur Unë iu bëj thirrje zemrave tuaja. Kaq shumë jo vetëm që i refuzojnë këto Mesazhe, por më refuzojnë edhe Mua gjithashtu.
Le ta kuptojnë këtë ata që kaq shpejtë më dënojnë Mua, duke i mohuar thirrjet e Mia të dhëna mbarë botës përmes këtyre Mesazheve.
Duke i kthyer shpinën me kokëfortësi Fjalës Sime të dhënë juve tani, ju po më mohoni Mua lutjet për të cilat Unë kam kaq shumë nevojë nga ju në këtë kohë. Ju, prej të gjithë atyre, që pohoni se më njihni Mua, dëgjoni se çfarë Unë kam për t’ju thënë.
Mizoria juaj e shpon Zemrën Time. Mungesa juaj e bujarisë do të thotë se lutjet tuaja nuk po ofrohen ashtu si duhet për shpëtimin e shpirtrave.
Ku është përulësia juaj dhe përse e maskoni mospëlqimin tuaj për Fjalën Time të Shenjtë me një përulësi të rreme?
Ju duhet të thërrisni Shpirtin Tim të Shenjtë për t’ju udhëzuar drejt Meje, që të mund të punoni për Mua me dashuri të plotë në zemrat tuaja.
Kurrë mos u mburrni për njohuritë tuaja mbi Shkrimin e Shenjtë. Kurrë mos e përdorni njohurinë tuaj për Mësimet e Mia për të poshtëruar një tjetër. Kurrë mos i fyeni, abuzoni, përçmoni të tjerët, apo t’i tallni ata në Emrin Tim. Sepse kur e bëni këtë ju më fyeni Mua rëndë.
Zgjohuni, fëmijë. I përgatisni shpirtrat tuaj dhe të jeni bujarë në shpirt, sepse koha është e shkurtër tani.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/12/03/prophets-to-prepare-for-my-second-coming/

Lutja e Kryqëzatës (12): Lutje për të shmangur mëkatin e krenarisë

E Shtunë, 3 Dhjetor 2011, në 19:40
Bija ime, Unë kam nevojë për lutjet e të gjithë besimtarëve në mënyrë që ata të mund të shpëtojnë shpirtrat e të ligjve.
Shumë prej tyre janë kaq shumë të mbushur me krenari për shkak të njohurisë së tyre të vet-shpallur të mësimeve të Mia saqë mungesa e tyre e përulësisë më shkakton dhimbje. Ata duhet të luten për hiret që ata të bëhen të vegjël përsëri dhe të kenë besim tek Unë. Kërkoju atyre që të recitojnë këtë lutje:
“O Jezusi im, më ndihmo ta shmang mëkatin e krenarisë kur unë flas në Emrin Tënd.
Më fal, nëse ndonjëherë e nënvlerësoj dikë në Emrin Tënd të Shenjtë.
Më ndihmo të dëgjoj, Jezus, kur Zëri Yt flitet dhe më mbush me Shpirtin Tënd të Shenjtë, që ta dalloj qartë të Vërtetën e Fjalës Tënde kur Ti i bën thirrje njerëzimit.
Amen.”

Mëshira Ime i mbulon të gjitha racat, ngjyrat, fetë

E Premte, 2 Dhjetor 2011, në 23:35
Bija Ime e dashur, qëndro e fortë dhe mendo për lajmin e mirë, që Mëshira Ime do të kthejë shumicën e fëmijëve të Mi të dashur në Gjirin e Zemrës Sime të Shenjtë.
Ata shpirtra të gjorë, e fatkeq të cilët ia kanë përkushtuar jetën e tyre ligësisë kanë nevojë për vuajtjen tënde që të mund të shpëtohen. Ndërsa kjo është tepër e vështirë për t’u kuptuar dhe nga një pikëpamje njerëzore, shumë e vështirë për t’u pranuar, ti duhet të kesh besim tek Unë. Vuajtja jote dhe ajo e ndjekësve të Mi të përkushtuar shkon drejt shpëtimit të shpirtrave. Asgjë prej saj nuk shkon dëm. Kjo sakrificë është një dhuratë për Mua. Mos harroni, vuajtja e lehtëson gjithashtu barrën Time.
I dërrmuar prej vuajtjes Sime, bija Ime, Unë mezi pres t’i përqafoj më në fund fëmijët e Mi, të bashkuar në një me Atin Tim të Përjetshëm.
Mendoje atë kështu. Kur ndonjë pjesëtar i dashur i familjes emigron dhe kthehet në shtëpi pas shumë vitesh, sa shumë kënaqësi ka, sa shumë gëzim. Mendo për mallin që një prind ka për djalin apo vajzën që nuk e ka parë për shumë vite dhe sa shumë vlen ky bashkim.
Unë ju dua të gjithë ju, fëmijë, me një pasion të pamasë. Unë mezi e pres bashkimin tonë, kur Unë të mund ta përqafoj fort secilin prej jush në Krahët e Mi dhe t’ju mbaj pranë Zemrës Sime. Familja Ime është gati për t’u ribashkuar më në fund, për të parën herë që kur Parajsa u krijua për Adamin dhe Evën.
Unë e hedh Dashurinë dhe Mëshirën Time, që ajo t’i mbulojnë të gjithë fëmijët e Mi në çdo cep të botës, duke i mbuluar të gjitha racat, të gjitha ngjyrat, të gjitha fetë dhe të gjithë mëkatarët.
Priteni këtë moment të madh në kohë. Më në fund urrejtja e mynxyrosur, vuajtja, trazirat, mosbesimi, lakmia, dhuna dhe ligësi të tjera do të zhduken për mirë. Imagjinojeni se si do të jetë, fëmijë, një Epokë e re e mrekullueshme e Dashurisë dhe Paqes në botë.
Le të mos e humbasë asnjëri këtë jetë të lumturisë së përjetshme. A do të dëshironit për ndonjërin nga vëllezërit dhe motrat tuaja që të mos përfshiheshin? Sepse po të mos përfshiheshin, ata do të vuanin errësirën e përjetshme në flakët e Ferrit përjetësisht. Kujtojeni këtë, fëmijë. Përjetësisht. Nuk mund të ketë më kthim më pas.
Lutuni që të gjithë shpirtrat të mund ta trashëgojnë këtë Parajsë. Lutuni për ata shpirtra për të cilët ju jeni personalisht të shqetësuar. Lutuni për të gjithë shpirtrat.
Jezusi juaj
Shpëtimtari dhe Shpenguesi i gjithë Njerëzimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/12/02/my-mercy-covers-all-races-colours-religions/

Tuesday, 24 May 2016

Virgjëra Mari: Ndëshkimi ka për të ndodhur

E Enjte, 1 Dhjetor 2011, në 23:00
(Ky Mesazh u mor pas një shfaqjeje, që zgjati 30 minuta, gjatë së cilës Virgjëra e Bekuar Mari qante vazhdimisht, që e shqetësoi tepër vizionaren Maria e Mëshirës Hyjnore, e cila tha se të copëtohej zemra tek e shikoje.)
Fëmija im, brenga ime ndaj ligësisë kaq të dukshme në botë ma thyen Zemrën, kur i shoh ata shpirtra të humbur të zhyten më thellë në humnerën e errësirës nga e cila nuk ka asnjë kthim.
Satani i ngacmon tani, fëmijët e mi, ndërsa ai me shpejtësi i vjedh shpirtrat e atyre që nuk kanë aspak dashuri për Hyjin në zemrat e tyre. Është e frikshme, bija ime, që po të njëjtët shpirtra nuk e kanë idenë se me çfarë do të përballen pas vdekjes.
Lotët e mi të trishtimit vërshojnë në një lumë të pafund hidhërimi ndërsa unë shoh gjithashtu torturën dhe vuajtjen e ashpër që Biri im po e duron pikërisht tani.
Dora e Atit tim qiellor është gati për të rënë si ndëshkim, tani në disa pjesë të botës. Ato kombe që po planifikojnë një mizori të tmerrshme për të vrarë kombe do të ndëshkohen rëndë. Unë nuk mund ta mbaj Dorën e Atit tim, e tillë është thellësia e Zemërimit të Tij.
Lutuni për ata që përballen me këtë ndëshkim të rëndë. Lutuni për shpirtrat e tyre. Veprimet e tyre duhen ndaluar, ose përndryshe ata do t’i fshijnë jetët e miliona fëmijëve të mi të gjorë. Veprimet e tyre djallëzore nuk mund të lejohen, pasi ata do të synojnë që të shkaktojnë shkatërrim të tmerrshëm mbi ato kombe të tjera që ata i shohin si të jenë armiqtë e tyre.
Lutuni, lutuni, lutuni përpara ndëshkimit, për ta lehtësuar vuajtjen e të pafajshmëve.
Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Brengave

Monday, 23 May 2016

Luftë e tmerrshme po orkestrohet

E Enjte, 1 Dhjetor 2011, në 12:00
Bija Ime, një Ndëshkim i Madh do t’i bjerë botës me qëllim që të mbrohen të pafajshmit.
Një ligësi e madhe, që mund të krijojë një Luftë Botërore të tmerrshme, është duke u orkestruar.
Dora e Atit Tim do të bjerë dhe do t’i ndëshkojë ata shpirtra të mashtruar nga Satani. Ata nuk do të lejohen që të realizojnë planin e tyre djallëzor.
Pak nga ju, fëmijë, në botë e dinë se çfarë po ndodh me të vërtetë.
Kaq të kujdesshëm janë këto grupe saqë ajo çfarë ju shikoni të shfaqet para jush kur kombi sulmon kombin nuk është tamam ashtu si duket.
Po bëhet një përpjekje e qëllimshme për të krijuar një luftë për të vrarë miliona.
Ati Im nuk mund të rrijë pa bërë asgjë. Ai duhet të ndërhyjë.
Lutuni, lutuni dhe lutuni, fëmijë, për shpëtimin e shpirtrave.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Lutja e Kryqëzatës (11): Ndaloje urrejtjen ndaj vizionarëve

E Mërkurë, 30 Nëntor 2011, në 20:00
O Zemra e Shenjtë e Jezusit, të lutem ndaloje urrejtjen dhe xhelozinë që ekziston mes ndjekësve të Tu, ndaj vizionarëve të Tu të vërtetë në këto kohë.
Unë lutem që Ti ta dëgjosh lutjen time për t’i dhënë vizionarëve të Tu forcën që iu nevojitet për ta shpallur Fjalën Tënde Më të Shenjtë tek një botë jobesimtare.
Amen.
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/11/30/crusade-of-prayer-11-stop-hatred-of-visionaries/

Sunday, 22 May 2016

Unë do t’ju shpëtoj nga tmerret e botës suaj

E Mërkurë, 30 Nëntor 2011, në 15:30
Bija Ime e dashur, ata që janë kaq në ankth për ta vërtetuar dashurinë e tyre për Mua, shumë shpesh gjejnë dëshpërim në shpirtrat e tyre, që i lë ata të ndjehen të zbrazët nga Dashuria Ime. Kjo mund të jetë kaq e papritur, saqë mund ta lërë shpirtin në një gjendje braktisjeje të tillë sa t’i duket sikur kurrë nuk do të përmirësohet nga ndjenjat e dobësisë dhe të mungesës së besimit.
Mos kini frikë, fëmijë. Braktisja është diçka që ju do ta ndjeni kur të jeni pranë Meje. Unë ndjeva të njëjtën braktisje ndërsa isha në Tokë prej Atit Tim të dashur. Unë u ndjeva i humbur dhe i vetmuar ndërsa përpiqesha të komunikoja me Të shumë herë.
Kjo është një sprovë e rëndë që ju do ta vuani kur ju të jeni një besimtar i vërtetë në Hyjin. Kjo është mënyra e Satanit për t’ju tërhequr tutje kështu që pas njëfarë kohe ai shpreson që ju të hiqni dorë nga kërkimi juaj për Mua dhe të bini prapë në udhët e botës, të cilat janë joshëse, por që nuk kënaqin.
A nuk e dini se lutja do ta parandalojë këtë të ndodhë? A nuk e kuptoni se Unë e lejoj këtë për të mirën tuaj dhe si pjesë e përgatitjes suaj për të fituar një forcë shpirtërore që arrihet vetëm përmes kësaj braktisjeje?
Udhët e Atit Tim janë të vështira që ju, fëmijë, t’i kuptoni. Vetëm besoni tek Unë, Jezusi juaj, dhe më thërrisni Mua për t’ju dhënë hiret që ju duhen për të luftuar me Mua për të shpëtuar vëllezërit dhe motrat tuaja. Ata duhet të shpëtohen nga planet djallëzore që po orkestrohen në botën tuaj nga ato fuqi që kërkojnë t’ju kontrollojnë përmes vetë gjërave që juve ju nevojiten për të mbijetuar.
Mbajeni mend, fëmijë, Unë Jam aq pranë ndaj gjithë ndjekësve të Mi sa kur të ndodhë Paralajmërimi ushtria Ime do të ngrihet menjëherë për t’u bërë një kundërshtare e fuqishme e Satanit.
Shpresa, fëmijë, nuk duhet të humbasë kurrë. Unë do t’ju shpëtoj nga tmerret e botës suaj, e cila është në rrëmujë të plotë të shkaktuar nga mungesa e besimit në Atin Tim të Përjetshëm.
E gjithë kjo ka për të ndryshuar kur bota do të dëshmojë provën që i duhet për ta pranuar Ekzistencën e Hyjit Atë.
Jezusi juaj
Shpëtimtari i Njerëzimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/11/30/i-will-save-you-from-the-horrors-of-your-world/

Sunday, 15 May 2016

Virgjëra Mari: Dhurata ime për ta mundur dhe shkatërruar gjarprin

E Martë, 29 Nëntor 2011, në 21:00  
Fëmija im, tregoju te gjithë atyre ndjekësve të Birit tim te dashur, Jezu Krishtit, se ata duhet ta kërkojnë mbrojtjen time në çdo kohë. Ditët e Satanit po shkojnë me shpejtësi drejt fundit dhe shumë fëmijë janë te pambrojtur ndaj tundimeve te tij.
Duke më kërkuar mua mbrojtjen dhe hiret e mia të veçanta, Satani nuk do t’i lëndojë fëmijët e mi apo t’i largojë ata nga Biri im. 
Secili është një shënjestër e Satanit sot ndërsa ai endet kudo duke kërkuar rrënimin e shpirtrave. Sulmet e tij janë ndër më të egrat kur ju jeni ndjekës të devotshëm të Hyjit dhe kur ju keni një besim te fortë. Urrejtja e tij për të tillë shpirtra do t’iu shkaktojë atyre dhimbje dhe konfuzion.
Ai, mashtruesi, ka vetëm një qëllim dhe ai është që t’i joshë të gjithë shpirtrat për ta ndjekur atë në mënyrë që ai të mund t’ua shkatërrojë mundësitë e shpëtimit të përjetshëm.
Lutuni në çdo moment që ju mund të kurseni për mbrojtjen time kundër të ligut. Mua më është dhënë Dhurata e madhe nga Ati im qiellor për ta mundur dhe shkatërruar gjarprin. 
Kur ju të ktheheni tek unë për ndihmë, unë gjithmonë do t’ju ndihmoj që të ktheheni tek Biri im për ngushëllimin që ju me aq dëshpërim e kërkoni dhe që do t’ua qetësojë shpirtin.
Lutuni, lutuni, lutuni dhe recitoni Rruzaren time të Shenjtë sepse ajo është arma më e fuqishme për ta larguar Satanin nga të shkatërruarit e jetës suaj.
Faleminderit që iu përgjigje thirrjes time, fëmija im, sepse unë kisha nevojë të ta rikujtoja urgjencën e thirrjes së ndihmës sime, sepse ti je nën sulm të egër gjatë kësaj faze në Misionit tënd.
Shko në paqe.                         
Nëna jote Qiellore
Maria, Mbretëresha e Qiellit

Lutja e Kryqëzatës (10): Mbajtja e Flakës së Dashurisë Tënde

E Martë, 29 Nëntor 2011, në 15:35
Na ndihmo, Jezus i dashur, që të ngrihemi pa frikë në Emrin Tënd dhe ta mbajmë Flakën e Dashurisë Tënde nëpër të gjitha kombet.
Na dhuro ne, fëmijëve të Tu, forcën për t’i bërë ballë abuzimit që do të hasim mes të gjithë atyre që nuk janë besimtarë të vërtetë në Mëshirën Tënde.
Amen.

Lutja e Kryqëzatës (9): Ofrimi i Vuajtjes si një Dhuratë

E Hënë, 28 Nëntor 2011, në 20:30
O Zemra Më e Shenjtë e Jezusit, më mëso të pranoj fyerjet në Emrin Tënd të Shenjtë kur unë e shpall Fjalën Tënde me falënderim të përulur.
Më mëso të kuptoj se si poshtërimi, dhimbja dhe vuajtja më sjellin më pranë Zemrës Tënde të Shenjtë.
Më lejo t’i pranoj të tilla sprova me dashuri dhe bujari në shpirt, që të mund t’i paraqes ato si dhuratat aq të shtrenjta për Ty, për të shpëtuar shpirtrat.
Amen.

Ecni përkrah Meje dhe ju do të pështyheni

E Hënë, 28 Nëntor 2011, në 20:00
Bija Ime fort e dashur, ti duhet ta kujtosh se kur më shërben Mua, jeta jote do të jetë gjithmonë një shtrat gjembash.
Asgjë nuk do të jetë e lehtë, por ta dish se kur je një shpirt i zgjedhur, kjo nuk vjen pa sakrificë. Në këtë udhëtim që ti ndërmerr duke ecur Krah Meje, ti do të pështyhesh, pengohesh, tallesh, shkelmohesh dhe torturohesh atëherë kur më pak e pret. Të gjithë ata që e shpallin Fjalën Time haptas do të vuajnë gjithashtu të njëjtat keqtrajtime.
Sidoqoftë, vetëm kur ti t’i pranosh këto poshtërime dhe sprova, si pjesë e kryqit që e mban kur zgjodhe të punosh për Mua, atëherë ti do ta arrish pjekurinë drejt përsosmërisë shpirtërore që pritet prej teje.
Pranoji, bija Ime, poshtërimet, dhimbjen dhe vuajtjen e hedhur drejt teje. Sigurisht që tashmë ti dhe gjithë ushtarët e Mi të dashur, të cilët i pranojnë udhëzimet e Mia më të shenjta përmes këtyre Mesazheve, duhet ta dini se Jam Unë Ai që ecën përkrah jush.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Monday, 9 May 2016

Unë nuk zbuloj data

E Diel, 27 Nëntor 2011, në 15:00
Bija Ime fort e dashur, ti duhet të qëndrosh e qetë dhe e përmbajtur dhe vendose gjithë besimin tënd tek Unë.
Koha për Paralajmërimin është pothuajse këtu dhe ti duhet të jesh e duruar. Lutu, bija Ime, që i gjithë njerëzimi të mund të shpëtohet përmes Dhuratës Sime.
Të lutem mos hamendëso data, sepse Unë ta kam thënë shumë herë që Unë nuk zbuloj data.
Ato nuk janë për t’u ditur prej jush. Ki durim. Koha për Paralajmërimin do të jetë sipas Vullnetit Tim të Shenjtë.
Vendose gjithë besimin tënd tek Unë dhe lëre çdo gjë në Duart e Mia.
Jezusi juaj i dashur

Bota do të ndryshohet përgjithmonë

E Enjte, 24 Nëntor 2011, në 21:00
Bija Ime fort e dashur, mos ki frikë sepse koha është pranë për ty dhe për mbarë botën.
Ky udhëtim ka qenë intensiv për ty, bija Ime, përgjatë një periudhe kohe që ka qenë tepër e shkurtër.
Ti i je bindur Vullnetit Tim të Shenjtë që në fillim, megjithëse kishe dyshimet e tua. Pavarësisht se u përbuze në disa qarqe, dhe në veçanti nga ata që pohojnë të jenë dishepuj të shenjtë të Mitë dhe të Nënës Sime të dashur, ti kurrë nuk ke hezituar t’i komunikosh botës Fjalën Time të Shenjtë. Shpërfille gjithë këtë lëndim sepse ai tani ka kaluar.
Tani që Unë vij me Mëshirën Time të madhe të gjithë fëmijët e Mi me besim të vërtetë do të bien në falënderim të përulur për të më mirëpritur Mua dhe për ta pranuar Mëshirën Time. E Vërteta tani do të zbulohet.
Ngrihuni që të gjithë dhe priteni me gëzim ardhjen Time.
Bota do të ndryshohet përgjithmonë.
Mbajeni mend, është prej Dashurisë Sime të thellë për të gjithë ju, duke përfshirë ata prej jush që e përbuzin Fjalën Time të Shenjtë, apo që më mohojnë Mua, që Unë vij për t’ju shpëtuar edhe një herë.
Shpëtimtari dhe Shpenguesi juaj
Jezu Krishti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/11/24/the-world-will-be-changed-forever/

Lutja e Kryqëzatës (8): Rrëfimi

E Martë, 22 Nëntor 2011, në 20:30
Unë, Jezusi, Mbreti dhe Shpëtimtari juaj, tani ju paraqes lutjen Time për Rrëfim.
Kjo lutje duhet të thuhet për të lypur mëshirë për faljen e mëkateve gjatë dhe pas Paralajmërimit.
Më i dashuri Jezus, unë kërkoj faljen Tënde për të gjitha mëkatet e mia dhe për lëndimin dhe dëmin që i kam shkaktuar të tjerëve.
Unë me përulësi lutem për Hiret për të shmangur që të fyej Ty përsëri dhe të ofroj pendesë sipas Vullnetit Tënd Më të Shenjtë.
Unë të lutem për faljen e çdo fyerje të ardhme që unë mund të kryej dhe që do të shkaktojë Ty dhimbje dhe vuajtje.
Më merr me Ty në Epokën e Re të Paqes, që unë të mund të bëhem pjesë e familjes Tënde përjetësisht.
Unë të dua Ty, Jezus. Unë kam nevojë për Ty. Unë të nderoj Ty dhe çdo gjë që Ti përfaqëson. Më ndihmo, Jezus, që unë të jem i denjë të hyj në Mbretërinë Tënde.
Amen.
Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

Lutja e Kryqëzatës (7): Lutje për ata që e refuzojnë Mëshirën

E Martë, 22 Nëntor 2011, në 20:00
Bija Ime fort e dashur, ardhja Ime për të shpëtuar njerëzimin, akoma edhe një herë, përpara Gjykimit Final, është shumë afër. Gëzimi Im është i përzierë me vuajtje të thellë për shkak të atyre shpirtrave që do ta refuzojnë Mëshirën Time.
Ti, bija Ime, duhet të luftosh së bashku me ushtrinë Time të atyre bijve të dashur të Kryqit për t’i shpëtuar këta shpirtra. Kjo është Lutja që ata duhet të thonë për të lypur Mëshirë për shpirtrat në errësirë.
Jezus, unë të lutem Ty që t’i falësh ata mëkatarë, aq të errët në shpirt, të cilët do ta refuzojnë Dritën e Mëshirës Tënde.
Fali ata, Jezus, unë të përgjërohem Ty, për t’i shpenguar ata nga mëkatet prej të cilave e kanë aq të vështirë të shkëputen.
Vërshoi zemrat e tyre me Rrezet e Tua të Mëshirës dhe jepu atyre mundësinë që të kthehen në përqafimin Tënd.
Amen.
Jezusi juaj i dashur

Friday, 6 May 2016

Lutja e Kryqëzatës (6): Lutje për të ndaluar antikrishtin

E Martë, 22 Nëntor 2011, në 11:00
O Jezus, unë lutem që Hyji në Mëshirën e Tij ta pengojë antikrishtin dhe ushtrinë e tij djallëzore nga shkaktimi i terrorit dhe sjellja e vështirësive mbi fëmijët e Tu.
Ne lutemi që ai të ndalohet dhe që dora e ndëshkimit të shmanget përmes kthimit në besim të arritur gjatë Paralajmërimit.
Amen.

Lutja e Kryqëzatës (5): Lavdërim Hyjit Më të Lartit

E Hënë, 21 Nëntor 2011, në 19:00
Bija Ime, bota duhet ta ofrojë këtë Lutje të veçantë në lavdërim dhe falënderim ndaj Hyjit Atë për Mëshirën që Ai po i ofron mbarë botës.
O Ati i Përjetshëm, ne të ofrojmë Ty lutjet tona në falënderim të gëzueshëm për Dhuratën Tënde të çmuar të Mëshirës për të gjithë njerëzimin.
Ne gëzojmë dhe të ofrojmë Ty, Mbretit Më të Lavdishëm, lavdërimin dhe adhurimin tonë për Mëshirën Tënde të dashur dhe të butë.
Ti, Hyji Më i Larti, je Mbreti ynë dhe për këtë Dhuratë që Ti tani na e sjell, ne dergjemi para Këmbëve të Tua në shërbim të përulët. Të lutemi, Hyj, ki Mëshirë për të gjithë fëmijët e Tu.
Amen.
Jezusi juaj

Lutja e Kryqëzatës (4): Bashkoji të gjitha Familjet

E Diel, 20 Nëntor 2011, në 18:00
Bija Ime, kjo Lutje është e rëndësishme sepse ajo do të ndihmojë për t’i mbajtur familjet bashkë që ato të mund të qëndrojnë si një në Mbretërinë Time të Re të Parajsës mbi Tokë.
Bashkoji të gjitha familjet, Jezus, gjatë Paralajmërimit, që të mund të marrin Shpëtimin e Përjetshëm.
Unë lutem që të gjitha familjet të qëndrojnë të bashkuara në unitet me Ty, Jezus, në mënyrë që të mund të trashëgojnë Parajsën Tënde të Re në Tokë.
Amen.
Shpëtimtari juaj i dashur
Shpenguesi i Njerëzimit, Jezu Krishti

Lutja e Kryqëzatës (3): Çliroje botën nga frika

E Shtunë, 19 Nëntor 2011, në 19:00
Bija Ime fort e dashur, Unë tani po të jap ty Lutjen për të çliruar botën nga frika:
 O Zoti im Jezu Krisht, unë të lutem Ty që ta çlirosh botën nga frika, e cila i shkëput shpirtrat prej Zemrës Tënde të dashur.
Unë lutem që shpirtrat, që do të përjetojnë frikë të vërtetë gjatë Paralajmërimit, të ndalojnë dhe ta lejojnë Mëshirën Tënde për t’ia vërshuar shpirtrat e tyre, në mënyrë që të jenë të lirë të të duan Ty ashtu siç duhet.
Amen.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Lutja e Kryqëzatës (2): Lutje Për Udhëheqësit Botërorë

E Premte, 18 Nëntor 2011, në 21:00
Bija Ime fort e dashur, sot Unë iu kërkoj ndjekësve të Mi që ta ofrojnë këtë Lutje për të shpëtuar ata fëmijë të gjorë që po torturohen nga udhëheqësit e vendeve të tyre, të cilët nga ana e tyre po diktohen nga forca globale, jo të Hyjit.
 Ati im i Përjetshëm, në Emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, unë kërkoj që Ti t’i mbrosh fëmijët e Tu nga persekutimi që po komplotohet nga forcat botërore kundër kombeve të pafajshme.
Unë lutem për faljen e mëkatit të atyre shpirtrave që janë shkaku i kësaj vuajtje, që ata të mund të kthehen tek Ti me zemra të përulura e të penduara.
Të lutem jepua fëmijëve të Tu të torturuar forcën për t’i duruar këto vuajtje në shpërblim për mëkatet e botës, përmes Krishtit Zotit Tonë.
Amen.

Lutja e Kryqëzatës (1): Dhurata ime për Jezusin për të Shpëtuar shpirtrat

E Enjte, 17 Nëntor 2011, në 21:00
Bija Ime e dashur, të lutem kërkoju fëmijëve të Mi që t’i recitojnë këto Lutje që tani deri tek Paralajmërimi. Ndjekësve të Mi iu kërkohet që t’i recitojnë këto Lutje, të cilat Unë do t’i jap ty çdo ditë për të shpëtuar shpirtrat. Kjo është Lutja e parë:
Dhurata ime për Jezusin për të shpëtuar shpirtrat
“Më i dashuri Jezusi im, Ti që na do ne aq shumë, më lejo mua në mënyrën time të përulët të ndihmoj për të shpëtuar shpirtrat e Tu të çmuar.
Ki Mëshirë për të gjithë mëkatarët, pavarësisht se sa rëndë ata të ofendojnë Ty.
Më lejo mua që përmes lutjes dhe vuajtjes, të ndihmoj ato shpirtra që mund të mos i mbijetojnë Paralajmërimit, për të kërkuar një vend pranë Teje në Mbretërinë Tënde.
Dëgjoje lutjen time, O Jezus i ëmbël, për të të ndihmuar Ty t’i fitosh ato shpirtra që Ti i dëshiron me ëndje.
O Zemra e Shenjtë e Jezusit, unë të premtoj besnikërinë time ndaj Vullnetit Tënd Më të Shenjtë në çdo kohë.
Amen.”
Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

Përgatitjet tani janë kryer

E Mërkurë, 16 Nëntor 2011, në 20:30
Bija Ime e dashur, dëgjo tani. Të lutem t’i sigurosh të gjithë fëmijët e Mi se besimi do të garantojë shpëtimin e tyre. Kjo është gjithçka që ka rëndësi tani.
Dashuria për Mua dhe për njëri tjetrin do të jetë udha juaj drejt Parajsës.
Nëse ju e doni njëri tjetrin ashtu si ju dua Unë, ajo duhet të jetë e pakushtëzuar. Ju duhet t’i pranoni të metat e njëri tjetrit. Falni, fëmijë. Lufta nuk buron nga Qielli. Ajo shkaktohet nga mashtruesi për të krijuar trazira.
Ngrihuni tani dhe lutuni, lutuni, lutuni për Mëshirën Time të madhe, ndërsa koha është pothuajse mbi ju.
Përgatitjet tani janë kryer.
Ju thjesht prisni tani.
I përgatisni shpirtrat tuaj dhe lutuni për njëri tjetrin. Thjesht prano Vullnetin Tim të Shenjtë, bija Ime.
Mos kërko shpjegime. Ndiqi udhëzimet e Mia dhe trego bindje në çdo kohë. Mos bjer në kurthe që ngrihen për të inkurajuar ty të rrëzohesh. Satani do që ti të rrëzohesh, në mënyrë që ai të mund të shkelë mbi ty, por Unë duhet përsëri të ta kujtoj që të qëndrosh e heshtur. Vuaje çdo indinjatë me sy të ulur përtokë në përulësi të plotë.
Më imito Mua, bijë, në gjithçka që ti bën. Kur ti ta bësh këtë Satani nuk mund të ketë sukses me ty.
Shkoi tani dhe prit, sepse Unë Jam duke ardhur së shpejti.
Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari dhe Shpenguesi i gjithë Njerëzimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/11/16/preparations-are-now-complete/

Virgjëra Mari: Lutu për Papa Benediktin

E Mërkurë, 16 Nëntor 2011, në 08:00

Pape Benedikti

Bija ime, do të ketë luftim të ashpër ndërsa beteja për shpirtrat fillon. Lutuni për të gjithë ata shpirtra të gjorë që kanë nevojë për mbrojtjen e Mëshirës së Birit tim.
I ligu do të bëjë gjithçka që të mundet për t’i larguar fëmijët nga Dora e Mëshirës së Birit tim.
Sa shumë nga shpirtrat e mi të gjorë dhe të humbur nuk e kanë idenë për betejën që tashmë ka filluar dhe që udhëhiqet nga i ligu. Ditët e tij tani janë të shkurtra, bija ime, por ti duhet të bësh gjithçka të mundesh për ta ndihmuar Birin tim të shtrenjtë që t’i shpëtojë këta njerëz para se të jetë tepër vonë.
Ti, bija ime, duhet të vazhdosh të më kërkosh mua mbrojtje, sepse ti tani po bëhesh një gjemb i vërtetë i ngulur në anën e të ligut. Qëndro vigjilente në çdo moment. Lutja është e rëndësishme dhe ti duhet t’iu kërkosh të tjerëve që të luten për ty.
Lutu për Papa Benediktin, sidomos tani sepse edhe ai gjithashtu është i sulmuar. Kurrë mos u lëkund në Punën tënde për Birin tim, sepse ti, bija ime, duhet të qëndrosh deri në përfundim, për të përmbushur profecitë e parathëna shumë kohë më parë.
Mbaje mend, unë të mbuloj ty me Mantelin tim të Shenjtë në çdo kohë.
Nëna juaj Qiellore
Mbretëresha e Trëndafilave
(Shënim: ky mesazh u mor pas një shfaqjeje të plotë të Nënës së Bekuar, që zgjati 20 minuta në të cilën ajo u duk shumë e trishtuar. Maria e Mëshirës Hyjnore)
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/11/16/virgin-mary-pray-for-pope-benedict/

Tuesday, 3 May 2016

Hyji Atë iu kërkon fëmijëve të Tij që të bashkohen në Lutje

E Martë, 15 Nëntor 2011, në 11:00
Unë vij sot, bija Ime, për t’i mbledhur bashkë fëmijët e Mi të shtrenjtë dhe të gjithë ata që besojnë tek Unë, që të luten të bashkuar për të shpëtuar të gjithë shpirtrat mbi Tokë.
Është dëshira Ime që ju ta vërtetoni dashurinë tuaj të pafund për Trininë e Bekuar duke treguar përulësi, në dashuri për njëri tjetrin, në mënyrë që mëkati të mund të falet për të gjithë njerëzimin.
Unë Jam Hyji i Drejtësisë, por Jam së pari dhe mbi të gjitha, Hyji i Dashurisë dhe i Mëshirës. Dashuria Ime Hyjnore prej Ati për ju reflektohet në Mirësinë Time Mëshiruese.
Prandaj, është qëllimi Im për t’i shpëtuar të gjithë shpirtrat, në këto, kohët e fundit siç ju i njihni mbi Tokë. Mos kini frikë, fëmijë. Qëllimi Im nuk është për t’ju frikësuar, por për t’ju përqafuar brenda gjithë Dashurisë Sime gjithëpërfshirëse për çdo fëmijë Timin.
Unë iu bëj thirrje gjithë fëmijët të Mi, sidomos atyre shpirtrave kaq të mbushur me dashuri për Mua, Krijuesin e tyre, që të bashkoheni me vëllezërit dhe motrat e tuaja dhe të ngriheni kundër të ligut në botë.
Satani dhe çdo djall në Ferr tani enden në Tokë në mosbindje ndaj Meje, gjatë këtyre kohëve të fundit, fëmijë. Ata janë shpërndarë nëpër botë duke persekutuar shpirtra dhe duke i çuar ata në prag të çmendurisë.
Influenca e djallit po ndjehet nga pothuajse çdonjëri prej jush në këtë kohë. Është për arsyen se Ekzistenca Ime dhe ajo e Birit Tim të dashur janë mohuar, refuzuar dhe hedhur mënjanë, që errësira tani e mbulon botën tuaj. Duke mos e pranuar të Vërtetën e Krijimit tuaj mbi këtë Tokë, ju, fëmijët e Mi të dashur, jeni bërë pa dashur një shënjestër e Satanit.
Ju do të vini re një numër ndryshimesh në jetën tuaj pasi ky infektim e ka mbërthyer botën tuaj. Vrasje, urrejtje, pakënaqësi për shpalljen e Lavdisë Sime apo për pranimin e Ekzistencës Sime, luftë, persekutim, lakmi, kontroll dhe shthurje morale. E gjithë kjo ligësi ka qenë krijuar në botën tuaj nga Satani dhe është përhapur nga mëkatarë tepër të hapur ndaj premtimeve të tij boshe dhe të rreme.
Ai, Satani, tundon më parë ata mëkatarë të etur për pushtet dhe ata me besim të dobët. Pasi i ka joshur ata, ai më pas i pushton ata. Ata, më tej, infektojnë dhe shkaktojnë dhimbje të tmerrshme duke kryer abuzime mbi vëllezërit dhe motrat e tyre.
Ju, besimtarët e Mi të dashur, tani po thirreni nga Unë për t’u ngritur dhe për ta mbrojtur Fjalën Time të Shenjtë, që njerëzimi të mund të shpëtohet. Ju do ta bëni këtë në dy mënyra. Së pari, përmes lutjes së vazhdueshme, dhe së dyti, duke e përhapur Fjalën Time Më të Shenjtë. Lutja jo vetëm që do të ndihmojë të shpëtojë njerëzimin nga Ferri dhe braktisja e plotë nga Unë, por ajo gjithashtu do të zbusë Dorën Time të Ndëshkimit. Kjo Dorë e Ndëshkimit, do të bjerë, dhe mos kini asnjë dyshim për këtë, mbi ata mëkatarë të ligj që e kanë lejuar shpirtin e errësirës t’ua kontrollojë sjelljen e tyre ndaj atyre vartësve të pafajshëm, mbi të cilët ata ushtrojnë kontroll.
Unë, Hyji Atë, iu bëj thirrje fëmijëve të Mi nga Qielli që ta dëgjojnë kërkesën Time kur Unë ju kërkoj që të ngriheni menjëherë. Bashkohuni në lutje duke recituar këtë lutje të mëposhtme:
“Hyji Më i Larti, në Emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, të Cilin Ti e sakrifikove për të na shpëtuar ne, fëmijët e Tu të shkretë, prej zjarreve të Ferrit, dëgjoje lutjen tonë. Le t’i ofrojmë sakrificat tona të përulura dhe të pranojmë sprovat dhe mundimet si një mjet për të fituar Shpëtimin për të gjithë shpirtrat gjatë Paralajmërimit. Ne të lutemi Ty t’i falësh mëkatarët që e kanë të vështirë të kthehen dhe të pranojnë Mirësinë Tënde të mëshirshme për të bërë sakrificat e nevojshme, ashtu si Ti kërkon, për t’i shëlbuar ata në Sytë e Tu të Shenjtë.”
Duke m’u lutur Mua, Atit tuaj qiellor, Hyjit Më të Lartit, Krijuesit të universit dhe njerëzimit, Unë do ta dëgjoj lutjen tuaj dhe do të siguroj imunitet për të gjithë ata shpirtra për të cilët ju luteni.
Faleminderit, fëmijët e Mi të dashur, për njohjen e kësaj, thirrjeje Time Hyjnore nga Qielli. Faleminderit për përulësinë tuaj të zemrës që e njihni Zërin Tim kur ai flitet.
Mbajeni mend, Unë Jam një oqean Dashurie dhe ju Dua të gjithë me një butësi prej Ati. Unë mundohem vetëm për të shpëtuar secilin dhe çdonjërin prej jush nga mbërthimi i të ligut, në mënyrë që ne të mund të bashkohemi si një familje e vetme e shenjtë.
Hyji Ati i Përjetshëm
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/11/15/god-the-father-asks-his-children-to-unite-in-prayer/

Monday, 2 May 2016

Fjala Ime nuk është e refuzuar nga frika, por për shkak të mëkatit të krenarisë

E Hënë, 14 Nëntor 2011, në 20:15
Bija Ime fort e dashur, përse ndodh që njerëzit i komplikojnë Mësimet e Mia? Sa shumë nga fëmijët e Mi e keqkuptojnë dhe e nënvlerësojnë Mëshirën Time të madhe. Megjithëse kaq shumë herë Unë iu premtoj fëmijëve të Mi falje për mëkatet e tyre, ata akoma kanë frikë se Unë nuk mund ta fal gjithë mëkatin, sado i rëndë të jetë mëkati.
Ligësia në botë është shkaktuar nga urrejtja që Satani ka për njerëzimin. Ata mëkatarë të gjorë, të gënjyer që skllavërisht e ndjekin udhën e mashtrimit janë fëmijët e Mi të dashur.
Unë e dua secilin prej tyre dhe Unë do të vazhdoj t’i dua ata pavarësisht nga errësira e shpirtit të tyre.
Dashuria Ime është e përjetshme dhe nuk do vdesë kurrë kur ajo vjen tek çdo shpirt. Unë Jam gati t’i fal plotësisht dhe t’i përqafoj të gjithë. Unë Jam përgatitur për të bërë gjithçka për t’i kthyer të gjithë mëkatarët në gjirin Tim pavarësisht se sa ata më fyejnë Mua.
Satanit do t’i ndalohet të vjedhë shpirtra të tillë, por do të jetë vetëm kur mburoja e krenarisë të hiqet nga mëkatarët, që ata mund të kthehen tek Unë dhe të bëhen pjesë e familjes Sime të dashur përsëri. Mos e keqkuptoni. Unë vetëm mund t’i sjell shpirtrat më pranë Meje. Unë nuk mund t’i detyroj ata që të më duan Mua. Unë nuk mund t’i detyroj ata që të dëshirojnë të hyjnë në Mbretërinë Time të Parajsës. Atyre do t’iu duhet që të pranojnë Dorën Time të Pajtimit si fillim, përmes vullnetit të tyre të lirë.
Unë Jam, siç të kam thënë ty, bija Ime, herë pas here, së pari një Hyj i Mëshirës. Drejtësia Ime do të materializohet, por vetëm kur çdo masë shteruese të jetë marrë për të shpëtuar çdo shpirt të vetëm mbi Tokë.
Bija Ime, kjo Punë nuk do të kishte qenë kurrë e lehtë për ty. Për shkak se Unë të kam dhënë këtë detyrë të shenjtë të kësaj madhësie, ajo do të kërkojë forcë të jashtëzakonshme nga ana jote. Ti je bërë për të qenë e fortë. Ti ke qenë përgatitur për këtë Punë që kur dole nga barku i nënës tënde. Të gjitha përgjigjet e tua ndaj udhëzimeve të Mia më të shenjta kanë qenë sipas planit Tim hyjnor për njerëzimin. Është për arsyen se ti je e bashkuar me Mua – E ke harruar këtë? – që ti do të vuash të njëjtin refuzim, që Mua mu desh të duroja gjatë kohës Sime mbi Tokë. Po të njëjtin refuzim nga ata që mburren për njohuritë e tyre intelektuale mbi Mësimet e Mia, me qëllim që t’i refuzojnë këto Mesazhe të Mia, të dëshmuara nga ju në botën sot. Këta shpirtra, të mbushur me krenari dhe me dijen e tyre të vet-shpallur të Shkrimit të Shenjtë, nuk arrijnë ta kuptojnë këtë.
Mësimet e Mia janë shumë të thjeshta. Shtojini gjithë gjuhën e hollë dhe prozën që ju doni, e Vërteta mbetet ashtu si gjithmonë ka qenë. Duajeni njëri tjetrin ashtu si Unë ju dua. Do të jetë vetëm kur ju të tregoni respekt për njëri tjetrin dhe ta doni njëri tjetrin që ju me të vërtetë mund ta shpallni Fjalën Time.
Sa shumë paqartësi ekziston, bija Ime. Sa shumë terror dhe frikë e futur ndër fëmijët e Mi rreth të ardhmes së tyre. Nëse vetëm shpirtrat do të qetësoheshin dhe do të luteshin për Mëshirë, atëherë lutjet e tyre do të merrnin përgjigje. Katastrofat mund dhe do të evitohen. Mbani shpresën gjallë në shpirtrat tuaj, fëmijë. Kurrë mos u zhysni poshtë duke e gjykuar njëri tjetrin dhe sigurisht kurrë mos e bëni këtë në Emrin Tim.
Kush guxon të gjykojë një njeri tjetër përmes talljes, në emër të Krishtërimit, do t’i duhet të përballet me Mua. Atij që mëkaton kundër profetëve të Mi do t’i duhet të më përgjigjet Mua. Fjala Ime nuk është e refuzuar nga dashuria. Fjala Ime nuk është e refuzuar nga frika. Jo, ajo është e refuzuar për shkak të mëkatit të krenarisë.
Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti