Monday, 13 June 2016

Mëkatarët që kthehen tek Unë gjejnë favorizim të menjëhershëm

E Martë, 20 Dhjetor 2011, në 20:30
Bija Ime më e dashur, përse fëmijët e Mi ndjehen kaq të braktisur në botë tani?
Përse dëshpërohen ata nga hidhërimi dhe vetmia kur gjithçka që duhet të bëjnë është të më thërrasin Mua, Jezusin e tyre, që t’iu jap atyre ngushëllim?
Secili prej tyre duhet të kthehet dhe të më kërkojë Mua ndihmë. Unë do t’i përgjigjem secilës dhe çdonjërës lutje. As edhe një kërkesë nuk do të kalojë pa u dëgjuar dhe lutjet e tyre do të përgjigjen sipas Vullnetit Tim të Shenjtë.
Sa shumë harrojnë se kur ata kthehen tek Unë, Unë Jam vazhdimisht duke qëndruar krah tyre.
Çdo shpirt në Tokë është i shtrenjtë për Mua.
Sikur vetëm ata ta kuptonin se Mua më sjell Gëzim të madh kur ata kthehen tek Unë për ndihmë.
Mua më jep akoma më shumë gëzim dhe kënaqësi kur mëkatarët më kërkojnë Mua t’i fal ata dhe tregojnë trishtim për mëkatet e tyre.
Këta janë shpirtrat që gjejnë favorizim të menjëhershëm. Thuaju atyre se ata kurrë nuk duhet të kenë frikë për t’u kthyer tek Unë, sepse Unë Jam Përherë-i Mëshirshëm. Lehtësimi që ata do të ndjejnë më pas është një hir që Unë e hedh mbi ata me zemra të ngrohta, të sinqerta.
Kjo është periudha e vitit kur Mëshira Ime derdhet mbi mbarë botën më së shumti. Prandaj kthehuni tek Unë tani për forcën dhe hiret që nevojiten për t’ju ndihmuar t’i duroni sprovat tuaja në botë.
Jezusi juaj
Shpëtimtari dhe Shpenguesi i Njerëzimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/12/20/sinners-who-turn-to-me-find-instant-favour/