Kerko Mesazhet ketu

Thursday 26 May 2016

Mëshira Ime i mbulon të gjitha racat, ngjyrat, fetë

E Premte, 2 Dhjetor 2011, në 23:35

Bija Ime e dashur, qëndro e fortë dhe mendo për lajmin e mirë, që Mëshira Ime do të kthejë shumicën e fëmijëve të Mi të dashur në Gjirin e Zemrës Sime të Shenjtë.

Ata shpirtra të gjorë, e fatkeq të cilët ia kanë përkushtuar jetën e tyre ligësisë kanë nevojë për vuajtjen tënde që të mund të shpëtohen. Ndërsa kjo është tepër e vështirë për t’u kuptuar dhe nga një pikëpamje njerëzore, shumë e vështirë për t’u pranuar, ti duhet të kesh besim tek Unë. Vuajtja jote dhe ajo e ndjekësve të Mi të përkushtuar shkon drejt shpëtimit të shpirtrave. Asgjë prej saj nuk shkon dëm. Kjo sakrificë është një dhuratë për Mua. Mos harroni, vuajtja e lehtëson gjithashtu barrën Time.

I dërrmuar prej vuajtjes Sime, bija Ime, Unë mezi pres t’i përqafoj më në fund fëmijët e Mi, të bashkuar në një me Atin Tim të Përjetshëm.

Mendoje atë kështu. Kur ndonjë pjesëtar i dashur i familjes emigron dhe kthehet në shtëpi pas shumë vitesh, sa shumë kënaqësi ka, sa shumë gëzim. Mendo për mallin që një prind ka për djalin apo vajzën që nuk e ka parë për shumë vite dhe sa shumë vlen ky bashkim.

Unë ju dua të gjithëve ju, fëmijë, me një pasion të pamasë. Unë mezi e pres bashkimin tonë, kur Unë të mund ta përqafoj fort secilin prej jush në Krahët e Mi dhe t’ju mbaj pranë Zemrës Sime. Familja Ime është gati për t’u ribashkuar më në fund, për të parën herë që kur Parajsa u krijua për Adamin dhe Evën.

Unë e hedh Dashurinë dhe Mëshirën Time, që ajo t’i mbulojnë të gjithë fëmijët e Mi në çdo cep të botës, duke i mbuluar të gjitha racat, të gjitha ngjyrat, të gjitha fetë dhe të gjithë mëkatarët.

Priteni këtë moment të madh në kohë. Më në fund urrejtja e keqe, vuajtja, trazirat, mosbesimi, lakmia, dhuna dhe ligësi të tjera do të zhduken për mirë. Imagjinojeni se si do të jetë, fëmijë, një Epokë e re e mrekullueshme e Dashurisë dhe Paqes në botë.

Le të mos e humbasë asnjëri këtë jetë të lumturisë së përjetshme. A do të dëshironit për ndonjërin nga vëllezërit dhe motrat tuaja që të mos përfshiheshin? Sepse po të mos përfshiheshin, ata do të vuanin errësirën e përjetshme në flakët e Ferrit përjetësisht. Kujtojeni këtë, fëmijë. Përjetësisht. Nuk mund të ketë më kthim më pas.

Lutuni që të gjithë shpirtrat të mund ta trashëgojnë këtë Parajsë. Lutuni për ata shpirtra për të cilët ju jeni personalisht të shqetësuar. Lutuni për të gjithë shpirtrat.

Jezusi juaj
Shpëtimtari dhe Shpenguesi i gjithë Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/12/02/my-mercy-covers-all-races-colours-religions/